Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė; bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Pėrplasja e historianėve nė Turqi pėr arvanitasit dhe ēamėt nė Greqi
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Sherif Delvina solli nė Institutin e Historisė regjistrat otomanė tė viteve 1500-1600 nga Arkivi i Sulltanit nė Turqi,, ku jepen tė gjithė banorėt e Shqipėrisė me emra dhe mbiemra. Ajo qė ka mė tepėr rėndėsi nė kėto regjistrime ėshtė se deri nė vitin 1690, nė regjistrat turq, nuk figuronte tė kishte asnjė minoritar nė Shqipėri.

Delvina shprehet se arvanitasit, qė thuhet se janė 2-3 milionė, duhet tė konsiderohen nga grekėrit si minoritet gjuhėsor, por deri tani ata as qė kanė dashur t“ia dinė edhe pėr kėshillat e Evropės, qė nėpėrmjet delegacionit tė saj vizitoi dhe ndoqi nga afėr kėtė problem nė vitin 1957. Sherif Delvina deklaron se pėrpjekjet e fundit nga ndonjė gjeograf shqiptar pėr t“i paraqitur minoritetet tė zmadhuar, se ata pėrbėjnė 11 % tė popullsisė sė vendit tonė, janė antikombėtare dhe “ēojnė ujė”, nė “mullirin” e nacionalistėve ekstremistė grekė, qė duan ta paraqesin pėrpara botės Shqipėrinė si shtet multietnik. Kėto dhe tė tjera rrėfime interesante mund t“i mėsoni nga intervista nė vijim e historianit Sherif Delvina.

Sot po shihet nė horizont tejet e fryrė ēėshtja e minoriteteve. A keni hulumtuar nė kėtė fushė?
Po, kam hulumtuar. Madje, kam marrė pjesė nė njė konferencė ndėrkombėtare nė Ankara, tė Turqisė, nga 27 deri mė 29 tetor tė vitit 1994, qė i kushtohej minoriteteve. Atje, mė takoi tė mbaj referatin “Minoritetet kombėtare nė Greqi dhe nė Shqipėri”. Nė kėtė konferencė, fqinji ynė jugor pėrfaqėsohej nga Ana Karakasidu, qė referoi mbi temėn “Minoritetet dhe nėnminoritetet nė Greqi”. Nė kėtė konferencė, profesori i njohur Hugh Poulton referoi pėr temėn “Greqia dhe minoritetet e saj”. Konferenca ishte e organizuar shumė mirė. Nė kėtė konferencė u ngritėn probleme qė prekin edhe ēėshtjen tonė kombėtare. Hugh Poulton pėrmendi sasinė e romėve tė Greqisė prej 140’000 vetėsh. Profesori vijoi me maqedonasit nė Greqi dhe mė nė fund ai tha se nė Greqi mjafton tė jesh ortodoks dhe tė flasėsh gjuhėn greke gėzon tė drejta tė barabarta me shtetasit e tjerė grekė. Sipas tij, fqinjėt tanė e kishin zgjidhur kėtė punė me asimilim paqėsor. Ai jepte edhe shembullin se si nė Follorinė nė radhė tė gjatė romėt prisnin tė pagėzoheshin si ortodoksė dhe tė merrnin shtetėsinė greke.

Porse, Poulton akuzoi popullsinė ēame myslimane si bashkėpunėtore e pushtuesve fashistė. Ai vuri nė dukje se si rezultat i kėtij bashkėpunimi me pushtuesin, kjo popullsi mori njė kundėrgoditje. Pas lufte, shumė ēamė myslimanė shkuan nė Shqipėri dhe xhamitė e tyre u dogjėn. Pėr sa i pėrket numrit tė arvanitasve nė Greqi, Poulton pohoi se kjo popullsi pėrbėhej prej 95’000 vetash, kurse “Lidhja Demokratike e Ēamėrisė (Ilinois, 18 mars 1990, USA), pohon mbi 1 milion. Kėto shifra tė larta theksoi referuesi duken fantastike nė ekstrem, sepse grekėrit kontrollojnė fenė dhe sistemin arsimor, kjo lehtėson asimilimin e tyre paqėsor nė kombin grek. I bazuar nė tė dhėnat e studiuesve tė huaj, Poulton theksoi se romėt nė Greqi kapin shumėn e 140’000 vetėve, prej tyre 45’000 janė moslemanė nomadė. Ata po tė pranojnė tė konvertohen nė fenė ortodokse, duke bėrė mė parė pagėzimin, bėhen qytetarė grekė. Pėr sa i pėrket vllehėve, referuesi i sipėrcituar vuri nė dukje se shumica e vllehėve e identifikojnė veten me grekėrit pėr shkak tė edukimit tė tyre nė shkollat greke, po ashtu edhe nga tė pasurit e njė roli udhėheqės nė luftėn pėr pavarėsinė e Greqisė.

