Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Francezet jane xheloz per te dashurat e tyre, e asnjehere per grate e tyre.
--- Casanova

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Shqipėria etnike nuk ėshtė kėrcėnim nė rajon
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Administrata ndėrkombėtare ka dėshtuar nė Kosovė. Fuqitė botėrore zbatojnė politikė tė gabueshme nė Ballkan. Nė Maqedoni, shqiptarėt nuk arritėn ta kurėzojnė luftėn nė sukses politik. Vendimmarrėsit ndėrkombėtarė i pėrshkon njė injorancė dhe njė psikologji e ēuditshme dhe e gabuar ndaj ēėshtjes shqiptare, thotė Dr. Noel Malcolm.

Zoti Malcolm, para disa kohėsh keni qėndruar nė Kosovė. Sa ka ndryshuar Kosova nga qershori i vitit 1999?
Noel Malcolm: Para disa muajsh isha nė Prishtinė dhe nė Prizren, ku pėrjetova ndjenja tė pėrziera. Kėto ndjenja i kam pasur edhe mė herėt pas periudhės sė pasluftės. Shkalla e rindėrtimit fizik tė vendit, qė pėrfshin iniciativat private tė njerėzve, ėshtė impresionuese. Ėshtė bėrė njė punė e madhe e rindėrtimit tė fshatrave, tė qendrave tė qyteteve dhe pjesėve tė tjera. Kjo punė qė ka pėrfshirė gjetjen dhe investimin e parave tė kėtyre njerėzve flet pėr njė energji tė vėrtetė tė tyre pėr tė punuar. Krijova ndjenjėn se e tėrė ajo qė ishte e vlershme mbėshtetej nė nivelin privat. Nė fushėn ekonomike ekzistonte njė afarizėm i madh i shprehur nga njerėzit. Pra, biznesi i vogėl ka lulėzuar dhe kjo tregon pėr energjinė e kėtij populli. Por, fotografia e madhe e ekonomisė ėshtė mjaft e tmerrshme. Kur sheh statistikat qė tregojnė se mbi 50 pėr qind e popullsisė ėshtė e papunė, atėherė e ke tė qartė se kėtu ekziston njė ekonomi qė nuk funksionon si duhet. Pa pėrparim tė vėrtetė nė ekonomi, tė gjitha gjėrat e tjera do tė jenė tė dobėta dhe tė gjithė vuajnė. Kjo ėshtė pėrshtypja ime e pėrgjithshme.

Nga kjo qė thatė duket se ju nuk jeni i impresionuar nga puna qė ėshtė dashur ta bėjė pushteti nė Kosovė, qoftė ai ndėrkombėtar apo vendor?
Noel Malcolm: Vėrtet nuk e di se ku duhet tė vendoset pėrgjegjėsia pėr gjendjen e ekonomisė sė Kosovės nė kėtė moment. Mund tė jetė qė shkaku ėshtė te organizimi i keq i ekonomisė, por nuk jam nė gjendje tė kritikoj detajet e asaj ēka ka bėrė apo ēka nuk ka bėrė administrata. Por, e kuptoj problemin fondamental. Kosova ėshtė nėn njė protektorat ndėrkombėtar, nė njė pozitė afersisht koloniale ku fuqia protektore refuzon tė zgjidhė ēėshtjen esenciale afatgjatė tė statusit. Kjo ka efekt tė drejtpėrdrejtė nė ekonomi. Ka efekt pėr arsye se statusi nuk ėshtė vetėm njė gjė abstrakte, por ka pasoja praktike pėr ligjet, veēanėrisht pėr ligjet, tė cilat ndikojnė nė aktivitetin ekonomik. Kėtė e kemi parė nė ēėshtjen e privatizimit, tė doganave dhe tė tatimeve. Dhe, mė nė fund, statusi ka tė bėjė edhe me investimet afatgjata dhe me tregtinė. Sikur dikush tė planifikonte investim afatgjatė nė ndonjė vend tė Europės Lindore, mund tė mendohet se Kosova ėshtė vend me pėrparėsi pasi nė Kosovė ka shumė njerėz tė rinj tė talentuar. Por, aty nuk do tė investohet paraja pėr arsye tė josigurisė sė ligjeve apo pasigurisė nė lidhje me gjasat e fitimin. Pra, ēėshtje kryesore janė pronėsia qė pėr investitorėt implikon humbjen dhe fitimin. Dhe, nėse nuk dihet se kush do tė jetė autoriteti final i kėsaj fushe, atėherė nė kėtė territor nuk do tė investohet. Sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, arsyeja kryesore e dėshtimit tė ekonomisė sė Kosovės ėshtė nė dėshtimin e fuqive tė Perėndimit qė tė merren me ēėshtjen e statusit.

