Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk kam asnje dyshim qe devocioni i vertet eshte burimi i qetsise. Ai e ben me te durueshme jeten dhe me te embel vdekjen: s`mund te nxjerresh shume nga hipokrizia.
--- La Bruyere

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 113 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Gjuha :: Universiteti i Tetovės, themel i tė sotmes dhe sė ardhmes
Postuar nga: Skampa

Gjuha Tė flasėsh pėr Universitetin do tė thotė tė flasėsh pėr qėndrėn mė tė madhe e mė tė specializuar tė tė mėsuarit.

Universitetet mė parė kanė shėrbyer si qendėr informacioni tė dijes dhe pjekurise sė shkollarit. Sot gjėrat kanė ndryshuar, shkenca, teknologjia po ecin me hapa tė shpejta pėrpara. Dhe Universiteti pa dashur duhet tu pėrshtatet kėtyre gjėrave tė shpejta. Universiteti zhvillon diturinė dhe bėn tė eci pėrpara njeriu, ruan dhe pasuron historinė, shkencėn dhe kulturėn e popullit. Rilindasit tanė e quajtėn Universirtetin “Gjithėmėsimore”. Ata e krijuan kėtė fjalė tė bindur se edhe kombi shqiptar do tė kishte njė ditė Universitetin e vet. Sami Frashėri, nė veprėn ‘’Shqipnia ē’ka qėnė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet’’ konkretizoi idenė e vet pėr kėtė Shkollė tė Lartė, me besim se atje do pasqyrohej siē e meritonte dhe do tė rrezatonte edhe historia, dhe kultura e lashtė e kombit shqiptar. Kur shqiptarėt nuk kishin as shkollė fillore, Hoxha Tahsini nga Ēamėria, ishte i pari rektor i Universitetit tė Stambollit!

Nė Greqinė e lashtė, pėrpara 2400 vjetėsh u ngrit Akademia e Platonit dhe e Aristotelit. Universiteti Ēek ka njė histori mbi 1200 vjeēare. E doemos, Universitet e Francės, Italisė, Anglisė, Gjermanisė nė Europė kanė njė histori tė madhe. Nga dokumentat e fundit historike tė zbuluara, thuhet se rreth viteve 1350, nė Durrės ka patur njė Universitet. Nė kėtė Universitet ligjėronin 25 doktorė, magjistra shkencash tė teknologjisė. Sikurse edhe nė qendrat e tjera Universitare tė Europės, edhe nė kėtė qendėr si dhe nė shkollat e tjera shqiptare, mėsimi bėhej nė gjuhėn latine, e cila nė perjudhėn mesjetare nė Europėn perėndimore, ishte gjuhė e shkollimit nė shumė vende si Anglia, Gjermania, Hungaria, Bohemi, Poloni, Spanjė, Franca etj.

Shqipėria ngritjen e Universitetit e kishte vetėm nė ėndrrat dhe aspiratat e bijėve tė saj mė tė mirė. Historia ishte e vėshtirė, e ashpėr dhe e pa drejtė. Dhe njė ndėrtim kaq i madh dhe i rrėndė nuk mund tė ndėrtohej lehtė e shpejtė nga njė komb i vogėl, nga njė vend qė pėsoi aq shumė e qė municioni kryesor nuk ishte tė mėsuarit, por tė luftuarit pėr liri dhe pavarsi. Megjithatė, mė 1957 kombi shqiptar pėruroi tė parin Universitet nė historin e tij, nė Tiranė. Ky Universitet u krijua mbi bazėn e disa instituteve pedagogjike dhe shkencore, tė cilat u ngritėn fill pas Ēlirimit, nė vendin e shkatėrruar e gjysmėanalfabet. Ngritja e tij ishte shprehje e vullnetit tė popullit pėr tė ecur pėrppara nė rrugėn e progresit dhe tė qytetrimit. Mė vonė u pasua me ngritjen e Universitetit tė Prishtinės. Po ashtu, ngritja e Akademive tė Shkencave, pėrkatėsisht nė Tiranė dhe nė Prishtin, i dhanė njė hov punės kėrkimire-shkencore sidomos nė fushėn e Albanologjisė. Shkenca albanologjike ka tani qėndrėn Tokėn Shqiptare dhe fjala e specjalizuar e dijetarėve tanė u dėgjohet me nderim nė Europė e mė tej.

