Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė i mbėshtetet pemės sė madhe, gjen hijė gjithmonė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Krijimtaria e piktorit Leonardo Voci
Postuar nga: Albo

Art Me njė emocion tė veēantė e vlerėsoi ardhjen e pikturės sė tij nė atdhe, piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. "Mė ka gėzuar shumė qėndrimi im i gjatė nė Shqipėri, por mbi tė gjitha jam i gėzuar qė piktura shqiptare ka arritur tė nxjerrė talente tė tilla si Leonardo Voci"

Si piktor ai ėshtė njė dėshmi e ngjizjes sė padėshtuar tė karakterit me talentin

Principata e pikturės sė Leonardo Vocit

Dhurata Hamzai

"Mos ėshtė Leonardo Voci princi i ngjyrave?!", shtron pyetjen Alois Knoller kritiku i pikturės sė gazetės gjermane "Augsburger Allgemanie" pasi pėrshkruan stilin tepėr elegant dhe mėnyrėn e tė pikturuarit tė piktorit shqiptar. Pėr piktorin nga Bajza e Shkodrės, Leonardo Voci ėshtė folur jo pak herė nė shtypin gjerman; herė me notėn e kritikės sė pikturės dhe herė me nota spektakolare biografike, ku nuk kanė tė sosur batutat pėr tipin e tij interesant, disa grimca humoristike me bukuroshet gjermane e qė janė lidhur herė pas here edhe me tema tė pikturės sė tij si "Hop hop zonja Rapshtajn".

