Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo vlere qe i jepet artit, eshte vulgare.
--- Jean Cocteau

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Opozita organizon protesta: "Nano ik"
Postuar nga: Albo

Politike Kreu demokrat, Sali Berisha, deklaron se 20 shkurti do tė jetė dita e rrėzimit tė qeverisė

“Do tė rrėzojmė Nanon me lule”
PD: Enverin e rrėzuam me dhunė, Nanon me qytetėrim


Tiranė

Berisha deklaroi dje se 20 shkurti do tė jetė dita qė do tė shėnojė edhe rrėzimin e Nanos, sikurse ndodhi me bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Kryetari i Partisė Demokratike, u shpreh se, shkurti do tė jetė edhe fundi i Nanos dhe qeverisė sė tij, por kjo do tė arrihet jo me dhunė, por me lule.



Ndryshimi

“Mė 20 shkurt tė vitit 1991, ne rrėzuam me revolta mbarė popullore bustin e diktatorit Enver Hoxha, por kėtė herė ne do tė rrėzojmė Nanon, por me lule dhe lėvizje tepėr tė qytetėruar. “20 shkurti ėshtė ditė apeli pėr shqiptarėt. Gjithmonė lėvizja jonė do tė jetė qytetare, do tė mbetet lėvizje me lule dhe tepėr civilizuese. Ne do tė bėjmė lėvizje me lule nėn sloganin “Nano ik”, dhe kjo do tė jetė mbarė popullore, por qė do tė sjellė largimin e atij njeriu, i cili, tashmė mban peng vendin”, tha Berisha. Lideri demokrat ka pėrshėndetur nė kėtė drejtim edhe protestėn e sė shtunės si tepėr qytetare. “Pėrshėndes qytetarėt e Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė pėr protestėn mė madhėshtore e mė qytetare nė historinė e vendit pas 20 shkurtit tė 1991-shit. Me qytetari tė plotė ata rrėzuan qeverinė e Fatos Nanos dhe mbrojtėn institucionet qeveritare dhe kjo pėrbėn fitoren e parė mė tė madhe tė lėvizjes “Nano ik”. Kjo lėvizje nuk ka dhe nuk mund tė ketė tė ndalur”. Sipas liderit tė selisė blu, protestat do tė jenė tė vazhdueshme edhe gjatė ditėve nė vijim, duke filluar nga e hėna. Nė qendėr tė tyre do tė jenė akuzat, tė cilat deri tani rėndojnė mbi Kryeministrin Nanon, i cili si njė njeri i papėrgjegjshėm po e shndėrron Shqipėrinė nė njė vend tė mjerimit dhe po e largon atė nga integrimi evropian. “Pėr shqiptarėt, tashmė Fatos Nano nuk njihet me kėtė emėr, por si Fatos morti, mjerimi e varfėrimi. Askush nuk mund tė pranojė qė nė emėr tė vendit, njė njeri i papėrgjegjshėm, bandit e kriminel, tė pėrdhosė nderin e familjeve shqiptare. Kėtė ne nuk e pranojmė dhe nuk do ta pranojmė deri nė rrėzimin e kėtij njeriu”, tha Berisha. Kėto thirrje tė lėshuara ndaj Kryeministrit nė mitingun e opozitės nė sheshin “Skėnderbej”, kanė vazhduar edhe mė pas nė selinė blu para simpatizantėve dhe anėtarėve tė kėsaj partie. Duke marrė shkas nga mbėshtetja e dhjetėra mijėra qytetarėve nė Tiranė, Berisha tha se, tashmė protestat do tė shtrihen edhe nė qytetet e tjera tė vendit, ku si pikėnisje do tė shėrbejė e hėna.

