Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Hasan Prishtina dhe pabesia ndaj tij nė Selanik
Postuar nga: Skampa

Histori Hasan Prishtina: Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj coptimit do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im.

Nje nga personalitetet dhe figurat me te shquara te Levizjes sone Kombetare ka qene Hasan bej Prishtina. Mbiemri i vertet i Hasan Prishtines ka qene Berisha. Me transferimin e gjyshit te tij Haxhi Ali Berisha nga Polanca (Drenice) ne Vushtri, mbiemri ndryshoi nga Berisha ne Polanca. Por mbas zgjedhjes se Hasan beut deputet ne Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca ne Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Me shovinizmin qe po perdornin xhonturqit kundra shqiptarve dhe Shqipnis, u ndes nje urretje e deputeteve shqiptar, antare te Kuvendit Popullor turk, te cilet nderrmoren nje takim te fshehte per fillimin e Kryengritjes (1909-1912) ne Shqipni. Esat pash Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipnis sė mesme dhe krahinėn e Mirditės. Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėris. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorzonte mė 28-11-1912 shpalljen e pavarsis tė Shqipnis sė zvogėluar.

Hasan Prishtina ka qėnė drejtor i sė pėrditshmes ''ZUKRE''(Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Per arsyje tė gjėndjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjeteve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ''Pessembe Mebusu Hasan''(deputeti se enjtes). Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipnin princi Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet minister i punėve botėrore i qeveris sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhe Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojne Komiteti ''Mbrojtja Kombėtare e Kosovės'' me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipni. Hasan Prishtina mė 7-12-1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10-12-1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi. Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipnis dhe mbretėris Serbo-Kroate-Sllovene mė 1922. Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi te drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhe Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova, dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėris Jugosllave z.Ninēiē me 1922.

Nė janar te vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovar edhe brenda territorit tė shtetit mėmė shqiptar. Nė fund tė muajit shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundra rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptar tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi. Mė 26-9-1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė, Pėrfaqesuesit e Kosoves Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeveris sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve. Hasan Prishtina largohet pėrgjithmon nga toka e mėmėdheut, pėr t'u vrarė mė 13-8-1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut. Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėhere qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhes, e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptar shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse, pėr tė bėrė historinė e Shqipnis dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada, pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr tu rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn.

Hasan Prishtina ka qėnė shumė i pasur, por pasurin ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn ''Normale tė Elbasanit'' djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundėshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht, ėshtė njė ndėrtes shumė e madhe qė ndodhet nė qėndėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga (dikur zonė e privilegjuar). Ndertesa ėshtė trekatėshe dhe rrethohet prej njė oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katror, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė miljon dollar amerikan. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por qė shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdh-memec dhe tė verbėr. Kjo ndėrtes pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllakate memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejt dhe detyrė qė pėrfaqesuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luften pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirė me vdekė nėpėr malet e, Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.

Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke ''Maqedonia e Re''e dates 14-8-1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik ku ėshtė shėnuar qė ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme ''Shkolla e tė Verbėrve''. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės:

Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun, politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi me Vogaxhiku, pėrpara bakallhane ''IVI''. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjec, i papun, qėlloi 5 herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn, Ēimisqi, u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė, dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjalos me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugėps Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ''IVI'' dhe nė largesi dy hapa nga kinkaleria e invalitit J. Janopullo, njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm, revolverin e markes ''SMITH'' dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe ti zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtenė vdekje prurrėse, pėr tė qėnė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut, prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.

Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores ''Beharnae'' sė cilės i dėmtoi tendėn, por rimori vehten, pėr tu turrur, drejt rrugės ''Paleon Patron'' ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z. Dukidhis, ku dhe ju dorzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t'i ikė egėrrsimit tė turmės, kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese,pa ditur indetitetin e tij, dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrrsis qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: -Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtoj antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte, nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ''Paleon Patron'' ku u strehua nga i zoti i shtėpis, qė nxitoi tu mbyllte derėn e jashtėme turmave tė zemruara. Mbas pak mbėrriti sekretari i policise nėntogeri z. Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motorēiklet nė Seksionin e 3 te policise.

Hasan Prishtina, i mposhtur nga plaget, u dergua nderkohe ne Spitalin Popullor, ku trupit te tij iu be autopsia. Ne oren 2.50 minuta pas dite, oficeri Sotiriu, nisi hetimet me perkthyes, pyeti vrasesin nese e njeh gjuhen greke, ai u pergjigj se njeh gjuhen shqipe, frenge dhe gjuhen turke. Vrasesi nenvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Nderkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut te tij ishte komit dhe bashkepunonte me komitet bullgaromaqedonas me qellim qe te vrisnin mbretin e Shqipnis Ahmet Zogun. Planet thote antetatori, mi tregoi Hasan Prishtina perpara pesembedhjet diteve, kur po vinim prej Vjeni (Austri) dhe me bente presion qe te behesha une kryetar i bandes komite dhe te shkoja ne Tirane, ku te vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasesi, me premtoi shperblim mujor dhe nje shperblim dhurate mbas aktit te vrasjes, por une i kundershtova keto propozime te tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk deshiroja te behem vegel e Hasan Prishtines, te cilin ne Shqipni e quajne tradhtar.

Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre, Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėrshtirsit qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipnia, nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtar kundra xhonturqve, morri pjesė, nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare.

Pėrgatitur nga Arben Llalla


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.