Kėshtu Leonardo shumė larg Shqipėrisė dhe shkollės shqiptare soc- realiste tė pikturės ka sunduar pėr njė kohė tė gjatė hapėsirėn e pikturės moderne europiane. Madje duke ndjekur disa fraza tė kėtyre gazetave ai i ka befasuar autorėt e kėtyre shkrimeve pėr njė ndėrhyrje krejt tė re nė pikturė, pėr stilin "kundėr rrymės" ose "ekstravagant" siē do t'i mbetej mė pas emėrtimi tjetėr pas fjalės piktor. Pra, Leonardo ėshtė piktor ekstravagant nė ndjesi, shije, pėrgjegjėsi e mendim, nė latimin e ngjyrave, derdhjen e koncepteve nė letėr, beze, dru e materiale tė tjera, ėshtė ekstravagant nė stilet e larmishme dhe jo mė pak ekstravagant edhe nė mėnyrėn e jetesės, ku s'bėhet fjalė pėr snobizėm, por pėr dominimin e energjisė, fleksibilitetit dhe pėrkushtimit nė punė, pėr paraqitjen e hijshme, mbi tė gjitha pėr njė dashuri tė pėrjetshme pėr tė bukurėn. Si piktor ai ėshtė njė dėshmi e ngjizjes sė padėshtuar tė karaketrit me talentin. Tashmė sharmi i vlerėsimit tė kritikės sė huaj ka ikur bashkė me qindra pikturat qė janė shitur ose janė mbajtur nė galeritė gjermane. Ajo kohė duket se pėr piktorin ka mbetur prapa, sepse kohė pas kohe shumė vepra tė tjera dalin nga duart e tij. Vetė Leonardo thotė se nuk ndjen aq shumė keqardhje pėr veprat qė nuk i ka mė "madje piktura nuk ėshtė bėrė pėr tė qėndruar nė studio" thotė ai. Para katėr muajsh atij iu kthyen rreth 500 vepra nė atdhe, njė pjesė e tė cilave u ekspozuan gjatė nė mjediset e Hotel Sheraton Tirana, njė pjesė udhėtuan me festivalin e Butrintit nė qytetin e Sarandės e dy ekspozita tė mėparshme i janė paraqitur publikut me gjithė potpurinė krijuese tė Vocit. Ndėrkohė nga veprat e shitura ka mbetur vetėm imazhi i tyre qė zgjon njė mall tė largėt kur ato qėndrojnė tė prodhuara nė postera e kartolina gjermane, njė mall tė atij lloji qė shumė nga ato i mungojnė kulturės shqiptare. Meqė ra fjala tek kjo e fundit nė kėtė mungesė tė madhe tė madhe tė kritikės sė sotme nė Tiranė rreth pikturės sė tij mund tė flitet vetėm nga pak autorė tė dėgjuar tė pikturės moderne. E ka vlerėsuar vazhdimisht pėr frymėn e tė resė piktori i njohur Ali Oseku, por me njė emocion tė veēantė e vlerėsoi ardhjen e pikturės sė tij nė atdhe nė ditėt e ekspozitės nė Hotel Sheraton piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra. "Mė ka gėzuar shumė qėndrimi im i gjatė nė Shqipėri, por mbi tė gjitha jam i gėzuar qė piktura shqiptare ka arritur tė nxjerrė talente tė tilla si Leonardo Voci" tha piktori i famshėm Kodra. Leonardo Voci piktor ekstravagant, 'German Artist' ka qenė titulli i tij, gjithashtu mbetet edhe emri i artit tė tij. Firma e tij ka mbledhur pėr vite me radhė miq e dashamirės tė artit nė atelienė e tij nė qytetin e Augsburgut. Kjo nuk do tė mjaftonte vetėm si dukuri artistike, por edhe si njė mahni qė do tė ndryshonte imazhin e shqiptarėve nė njė qytet europian. Njė gazetare kur pėrshkruante atelienė e tij ėshtė shprehur me kėto fjalė: "Njė rrėmujė qė tė kujton diēka mes gjenialitetit dhe kaosit". Por nė kėtė rast nuk bėhej fjalė pėr ērregullin, por pėr faktin se nė atelienė "Leonardo" ėshtė bėrė zakon tė ketė shishe tė mėdha e tė vogla vere pėr miqtė, kupa prej balte pėr ta pirė atė. Biseda tė ngrohta, ku nervoziteti e grotesku krijojnė oshilacione tė ēuditshme nė humorin e miqve dhe njė atmosferė mirėfilli artistike. Shumė skica, piktura, karikatura, zhanre tė larmishme piktorike, ngjyra ledhatuese pėr syrin, e shumė kolorit nga natyra, nga bezet, fotografitė artistike, objekte tė vjetra tė ruajtura me fanatizmin e njė koleksionisti tė lindur, mund t'i gjesh me tė njėjtin stil si nė pėrshkrimet e mėsipėrme nė atelienė e tij tė parė tė hapur nė atdheun e tij, nė Tiranė, nė "Bulevardin Zogu i Parė". Ka plot njė vit qė nga dita e kthimit tė tij nė atdhe qė Leonardo nė mėnyrė krejt individuale e ka shpalosur vlerėn e vėrtetė tė pikturės para publikut shqiptar. Me njė vullnet tė sigurt, i cili e ka sjellė pikturėn e tij pėr tė depėrtuar nė sytė e mendjen e publikut, po me atė shpejtėsi qė mundi tė binte nė sytė tė kritikės gjermane, ndėrsa jetonte me shitjen e pikturave tė tij atje, kėtu ka rėnė nė sy tė dashamirėsve tė artit qė kanė filluar tė adhurojnė stilin e tij.


Voci: Shija merr dritėn e interferencave tė tė gjithė vlerave tė mėdha artistike

Nė nje cep tė ateliesė, mbi tavolinė, piktori mban vazhdimisht, pėr ta rilexuar, njė vėllim tė madh me veprat e shkrimtarit tė shquar Ismail Kadare. Nė fragmentet letrare atė e mban lidhur vazhdimsht njė vlerė e pamohueshme, "shija" me tė cilėn shkrimtari shkruan veprat e tij. Pas kėsaj Leonardo ka rast tė rrėfejė se pse skicon aq shumė tema, detaje, ēaste, momente nga jeta me tė cilat ka mbushur dosje tė tėra dhe shumė tė tjera renditen nė raftet e rėnduara me imazhe. Shija pėr piktorin ėshtė majaja nė ēastin e ngjizjes sė njė vepre arti.