Nė Shqipėri nė vitet 80, njė varg institutesh tė larta pedagogjike dhe shkencore u kthyen nė Universitete. Me mijėra e mijėra kuadro dolėn nėpėr dekada. Edhe niveli i mėsimdhėnies u ngrit. U bė metodė kualifikimi pasuniversitar. U kapėrxye ‘’sėmundja e politizimit’’ e cila i rėndonte nė shpinė Universitetit tė Tiranės deri nė fund tė viteve 90, tė shekullit 20-tė. Hynė gjithėnjė e mė shumė informacioni, teknika e teknologjia bashkėkohore. U zgjeruan lidhjet me botėn universitare dhe shkencore. Sot diploma e kėtij Universiteti, sidomos nė fushat e shkencėsve ekzakte, njihet edhe pėrtej kufijėve. Qėllimi i ēdo universiteti kombėtar ėshtė, doemos, plotėsimi me kuadro i nevojave tė vendit. Nė kėtė rresht ndodhen universitetet shqiptare dhe pėrmbushja e kėsaj nevoje do tė ishte njė fitore e shėnuar. Shumė herė nė pregatitjen e kuadrove tė lartė tė Universiteteve nė Shqipėri ka pasur ndikim tė madh idetė e Akademive sllavo ruse dhe serbe. Kėshtu pėr 50 vjet rresht pregatitėsit e historisė dhe fjalorit shqiptar u mbėshtetėn tė inponuar nga rrethanat e kohės nė librat shkencorė tė Akademive ruse, serbe, greke, qė kėto Akademi e mohojnė ekzistencėn e vjetėrsisė sė lashtė tė gjuhės dhe historis shqiptare.Kėshtu nė 50 vjet tė shtetit diktatorial u bėnė shumė gabime me dashje dhe padashje nė historinė dhe gjuhėn shqipe.

Nga leximi i thjeshtė qė kam bėrė unė fjalorit tė gjuhės sė sotme shqipe tė vitit 1984, kam vėnė re se hartuesit e kėtij fjalori kanė bėrė shumė gabime trashanike nė deklarimin e preardhjes sė fjalėve dhe keq kuptimin e vėrtetė tė fjalėve. Unė nuk mund ti akuzoj kėta profesor dhe doktor pegatitės tė historis dhe gjuhėsis shqipe, por e kam tė drejtėn si ēdo shqiptar tė korigjoj, pasuroj dhe tė mbroj historinė dhe gjuhėsinė e kombit tim shqiptar, nga mos zhdukja dhe lufta e padrejtė qė i bėhet nga armiqtė e saj. Njė ēėshtje mė vete ėshtė se fqinjėt tanė tė afėrt dhe tė largėt, mundohen tė pengojnė ecjen pėrpara tė diturisė shqiptare, duke mos njohur diplomat e Universiteteve shqiptare, pengojnė zhvillimin me kohėn e intelektualit shqiptar. Unė nuk jam kopetent ta gjykoj kėtė nė realitetin e gjerė. Por di, njė luftė e tillė i ėshtė bėrė dhe po i bėhet mos njohjes nga ana e pushtetit sllavomaqedonas Universitetit tė Tetovės. Di se sa mungesa kushtesh pėr studentėt dhe mė pas pėr kuadrot arsimtar, nė jetė, ka patur dhe kanė popullsia shqiptare nė FYROM. Di se sa ēmim tė lartė ka pėrgatitja shumėvjeēare dhe marrjes e diplomės nga vajza e djemtė e popullit. Njoh mirė edhe rreziqet e shumta qė u janė dashur tė pėrballojnė pedagogė e studentė e U.T-sė, duke patur nė krye intelektualė heroikė!

Tė mėsuarit, arsimi, nuk mund tė ndahen nga edukata, nė kuptimin moral. Fryma qė i dallon bashkėsitė, e padagogėve dhe studentėve UT, e rrėnjosur dhe e fuqizuar nė beteja tė pėrbashkėta, nė Kosovė dhe nė Maqedoni, ėshtė njė mėsim themelor dhe i pazėvėndėsuesshėm, qė duhet tė trashėgohet nga brezi nė brez. Sot nga teoricientė e kozmopolitizmit dhe nacionalizmit tė fuqisė sė madhe synohet tė hiqet nga metoda e mėsimdhėnies fryma e Atdhetarizmit. Por rinia shqiptare mė pak se shumėkush pajtohet me metoda tė tilla pa shpirt! Nuk duhet tė harrojmė se nevojitet jo vetėm njė besim mė i madh, por edhe motive tė shėndosha pėr tė mėsuarit, pėr t’i shėrbyer me devoshmėri vendit, populli qė na lindi e na rriti. Kjo ėshtė njė nga shtyllat mė tė forta qė duhet tė ketė ēdo Universitet i yni.

