Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Qesh me mire kush qesh i fundit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Njoftime :: Ndahet nga jeta aktori dhe regjizori Ferdinand Radi
Postuar nga: Albo

Njoftime Kapriēoja e zemrės qė mori Nand Radin

"Nandi ka mė tepėr humor, sesa shėndet". Kėshtu thoshte dikur regjisori Kujtim Spahivogli, miku i ngushtė i aktorit trupmadh, Nand Radi. Dhe nė tė vėrtetė, ai qė e la Ferdinand Radin ishte shėndeti.

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur
Njė kapriēo e zemrės i ka marrė jetėn dje paradite aktorit dhe regjisorit tė njohur. Artisti 62-vjeēar ndėrroi jetė nė shtėpinė e tij nė Tiranė, si pasojė e njė ataku kardiak. Lajmėrimi i parė pėr kėtė humbje ėshtė dhėnė dje afėr mesditės nga tė afėrmit e tij, tė cilėt pohuan se aktori i njohur vuante prej kohėsh nga probleme serioze nė zemėr. Tė gjithė pėshpėritėn dje: "Sa shpejt, ishte mjaft i ri, pėr njė lamtumirė. Ai dukej kaq i ri…". Sepse, humori e mbajti gjithmonė tė ri, ai e shoqėroi gjithė jetės, madje edhe nė momentet mė tė vėshtira.

Futbollist, aktor, regjisor

Ferdinand Radi u lind nė Durrės, nė 29 gusht 1942, nė njė familje intelektuale. Nandi ishte nipi i Vinēens Prenushit nga nėna, e i Lazėr Radit nga babai. Nė vitin 1945, me ēlirimin e vendit, familja vendoset nė Tiranė. Nė vitet e shkollės shquhej pėr humorin e tij tė hollė, pėr shakanė e kripur. Ishte i shkathėt, i fuqishėm dhe merrej edhe me sport. Fillimet e veta Nandi i ka nė sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri nė vitin 1962 luajti me ekipin e parė tė Dinamos, derisa mbaroi shkollėn e mesme, por qė nė njė moment iu desh tė zgjidhte midis sportit dhe artit. Vendosi pėr kėtė tė fundit. Dhe pėr kėtė ndikoi njohja me Kujtim Spahivoglin, njohje nga e cila do tė kushtėzohej mė pas vetė jeta e Ferdinand Radit. Spahivogli u bė shoku dhe miku i tij mė i ngushtė, i cili ndikoi drejtpėrdrejt nė formimin artistik. Nė vitin 1965, krahas punės nė uzinėn "Partizani", Nandi fillon edhe aktivitetin e tij artistik me amatorėt e kėsaj uzine. Nė vitin 1968 mbaron kursin e regjisurės nėn drejtimin e pedagogėve tė nderuar, Pandi Stillu e Pirro Mani. E megjithatė, formimi i tij nuk ishte i kompletuar, ndaj nė vitin 1970 ndjek njė kurs pasuniversitar pėr regjisurė, nėn drejtimin e Spahivoglit. Krahas aktivitetit tė tij me amatorėt, Nandi punoi me kontratė edhe pranė Teatrit Kombėtar dhe Teatrit tė ILA (Akademia e Arteve). Kėtu interpreton nė njė sėrė pjesėsh, tė cilat evidentuan aftėsitė aktoriale tė tij. Kjo pjesėmarrje me trupėn profesioniste ndikoi edhe nė aktivizimin e tij nė film. Me dėnimin e Kujtim Spahivoglit nė 1974-ėn, kur Nandit iu hap njė plagė e madhe nė shpirt, mori fund edhe ėndrra e tij pėr t'u bėrė aktor profesionist. Shto kėtu edhe vėshtirėsi tė tjera politike tė familjes, Nandi nuk arriti tė bėhej i tillė, vetėm atėherė kur u shemb diktatura.

Nė Teatrin Kombėtar

Nė vitin 1991 pranohet si aktor profesionist nė TK. Mė nė fund, pas 25 vjetėsh ia arrin qėllimit. Menjėherė merr pjesė nė disa pjesė rresht si "Vizita e damės plakė", "Ezopi", "Rikardi i tretė", "Kush vjedh njė kėmbė, ka fat nė dashuri" etj., ku shquhet pėr role tė veēanta karakteri, tipikė, tė cilėt edhe pse nuk flasin, vetėm me interpretimin fizik, me plastikėn, lėvizjet zėnė vend nė pjesė tė veēanta, herė-herė bėhen strumbullari i ngjarjes. Njė meritė e veēantė e tij ishte aftėsia nė krijimin e njė figure vetėm me prezencėn dhe lėvizjet e tij nė skenė.