Fuqitė perėndimore, sipas marrėveshjes, e kanė pėr detyrė tė zhvillojnė demokracinė dhe me kėtė edhe ekonominė e Kosovės. Nė kėtė drejtimi ju thoni se ata kanė dėshtuar?
Noel Malcolm: Ata, padyshim, kanė dėshtuar nė rindėrtimin e ekonomisė dhe ky dėshtim ilustrohet me papunėsinė.

Njerėzit si dhe politikanėt nė Kosovė mendojnė se kėto probleme tė ekonomisė zgjidhen me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Si e shihni ju kėtė qėndrim?
Noel Malcolm: Nuk mendoj qė pavarėsia vetvetiu garanton ekonomi tė mirė. Por, mendoj qė dėshtimi qendron nė mungesėn e sqarimit se cili do tė jetė statusi afatgjatė i Kosovės. Nga kjo rezulton ekonomia e dobėt. Dėshtimi pėr t'u marrė me kėtė ēėshtje garanton se nuk do tė ketė investime afatgjata nė rajon dhe garanton edhe shumė probleme tė tjera ekonomike. Natyrisht, vetėm duke u pavarėsuar, njerėzit nuk do tė pasurohen, por sė paku do tė evitohet problemi thelbesor i ekonomisė. Askush nuk duhet tė zhvillojė ndonjė lloj tė fantazisė sė pavarėsia do tė zgjidhė problemet me shkop magjik. Pavarėsia nuk ėshtė e rėndėsishme vetėm pėr ekonominė, por ėshtė e rėndėsishme edhe pėr tė drejtat politike dhe qytetare tė shqiptarėve tė Kosovės. Madje, unė mendoj se sikur edhe tė dėshtohej edhe mė tutje nė ekonomi, pavarėsia ėshtė shumė e rėndėsishme
pėr Kosovėn.

Sot gjėrat kanė ndryshuar shumė nė Kosovė, ku gjendja ėshtė shumė mė ndryshme, mė e favorshme se ajo e para vitit 1999. Pse, atėherė, komuniteti ndėrkombėtar heziton nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės?
Noel Malcolm: Pjesa mė e madhe e pėrgjigjes ėshtė se komuniteti ndėrkombėtar nuk njeh pavarėsinė e Kosovės pėr shkak tė inercionit dhe tė psikologjisė sė politikanėve dhe diplomatėve, tė cilėt mendojnė pėr kėto ēėshtje. Psikologjia e tyre thotė: ne frikėsohemi tė rrezikojmė. Pra, kanė frikė se duke bėrė diēka tė tillė krijojnė pasoja tė cilat e destabilizojnė situatėn. Ata imagjinojnė se ndėrrimi i kursit nė drejtim tė pavarėsisė mund tė jetė i rrezikshėm, ndonėse nuk e dine se cilat janė pasojat, por kanė frikė nga reagimet e tmerrshme nga Beogradi apo nga reagimet e fuqive tė tjera nė rajon. Ndjenjat u thonė atyre se nuk duhet bėrė asgjė dhe se duhet mbajtur status quo-nė, siē ėshtė tani. Kėta politikanė dhe diplomatė e dinė se ēfarė kanė para vetes dhe kėshtu ndihen tė rehatshėm, edhe pse e dinė se kjo nuk ėshtė rruga mė e mirė. Por, kjo ėshtė gjendja me tė cilėn ata mund tė merren mė sė miri. Unė mendoj se kjo psikologji ėshtė tėrėsisht e gabuar. Ata nuk e dinė se ekziston njė rrezik i qartė nga tė mbajturit e gjendjes kėshtu si ėshtė.