A pati ndonjė debat me historianėt grekė, qė historikisht mbrojnė tezat e tyre lidhur me arvanitasit e ēamėt?
Nuk mund tė harroj se profesoresha e Harvardit Ana Karakasidu nė referatin e saj, jo vetėm i quajti arvanitasit njerėz qė e flisnin gjuhėn e tyre vetėm nė familje, por tha se shqipja e tyre nuk ėshtė gjuhė, nuk ka forcėn e gjuhės dhe sipas saj ishte njė idiomė e mbetur nga e kaluara. Arvanitasit, sipas saj ishin njė jominoritet. Madje, ajo i quajti arvanitasit grekė. Karakasidu tha se deri nė veri tė lumit tė Shkumbinit kishin qenė tokat e Epirit qė ishin banuar nga grekėrit. Njė shembull i marrė prej saj ishte Saranda. Grekja e shkolluar nuk harroi tė thoshte se ky emėr ishte grek, dhe po ashtu sipas saj, gjithė zbulimet arkeologjike tregonin vendbanime greke. Nė Greqi, pohoi ajo, ekziston vetėm minoriteti mysliman (turk), qė gjendet nė Trakinė Perėndimore (Greqi) dhe pėrbėhet prej 120’000 vetash. Nė dispozicion tė kėtij minoriteti janė vėnė 163 shkolla me 474 mėsues pėr 10’975 nxėnės. Qeveria greke paguan pėr mbajtjen e kėtyre shkollave. Mėsimi nė gjysmėn e lėndėve jepet turqisht. Nė kėtė vend dalin mjaft organe shtypi ditore dhe javore. Programi i radios tė kėtij vendi lajmet i jep nė gjuhėn turke. Eshtė pėr tė ardhur keq qė Ana Karakasidu nuk tha se tė drejtat e shqiptarėve, bullgarėve dhe turqve garantoheshin nga traktati i Sevrės, si edhe ai i vitit 1923 nė Lozanė, ku thuhej se edhe shqiptarėt do tė kishin tė drejta si edhe grekėrit si pėr shėmbull do tė kishin shkolla nė gjuhėn e tyre, tė drejtėn pėr informim nė kėtė gjuhė si dhe tė drejta tė tjera tė parashikuara me ligj. Megjithatė, grekėrit kurrė nuk zbatuan asgjė nga kėto traktate.

Ēfarė ēėshtjesh ngritėt nė konferencėn e minoriteteve nė Ankara?
Pas referateve tė Poultonit dhe Karakasidut e mora fjalėn unė, qė nė fillim iu referova Herodotit, babait tė historisė, i cili qė nė veprėn “Historia”, libri i shtatė, paragrafi II, thotė: “Grekėrit vunė mbretin Leonidha me 300 spartanė tė mbrojnė grykat e Termopileve, me qėllim qė barbarėve t’u ndalohej hyrja pėr nė Greqi”, vijova me paragrafin 146, tė kėtij libri, ku na bėhej e ditur se nė lindje tė Termopileve, gjendej njė mal i pakalueshėm, qė shtrihej deri nė malin Aeta. Ana e rrugės pėr nė lindje ėshtė e kufizuar nga deti dhe nga disa lugina e pėrrenj. Nė kėtė rrugė gjendet vetėm njė kalim qė shkon pėr nė Fokidė. Ky shteg, pohon Herodoti, ėshtė i mbrojtur prej njė muri tė ndėrtuar nga banorėt e Fokidės. Atė mur fokidasit e kishin ndėrtuar, pse kishin frikė nga thesalėt, qė kishin ardhur nga Thesprotia dhe ishin vendosur nė Eolidė (Thesali). Fokidasit i kishin marrė kėto masa qė tė mbroheshin nga thesalėt, qė donin t’i nėnshtroheshin e t’i mbanin nėn zgjedhė. Ēamėt nė lashtėsi ishin kufitarė me fokidasit dhe Thesalia ishte tokė thesprote, pra ēame. Pas kėsaj thėnie, qė e bėra qė nė fillim tė referatit tim, profesoresha greke u revoltua dhe tha se njė gjė e tillė nuk ishte e vėrtetė. Atėherė u detyrova tė nxjerr nga ēanta librin e shtatė tė Herodotit, dhe faqen, nė tė cilėn ishin shkruar ato qė thashė. Dua tė sqaroj se isha pėrgatitur mirė, pasi e dija se historia e vendit tonė do tė shtrembėrohej dhe dihej se nga kush. Pasi e lexova pasazhin nga libri i Herodotit, sqarova se librin nga ai moment e vija nė dispozicion tė sallės. Helenia u bė nervoze nga thėniet e babait tė historisė, por tė vėrtetės nuk i shpėton lehtė.

