Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cdo gje eshte e madhe ne tempullin e favoreve, pervec portave qe jane aq te ulta sa te duhet te zvarritesh per te hyre.
--- de Levis

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Letersi :: Tuneli - Ernesto Sabato
Postuar nga: Henri

Letersi " ...sidoqofte, ekzistonte nje
tunel, ne s'kishte tjeter,
i erret dhe vetmitar, tuneli im."

-Ketu do perpiqem te postoj dy-tre kapituj ne jave nga "Tuneli" -Ernesto Sabato, perkthyer nga origjinali nga Mira Meksi, botimi i II

PS: Qe te mos dekurajoheni, po ju them qe ne fillim qe libri ka 39 kapituj, ca prej tyre krejt te shkurter. (I hapur per komente :-) H.



I.
Mjafton te them se jam Juan Pablo Casteli, piktori qe vrau Maria Iribaren; mendoj se procesi gjyqesor mbahet mend nga te gjithe dhe se shpjegimet e gjata per personin tim nuk jane te nevojshme.
Ndonese nje djall e di se c’duhet te kujtojne njerezit dhe perse duhet ta bejne kete. Ne te vertete, gjithmone kam menduar se nuk ekziston kujtesa kolektive, ajo qe, ndoshta, eshte mbrojtja e species njerezore. Fraza: “Cdo e kaluar eshte me e mire se e tashmja”, nuk tregon se me pare ndodhnin gjera shume te mira, porse – lumturisht – njerezit i kane harruar. S’do shume mend qe nje fraze e tille nuk ka vlere te gjithesishme; une, per shembull, e kam zakon te kujtoj me qejf gjerat e keqia, dhe, sikur e tashmja te mos me ngjante po aq e tmerrshme sa e kaluara, gati do te ma nxinte goja te thosha “Cdo e kaluar qe ca me e keqe akoma”; sjell ndermend kaq shume menxyra, kaq shume fytyra cinike dhe mizore, kaq shume veprime te liga, saqe kujtesa eshte per mua njelloj si ajo drita e frikesuar qe ndricon muzeun e urryer te turpit. Sa e sa here kam ndenjur me ore te tera i derrmuar ne nje qoshe te erret te studios, pasi kisha lexuar ndonje lajm nga kronika policore! Por e verteta eshte se jo gjithmone pjesa me e turpshme e races njerezore shfaqet atje; deri ne nje fare mase, kriminelet jane njerezit me te paster, me te parrezikshem; nuk e them kete ngase une vete kam vrare nje qenie njerezore. Eshte bindja ime e ndershme dhe e thelle. Eshte i demshem nje individ? Zhduke dhe mbaron puna. Kete une e quaj nje veprim te mire. Mendoni sa me e demshme eshte per shoqerine qe ky individ te vazhdoje te filtroje helmin e tij dhe, ne vend qe ta zhdukesh, t’i kunderpergjigjesh efektit te tij duke perdorur gjithfare ligesirash dhe poshtersish te ngjashme me ato te tijat. Per sa me perket mua, e them zemerēelur se jam penduar fort qe nuk i qerova nja gjashte a shtate kesisoj tipash qe njoh.
Nuk duhen shume shpjegime per te vertetuar se bota eshte e llahtarshme. Sidoqofte, do te mjaftonte nje fakt per ta provuar kete; ne nje kamp perqendrimi, nje ish-pianist u ankua se kishte uri, dhe atehere e detyruan te hante nje mi, nje mi te gjalle, ama.
Por nuk eshte kjo tema per te cilen dua te flas tani; ne e sjellte rasti, mund te shtoj dy fjale per kete historine e miut.