Nuk e kuptojnė se kjo situatė ēon nė gjendje tė rėndė tė ekonomisė, qė e thashė mė parė, dhe as qė e kuptojnė se nė perspektivėn afatgjatė krijohet edhe destabilizim politik. Pastaj, gjendja e Status Quo-sė nuk pėrmirėson marrėdhėniet as me Serbinė, e cila mė nė fund do tė jetė fqinji i Kosovės. Njė situatė ēfarėdo ėshtė u jep mundėsi forcave radikale nacionaliste tė Serbisė qė tė vazhdojnė tė luajnė kėtė lojė duke e marrė nėpėr gojė rėndėsinė e Kosovės qė kinse ka pėr ta. Nė planin afatgjatė kjo politikė do tė ketė ndikime tė kėqija edhe pėr politikanėt shqiptarė nė Prishtinė, pasi qė ata janė futur nė njė pozitė tė kuazipushtetit, ndaj tė cilėve imponohen kushte, ku pėr shembull UNMIK-u u thotė se nuk dėshiron qė kėta tė merren me kėtė ēėshtje. Nė pėrgjithėsi kjo krijon kushte tė rėnda tė veprimit pėr politikanėt shqiptarė nė Prishtinė. Duke e mbajtur situatėn siē ėshtė tani, kjo do tė ēojė nė njė kohė kur edhe pasojat do tė jenė mė tė rėnda. Kjo ėshtė psikologjia e diplomatėve dhe politikanėve perėndimorė, tė cilėt janė tė verbėr. Ata kanė krijuar rehati dhe duan tė mos ndryshohet kjo situatė.

Sipas jush, ende nuk pritet ndonjė iniciativė serioze qė do tė zgjidhte ēėshtjen e Kosovės njėherė e
pėrgjithmonė?
Noel Malcolm: Pėr fat tė keq, jo. Njerėzit qė janė mjeshtėr apo ekspertė tė vėrtetė tė inercionit janė
europianėt. Ėshtė kėshtu pėr arsye se Europa nuk ėshtė njė shtet me njė qeveri, por ajo ėshtė njė komision masiv i shteteve dhe gjithmonė do tė jetė gjysmė e paralizuar nga mospajtimet e brendshme. Europianėt mė shumė krijojnė paraliza se sa hapin rrugė. Fuqia e vetme, e cila kohė pas kohe i ka shtyrė gjėrat pėrpara, janė SHBA-tė. Kėtė e kemi parė nė Bosnjė, ku edhe pas tri viteve tė luftės, europianėt nuk dėshironin tė ndėrronin asgjė. Lufta u ndal vetėm atėherė kur amerikanėt vendosėn tė intervenojnė pėr ta ndalur luftėn, tė cilėn punė e bėnė brenda pak kohe. Kėtė e kemi parė edhe nė rastin e Kosovės, kur Madeleine Albright i shtynte udhėheqėsit europianė tė pėrkrahin vendimin amerikan. Kurse tashti, pėr fat tė keq, amerikanėt janė duke menduar pėr gjėra tė tjera. Ajo qė po ndodh sot me politikėn amerikane, mė duhet tė them se nuk ėshtė vetėm pėr shkak tė pasojės sė 11 shtatorit apo Bin Ladenit.

Me momentin e ardhjes sė Bushit nė pushtet, nė Uashington kanė filluar ndryshimet e politikės sė jashtme amerikane. Njerėzit qė e kėshillojnė Bushin mendojnė se Ballkani mė nuk ėshtė problem i madh dhe se nė kėtė rajon nuk duhet koncentruar aq shumė. Ata mendojnė se ky koncentrim duhet orientuar nga Kina, nga Lindja e Mesme. Kėto ndryshime patėn filluar edhe para 11 shtatorit. Nė Departamentin e Shtetit, zyra pėr Ballkanin ėshtė degraduar shumė dhe ka hyrė nė zyrėn pėr Europėn, brenda sė cilės funksionon si seksion. Pra, nuk duhet ta fajėsojmė Bin Ladenin pėr tė gjitha kėto ndryshime. Ka ekzistuar njė ide e ndryshimeve nė karakterin afatgjatė tė interesit amerikan, i cili tashti po jetėsohet. Nėse amerikanėt nuk e vėnė nė rend dite ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, as Evropa nuk do ta bėjė kėtė.

