Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Tė vdesėsh s'ėshte gjė, tė mos rrosh ėshtė e tmerrshme.
--- Hygo

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 149 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Mendimi Shqiptar: At Anton Harapi
Postuar nga: skampa

Feja Nė shkrimin e sotėm rikthehemi nė kohė pėr tė kujtuar edhe njėherė kush ishte miku i madh i Ēerēiz Topullit, Fan Nolit, Gjergj Fishtės, Luigj Gurakuqit, kush ishte frati 25-vjeēar, qė ndihmonte malėsorėt e Dukagjinit tė shpėtonin nga kolera.

Emri dhe vepra martire e At Anton Harapit nuk ėshtė futur ende nė fazėn e kanonizimit, qė Selia e Shenjtė nė Vatikan aplikon pėr meshtarėt e Krishtit. Kjo gjė ka bėrė qė shumė njerėz, qė e njohin mirė veprimtarinė atdhetare, publicistike dhe fetare tė padėr Anton Harapit tė shqetėsohen dhe tė rizbulojnė vlerat e harruara tė tij. Pėr Kapinovėn, ai ėshtė: ushtari besnik i Urdhrit tė Shėn Franēeskut, qė me sandale dhe varfėri qėndroi pranė dhe mes popullit tė vet, ku gjithnjė pėr tė Shqipnia ishte NJĖ. U privua nga kjo e drejtė e merituar (Kanonizmi), pikėrisht franēeskani i pėrvujtė, qė u pushkatua barbarisht me fjalėt e Krishtit nė gojė: Fali o Zot se nuk dijnė ē’ka bajnė, Rrnoft Krishti Mbret!, Rrnoft Shqipnia edhe pa ne!

Me sa di unė, Komisioni i Rishqyrtimit tė Aktit tė Martirizimit tė Klerikėve Katolikė nė kohėn e masakrave tė komunizmit (sikurse nė tė gjithė vendet diktatoriale dhe komuniste tė ish-Evropės Lindore) nga Vatikani, ka kėrkuar prej Konferences Ipeshkvnore tė Kishės Katolike nė Shqipėri dokumentet (tė marra nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dėshmi me deklarata autentike nga persona qė dėshmojnė vėrtetėsinė e faktit tė kėrkuar, dhe jo tė paragjykohet nga gjyqi i dytė shqiptar etj. Komisioni apo individė, kushdoqoftė, duhet t’i ketė parė pikturat ose arkivat, qė i kushtohen pushkatimit tė klerikėve katolikė, njė prej tė cilėve ėshtė edhe At Anton Harapi. Frati i pushkatuar e i anatemuar pa mėshirė, ka nevojė qė tė qitet nė shesh me dokumente autentike dhe jo tė marrė tė gatshme nga zyrat e ekzekutorėve etėrit dhe bijtė e tė cilėve ende drejtojnė Shqipėrinė dhe ende nuk kanė bėrė 'mia culpa' pėr krimet qė kanė bėrė kundėr njerėzimit dhe popullit tė vet. Veprimi i njėanshėm dhe me tendenca diskriminuese qė kanė pėrdorur sot servilėt e sistemit qofshin kėto dhe me petk meshtarak ėshtė njė shkelje ndaj martirėve tė krishtėrimit qė e kanė derdhur gjakun e tyre pėr ungjillizimin e popullit dhe dashurinė e besimtarėve shqiptarė.

Ai lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles, shtoi gėzimin e familjes, qė jetonte buzė valėve tė Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Nė fėmijėri, bashkėmoshatarėt e thėrrisnin Gaspėr, sepse ishte i pagėzuar me kėtė emėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan. Rezultatet e larta nė shkollė i mundėsuan adoleshentit tė menēur, tė vijojė studimet e larta nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė, qė njihen si metropole tė rrezatimit tė kulturės sė lashtė e bashkėkohore botėrore. Kėtu rregullisht studioi nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc pėr degėn adhuruese tė tij, teologji. Ai ishte njė enciklopedi qė ecte me dy kėmbė, mbasi preferonte shumė tė ishte nė kontakt me bibliotekat, si njė frekuentues shumė i rregullt dhe i azhornuar me tė gjithė median e huaj evropiane qė vinte nė kėtė bibliotekė.