Platforma

“Tė hėnėn nė Tiranė, por edhe nė tė gjitha qytetet e tjera, do tė zhvillohen revolta. Por ato nuk do tė kenė nė qendėr akte dhune, por lėvizje paqėsore. Sheshet e Shqipėrisė do tė ndriēohen nga qirinjtė, tė cilėt do tė ndizen nė nderim tė viktimave tė Karaburunit”, tha Berisha. Sipas tij, kjo qėndresė paqėsore do tė jetė edhe nė ditėt nė vijim deri sa Kryeministri Nano tė pranojė largimin e tij. “Ndėrsa, ai vazhdon vakancat e tij, ne do tė nderojmė viktimat e tragjedisė sė Vlorės, tė cilėt ai jo vetėm nuk i respektoi, por pėrkundrazi, i pėrdhosi. Ndaj largimi i tij kėtė herė do tė jetė tepėr i turpshėm, po tė kemi parsysh qė ai ėshtė mėsuar tė largohet nga ky post nė mėnyrė tė turpshme”, shtoi kreu demokrat. Berisha shtoi se ky largim, tashmė nuk mund tė cilėsohet vetėm si njė kėrkesė e selisė blu, por kjo vjen si rezultat i bashkimit tė tė gjitha forcave politike tė spektrit tė djathtė. “Tashmė, ne kemi njė platformė tė qartė, e cila do tė pėrmirėsohet pas takimeve me aleatėt tanė dhe tė gjitha forcat progresiste. Ky program do tė jetė edhe pėr mediat, pasi ato pėr ne kanė qenė gjithnjė njė mjet qė ka luftuar kundėr diktaturės dhe krimit nė Shqipėri”. Kreu demokrat kėrkoi qė nga ana e shtetit tė mos bėhen provokime nėpėrmjet njerėzve tė sigurimit tė shtetit, sikurse ndodhi nė mitingun e sė shtunės.


Kryesia diskuton pėr unifikimin

PD strukturė pėr organizimin e protestave

Kryesia e Partisė Demokratike vendosi dje tė ngrejė njė strukturė, e cila do tė merret me organizimin e protestave gjatė ditėve tė ardhshme, sikurse edhe do tė bashkėrendojė veprimet me partitė e tjera opozitare. Kryesia e Partisė Demokratike ka mbėshtetur zhvillimin e protestės zhvilluar tė shtunėn, duke kėrkuar qė ato tashmė tė pėrfshijnė jo vetėm Tiranėn, por tė gjithė rrethet e vendit. Nė mbledhjen e Kryesisė, u diskutua mbi programin e lėvizjes “Nano ik”, ku kreu demokrat Berisha, ka kėrkuar qė protestat tė mos kenė tėrheqje, por tė jenė tė mirorganizuara. Nė kėtė drejtim, ai ka kėrkuar kujdes dhe vėmendje nga krerėt e selisė blu, por edhe tė partive tė tjera qė tė bėjnė kujdes pėr tė mos krijuar raste dhune. Lideri demokrat ka porositur qė tė gjithė tė jenė tepėr tė vėmendshėm ndaj kėtyre lėvizjeve, veēanėrsht ndaj rasteve konfrontuese, tė cilat, ndonėse sporadike apo tė provokuara nga persona, tė cilėt nuk pėrfaqėsojnė tė djathtėn, mund tė dėmtojnė imazhin e opozitės. Nė kėtė kuadėr, Kryesia ka vendosur tė ngrejė njė strukturė, e cila do tė merret me organizimin e lėvizjeve gjatė ditėve tė ardhshme, sikurse do tė krijojė edhe bashkėveprimin me partitė e tjera tė spektrit tė djathtė. Po ashtu, Kryesia ka vendosur qė data e protestėt sė ardhshme tė jenė e hėna, e cila pritet tė shėnojė protestė jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė rrethe tė tjera.


