Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Antiteza eshte ajo porta e ngushte ku gabimi kalon me kollaj , ne rrugen e vet drejt se vertets.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Ndahet nga jeta pianistja e madhe Lili Tafaj
Postuar nga: Albo

Art Krah pengjeve qė i la jeta, pianistja e madhe Lili Tafaj, vdiq pa e lexuar monografinė qė iu kushtua me rastin e 70-vjetorit tė lindjes. Pėrmes arkivave dhe kujtimeve, nė librin “Lili nė mbretėrinė e pianos”, vjen jeta dhe veprimtaria e artistes, qė i kushtoi gjithė jetėn muzikės

Njė tastierė kujtimesh pėr Lilin

Alma Mile

Ajo e donte shiun. I pėlqente tė lagej deri nė palcė. Ndoshta pikat e ujit i ngjanin si nota muzike, prej tė cilave ndieu se po ndahej gati njė vit mė parė. “Nxitoni djema se Lili nuk ėshtė mirė me shėndet”. Kėshtu do t’u thoshte ajo, duke qeshur, njė vit mė parė studiuesit Nexhat Agolli dhe muzikologut Zamir Kėlliēi, tė cilėt ishin vėnė nė kėrkim tė sa mė shumė detajeve, pėr tė ndėrtuar njė monografi pėr pianisten e madhe. Nė 25 maj, ajo do tė mbushte 70 vjeē, por njė zė i brendshėm i thoshte se nuk do tė mund tė arrinte deri nė kėtė pėrvjetor. Ndaj edhe u thoshte tė nxitonin, sepse kishte shumė pėr tė thėnė e treguar. Shkėndija pėr tė shkruar njė monografi pėr “Artisten e merituar”, Lili Tafaj, lindi prej njė telefonate tė motrave tė saj, Afėrditės dhe Vjollcės, tė cilat i kishin kėrkuar Kėlliēit, qė si mik i pianistes, tė shkruante diēka pėr tė, meqenėse po i afrohej 70-vjetori. “Ma kėrkuan kėtė me shumė hezitim, ndėrkohė qė pėr mua ishte kėnaqėsi. Disa ditė mė vonė, mendova qė ta thelloja mė tej shkrimin pėr Lilin, nė formėn e njė monografie, pasi nė tė vėrtetė ajo e meritonte, t’i kushtohej njė libėr”, - tregon Zamir Kėlliēi, duke shtuar se nė mungesė tė pėrvojės, kėrkoi ndihmėn e studiuesit Nexhat Agolli, i cili numėron 10 tituj librash. “Lili nė mbretėrinė e pianos”, titullohet monografia, nė 190 faqet e sė cilės tregohet jeta dhe veprimtaria e artistes, tė gjitha veprat qė ajo ka luajtur, fotografi tė jetės sė saj, artikuj gazetash e opinione kolegėsh, tė cilėt kanė adhuruar pasionin e saj pėr muzikėn. Dhe nė tė vėrtetė, kush e ka njohur, apo thjesht ka mundur ta dėgjonte ndėrsa luante, nuk e ka pasur tė vėshtirė tė lexonte tek ajo, dashurinė e madhe pėr muzikėn. “Arti, as e zvogėlon dhe as e rrit jetėn, ai vetėm se e mbush atė me lėngun jetėdhėnės artistik, qė tė tjerėt, s’e kanė pasur fatin ta gėzojnė”, - do tė thoshte ajo, pak javė para se tė vdiste. “Pėr tė ndėrtuar kėtė monografi, kemi shfrytėzuar arkivat e Teatrit tė Operės dhe Baletit, ku ajo ka punuar pėr vite tė tėra, kemi folur me motrat e saj dhe me vetė Lilin, por mė ka mbetur peng qė nė libėr nuk kam treguar se si unė jam njohur me kėtė artiste me duar tė vogla, por me njė pasion shumė tė madh”, - thotė Kėlliēi, duke treguar se pėr herė tė parė e ka takuar artisten nė ambientet e TOB-it, nė vitin 1971, ndėrsa kryente njė kurs solfezhi. “Gjatė studimit, ngjitur me klasėn time, ēdo mbasdite studionte edhe njė pianiste. Emrin ia kisha dėgjuar, por nuk e njihja, ndaj u bėra tepėr kurioz. Njė ditė hyj nė klasėn prej nga vinin tingujt magjepsės tė pianos. Luante pjesėn “Murmuritje pranverore”, dhe nuk i shkėputi duart nga tastiera, sa pėrfundoi pjesėn. Ishte njė vajzė simpatike dhe me humor”, - kujton ai.
Bijė nga dera e madhe e Tafajve, Lili qė e vogėl pati mundėsinė tė studionte me mėsues tė njohur italianė. Ajo do tė ishte ndėr femrat e para qė do tė ndiqte Liceun Artistik “Jordan Misja”, i hapur nė vitin 1946, ndėrsa nė vitet’70 do tė thellonte njohuritė e saj pėr muzikėn, duke marrė mėsime nga pianisti kinez Ēen Pin Gan dhe pedagogen rumune Ana Iftinki. Puna e saj si pianiste profesioniste, do tė niste nė vitin 1952, nė Filarmoninė e Shtetit, prej nga do tė lindte Teatri i Operės dhe Baletit. Deri nė vitin 1970, ajo do tė ishte pianistja e grupit tė baletit, ndėrsa pėr 20 vjetė tė tjerė do tė shoqėronte kėngėtarėt lirikė. Ndonėse nė fonotekėn e Radio Televizionit Shqiptar, ruhen 32 orė me pjesė pianistike tė interpretuara nga Lili Tafaj, ajo kėrkonte t’i dhuronte mė shumė jetės dhe iku jo pa pengje. “Jo ēdo rrugė qė njeriu nis nė jetė e ēon deri nė fund. Me pianon e kam ēuar gjatė…shumė gjatė. Prej saj ndihem e ledhatuar! Edhe me poezinė e kam pėrjetuar kėnaqėsinė. Mirėpo, njeriu ka edhe njė jetė, e cila i troket, ndėrkohė qė ai s’e dėgjon”,- ose nuk arrin ta dėgjojė…Kjo vjen me goditje tė herėpashershme dhe ti mbetesh herė-herė si shurdh”, - do tė thoshte pianistja, e cila u shua nė 29 prill tė vitit 2003.

