Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E mira duhet kėrkuar, e keqja vjen pa kėrkuar
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Forum :: Tom England: Korrupsioni, peng investimet
Postuar nga: Skampa

Forum Flet nėnpresidenti i Shoqatės Shqiptaro-Amerikane pėr Tregtinė dhe Zhvillimin, Tom England. Ligjet amerikane ndalojnė marrjen e ryshfetit pėr tė fituar tenderat. Ėshtė me shumė rėndėsi qė ky fenomen tė mbahet nėn kontroll nė Shqipėri. Kjo gjendje duhet tė pėrmirėsohet, me qėllim qė disa vende, veēanėrisht, SHBA dhe vendet perėndimore tė investojnė nė Shqipėri.

Lufta pėr pushtet dhe korrupsioni janė pengesat kryesore pėr investimet e Shteteve tė Bashkuara dhe tė vendeve tė tjera perėndimore nė Shqipėri. Ky ėshtė mendimi i nėnpresidentit tė Shoqatės Shqiptaro-Amerikane pėr Tregtinė dhe Zhvillimin, Tom England. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr Zėrin e Amerikės, England, thekson se pa zgjidhjen e kėtyre problemeve do tė jetė e vėshtirė qė kapitalet amerikane tė investohen nė masė nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, ai shpjegon mėnyrėn e ndėrtimit tė korridorit tetė. Ja si u krijua shoqata Shqiptaro-amerikane, e Zhvillimit Tregtar.

Zoti England, firma juaj ėshtė marrė me projekte tė ndryshme nė Shqipėri qė nė fillim tė viteve 90-tė. Mund tė na jepni njė vėshtrim tė pėrgjithshėm tė kėtyre projekteve?

Siē e pėrmendėt edhe juve, unė fillova punėn nė Shqipėri nė fillim tė viteve 90-tė. Njė grup miqsh tė mi shqiptaro-amerikanė donin tė ndėrmerrnin njė mision tregtar nė Shqipėri dhe nga ai mision, ne krijuam Shoqatėn Shqiptaro-Amerikane tė Zhvillimit Tregtar. Ndėrsa firma ime, njė firmė e vogėl kontraktuese e lidhur me Agjencinė pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar, ka punuar nė Shqipėri pėr vite me rradhė pėr zhvillimin e qeverisė lokale. Po ashtu, ne kemi kryer sondazhe tė ndryshme nė shkallė kombėtare nė Shqipėri pėr Shoqatėn e Zhvillimit Bujqėsor. Ne jemi angazhuar nė zhvillimin e sektorit shtetėror nė Shqipėri, veēanėrisht, nė nivelin e qeverisjes lokale, si dhe nė sektorin privat pėr tė ndėrtuar njė ekonomi tė tregut tė lirė dhe pėr tė krijuar njė mjedis tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin e biznesit privat.

Zoti England, kohėt e fundit ju fituat njė tender tė ri njė vjeēar pėr projekte tė ndryshme nė Korridorin 8, qė pėrfshin Shqipėrinė, Maqedoninė, Kosovėn dhe vende tė tjera tė kėtij rajoni. Ēfarė parashikoni tė realizoni nėpėrmjet kėtij programi njėvjeēar?

Shoqata Shqiptaro-Amerikane pėr Tregtinė dhe Zhvillimin, ka punuar gjatė 4 viteve tė fundit me organizata lokale nė Shqipėri, Maqedoni, Bullgari dhe Kosovė pėr njė program bashkėpunimi pėr zhvillimin e Korridorit 8 pėr transportin, duke krijuar njė infrastrukturė rrugore qė lidh vendet e Adriatikut me ato tė Detit tė Zi. Kjo infrastrukturė i shėrben sė tepėrmi, zhvillimit tė Shqipėrisė nė shumė drejtime, pėrfshirė zhvillimin e infrastrukturės rrugore dhe hekurudhore, si dhe krijon mundėsi tė shumta pėr njė rrjet naftėsjellėsi dhe gazi, pėr trasportin e naftės nga Azerbajxhani nė lindje, nė portet e Adriatikut nė perėndim. Synimi ynė ėshtė qė tė punojmė me qeveritė e rajonit pėr ta shfrytėzuar nė mėnyrė produktive kėtė korridor. Gjatė periudhės sė ardhshme njėvjeēare, ne do tė punojmė pėr tė ruajtur interesin dhe pėr shtuar fondet nga agjencitė dhuruese ndėrkombėtare, pėr avancimin e kėtij Korridori, si dhe do tė vazhdojmė zhvillimin e programeve pėr integrimin e mėtejshėm tė rajonit. Po ashtu, ne do tė vazhdojmė tė punojmė pėr zhvillimin ekonomik rajonal, si njė mėnyrė efektive qė sektorėt shtetėrorė dhe privatė tė shfrytėzojnė mundėsitė e mėdha qė krijon ky korridor pėr tė kontribuar nė itegrimin e rajonit.

Zoti England, qeverinė shqiptare pėr vite me rradhė e ka karakterizuar grindjet e brendshme. Si ndikon kjo klimė politike nė punėn tuaj?

Ėshtė e vėrtetė qė ka patur mjaft luhatje, njė luftė politike, por kjo nuk ėshtė njė karakteristikė e veēantė pėr Shqipėrinė, apo pėr vendet e tjera tė Ballkanit. Ky ėshtė njė fenomen i pranishėm edhe kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Siē thoshte njė profesori im i vjetėr, demokracia ėshtė njė sistem joefektiv, joefiēient dhe i vėshtirė, kaotik, qeverisės, por ėshtė shumė mė i mirė se ēdo sistem tjetėr. Pėr mendimin tim, Shqipėria po kalon njė periudhė tranzicioni drejt njė sistemi mė efektiv, me rregulla mė tė mira. Me pak fjalė, duket se ajo po ecėn nė drejtimin e duhur. Por nga ana tjetėr, ėshtė e padiskutueshme se kėto luhatje kanė ndikim negativ nė zhvillimin e biznesit. Kur njė qeveri ėshtė e paparashikueshme, ndikimi negativ ndihet tek investimet, pasi investitorėt hezitojnė kur nuk e dine se ēfarė do tė sjellė e ardhmja. Por kur gjendja ėshtė mė e qetė, ajo ndikon mjaft pozitivisht pėr biznesin.

Shqipėria ėshtė njė vend ku korrupsioni ka pėrmasa tė gjera. Si ndikon ky fenomen nė punėn tuaj?

Natyrisht, korrupsioni ėshtė pengesė pėr investimet e huaja, sidomos pėr ato tė Shteteve tė Bashkuara. Ligjet amerikane ndalojnė marrjen e rryshfetit pėr tė fituar tenderat. Ėshtė me shumė rėndėsi qė ky fenomen tė mbahet nėn kontroll nė Shqipėri. Ambasadori ynė nė Tiranė, James Jeffery, e ka bėrė kėtė njė nga pėrparėsitė e tij kryesore. Kjo gjendje duhet tė pėrmirėsohet, me qėllim qė disa vende, veēanėrisht, Shtetet e Bashkuara dhe vendet perėndimore tė investojnė nė Shqipėri.

Panorama, 19-01-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.