Si e shihni politikėn e jashtme tė SHBA-ve dhe tė Britanisė sė Madhe nė kėtė kontekst?
Noel Malcolm: Politika e jashtme e Blair-it, gjatė viteve tė fundit, ka qenė e lidhur ngushtė me atė tė SHBA-ve. Kjo politikė e tillė e jashtme ėshtė shprehur ndaj Afganistanit dhe Irakut. Nuk besoj se njė politikė e tillė, ngushtė e lidhur njėra me tjetrėn, zbatohet nė lidhje me Ballkanin. Pėrshtypja ime ėshtė se politika e qeverisė sė Blair-it u bė pro amerikane dhe u nda nga ato tė qeverive kryesore tė Evropės, kur ėshtė fjala pėr Afganistanin dhe veēanėrisht pėr Irakun. Por, nuk mund tė themi tė njėjtėn gjė pėr Ballkanin. Kėtu shprehet e kundėrta. Sa i pėrket Ballkanit, sidomos Kosovės, politika britanike ka lėvizur prapa, nė drejtim tė pozitės sė shteteve tė tjera europiane. Kėtė e kemi pare kur britanikėt me tė madhe e pėrkrahėn iniciativėn e Solanės pėr "qortimin" publik qė i bėri Malit tė Zi duke e detyruar tė qėndrojė me Serbinė nė kėtė union artificial. Ky ėshtė njė episod i turpshėm i historisė sė re tė diplomacisė britanike. Derisa Charles Crawford ishte pėrfaqėsues diplomatik nė Beograd, sa i pėrket Ballkanit, nė njė mėnyrė, u bė njė lėvizje prapa nė drejtim tė politikės qė ishte mė shumė si kontinuitet me diplomacinė tradicionale tė Foreign Office-it britanik.

Kjo politikė supozon se Beogradi ėshtė pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i rajonit. Po ashtu ėshtė supozuar se pavarėsia e Kosovės dhe e Malit tė Zi e destabilizon rėndė Beogradin. Kjo ēėshtje i ka shkuar pėr shtat disa fuqive ekzistuese europiane, ta zėmė, siē ėshtė Franca. Praktikisht, Britania e Madhe gjatė viteve tė fundit, sa i pėrket Kosovės, nė krahasim me politikėn amerikane, ka lėvizur prapa. Megjithate, nuk jam shumė i sigurtė qė Britania ka ndikim tė madh nė Ballkan. Por, pėr shkak tė politikės sė ngjashme me SHBA-tė nė lidhje me Irakun, Britania e Madhe nga fuqitė e tjera evropiane nuk shihet me ndonjė simpati tė madhe. Pėr fat tė keq kjo ua ka mundėsuar Francės, Gjermanisė dhe Italisė qė tė bashkohen nė atė grupin e tyre pėr t'u pėrqafuar mė shumė dhe pėr tė krijuar njė politikė tė jashtme pa u merakosur shumė se ē'thotė Britania e Madhe. Eksperienca nė drejtim tė krijimit tė politikės sė jashtme europiane gjatė viteve tė fundit ėshtė e keqe. Ka pasur pėrplasje mes kėtyre europianėve dhe amerikanėve, tė cilėt nė anėn e tyre i kanė pasur britanikėt. Kjo edhe ka shėrbyer si tendencė e re pėr Francėn, Gjermaninė dhe disa vende tė tjera tė vogla, qė tė formojnė njė grup, nga i cili do tė dilte politika e jashtme.
Megjithatė, Britania e Madhe mbetet shtet shumė i rėndėsishėm pėr arsye se ka armatė shumė profesionale dhe kjo e bėn tė rėndėsishme nė NATO dhe nė ēdo aktivitet tė ruajtjes sė paqes apo tė ndonjė forme tjetėr. Pėr disa vite me radhė nė Bruksel ka ekzistuar njė ndjenjė se Ballkani ėshtė njė rajon ku europianėt mund tė kenė disa iniciativa. Kėshtu edhe sot mendojnė disa burokratė tė Unionit Evropian tė cilėt ndihen shumė krenarė me pėrfshirjen europiane nė Maqedoni. Ata thonė se ky ėshtė shembulli mė i mirė qė tregon se ēka mund tė bėjnė europianėt. Ata Maqedoninė e marrin si njė vend ku testohet politika e jashtme europiane. Por, unė nuk mendoj se kėta janė tė inkurajuar nė drejtim tė ndėrtimit tė poltikave afatgjata. Kjo ėshtė njė qasje burokratike.

