Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Sport :: Futboll: Kuqezinjte mposhtin suedezet ne Tirane
Postuar nga: Albo

Sport Shėnojnė Ervin Skela dhe Adrian Aliaj. Fantazisti humbet dhe njė penallti nė minutat e fundit


Brigel s’ndalet, thyhet edhe Suedia

Kombėtarja shqiptare, pas dizavantashit, kalon 2:1 Suedinė

Jagert Dyrmishi

Kombėtarja e Shqipėrisė ka mundur dje nė mbrėmje pėrfaqėsuesen e Suedisė, 2:1, nė "Qemal Stafa", ku golat janė shėnuar nga Skela dhe Aliaj.

Njė ndeshje, e cila pjesėn mė tė bukur tė saj e ka patur nė 45 minutat e dyta dhe ku emocionet nuk kanė munguar. Trajneri Brigel ka hedhur nė fushė njė formacion disi tė paparashikuar, duke lėnė shtatlartin Igli Tare nė stolin e rezervave dhe duke ia besuar sulmin dyshes Rraklli-Bushi. Probleme dhe nė kampin suedez, ku formacioni qė ka zbritur nė fushė ka qenė i etiketuar si i "emergjencės". Pėr tė thyer disi qetėsinė e fillimndeshjes, mendon Murati me njė goditje nga e majta, por qė pėrfundon mbi traun e portės. Nordikėt nga e tyre luajnė njė lojė tė shpejtė dhe lėnė shumė pak hapėsira nė prapavijė, pėr tė mos thėnė fare. Suedia rrezikon nė minutėn e 18-tė, ku njė kros nga e djathta i Nilson nxjerr tė lirė nė zonė Selakoviē, i cili godet me kokė, por veterani i portės, Strakosha, bėn mrekullinė, duke neutralizuar sulmin. Minutat kalojnė dhe mesi i fushės ėshtė i gjithi i dominuar nga miqtė, tė cilėt arrjnė tė dalin fitues nė shumė duele dhe tė krijojnė mė tepėr rreziqe nė repartin e mbrojtjes sė kuqezinjve. Nė minutėn e 39-tė ėshtė pėrsėri Selakoviē qė i krijon "shqetėsime" Strakoshės, por ky i fundit arrin tė devijojė rrezikun nė goditje nga kėndi. Me rrejta tė paprekura skuadrat i janė drejtuar dhomave tė zhveshjeve. Fraksioni i dytė i lojės nis me njė dopiozėvendėsim nė radhėt e kuqezinjve. Gjermani i pankinės nxjerr nga loja dyshen e sulmit, Rraklli-Bushi, qė nuk ishte nė ditėt mė tė mira. Hapėsirė pėr Taren dhe Myrtajn nė sulm. Pjesa e dytė nis mjaft mirė pėr suedezėt, tė cilėt fillimisht rrezikojnė me anė tė Kallstrom, nė minutėn e 3-tė dhe dy minuta mė pas arrijnė qė tė shėnojnė golin e parė tė ndeshjes: Luēiē godet fortė nga distanca, topi pritet nga Strakosha, por kthehet nė kėmbėt e Selakoviē, i cili nuk e ka tė vėshtirė tė shtyjė topin nė rrjetė. Kuqezinjtė reagojnė nė minutėt e 12-tė: kros perfekt i Duros nga e djathta dhe gjuatja e Tares me kokė pėrfundon ngjitur me shtyllėn e djathtė pingule tė Isaksson. Shqipėria provon dhe dy herė tė tjera, gjė e cila sjell dhe kundėrzbritje tė nordikėve, tė cilėt humbasin dhe 2-3 raste tė tjera. Nė minutėn e 24-tė merr fill dhe kthesa e tė besuarve tė Brigelit: njė inkursion i Myrtajt nga krahu i djathtė dhe njė kros model i tij, nxjerr tė lirė Skelės brenda nė zonė, i cili nuk e ka tė vėshtirė qė fillimisht tė ndalojė topin e mė pas ta dėrgojė atė nė rrjetė. Vetėm katėr minuta lojė dhe ndodh kthesa, e cila rallėherė, pėr tė mos thėnė kurrė, ka ndodhur nė Kombėtaren shqiptare. Falė njė goditjeje dėnimi nė brendėsi tė zonės, Adrian Alij lėshon njė tė majtė tė thatė qė pėrshėndet rrjetėn e portjerit suedez, duke ngritur nė kėmbė rreth 15 mijė tė pranishmit e "Qemal Stafės". Kur duhen dhe rreth 15 minuta lojė qė tė pėrfundojė takimi, kuqezinjtė bėjnė gjėnė mė tė saktė: me njė mbrojtje tė mirorganizuar administrojnė rezultatin dhe bile kėrkojnė njė tjetėr gol. Tare, dy minuta pėrpara fundit, i vetėm pėrballė portjerit, nuk arrin qė tė kalojė topin nė rrjetė, duke shpėrdoruar njė rast tė pastėr, ashtu si penalltia nė fundin e ndeshjes. Gjuajtja e Skelės pritet nga Isaksson, topi kthehet te Myrtaj, i cili godet traversėn dhe Tare, pas tij "peshkohet" nė pozicion jashtė-loje. Gjithsesi, pėrkundėr rasteve tė humbura, fitorja e djeshme ka qenė me tė vėrtetė njė sukses pėr Kombėtaren shqiptare, e cila ka arritur ta nisė me kėmbė tė mbarė vitin 2004.