Nė vitin 1910, At Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku kishte mėsuar qysh i vogėl. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), i pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn Zoja Rruzare, nė Arrėn e Madhe, nė Shkodėr, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan. Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit i vėshtirė, vit i sėmundjes epidemike tė kolerės, ku njerėzit, njeri pas tjetrit, vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranė nga frika e lėngatės. Por meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbėtor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.

Frati 25-vjeēar, me ndjenja tė holla tė humanizmit, ecte nė kėmbė, nėpėr katunde tė thella e tė ashpra malore, nė tė gjitha shtėpitė e bjeshkėve tė thepisura tė Dukagjinit (Malėsia e Mbishkodrės), pėr tė shpėtuar nga vdekja e sigurtė malėsorėt, duke i ndihmuar drejtpėrdrejt nga ana profilaktike kundėr kolerės, qė kishte pėrpirė miliona jetė njerėzish nėpėr botė... Ai, pėrherė mendonte e vepronte nėn shembullin e idealeve, qė i kishte si pika referimi, se ...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: Lumin e ep deka kunoren e ven varri, shkruan nė parathanien e veprės Andra e Pretashit, studiuesi i afėrt i tij, Gjin Duka (alias At Daniel Gjeēaj)...

Nė kohėn e turbullirave politike, midis tė cilave ishte mbėrthyer kontinenti i Evropės, Fuqitė e Mėdha, hartonin harta tė reja, ku, pa tė drejtė, Shqipėrisė sė vogėl gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njėra pas tjetrės disa treva tė trungut amė. A mund tė heshtte frati i urtė, pėrballė kėsaj masakre, qė u bėhej ditėn pėr diell tokave shqiptare!? Normalisht, qė jo. I veshur me zhgun, me nismėn e vet, organizon menjėherė tre bajrakė, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe pėrmes tyre, i dorėzon Memorandumin e pėrgatitur nga ai vetė nė vitin 1918, komandantit francez nė Shkodėr (asokohe nė Shkodėr, kishin zyrėn e tyre konsullore 7 pėrfaqėsi tė huaja). Nė bashkėpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe Poetin Nacional At Gjergj Fishta, OFM harton njė peticion, tė nėnshkruar nga 200 pėrfaqėsues tė tre bajrakėve, drejtuar pėrkatėsisht Konferencės sė Paqes nė Paris, ministrave tė Jashtėm tė SHBA-sė, Anglisė, Francės dhe Italisė.

Nė pėrkrahje tė bisedimeve diplomatike, pėrfaqėsuesit e Grudės, Hotit e Triepshit nė Shkodėr, organizuan demonstratėn tek Ura e Maxharrit, duke brohoritur: Hot e Grud kekan betue Pa gjak malet mos me i l’shue... Frati ynė, kishte moq e dashamirė, duke bashkėpunuar ngushtė me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeēovin, Ēerēiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtėn, Imzot Vinēenc Prenushin, At Donat Kurtin, dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilė Mosin, Mehmet Shpendin, etj., nė Jug e Veri tė Shqipėrisė. Populli i Shkodrės, kurrė s’do ta harrojė pėrshėndetjen e fundit tė titulluar: Dy lotėt e nji betimi, si shembull i oratorisė klasike shqipe, nė pėrcjelljen e eshtrave tė martirėve nacionalė Mustafė Qullit dhe Ēerēiz Topullit, shtrėnguan duart nė shenjė betimi nacional: Pėr nji Shqipni tė bashkueme e tė lidhun me idealin e herojve.