II

Sic thashe, quhem Juan Pablo Castel. Mund t’ju linde pyetja se cfare me shtyn te shkruaj historine e krimit tim (nuk di ne thashe se kam bere ne mend te rrefej krimin tim) dhe, mbi te gjitha, te kerkoj edhe botues. E njoh fort mire shpirtin e njeriut dhe kjo me ben te parashikoj se do te mendoni qe me shtyn mendjemadhesia. Mendoni ē’te doni; as qe me behet vone; ka kohe qe s’me behet vone per mendimin dhe drejtesine e njerezve. Keshtu pra, supozoni se po e botoj historine time i shtyre nga mendjemadhesia. Ne fund te fundit, edhe une, si te gjithe njerezit e tjere jam, prej mishi e gjaku, prej flokesh dhe thonjsh, dhe do te me ngjante vertet padrejtesi e madhe qe te kerkonit prej meje, tamam prej meje, cilesira te veēanta; njeriut nganjehere i duket vetja se eshte mbinjeri, deri kur pikas se dhe ai eshte meskin, i felliqur dhe i pabese. S’po e ze ne goje mendjemadhesine; mendoj se askujt nuk i mungon ky motorr i konsiderueshem i Perparimit Njerezor. Me shkulin gazit ata njerez qe hiqen te thjeshte si Ainshtajni, apo te tjere te sėrės se tij; pergjigjja ime eshte: kollaj te jesh i thjeshte kur je i famshem; dua te them te ngjash i thjeshte. Madje, kur kujton se ajo nuk ekziston fare, e zbulon befas ne formen e saj me te sterholluar: mendjemadhesia e thjeshtesise. Sa e sa here ndeshemi me keta soj njerezish! Deri dhe nje njeri, i vertete a simbolik, si Krishti, nxori nga goja fjale qe ia diktonte mendjemadhesia, a te pakten krenaria. E c’te thuash pastaj per Leon Bloyin, qe mbrohej kur e akuzonin per mendjemadhesi, duke argumentuar se u kish sherbyer tere jeten njerezve qe nuk i vinin as tek maja e thoit?
Mendjemadhesia Gjendet atje ku s’ta pret mendja: te miresia, te vetemohimi, te zemergjeresia. Kur isha i vogel dhe dritherohesha nga mendimi se ime ėmė mund te vdiste nje dite (me kohe njeriu arrin te mesoje se vdekja eshte jo vetem e perballueshme, por edhe ngushelluese), as qe me shkonte mendja se ajo mund te kishte te meta. Tani qe ajo nuk eshte mė, them se qe e mire, aq sa mund t’ia dale te jete i mire njeriu. Por me kujtohet, aty nga fundi i jetes se saj, kur tashme isha burre, se si me dhembte shpirti kur zbuloja se pas gjerave me fisnike qe bente, kishte nje fije mendjemadhesie apo krenarie te sterholluar. Kur e operuan nga kanceri, me ndodhi dicka qe i vuri vulen kesaj qe po them. Qė te arrija ne kohe, m’u desh te udhetoja dy dite e dy net pa pushim. Kur qendrova bri shtratit te saj, fytyra e saj si meit me buzeqeshi lehtazi me mundim, me dhembshuri dhe peshperiti disa fjale perdellyese (i vinte keq qe isha lodhur!). Ndjeva mbyturazi brenda meje nje krenari te perzier me mendjemadhesi, qe kisha arritur te vija aq shpejt. Po jua besoj kete te fshehte, qe te gjykoni vete se nuk jam me i mire se te tjeret.
Megjithate, nuk po e rrefej historine, i shtyre nga mendjemadhesia. Po mbase me duhet te pranoj se ka nje note krenarie apo mendjemadhesie. C’eshte ajo manģ qe na shtyn, xhanem, te kerkojme shpjegim per cdo veprim qe ndodh ne jete? Kur e nisa kete rrefim, e kisha bere mendjen top te mos jepja asnje lloj shpjegimi. Kisha deshire te tregoja historine e krimit tim dhe pike; kujt nuk i pelqen, mos ta zere me dore. Po s’ma merr mendja, sepse jane pikerisht njerezit qe bredhin mbas shpjegimeve ata qe jane me kureshtaret, dhe besoj se do te jene te paret qe do te sulen kur ta lexojne gjer ne germen e fundit historine e nje krimi.
Edhe mund t’i mbaja per vete motivet qe me shtyne t’i shkruaja keto faqe rrefimi; por meqe nuk kam ndonje interes te hiqem si eksentrik, do te them te verteten, e cila, vec te tjerash, eshte fort e thjeshte: mendova se, tani qe jam i famshem, ato mund te lexoheshin nga shume njerez; dhe, ndonese nuk ka m shume iluzione per farėn njerezore ne pergjithesi dhe per lexuesit e ketyre rreshtave ne vecanti, prapeseprape me rri ndezur nje fije shprese se dikush do te arrije te me kuptoje. EDHE SIKUR TE JETE NJE NJERI I VETEM.
“E perse nje fije shprese, - mund te pyese dikush, - kur doreshkrimi ka per t’u lexuar nga tere ata njerez?” Kjo eshte nga ato soj pyetjesh qe une i quaj fare te kota. E megjithate, duhen parashikuar, sepse njerezit, nje me dy e pyetje te kota bejne, pyetje qe s’do shume mend per te kuptuar se jane te panevojshme. Mund te flas e te uleras perpara nje turme prej njeqind mije rusesh: askush nuk do e merrte vesh. Kuptoni se c’dua te them?
Ishte nje njeri qe mund te me kuptonte. Por ishte tamam njeriu qe vrava.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.