Opozita tregon forcėn e saj

Largimi i Nanos bashkon tė djathtėn

Bashkimi i opozitės ka dhėnė tė shtunėn rezultatet e veta. Ndryshe nga protestat e deritanishme tė Partisė Demokratike, tė cilat jo pak herė nuk arritėn tė jepnin rezultatin e tyre pėr mungesė tė qytetarėve, tė mėrzitur apo dėshpėruar nga kėto revolta tė pabazuara, e shtuna tregoi tė kundėrtėn. Dhjetėra mijėra qytetarė mbushėn sheshin “Skėnderbej” nėn simbolet jo vetėm tė PD-sė, por tė tė gjitha partive politike tė spektrit tė djathtė. Ky numėr jo i pakėt, i cili mund tė krahasohej me mitingjet, qė opozita kishte zhvilluar nė vitet e para tė pluralizmit, kishte tė bėnte edhe me njė fakt tė thjeshtė, daljen nė protesta pėr kėrkesa ekonomiko-sociale. Ndonėse pas kėtyre kėrkesave pa dyshim qėndronte thirrja kryesore “Nano ik”, opozita arriti tė bindė njė numėr tė konsiderueshėm qytetarėsh qė t’i bashkangjitet kėrkesės pėr tė kėrkuar largimin e Kryeministrit. Tė gjithė krerėt e partive tė djathta u shprehėn optimistė se mitingu i sė shtunės ishtė vėrtet njė rezultat i unifikimit tė sė djathtės. “Askush nuk mund tė qėndrojė indiferent apo tė kritikojė njė parti opozitare pėr njė qėndrim, i cili ėshtė shumė mė pak i rėndėsishėm sesa varfėrimi qė po u bėn shqiptarėve qeveria aktuale, e cila mund tė identifikohet mė njė emėr, Fatos Nano, qė padyshim ka qenė dhe do tė jetė pėrgjegjėsi i saj kryesor”, u shpreh kreu i Legalitetit, Ekerem Spahia. Po ashtu edhe kryetari demokristian Nikollė Lesi shtoi se bashkimi i opozitės pėr tė mbrojtur interesat e qytetarėve pėr gjėrat mė elementare si drita, uji, apo ngritja mė sė fundi e ēmimit tė bukės, padyshim ėshtė nė tė njėjtėn linjė me hallet e shqiptarėve. “Tashmė ėshtė detyrė e opozitės tė shpalosė njė platformė tė qartė se si mund tė qeveriset vendi”. Tashmė pritet qė bashkimi i opozitės tė vazhdojė edhe gjatė ditėve tė ardhshme, deri nė realizimin, sikurse janė shprehur ata, tė qėllimit kryesor: rrėzimin e Nanos. Por, kėtij mitingu, i cili pėr nga pėrmasat tregoi se bashkimi i opozitės vėrtet mund tė sjellė edhe bashkimin e qytetarėve shqiptarė, i mungoi vetėm njė parti, ajo Demokrate e Re. Kėtė mospjesėmarrje krerėt e opozitės nuk kanė pranuar ta komentojnė tė shtunėn, duke u mjaftuar me njė fjali: secila parti tregon se interesat e kujt mbron, qytetarėt janė ata qė tė gjykojnė.


Reagimet

Sali Berisha
Forcat e rendit duhet tė heqin dorė nga situatat konfrontuese, pasi kjo ishte protesta mė paqėsore qė Shqipėria ka njohur. Po ashtu, ftoj forcat e rendit qė tė mos u binden urdhėrave tė pėrfaqėsuesit tė Mala Vitės nė krye tė Ministrisė sė Rendit, Igli Toska. Ndėrsa qytetarėt mbrojtėn institucionet, persona tė Shėrbimit tė fshehtė, tė shtyrė nga Koēollari, provokuan duke hedhur gurė ndaj forcave tė policisė.

Ekrem Spahia
Protesta e sė shtunės mund tė cilėsohet model, pasi njerėzit treguan njė qytetari tepėr tė lartė. Nėse qeveria kėrkon ta cilėsojė kėtė si njė grusht shteti do tė ishte qesharake, pasi ne treguam se ishim pėr mbrojtjen e institucioneve. Po ashtu, ėshtė e turpshme qė tė flitet pėr tė plagosur nė radhėt e policėve, ndėrkohė qė armėt nuk i kishin demostruesit.

Preē Zogaj
Nė mėnyrė tė shkurtėr do ta cilėsoja kėtė lėvizje si njė shėmbėlltyrė tė qytetarizmit dhe civilizimit. Kėtė ėshtė e aftė ta bėjė vetėm opozita, e cila nuk njeh si rrugė pėr tė ardhur nė pushtet atė tė armėve dhe grushtit tė shtetit. Kėtė ajo e tregoi nė mėnyrė tė pėrsosur gjatė protestės tė shtunės. Tashmė pėr vendin ka vetėm njė zgjidhje largimi i kryeministrit Nano dhe qeverisė sė tij.

Dashamir Shehi
Protestat e sė shtunės treguan se opozita duhet tė vijė nė pushtet. Pėrsa i pėrket konflikteve tė cilat shteti i trumbeton si grusht shteti nga ana e protestuesve, do tė thoja se ne protestuam paqėsisht e tė paarmatosur. Nuk di qė, dikush qė tė bėrtet, qoftė edhe nė fytyrė, duhet tė goditet apo tė qėllohet me armė.

Kortezi e gazetes Panorama dhe Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.