Viti 1920, mbetėt pėr meshtarin e Shėn Franēeskut, kohė e ingranimit me lėvizjen atdhetare shqiptare, nė kushte e rrethana tė reja, falė energjive tė pashtershme tė prelatit, mori njė shtytje dhe organizim tė ri. Mė 1921-1924, bėhet drejtues i grupit tė njohur atdhetar Ora e Maleve, sė bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtėn (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazėr Shantojėn, duke qenė njėkohėsisht themelues, drejtues e botues i aftė i fletores Ora e Maleve, qė rregullisht filloi tė nxirrte grupi nė fjalė. Pėr mė tepėr, liberatorit tė madh Luigj Gurakuqi, i pėrkushton veprėn e vet tė titulluar: Andra e Pretashit, ku shkruhet: Luigj Gurakuqit - burrit vėrtetė burrė. Mė 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para nė Shqipėri, ku gjendet mes opozitės sė kohės pėrkrah Gurakuqit, Fishtės, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj., qė ishin pararoja e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė njė mendim tė epėrm e veprim mė tė pėrshpejtuar racional pėr nacionin shqiptar.

Pas rrėzimit tė Qeverisė sė Nolit, pėr shkaqe, qė tashmė dihen mirė, sikurse shumė tė tjerė, frati demokrat arrestohet 3 herė dhe burgoset sė bashku me At Benardin Palaj e mė vėllezėr tė tjerė nė Krishtin tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut, mbasi kishin pėrkrahur alternativėn e demokracisė liberale tė popullit, Pėr njė Shqipni t’Lir e t’Perparueme. Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmėri vijon pa ndėrprerje misionin e shenjtė, duke predikuar doktriminėn e krishterė. Si i Dėrguari i Franēeskanėve tė Veriut, i kėrkon Qeverisė sė Tiranės haptazi: Flamurin Kuq e Zi, Gjuhėn Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit. Edhe pse kishte detyren e rėndėsishme tė Provincialit, nuk e shkėpuste pėr asnjė ēast veprimtarinė adhuruese atdhetare.

Mė 1933, ishte drejtues i Kolegjit Franēeskan (Rektor), drejtor i Liceut Illyricum dhe pedagog nė Shkollėn Normale Femrore tė Motrave Stigmatine nė qytetin e Shkodrės (Gjuhadol). Nė harkun kohor tė viteve 1930-1936, ėshtė drejtori i sė pėrkohshmes prestigjioze revistės sė mirėnjohur nė Ballkan Hylli i Dritės (Botuar pėr herė tė parė mė 1913), bashkėdrejtues i gazetės Posta e Shqypnisė, revistės fetaro-kulturore Zani i Shna Ndout.

Me pendėn e fuqishme nė fushėn e letrave shqipe Frati, krahas pėrkushtimit fetar dhe vlerave tė ēmueshme sociale tė komunitetit, dallon me po atė madhėshti nė filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikė dhe letėrsi artistike. Homelitė e kėndshme, qė mbajnė peshėn e fjalėve frymėzuese tė At Antonit, si vlerė autentike zbukurojnė letėrsinė e pasur fetare tė traditės gegė, ku, nė tėrėsi, kulmoi erudicioni esencial plot elokuencė elegante e me njė diksion tė qartė. Nė mėnyrė tė rregullt, ndiqte rrymat e letėrsisė botėrore, lexonte nė origjinal autorėt e famshėm tė pedagogjisė moderne tė kohės, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe pėrherė pranė librave, mendonte se mendja e tij dhe e ēdo njeriu, nė pėrgjithėsi, duke lexuar bėn njė gjimnastikė tė mirė, sepse zgjeron dritaret e diturisė njerėzore, tė cilat pėrherė duhet tė jenė tė interesuara, pėr tė lejuar depėrtimin e njohurive tė reja bashkėkohore. Shpesh At Antoni porosiste: Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet tė shkojė krahas me penden, si krahėt e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim. Si pasojė e njė akumulimi tė dijeve dhe tė pėrvojės si pedagog, nė vitin 1925 boton veprėn e parė pedagogjike, e cila njiherazi mund tė cilėsohet, njė pėrshtatje tė leksioneve tė pedagogut A. Hergert, njė punim i mirėfilltė shkencor, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin: Edukata ose mirėrritja e fėmijėve.