E treguat pėrkatėsinė etnike tė shqiptarėve?
Sigurisht qė po. Kėtė e mbėshteta dhe me shumė fakte dhe dokumente. Theksova se Epiri nuk mori pjesė nė luftėn e Peloponezit, qė pati njė karakter vetėm grek, sepse Epiri nuk pėrfshihej nė bashkėsinė helene. Nė konferencėn panhelenike tė organizuar nga Perikliu nuk mori pjesė asnjė qytet epirot, me pėrjashtim tė Ambrakisė, e cila siē dihet ishte koloni greke (Plutarku, Periklium XVII). Pėr Eforin e Kumės, Greqia fillon nė Akarnani, po kėshtu edhe pėr Strabonin (VIII, 333). Kurse nė mesjetė, kryekomandanti i ushtrisė bizantine, Gjergj Akropoliti (1217-1282), nė librin e tij, “Vepėr Kronikale” vė nė dukje se toka greke, gjendej pėrtej maleve tė Pindit, pra Epiri nuk ėshtė tokė greke. Vlen tė pėrmendet historiani nobelist Teodor Momsen, i cili nė historinė e Romės sė lashtė, vėllimi i parė, Roma 1903 shkruan: “Mbreti Pirro, me t’u vėnė nė krye tė mbretėrisė tė gjithė u bashkuan rreth tij, trimat epiriotė, shqiptarėt e lashtėsisė”. Pėrmenda dhe regjistrin kadastror tė viteve 1582-1583 tė kazasė sė Delvinės tė sanxhakut tė Delvinės, tė ruajtura nė Arkivin e Sulltanit nė Stamboll, qė sot quhet Arkivi i Kryeministrisė. Nė ta shihej qartė se popullsia e regjistruar ishte tėrėsisht shqiptare. Kėta regjistra ishin marrė nga Instituti i Historisė dhe ishin pėrkthyer, nga pėrkthyesi i shquar Vexhi Buaraja. Ishte bėrė njė punė e mirė studimore, ku ishin nxjerrė emrat, mbiemrat, toponimet qė ishin tė gjitha shqiptare.

Pasi mbaroi konferenca e Ankarasė, shkuam sė bashku me Ferit Dukėn dhe Maks Husin nė Stamboll, nė Arkivin e Kryeministrisė, dhe morėm regjistrin kadastror tė Himarės 1520-1536 si edhe regjistrat kadastrorė tė rretheve Delvinė, Sarandė e Gjirokastėr dhe tė njė pjese tė Ēamėrisė tė viteve 1690. Aty doli se deri nė vitin 1690, minoritarė grekė nė Shqipėri nuk ekzistonin. Nė tė gjitha kėto zona, emrat e tė gjithė banorėve ishin shqiptarė. Po ashtu, morėm edhe regjistrimet e popullsisė sė Himarės nė fillim tė shekullit tė XVI, ku na bėri pėrshtypje se nė tė gjithė atė zone sundonin emrat Llesh, Gjon, Gjin, Nue nė kėto regjistra tė Livas sė Vlorės ishin tė shėnuar emrat dhe mbiemrat e familjeve tė Palasės, Dhėrmiut, Himarės, Pilurit etj. Tė vjen keq qė disa studiues bazohen nė thėniet gjoja se disa familje ishin vendosur atje nė vitin 1475, tė ardhur nga veriu i Shqipėrisė. Ne e dimė se nė regjistrimin e vitit 1431, Kruja kishte 140 shtėpi. Po ashtu, fshatrat e Krujės ne i kemi tė regjistruara. Disa studiues thonė se suljotėt kanė ardhur nga Kruja, e cila sipas tyre, na del tė ketė pasur mijėra banorė. Historia e ka tė vulosur faktin se suljotėt, ashtu si edhe himariotėt janė banorė autoktonė. Duhet vėnė nė dukje se shumica dėrmuese e himariotėve janė kurveleshas. Dokumentet veneciane e tregojnė qartė shqiptarinė e Himarės. Vlen tė pėrmendet kėtu
edhe njė letėr, qė banorėt e kėsaj krahine i shkruajnė Papės, nė vitin 1577, ata nėnshkruajnė nga Himara, d.m.th. nga Epiri i shqiptarėve, tė pjesės sė Epirit”. Edhe Martin Liku, nė librin e tij “Udhėtime nė Greqinė e Veriut”, shkruan se “gratė e Himarės flasin shqip. Burrat dinė shqip, greqisht dhe italisht”.