Momenti i dyshimit nė penalltinė e Skelės

Momenti mė i dyshimtė i ndeshjes sė djeshme ka qenė ai i penalltisė nė fundin e lojės. Gjuajtja e Skelės, e pritur nga suedezi Isaksson, e mė pas goditja e Myrtaj me topin e pėrplasur nė shtyllė, ka "peshkuar" Taren nė pozicionin jashtė-loje. Pėr gjyqtarin italian, Paparesta, ky ka qenė pozicion jashtė-loje, pėr faktin se Tare ka qenė lojtari i parė para portjerit, ndėrkohė qė mbrojtja suedeze ka qenė pas shtatlarit, dhe me topin e kthyer nga traversa sulmuesi shqiptar ėshtė konsideruar nė pozicion jashtė loje. Gjithsesi, sinjalizimi ėshtė dhėnė nga gjyqtari anėsor.


Prononcimet pas ndeshjes

Brigel: Unė nuk dua ta analizoj ndeshje tani, por duhet tė pranojmė se pėrpara kishim njė kundėrshtar shumė tė fortė. Ne sot pamė se sa afėr ėshtė fati dhe fatkeqėsia. Ata shėnuan tė parėt pas njė gabimi nė rreshtimin e mbrojtjes sonė, gabim i cili nuk duhet tė kishte ndodhur dhe ju e patė qė kundėrshtari kishte shansin pėr tė bėrė dhe golin e dytė. Skuadra filloi tė tregonte karakterin e saj vetėm pas pėsimit tė golit, ku filloi tė luante futboll. Nė dy golat qė shėnuam mund tė them se patėm dhe njė pėrqindje tė vogėl tė fatit, por qė, gjithsesi, mund tė them se ishte njė fitore e merituar. Duhet tė theksoj se arritėm tė fitonim ndaj njė skuadre qė ėshtė nga mė tė fortat nė Evropė. Futbollistėt u treguan tė fortė dhe zhvilluan njė lojė tipike nė fushėn e tyre, ku, siē dihet, nuk humbasim prej mė shumė se njė viti. Kjo gjė do tė na ndihmojė ne pėr kundėrshtarėt e tjerė, tė cilėt do tė vijnė tė luajnė nė Tiranė, ku mendoj se do tė vijnė me mendimin se Shqipėria ėshtė e fortė nė shtėpinė e saj.

Soderberg: Zhvilluam njė pjesė tė parė shumė tė mirė, ku patėm dhe dy raste tė mira. Pjesa e dytė nuk ishte si ajo e para, ne lėshuam nė lojėn tonė, megjithatė vlen pėr t'u pėrmendur dhe goli qė mund tė shėnohej nga pika e penalltisė dhe qė u evitua pėr fatin tonė. Nė fundin e ndeshjes, ne nuk ishim tė aftė tė reagonim, sepse nga mungoi fuqia dhe kjo gjė u ndikua dhe nga mungesat e shumta qė kishim nė skuadėr. Nėse do tė vinim nė Tiranė me tė gjithė lojtarėt, ne do tė bėnim njė lojė mė tė mirė dhe mund tė pretendonim pėr rezultat.

Armand Duka: Njė fitore me plot gojėn e merituar. Zhvilluam njė lojė me tė vėrtetė tė bukur, ku padyshim qė pjesa e dytė i kishte tė gjitha, si golin e Suedisė, dy golat tonė dhe rastet e shumta qė humbėm. Jam tepėr i kėnaqur nga rezultati dhe falenderoj tifozėt e ardhur nga Kosova, tė cilėt kanė mbajtur gjallė stadiumin.

Elvin Beqiri: Kemi zhvilluar njė ndeshje tė mirė dhe nė kėt linjė duhet tė vazhdojmė dhe nė tė ardhmen. Mund tė kishim shėnuar dhe mė tepėr, por fitorja na kėnaq dhe duhet tė gėzohemi me atė qė kemi arritur.

