Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ta ban rrafsh, ka qef me t'dalė kodėr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 121 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Gjenerata e Re Shqiptare demonstron ndaj dhunės helene nė Nju Jork
Postuar nga: Skampa

Emigracion Gjenerata e Re Shqiptare ndergjegjesimi per detyren historike qe ato kane perpara. Gjenerata e Re Shqiptare i thotė JO ksenofobisė helene, diskriminimit helen, shovinizmit helen, politikės kundra Shqiptare tė zbatuar nga qarqet helene ndaj shqiptarėve !!!

Nė "Dag Hammarskjold Plaza", ose sheshi i marrė me "qera" nga shqiptarėt e Amerikės, sheshi demostratave nė Nju Jork, rruga numėr 47-tė, nė qėndrėn, e qytetit tė Manhatenit, ballpėrball me ndėrtesėn 55 katėshe tė Kombeve tė Bashkuara, dje ishte sheshi ku zhvillua Demostrata Paqėsore, e organizuar nga organizata e tė rinjėve shqiptarė, nė Amerikė "New Albanian Generation".

Dhuna dhe dsikriminimi klasik i grekėrve, deri tek vrasjet brutale, ndaj emigrantėve tė pafajshėm shqiptarė, i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar tė rinjėt shqiptarė, tė bėjnė thirrje tė ēohen fuqishėm dhe tė dėnojnė kėto veprime qė janė nė kundėrshtim me te gjitha normat, e kartat ndėrkombėtare pėr lirit e tė drejtat e njeriut si: Karta e Kombeve tė Bashkuara pėr Emigratėt. Atyre (tė rinjeve) nė Demostratėn Paqėsore iu bashkėngjitėn edhe njė pjese e mirė e atdhedashėsve e demokratėve shqiptarė nė Amerikė. Megjithatė, thonė kėta demostrues, n.q.s. pėr njė familje shqiptare dhe pėr tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė, ėshtė njė ditė zije, pėr botėn e qyteruar mbetet njė turp i madh, kur sheh se qytetarėt e njė vendi me tradita e zakone tė hershme, kulturė e histori perendimore trajtohet dhe diskreminohet si qytetar tė dorės sė fundit, pikėrishtė, nė shekullin e ri XXI- nė kėtė Millenium. Kėshtu, tė nxitur nga Gjenerata e Re Shqiptare, ata nuk harrojnė kurr 23 shtatorin 2003, pikėrisht atė ditė, kur njė i ri shqiptar, Vullnet Bytyēi u vra nga njė ushtar grek nė kufirin greko-shqiptarė, vetėm e vetėm, se ishte shqiptar.

Hasan Metuku, sekretar i organizatės "New Albanian Generetion" i cili, mbajti fjalėn kryesore, tha se: “… Ne jemi kėtu pėr tė ngritur zėrin tonė nė mbrojtje tė mė shumė se shtatėqint e pesdhjetė mijė shqiptarėve, vėllezėrve dhe motrave tona, qė politika anti - shqiptare e rregjimeve komuniste e socialiste i detyroj qė tė arratisen nga vendi ynė dhe tė shkojnė e tė punojnė si skllevėr nė Greqi. Ne jemi kėtu pėr tė protestuar kundėr torturave dhe trajtimit ēnjerėzor tė zbatuara nga agjensitė qeveritare Greke, dukė filluar nga Ministria e Brendshme deri tek ajo e Emigracionit dhe ēėshtjeve sociale.

Jemi kėtu pėr tė denoncuar veprimet kriminale tė qarqeve Greke ndaj Shqiptarėve. Nė jemi kėtu pėr tė denoncuar diskriminimin kundėr vėllezėrve dhe motrave tona. Pėr ata qė vriten thuajse ēdo muaj; pėr ata qė punojnė natė e ditė pėr nj pagesė miserabėl. Pėr ata qė detyrohen qė tė ndėrrojnė emrat; Pėr ata qė detyrohen qė tė ndėrrojnė identitetin; Pėr ata qė detyrohen qė tė ndėrrojnė fenė; Pėr ata qė nuk lejohen te mėsojnė nė gjuhen e tyre amtare; Pėr ata qė nuk iu lejohet tė flasin gjuhen e tyre amtare; Ne jemi kėtu qė tė na dėgjohet zėri prej Kombeve tė Bashkuara; Ne jemi kėtu qė ta bėjmė Bashkėsinė Ndėrkombtare qė tė ushtrojė presion ndaj qeverisė fashiste Greke. Ne jemi kėtu qė tė zgjojmė ata qė besojnė se Greqia ėshtė njė vend demokratik; Ne jemi kėtu qė tė informojmė Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimin Europian, tėrė njerėzimin rreth vuajtjeve qė shqitarėt pėrjetojnė nė njė vend qė gabimisht quhet vend demokratik. Ne jemi kėtu qė tė bėjmė thirrje ndėrgjegjes se tė gjithė forcave vendim-marrėse tė kėtij institucioni tė rndėsishėm ndėrkombėtar qė tė luajė rolin qė I takon kundėr diskriminimit. Ne jemi kėtu pėr t’i kėrkuar Kombeve tė Bashkuara respektimin e tė Drejtave tė Njeriut ndaj Emigrantėve Shqiptarė nė Greqi.