Tė gjithė, dashamirė dhe dashakėqinjė, duhet ta kuptojnė se asnjė e keqe nuk vjen nga arsimi nė gjuhėn kombėtare, sidomos tė njė poppulli relativisht tė vogėl nė numėr. Pėrmes funksionimit afatgjat tė njė institucioni tė tillė, kombėtar, qytetrues dhe human, shqiptarėt do tė mund ta ndjejnė veten tė barabartė nė rajonin ku banojnė, nė kuadrin e bashkėjetesės sė detyruar sot e nė tė ardhmen. Asnjė e keqe nuk i vjen ndokujt nga vetėnjohja dhe krenaria e ligjshme pėr traditat, vlerat dhe tė drejtat, tė cilat ku mė mirė se nė themelet e ‘’GJITHĖMĖSIMORES’’ mund tė mbėshteten dhe tė ruhen e tė zhvillohen! Universiteti i Tetovės do tė ndihet edhe mė i nderuar, kur tė vijnė tė mėsojnė edhe mė tepėr studentė nga vende tė tjera, madje, nė degėt albanologjike, siē ka ndodhur nė Universitetin e Prishtinės e tė Tiranės. Kėshtu palėt do tė njohin e vlersojnė mė mirė ndėrsjelltas njėra-tjetrėn dhe Dialogu do tė jetė edhe mė i frutshėm. Por, nė kėtė kuadėr, natyrisht, pėrparėsi duhet tė kenė kėmbimet kulturore-arsimore midis Tiranės dhe Prishtinės e Tetovės, ku jo vetėm tė ketė proēedura tė rregullta, normale dhe trasparente, por edhe njė unitet mendimi e veprimi, qė jo vetėm t’i lerė prapa praktikat e ngushta e tė dyshimta tė kontakteve tė dikurshme e tė kėmbimit konvencional tė pėrvojės, por tė bėhet promotor pėr zhdukjen e barrierave shpirtėrore, kulturore, ndėrshtetėrore.

Me kushtet e reja tė krijuara nė Kosovė, zgjerohen mundėsitė pėr njė rilindje kulturore dhe arsimore. Ka nė kėtė truall mjaft njerėz tė ditur e me reputacion, qė do tė dinė ta ēojnė pėrpara punėn, me njė organizim mė rezultativ. Ka vėnd pėr nisma intelektuale, por edhe pėr bamirsi nė rrafshin financiar, nė shembullin e burrave tė shquar qė ka nxjerrė kombi shqiptar. Por, natyrisht, i takon shtetit , krahinės, qytetit t’u japė vendin e nderit investimeve pėr arsim, pėr tė mėsuarit, nė Universitetet tona, pėr tė ardhmen e kombit. Pėr forcimin dhe moderizimin e vazhdueshėm tė universitetit shqiptar.
Besoj se emri i profesorėve, shkencėtarėve tanė, do tė dėgjohet edhe mė fort, ashtu si deri sot jo vetėm nė fushėmn e dijes, por edhe pėr fatet e vendit, pėr shoqėrinė, pėr ardhmėrinė e sigurt dhe tė begatė.

Dėshirojmė e tė besojmė se kėshtu Universiteti do tė bėhet vatra mė e dashur pėr bijat e bijtė e popullit, pėr intelektualet. Qė gjithėnjė e mė pak tė marrim udhėn e mėrgimit pėr dituri i diploma. Dhe, madje, tė vijnė gjithėnjė e mė shpesh e tė japin ndihmesėn e tyre bij tė shquar qė ndodhen larg, dhe gjithėnjė e mė tepėr personalitete tė nderuara, akademike, shkencėtare nga universitetet e Europės, Amerikės etj. Dhe, mendoj se, tė punosh nė njė fushė tė hapur si historia dhe gjuh-letėrsia e kombit, e popullit tėnd, nuk ėshtė detyrė vetėm e studentėve dhe akademikėve, por e kujtdo qė i nderon dhe dashuron ato. Dhe e kam ndier gjithmon veten student i Universitetit tė madh Popullor shqiptar! Ky ėshtė njė Universitet qė nuk mund tė mbyllet, tė ndalohet, apo tė rrėzohet!

Teuta Llalla
Mėsusese e gjuhės Shqipe nė gjimnazin e Tetovės (ish-studente nė Universitetit tė Tetovės)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.