"Nėse poezia ėshtė mbreti i arteve, vetė piktura ėshtė njė princ elegant, ėshtė pikėrisht ai moment kur fjala nuk arrin dot t'i thotė tė gjitha dhe na duhet tė kthehemi tek ngjyra, madje pėr mua piktura ėshtė mė e gjerė nė shprehje, sepse unė ndikohem shumė nga poezia, muzika, klasike e moderne, nga legjendat, gojėdhėnat, tė cilat nė formėn mė tė tėrthortė gjejnė shprehje nė pikturėn time," thotė Voci. Dhe shprehja e tij piktorike qėllon tė jetė e guximshme, sepse sipas Vocit duke punuar me ngjyra tė forta, duke ruajtur gjithmonė harmoninė, tolerancėn ndėrmjet ngjyrės, sapo lind ai shpėrthimi i njė emocioni, ose i njė teme; politike, sociale, historike madje deri nė shprehje tė njė dhune qė ushtrohet nė politikė ose histori, piktori mundohet qė ta shprehė "nėpėrmjet kapėrthimit tė ngjyrave dhe zgjidhjes nė mėnyrė racionale nė harmoni dhe nė pėrshtatje me temėn qė marr pėrsipėr qė ta zgjidh, derisa nė koncept unė kėrkoj tė bukurėn dhe tė bukurėn synoj, mundohem qė kur ka edhe njė temė me luftė ose pėrplasje nė ndėrtimin e veprės, dua gjithmonė tė dalė nė pah e bukura ose shija e mirė, domethėnė qė tė lihet njė shije mirė, jo vetėm pėr shikuesit, por edhe duke qenė se piktura ėshtė njė vepėr qė mbetet pėr njė kohė tė gjatė, mundohem qė ta transmetoj drejt njė pėrjetėsie me qėllim qė e bukura dhe shija e mirė tė mbijetojė". Kjo qė thotė autori ėshtė konstatuar gjatė vėshtrimit tė katėr ekspozitave tė ēelura nė vend ku tė tjerėt e kanė quajtur si piktor i shijes. "Ėshtė e vetėkuptueshme qė nė qoftė se njė njeri nuk ka shije vetė, nuk ka mundėsi tė pėrcjellė shije tek tė tjerėt, kėshtu unė mundohem qė t'i sjell gjėrat e balancuara dhe tė zbuloj e tė gjej atė shije" thotė piktori. Por nė radhė tė parė punohet me shije, bėhet dhe kėrkohet me shije, pra nuk ėshtė njė diēka qė mund ta ketė ēdokush thotė ai. "Bėhet fjalė nė kėtė rast nėse je i pėrkėdhelur nga Zoti. Unė e mbaj zgjuar intuitėn qė kjo shije tė transmetohet, por nga ana tjetėr ėshtė njė kėrkesė imediate qė kjo shije tė jepet ashtu siē e mendoj e pėrpunoj unė dhe t'i jepet shikuesit tė artit pamor. Por natyrisht qė njė shije e tillė pėrpunohet gjatė dėgjimit tė muzikės, leximit tė veprave tė mėdha e tė interferencave tė tė gjitha vlerave tė mėdha artistike nė pėrgjithėsi. Dhe pėr tė mos e humbur anjėherė kėtė vlerė, ai nuk i numėron pikturat, nuk i mban mend se sa janė, pas kėsaj ai ėshtė i lidhur gjithnjė e mė pak me to, ato i pėrkasin atij qė i shijon mė tepėr. Pėr kėtė Leonardo thotė se nuk do ta ndjente veten asnjėherė artist, nėse pikturat do t'i riprodhonte ose do t'i thoshin mė bėj njė pikturė me kėtė temė. "Piktura nuk mund tė bėhet me urdhėr", thotė piktori.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.