Ē“thatė nė konferencė nė lidhje me Epirin?
Pėr sa i pėrket Epirit, tė gjithė hartografėt mė tė mėdhenj botėrorė, holandezė, gjermanė, francezė, i kanė quajtur kėto treva shqiptare. Ata janė shprehur madje: “Epiri quhej Shqipėri”. Unė, nė konferencė, organizova njė ekspozitė me hartat e Epirit, qė i paraqisnin kėto treva qė nga shekulli i XV-tė. Hartografėt e kėtyre hartave ishin tė ndryshėm, nga tė katėr anėt e Botės, ku nuk mungonin hartografėt e Luigjit tė XIV, tė Perandorit Napoleon, etj. Nė tė gjitha hartat, Epiri shėnohej Shqipėri e Poshtme. Kėtu ndodhi edhe njė tjetėr pėrplasje me grekėrit, tė cilėt protestuan dhe kėmbėngulėn qė ekspozita tė hiqej, por organizatorėt e konferencės sė Ankarasė nuk e pranuan propozimin e tyre, duke thėnė se ekspozita pėrmbante vepra tė autorėve tė pėrmendur botėrorė, nga tė cilėt asnjė nuk ishte shqiptar. Nė hollin e sallės sė madhe tė Teatrit u ekspozuan harta e botės sė Fra Mauros 1459; Battista Agnesi “Mesdheu Lindor”, Venedik, 1553; Johannes Lauzemberg, Epiri qė sot quhet Shqipėri, (1656); harta me tė njėjtin titull e P. Mortier, Amsterdam; Abé Baudrand (1633-1700), gjeograf i mbretit tė Francės Luigj i XIV; hartat e Georgis Sideris ose Kalapodhas, harta e Mesdheut 1561 dhe ajo e brigjeve tė Shqipėrisė; C. Price, I. Maxvelle, I. Senex, Turqia e Evropės 1712; e S. L. de la Bochette dhe Grasset Sain Sauveur, harta e shtatė ishujve, Paris 1821; harta e Turqisė evropiane, Strasburg 1828. Harta e detit dhe e Jonit, G. Marieni 1845, e Franz von Veis, Turqia evropiane, Meyland 1829; harta e Shqipėrisė nga Halon, nxjerrė nga botimi Studime shqiptare; harta e Greqisė e L. Sagansan gjeograf i perandorit Napoleon, harta e H. K. John Stonpit, vendi i luftės nė Principatat danubiane 1854. Nė tė tėrė kohėrat Epiri shėnohej Shqipėri ose Shqipėri e Poshtme. Ekspozita pati sukses dhe qe unikale nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr minoritetet dhe problemet qė paraqitėn nė Ballkan.