Nė vitin 1995 nė TK vihet nė skenė njė nga komeditė mė tė bukura tė tij, por edhe tė vetė teatrit "8 perosna +", tė cilėn e ripunoi dhe ku vite mė parė pati interpretuar edhe rolin e bojaxhiut.

Kjo komedi pasohet dy vjet mė pas nga njė tjetėr komedi e suksesshme, njė variacion i "Revizorit", komedinė "Inspektori", tė cilėn e vuri vetė nė skenė sė bashku me tė bijėn, Andetėn. Nė krijimet e tij ėshtė vlerėsuar humori i gjallė, i pastėr, qytetar, i mbushur me situata nga mė komiket, spontanitet i humorit, shkathtėsi e dialogut dhe menēuria e intrigave.

Nė kinema

Njė meritė tė madhe Nand Radi ka edhe nė filmin artistik, me tė cilin ka qenė i suksesshėm, ku ka interpretuar me mjeshtėri figura e tipa qė mbahen mend nga spektatori ynė, e qė pėr njė kohė tė gjatė kishte raste qė edhe e thėrrisnin me emrin e vetė personazhit. Njė ndėr ta ka qenė edhe Zani i filmit televiziv "I Treti". Nė film e nisi rrugėn e tij nė vitin 1971, me rolin e tipografit nga filmi "Kur zbardh njė ditė". Nė pėrgjithėsi rolet e tij janė role tė dyta, por qė kanė njė peshė tė madhe nė film, e qė tė mbeten nė mendje pėr figurėn e arrirė artistike. Punėtor i thjeshtė, agjent, ushtarak i uniformave tė ndryshme, kriminel, e shumė tipa tė marrė nga jeta, por qė falė talentit ata fituan pėrjetėsinė nė art. Ndėr kulmet artistike nė film, Ferdinand Radi ka pa dyshim Zanin nga "I treti", kapter Mevlani nga "Historiani dhe kameleonėt", ku u nderua me kupėn e Festivalit tė IX, Sejmeni tek "Balada e Kurbinit", arixhiu nga "Vdekja e kalit" si dhe roli i fundit i Mishariut nė filmin "Nata".

Sot nė Teatrin Kombėtar, pėr nder tė tij, do tė zhvillohen homazhe, duke nisur qė nga ora 11.00.



Nėpėr rolet e Ferdinand Radit

Nė teatėr

Vjeshtė me stuhi (Kurti)
I pesti u zu i gjallė (Gjeloshi)
Pranvera qė sėvonoi (Burri i heshtur)
Prefekti (Xhandari)
Pas dy vjetėsh (Zeneli)
Kur po lindte qyteti (Njaziu)
Njė shok i klasės sonė (Tak Faku)
Banja (Vjellosupekti)
Shumė zhurmė pėr asgjė (Bogrer)
8 persona + (Bojaxhiu)
Bregu i pikėllimit (Varrmihėsi)
Vizita e damės plakė (Gangsteri)
Kush vjedh njė kėmbė ka fat nė dashuri (shoferi)
Ishulli i ēmendur (Kokėqethuri)
Ezopi (Etjopasi), etj.

Nė kinema

1971: Kur zbardhi njė ditė (tipograf)
1974: Shtigje lufte
1975: Rrugicat qė kėrkonin diell (Kola)
1977: Shembja e idhujve (kryeplaku)
1978: I treti (Zaho)
1980: Skėterra 43 (Kapiten Sodu)
1984: Fushe e blertė, fushė e kuqe (Trupmadhi)
1986: Kur ndahesh nga shokėt (Bateristi)
1987: Pėrsėri pranverė (Matrapazi)
1990: Kush ėshtė vrasėsi (agjenti)
1990: Balada e Kurbinit (Sejmeni i pashait)
1991: Vdekja e kalit (Arixhiu)
1994: Pak fresk sonte (arabi)
1997: Nata (mishariu)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.