Ēdonjėrit prej jush i kujtohen protestat e Grekerve ndaj ndėrhyrjes sė NATO–s nė ish Jugosllavi pėr tė shpėtuar pjesėn tjetėr tė kombit tonė qe jeton nė tėrritorin tonė kombetar tė rrudhur tė quajtur Kosovė. Ėshtė njė rast i vetem ku njė komb tregon afėrsinė mė njė rregjim kriminal si ishte a i Slobodan Miloseviēit.

Ne jemi kėtu edhe pėr tė protestuar kundėr kolonializmit Grek nė Shqipėri. A e dini ju, tha ai se Shqiptarėt paguajnė mė shumė sė ndonjė komb tjetėr pėr telefonat celularė? Ata paguajnė mė shumė se qytetarėt Amerikanė, Zvicerianė, Francezė, Britanikė, Suedezė, Gjeranė, Italian edhe pse rroga e tyre nuk mund asnjėherė tė krahasohet; Dhe a e dini pėrse? Kjo vjen se Telefonat Celular Vodafoni dhe AMC janė pronė nė mos grabitur nga Kompanitė Greke, Tė dyja nė vend tė konkurencės sė nderėshme zbatojnė marrėveshje tė fėlliqura me Qeverinė shqiptare pėr t’i bėrė shqiptarėt qė tė paguajnė mė shumė dhe tė paguajnė sa mė shumė bakshishe npėr qeveritarėt e korrutuar shqiptarė. A e dini se Shqiptarėt nuk pėrdorin vajgurin e prodhuar nė vendin e tyre. Tė gjithė kompanitė Shqiptare tė Vajgurit tashmė kanė falimentuar. Pėrse? Pėr shkak se Kompanitė Grekė sė bashku me Mafian shqiptare nė pushtet shesin gaz tė huaj

Duke pėrshėndetur demostratėn, z/kryetari i Federatės PanShqiptare VATRA Dr. Gjon Buēaj, pasi dėnoi ashpėr qėndrimin dhe veprimin e Qeverisė greke me dhunėn dhe keqtrajtimin e shqiptarve, kėrkoj nga tė gjithė qė tė pėrdorin tė gjitha format tė denacionin para SHBA-s dhe OKB-s, kėtė lloj dhunė e diskriminimi qė ndodh vetėm me shqiptarėt. Ai falenderoi tė rinjtė shqiptarė qė po hecin nė gjurmėt e vjetra tė vatranve duke thėnė se nė kėtė rrugė ata do tė gjejnė mbėshtjen e plotė e tė pakursyer tė tė gjith vatranve, patriotve dhe demokratve shqiptarė nė Amerikė. Martin Vulaj, Drejtor Egzekutivė i KKSHA-s, i mbėshteti tė rinjėt shqiptarė. Ai u tha atyre nė fjalėn e tij se ata gjithmone do tė kenė mbėshtjen dhe pėrkrahjen e Kėshillit Kombėtar, kur ėshtė fjala pėr ēėshtje me interes kombėtar, nė aktivitetet e tyre. Pėr zonjėn Shqipe Biba, edhe Organizata e Grave shqiptare nė Amerikė "Motrat Qiriazi" e pėrkrah ēdo protestė kundėr ēdo veprimi qė bien ndesh me shkelejen e tė drejtave dhe lirive tė shqiptarve kudo qė janė ata. Mė konkretishtė, tha ajo, jemi hedhur nė mbėshtetje tė tė rinjėve shqiptarė, nė kėtė demostratė paqėsore. Njėkohėsisht, bashkohemi me dhimbjen madhe tė familjeve qė humbėn tė afėrmėt e tyre nė tragjedinė e Karaburunit, duke i tėrhequr vėmėndjen Qeverisė shqiptare, qė tė shkundet, e tė zgjidhė hallet e problemet e shqiptarve duke qėnė ajo qė duhet tė mbrojė para tė drejtat e tyre dhe tė ngrej mirėqėnjen, pėr tė mos detyruar tė rinjtė shqiptarė tė lėnė edhe jetėn pėr tė kapur rrugėt e kurbetit.

Beqir Sina, Bota sot, 24-01-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.