Para pak kohėsh Unioni Europian ka dhėnė disa indikacione se ėshtė duke u menduar nė drejtim tė
pėrfshirjes sė rajonit tė ish-Jugosllavisė nė kėtė bashkėsi. Ēfarė domethėnie ka kjo?
Noel Malcolm: Ideja qė njė ditė nė kėtė rajon tė ndodhė integrimi ėshtė njė gjė e mirė. Tė mos ketė kufij dhe njerėzit tė lėvizin tė lirė dhe tė gjejnė punė e tė vendosėn pėr tė jetuar aty ku dėshirojnė - kjo ėshtė po ashtu pozitive. Nė kėtė moment kjo ėshtė vetėm njė element i fantazisė. Ky ėshtė njė prospekt i njė periudhe tė gjatė. Kur sot Unioni Europian flet pėr njė mėnyrė apo tjetėr nė lidhje me integrimin e Ballkanit, fitohet pėrshtypja se nuk mendohet pėr absorbim afatgjatė. Ata mendojnė pėr njė status disi si tė klasit tė dytė, por me lidhje tė ngushta. Diēka si me njė status tė asociacionit. Tani mė ėshtė krijuar mendimi se zgjerimi i Unionit Evropian ėshtė duke u tepruar dhe se nuk duhet vazhduar pėr shkak tė krijimit tė problemeve tė mundshme. Duke e pasur parasysh kėtė fakt, unė kam dyshim qė futja e Ballkanit nė Union do tė ndodhė shpejt. Por, momentalisht mendohet se statusi i shkallės sė dytė do tė jetė mjaft atraktiv. Nuk duhet tė ekzistojė njė imagjinatė se kėto vende do tė hyjnė automatikisht nė Unionin Evropian. Njerėzit qė marrin vendime tė kėsaj ēėshtjeje kanė pushuar sė menduari se kjo gjė do tė ndodhė shpejt.

Duket se Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Milosheviēit. Ai ka shkuar, por idetė nacionaliste ende paraqesin fuqinė prapa procesit tė vendimmarrjeve politike. Si i shihni ju kėto zhvillimet nė Serbi?
Noel Malcolm: Keni tė drejtė. Serbia nuk ka ndryshuar nė kėtė aspekt, por ajo mė nuk paraqet rrezik nė njė tė ardhme tė afėrme si mė parė. Nuk do tė ndodhė qė armata serbe tė pushtojė Kosovėn vetėm pse Shesheli tani ėshtė mė i fuqishėm nė Parlament. Problemi me Serbinė ėshtė nė ngecjen e saj. Ėshtė me rėndėsi pėr tė gjithė qė Serbia tė shėnojė pėrparim dhe kėtė nuk duhet harruar. Pėrparimi ėshtė me rėndėsi pėr Kosovėn, Bosnjėn, pėr tė gjithė, por mė sė shumti pėr serbėt. Pėr aq kohė sa Serbia stagnon kėshtu politikisht, pėr aq kohė problemet e rajonit do tė mbeten tė pazgjidhura. Kjo ngecje ndodhė pėr shkak tė politikanėve tė marrė tė Perėndimit, tė cilėt mendojnė se nuk mund tė bėhet gjė pa lejen e Serbisė. Por, mė fund, Serbia ėshtė njė fuqi ushtarake me pozita strategjike dhe nuk mund tė injorohet tėrėsisht. Por, procesi i vėrtetė nė demokracinė e Serbisė do tė jetė fitimprurės pėr tė gjithė. Suksesi i radikalėve nė zgjedhjet e parakohshme nė Serbi ėshtė njė punė e mirė, pasi qė u bė mė publik dhe mė qartė fakti se ē’ka ka ndodhur dhe ēka nuk ka ndodhur nė Serbi. Europianėt mendonin se vetėm Koshtunica ėshtė democrat dhe vetėm ai e pėrfaqėson progresin dhe ai krahasohej vetėm me Milosheviēin.