U diskutuan tė tjera ēėshtje nė takimin e Turqisė?
Atje, nuk lashė pa pėrmendur dhe “jominoritetin” sipas pretendimit tė studiueses greke Ana Karakasidu pėr arvanitasit nė Greqi, pėr kėtė citova disa dokumente. Kėrkimtari i dokumenteve mesjetare, K. Sathas pohon se arbėrorėt kanė zbritur nė shek. VII. P. Furiqis gjen mjaft toponime shqiptare nė More qysh nė shek. VIII si Shkurta, Kundura, Lopėsi. Nė atė kohė njė pjesė e gadishullit quhej Mani. Emri More ėshtė pėrkthimi i fjalės shqipe Man. Njė regjistėr i shek. XV u referohet disa krahinave tė pjesės veriore tė Moresė. Regjistri 1/14662 i sektorit oriental tė Bibliotekės Kombėtare “Kirilie Metodi”, Sofje, ka tė regjistruara 198 fshatra, ku 155 fshatra prej tyre janė shqiptare, tė shprehura shprehimisht pėr secilin fshat nga bashkėsia e arnautėve. Pėr ēdo katund janė shėnuar emrat dhe mbiemrat e kryetarėve tė familjeve e tė tė vejave. Nė shek. XV vetėm nė More numėroheshin 290’000 arbėnorė (arvanitas), sipas kronistit bizantin Gjergj Franxes. Nė Atikė, pa marrė parasysh ata qė jetojnė nė qytete deri nė 1961, popullsia arvanite arriti 150’000 banorė me rreth 100 fshatra. Sipas atlasit De Agostini, Novara, 1991, te zėri “Greqia”, Beotia ka njė sipėrfaqe prej 2952 km2, me njė popullsi prej 117’125 banorė. Kurse popullsia shqiptare nė Beoti i kalon tė 100’000 vetat, megjithatė Greqia mohon ekzistencėn e mėse 2 milionė shqiptarėve nė Greqi.

Arbėrorėt nė Greqi nuk kanė tė drejtė tė pėrdorin alfabetin tone (latin), nuk kanė libra e shkolla shqipe. “Contact Bulletin” i Komisionit tė Komunitetit Evropian, nr. 3, 1991, nė faqen 13 shkruan pėr arbėrorėt. Numri i tyre shkon deri nė 400 mijė. Nė korrik 1987, Kontakt Buletini i Komisionit tė Komunitetit Evropian nr. 2 botoi njė raport prej 2 faqesh pėr kėrkimet e kryera nga ky komision nė Greqi, nė 300 fshatra shqiptare tė Greqisė. Komisioni pėrbėhej nga Anton Belushi, Itali; Rikardo Alvares, Spanjė; E. Angel, Francė; Kolon Anget, Spanjė; Javier Boshi, Spanjė; Onom Falkona, Holandė; Volfgang Jeniges, Belgjikė; Robort Marte, Francė; Stefan Moal, Francė; Kel O’Anseala, Irlandė; Josef San Sokasae, Spanjė. Qėllimi i kėtyre pėrfaqėsuesve tė Evropės ishte tė vizitonte vendet ku flitej shqip, si dhe tė shihte reaksionin e partive tė ndryshme greke, po ashtu dhe tė institucioneve greke pėr ēėshtjen e mbrojtjes sė minoriteteve gjuhėsore qė ekzistonin nė Greqi. Kur u pyetėn se ē’kanė bėrė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe arvanitasit, pėrfaqėsuesit e Partisė Neo Demokracia midis tė tjerash thanė se “nė Greqi nuk ka probleme tė gjuhės shqipe. Nėse ju do tė shtroni problemin gjuhėsor, ju do t’i krijoni njė problem tė madh shtetit grek. Nėse gjuha shqipe flitet ajo flitet vetėm nė familje. Misioni juaj ėshtė delikat, mos i komplikoni gjėrat. Ky problem pėr ne nuk ekziston.” Kurse ata tė Partisė sė PASOK-ut pohuan, midis tė tjerash, se “nuk e gjykojmė tė nevojshme qė shqiptarėt si edhe minoritetet e tjera tė mėsojnė gjuhėt e tyre, sepse gjuhėt qė flasin nuk janė gjuhė. Nuk ka territore shqiptare nė Greqi. Ai qė nuk flet gjuhėn tonė, nuk i pėrket racės dhe vendit tone”.

Kush ėshtė Sherif Delvina
Ėshtė lindur nė vitin 1933 nė Delvinė. Rrjedh nga njė familje patriotėsh. Prej kohėsh ėshtė marrė me studime historike dhe ėshtė edhe autor i njė sėrė librash e studimesh nė kėtė fushė. Dy veprat e tij mė tė arrira janė “Epiri”, nė gjuhėn angleze, dhe tragjedia “Genti”, qė ka fituar ēmim tė parė nė konkursin e Shkupit, njė vit mė parė. Delvina ka qenė nė pėrbėrje tė delegacionit shqiptar nė Konferencėn Ndėrkombėtare “Pėr minoritetet”, qė u mbajt nė Ankara tė Turqisė, nga 27 deri mė 29 tetor tė vitit 1994. Ai ka hulumtuar nė disa nga arkivat e Turqisė, Francės, nga ku ka sjellė nė Shqipėri dokumente me vlerė dhe nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

Luan Kondi
Panorama, 18 01 2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.