Florian Myrtaj: Ishte njė fitore e bukur dhe me thėnė tė drejtėn mė ngjasoi me atė tė Shkodrės ndaj Rusisė. Suedia kishte mungesa, por ne nuk e nėnvlerėsuam dhe besoj se edhe ata nuk na kanė nėnvlerėsuar ne. Me Taren merrem vesh mjaft mirė, por besoj se kjo gjė nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u arritur. Mjafton tė kesh dėshirė pėr tė luajtur dhe shokun e repartit e gjen mjaft lehtė.

Igli Tare: Karakteri i skuadrės ishte faktori pozitiv nė kėtė ndeshje. Pas pėsimit tė golit, treguam njė forcė dhe arritėm ta kthenim rezultatin. Megjithatė, kemi akoma shumė pėr tė bėrė. Fitorja i shėrben skuadrės, por duhet tė analizojmė dhe gabimet qė bėjmė, nė mėnyrė qė tė arrijmė atė qė kanė bėrė skuadra si Sllovenia dhe Letonia.

Klodian Duro: Mendoj se ishte njė fitore e rėndėsishme, pėrderisa skuadra e Suedisė merr pjesė nė kampionatin evropian. Fitorja nuk ishte e lehtė, por tregoi dhe njėherė forcėn e kėsaj Kombėtare. Shpresoj qė me tė tilla ndeshje e rezultate tė ecim dhe mė tej.

Edvin Murati: Mė nė fund dhe njė fitore nė "Qemal Stafa". Arritėm tė luanim me zemėr, nuk e lėshuam lojėn, ishin shumė mirė nė fushė dhe e merituam fitoren. Krijuam raste dhe mund tė kishim shėnuar dhe gola tė tjerė.

Besnik Hasi: Jemi tė kėnaqur, jo vetė, por edhe pėr publikun. Shpresoj qė tė vazhdojmė kėshtu edhe nė ndeshjet e ardhshme.

Lorik Cana: Vetėm me kėtė mėnyrė loje mund tė fitonim. Treguam forcėn tonė kur ishin nė 0:1 dhe kthyen rezultatin. Suksesi ishte i tė gjithė grupit.

Adrian Aliaj: Mundėm njė nga kundėrshtarėt mė tė forta tė Evropės. Zhvilluam njė lojė tė pėlqyeshme dhe fitorja ishte fryt i kėsaj. Suedia ėshtė njė ekip shumė i fortė. Nuk luajtėm mirė nė pjesėn e parė dhe kur pėsuam gol, u befasuam pak. Por vetėm durimi dhe kujdesja nė ēdo repart solli dhe kthesėn.

Foto Strakosha: Ėshtė njė fitore e rėndėsishme dhe rėndėsinė ja jep vetė kundėrshtari qė kishim pėrpara. Falė shpirtit luftarak arritėm qė tė fitonim. E rėndėsishme ėshtė qė e fillum 2004 me njė rezultat tė mirė.


Humbet Gjeorgjia e Kazakistani, barazon Ukraina
Miqėsoret, Danimarka fiton nė Turqi

Kundėrshtaret e grupit tonė eliminator kanė zhvilluar dje ndeshjet e tyre miqėsore, ku veēohet fitorja e Kombėtares sė Danimarkės nė Turqi, me rezultatin 1:0. Kėto dy skuadra, tė cilat janė dhe nė tė njėjtin grup pėr edicionin eliminator, janė njohur disi me forcėn e njėra-tjetrės. Goli pėr danezėt u shėnua nga M. Jorgensen nė pjesėn e dytė. Kazakistani modest i grupit tonė, ka humbur nė Letoni 3:1, ku duhet veēuar fakti se kanė qenė kazakėt tė parėt nė shėnimin e golit. Humbje dhe pėr Gjeorgjinė, qė pėson tre gola nė Rumani, ku ka qenė Adrian Mutu ndėshkuesi i gjeorgjianėve. Ukraina e Shevēenkos nuk shkon mė shumė se njė barazim 1:1 nė Libinė e largėt. Kėshtu, nga skuadrat e grupit tė dytė eliminator, vetėm Shqipėria dhe Danimarka kanė fiksuar fitore.


Takimet e djeshme miqėsore

Izrael-Azerbaxhan 6-0
Hungari-Armenia 2-0
Qipro-Bjellorusi 0-2
Rumani-Gjeorgji 3-0
Letoni-Kazakistan 3-1
Estoni-Moldavi 1-0
Maqedoni-Bosnje 1-0
Marok-Zvicėr 2-1
Turqi-Danimarkė 0-1
Shqipėri-Suedi 2-1
Greqi-Bullgari 2-0
Poloni-Slloveni 2-0
Belgjikė-Francė 0-2
Holandė-USA 1-0
Irlandė-Brazil 0-0
Kroaci-Gjermani 1-2
Itali-Ēeki 2-2
Irlandė V.-Norvegji 1-4
Uells-Skoci 4-0
Spanjė-Peru 2-1
Portugali-Angli 1-1
Libi-Ukrainė 1-1

Kortezi e gazetes "Panorama"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.