Pra, Koshtunica pėrfaqėsonte ndryshimet e njė drejtimi tė ri. Dhe, kėshtu injorohej vija e fortė e nacionalizmit serb. Kur tashti Shesheli dhe partia e tij krijojnė lajmet pėr faqet e para tė shtypit, lind njė funksion i dobishėm. Ky fakt i meson njerėzit nė Perėndim tė mendojnė pėrsėri pėr gjėrat qė nuk kanė ndryshuar dhe pėr ato qė kanė ndryshuar nė Serbi. E vėrteta ėshtė se fare pak ėshtė bėrė ndryshim. Popullariteti i Koshtunicės, nė radhė tė parė, vinte nga forcat nacionaliste, tė cilat pėr shumė vite e pėrkrahėn Milosheviēin, qė ėshtė njė lloj elementi i politikės sė Dobrica Qosiqit. Nė rend tė dytė vinte pėrkrahja nga armata, ku Koshtunica kishte lidhjet e tij. Kjo ka qenė pamja qė ka penguar zhvillimin demokratik tė politikės nė Serbi. Prandaj, shumė gjėra nuk kanė ndryshuar. Besoj se tani Perėndimi mund ta shohė kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė qartė.

Natyrisht, pos problemit tė Serbisė, nė Ballkan ekziston edhe njė problem tjetėr qė ėshtė Maqedonia dhe tė cilin nuk duhet injoruar. Edhe pėrkundėr luftės dhe gjithė atyre marrėveshjeve, punėt aty nuk shkojnė siē duhet as nė rrafshin politik e as nė atė ekonomik. Pajtoheni ju me kėtė?
Noel Malcolm: Pajtohem qė Maqedonia ėshtė problem i madh, tė cilin nuk duhet injoruar. Problemi i sllavėve kundėr shqiptarėve, pėr fat tė keq, nuk ėshtė i vetmi problem qė ka Maqedonia. Shumica e problemeve tė Maqedonisė do tė ishin mė tė lehta pėr t'u zgjidhur sikur ekonomia tė ishte siē supozohet tė ishte. Maqedonia ka qenė viktimė e faktorėve tė ndryshėm ekonomikė. Sė pari filloi me politikėn idioteske tė Greqisė, e cila nė fillim tė nėntėdhjetave me paragjykimet e saj provoi ta bllokojė Maqedoninė nga investimet e jashtme. Por, unė mendoj se forcat e brendshme politike, brenda vetė sllavėve maqedonė, dėshtuan nė drejtimin e reformimit tė structures ekonomike. Sa i pėrket shqiptarėve dhe sllavėve, unė nė kėtė rast nuk mund ta parashohė ardhmėrinė. Kėtu e shoh vetėm tė tanishmen, por mė shumė tė kaluarėn pasi qė jam historian.

Por, nuk ka mjaft pėrparim qė do tė mė shtynte tė mendoj pozitivisht se mund tė bėhet mė shumė. Nė Maqedoni duhet tė plotėsohen marrėveshjet. Nė ditėt e sotme, pėr tė ndezur konflikt, ka nevojė vetėm pėr disa njerėz aktivė. Nė veēanti, ky ėshtė problemi i Maqedonisė. Por, ēėshtjen duhet shikuar jo vetėm nga aspekti politik, por duhet shikuar se kush dėshiron qė konfliktin politik ta shndėrrojė nė konflikt tė armatosur dhe cilat janė pėrparėsitė qė ata mendojnė se do t'i pėrfitojnė nga kjo. Ka njerėz nė anėn e sllavėve maqedonė, tė cilėt mendojnė se konfliktet e dhunshme bėhen pėr pėrfitime politike. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė thėnė pak, jo vetėm nė media, por edhe mė gjėrė. Nė anėn tjetėr, nė atė tė shqiptarėve, ata qė iu rrekėn konfliktit tė armatosur, nuk e ēuan deri nė vend strategjinė e tyre tė armatosur, pasi qė nuk e ndryshuan situatėn politike ashtu siē e ndryshojnė luftėrat zakonisht. Pa marrė parasysh se ēfarė ka ndodhur. Megjithatė, unė mendoj se njė konflikt i tillė mė nuk duhet tė pėrsėritet. Kjo nuk do tė ishte mirė as pėr shqiptarėt e Maqedonisė, as pėr ata tė Kosovės. Unė mendoj qė nė mėnyrė tė pėrgjithshme politikanėt, nga tė dy anėt e kufirit, e kuptojnė kėtė problem.