Lili, nė kujtimet e motrave

“Kur ishte e vogėl, as tre vjeē, gjysmė e zhveshur doli njė herė nė rrugė qė tė lagej nė shi. Xhandari qė u ndodh aty pranė, e kapi dhe e solli nė shtėpi, duke i bėrtitur nėnės… Kur u rrit e shkonte nė shkollė, e mė pas nė punė, Lili nuk pėrdorte ēadėr, gjithmonė duke preferuar tė lagej nė shi”, - kujton Vjollca, motra e saj dy vjet mė e madhe. Nė kujtimet e saj ka mbetur Lili ēupėlinė, qė zotėronte pėr mrekulli disa gjuhė tė huaja, si frėngjisht, rusisht, italisht dhe anglisht, tė cilat i jepnin mundėsinė tė lexonte nė gjuhėt origjinale, autorėt mėdhenj si Balzak, Hygo, Mopasan, Merime, Dikens, London, Golsuorth, Tolstoi e Turgenjev. Ndėrsa pėr Afėrditėn e cila ishte mė e vogla mes motrash, Lili do tė mbetet gjithmonė motra e dashur dhe e kujdesshme, qė e shoqėronte dhe i blinte kukulla. Por edhe si njė artiste tė madhe qė luante nė tastierė pjesėt e Moxartit, Shopenit, Bethovenit, Listit, Zadesė, Harapit e Zoraqit, tė cilėt ajo i adhuronte. Nė kujtesėn e Afėrditės, ajo do tė mbetet gjithmonė njė vajzė plot humor. “Asnjėherė nuk e mbaj mend Lilin tė mėrzitej, ajo gjithmonė qeshte dhe thoshte : “Qeshu rini, qeshu, bota ėshtė e jote”. Vargjet migjeniane, ajo do t’i pėrjetonte kudo dhe kurdoherė”.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.