Disa njerėz nė Perėndim, ndoshta edhe disa qeveri, kur flitet pėr shqiptarėt apo pėr Maqedoninė dhe Kosovėn, atyre menjėherė u shkon mendja te "Shqipėria e Madhe". Pse njė mendim i tillė nuk ndryshon ende?
Noel Malcolm: Ėshtė kėshtu pėr arsye se psikologjia e disa shkollareve dhe e politikanėve tė Perėndimit ėshtė e lidhur me injorancėn e tyre. Ata mendojnė se "Shqipėria e Madhe" ėshtė njėsoj si Serbia e Madhe, e cila ėshtė diēka qė ėshtė absorbuar nga ndėrdija e botės. Ata nuk e dinė se kjo frikė nga "Shqipėria e Madhe" stimulohet nga lobistėt serbė, tė cilėt vazhdojnė tė propagandojnė "rreziqet e Shqipėrisė sė Madhe" dhe kjo pėr Perėndimin injorant tingėllon nė mėnyrė frikėsuese. Mirėpo, pėr tė elaboruar kėtė ēėshtje duhet qė ta ndajmė nė dy pjesė. Sė pari, a ekziston njė mundėsi reale pėr njė Shqipėri tė tillė? E dyta, nėse do tė ndodhte, a do tė ishte kjo njė kėrcėnim pėr Ballkanin? Pėrgjigja pėr kėtė pyetje ėshtė: Jo. Unė mendoj qė Shqipėria etnike nuk do tė ishte kėrcėnim pėr askėnd. Unė nuk besoj qė njė pjesė e Maqedonisė, Kosova dhe Shqipėria, tė gjitha sė bashku, do tė krijonin ndonjė superfuqi ushtarake. Pėr superfuqi ushtarake duhet tė ekzistojė njė superfuqi ekonomike. Unė nuk e shoh kėtė kombinim tė kėtyre vendeve tė varfra si ushtarakisht kėrcėnuese pėr askėnd. A do ta fillonte kjo Shqipėri luftėn me Greqinė? Vetėm tė mendosh kėshtu, ėshtė marrėzi.
Kėsaj ēėshtjeje do t'ia shtoja edhe pyetjen e tretė. Ku ekziston problemi kundėr bashkimit nė njė shtet? A ėshtė kjo kundėr tė drejtės ndėrkombėtare? Pėrgjigja ime ėshtė se kėtu nuk ka asnjė problem. Rasti i bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet nuk mund tė refuzohet as nė bazė ligjore. Ka shumė shembuj ku shtetet janė bashkuar apo kanė menduar tė bashkohen. Gjermania perėndimore dhe ajo lindore paraqesin rast tė veēantė. Kur pėrfundoi komunizmi, Moldavia, ku popullsia ėshtė kryesisht rumune, dhe e cila ishte ndarė nga pjesa e Rumanisė nga Stalini, ēdokush nė Perėndim mendonte se tashti kėto dy shtete do tė bashkohen automatikisht. Por, a protestoi dikush nė qeveritė perėndimore pėr kėtė "rrezik" tė madh. Jo. Ata menduan se kjo ėshtė punė e natyrshme. Pra, duke u bazuar nga ky argument, unė nuk shoh asnjė tė keqe nė rastin e bashkimit tė territoreve shqiptare.

T'i kthehemi pyetjes sė parė. A ėshtė reale mundėsia e bashkimit? Pėrgjigja ime ėshtė: Jo. Ndarja e gjatė kohore me kufijtė e Kosovės me Shqipėrinė ka ēuar nė dy zhvillime tė ndryshme kulturore tė kėtyre dy vendeve dhe kėto dallime nė disa raste janė tė mėdha. Secila kulturė politike ka formuar personelin, infrastrukturėn dhe interesat e saja. Do tė jetė vėshtirė qė tė kombinohen kėto dy anė pėr arsye se krijohen parregullsi. Madje, mendoj se as qė ka vullnet tė gjėrė popullor pėr kėtė ide dhe as qė ka ndonjė skenar real politik. Mua shpesh mė pyesin politikanėt amerikanė dhe britanikė se a duan shqiptarėt tė bashkohen nė njė shtet? Pėrgjigjen qė ua jap unė ėshtė se varet si parashtrohet pyetja. Unė u them atyre: nėse i pyesni shqiptarėt e veriut, nė tė dy anėt e kufirit, pėr kėtė ēėshtje, ata menjėherė do ta bėjnė me dije se sa padrejtėsi e madhe i ėshtė shkaktuar popullit shqiptar. Nėse i pyet shqiptarėt e Kosovės, pasi qė Kosova tė jetė pavarėsuar dhe ata tė Shqipėrisė, nėse nė referendum do tė votonin pėr bashkim, pėrgjigjen qė e marr unė nga ata ėshtė negative. Por, idealisht, sikur tė mos ishin pengesat e zhvillimeve tė ndryshme, tė gjithė do tė kishin votuar pėr bashkim tė kėtyre dy territoreve. Unė kėtė pyetje e kam bėrė nė Tiranė dhe nė Prishtinė, prandaj mendoj se nuk ka realitet pėr kėtė dėshirė. Arsyeja qė kjo qėndron brenda diskutimeve, kur nė Perėndim debatohet pėr Kosovėn, ėshtė pėr shkak tė rezultatit tė injorancės dhe paragjykimeve, por edhe suksesit tė disa grupeve tė lobingut antishqiptar.

Sė fundi dėgjohen zėra rreth "pavarėsisė sė kushtėzuar" pėr Kosovėn. Ēfarė do tė thotė kjo nė
realitet?
Noel Malcolm: Pavarėsia e kushtėzuar ėshtė njė frazė, tė cilėn nė pėrdorim e ka futur Paul Williams, avokat nė Uashington. Ai e ka shpjeguar domethėnien e saj nė njė botim tė rėndėsishėm nė Uashington, ku foli pėr tė ardhmen e Kosovės. Kjo ide, pastaj, u vazhdua nga organizata tė rėndėsishme, siē ėshtė ICG (International Crisis Group - Grupi i Krizave Ndėrkombėtare). Kjo ide u pranua edhe nga njerėz, siē ėshtė Richard Goldstone. Por, ajo qė Williams mendoi, ishte se duhet parashtruar disa kushte tė veēanta, tė cilat do tė ishin mė tė thjeshta dhe mė tė kuptueshme qė sot pėrshkruhen me fjalėn "standarde" dhe, pastaj, tė thuhet se kur Kosova i ka pėrmbushur kėto kushte, do tė bėhet e pavarur. Por, kam vėrejtur, duke lexuar nė media, se shumė njerėz tashti flasin pėr pavarėsinė me kusht nė njė mėnyrė tjetėr, ku ata mendojnė se duhet tė ketė pavarėsi, por me disa kushte, tė cilat, nėse nuk respektohen, pavarėsia revokohet. Kjo nuk ėshtė ajo qė ka pasur ndėrmend Paul Williams.

Atė qė deshi Williams ta shpjegojė ishte se kushtet vijnė sė pari, dhe kur ato plotėsohen, pason pavarėsia, qė nėnkupton sovranitetin. Pavarėsia nuk ėshtė diēka, tė cilėn dikush vjen dhe ta merr. Unė e kam pėrkrahur idenė e Paul Williams-it. Puna e kėtyre standardeve ėshtė nė rregull, por nuk ka ndonjė pasojė tė ngjitur me to. Nuk dihet se ē’ka do tė ndodhė pas pėrmbushjes sė standardeve. Kėtu duhet tė kemi parasysh se cili ėshtė argumenti dhe cila ėshtė mėnyra e paraqitjes sė ēėshtjes. Njerėzit i pėrziejnė nocionet kur flitet pėr pavarėsinė e kushtėzuar. Nė njė intervistė timen nė Prishtinė, kam folur pėr "Conditional Independence", pėr tė cilėn kam menduar se do ta pėrkthejnė si "pavarėsia e kushtėzuar". U alarmova kur pashė tė nesėrmen se intervista ishte botuar me kėtė nocion tė pėrkthyer si "pavarėsia e kufizuar", e cila gjė nuk ėshtė aspak ajo qė e kam pasur nė mend.

Dr. Noel Malcolm ėshtė publicist, historian dhe akademik. Malcolm ėshtė autor i librit "Kosova - njė histori e shkurtėr", qė konsiderohet tė jetė libri mė autoritativ pėr historinė e Kosovės. Ai ėshtė autor edhe i disa librave tė tjerė me vlerė tė lartė akademike. Noel Malcolm ėshtė punėtor shkencor dhe ligjėrues nė All Souls College nė Universitetin e Oksfordit. Malcolm ėshtė edhe kryetar i Shoqatės Anglo-Shqiptare nė Britaninė e Madhe.

Intervistoi: Daut Dauti
Shekulli, 27/01/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.