Siē pohojnė biografėt, meshtari shkrimtar e studiues i vėmendshėm, nuk harronte tė ishte i kujdeshėm, kur analizonte, se mė e rėndėsishme nė shpirtin e shqiptarit ėshtė bindja, si akti mė cilėsor dhe frytdhėnės, sesa dajaku e frika. At Antoni, kėrkonte tė ndėrtonte godinėn e re tė mendimit mė pėrparimtar nacional shqiptar. Frati kishte shumė pasion letėrsinė e traditės dhe atė bashkėkohore tė shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante nė prozė tė ėmbėl nė gjuhėn e bukur dhe tingėlluese gegė, me njė stil tė kėndshėm, tė latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve qė parashtronte. Kushdo sot kundron me kėnaqėsi thjeshtėsinė e tė shkruarit. Vepra e dytė Andra e Pretashit, si roman u botua pjesė-pjesė prej vitit 1933-1942, nė revistėn e njohur kulturore Hylli i Dritės, ne nėntituj: Urti e Burrni nder banorėt e Cemit dhe Valė mbi valė.

Shpesh servilėt tė ashtuquajtur as profesorė dhe as doktorė tė regjimit tė polpotit tė Shqipėrisė, i kanė ofruar dhe vėrbuar sytė brezave tė tėrė shqiptarėsh, me njė foto, ku shquhet njė takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndėr tradhtitė mė tė mėdha qė paska bėrė Kleri Katolik dhe prelati i lartė franēeskan dhe prandaj tė gjithė duhet tė pėrshkohen nė litar dhe tė kalben nėpėr burgje. Asnjėherė, sikurse vė nė dukje publicisti z. Mėrgim Korēa, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se ēfarė i ka thėnė gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut tė lartė pushtues se: Marrėveshja me Reichun, ishte qė trupat gjermane do tė kishin territorin shqiptar vetėm si urė kalimi pėr nė Greqi, pa i cėnuar dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet e brendshme shqiptare!

Ėshtė e drejtė tė mendohet, se vetėm Shqipėria (72000 ēifutė) dhe Danimarka janė dy shtete nė botė, qė nuk kanė dorėzuar asnjė ēifut (izraelit) nė duart e shumė kėrkuesve gjermanė. Pse heshtet pėr ketė aspekt tė rėndėsishėm dhe si njė meritė e Kėshillit tė Lartė tė Regjencės Shqiptare, ku njė meritė ka edhe anėtari i saj At Anton Harapi!? Po jetė shqiptarėsh nuk janė shpėtuar nė kėtė rast!? Sigurisht qė shumė dhe historia herėt ose vonė do ta ndriēojė kėtė aspekt tė rėndėsishėm edhe tė fratit nacionalist. At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrėn e regjentit: E pranova detyrėn se nuk mujshem m’e pamun Shqypninė tė pushtueme prej anarkijet... nuk dojshem tė krijohej nji Babiloni shqyptare me luftė vllavrase qi zhgatrronte katundet, tė humbej bagtija e tė zhgatrroheshin familjet... ndjeva mėshirė, si pėr popull e gjithashtu edhe pėr Shqypni... Si mund tė preferojshem m’e pshtue jetėn t’eme pėr ēashtjen e pėrbashket? Le tė ndodhė ajo qi ka me ndodh, thashė, me vedi, rrnoftė populli edhe pa mue, rrnoftė Shqypnia!... E fillueme me nji poezi e po e perfundojmė me nji tragjedi me iu dhimbtė kujdo... e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninė edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmė fajtorėt tė mos bajnė ma dame... Nuk duhet tė ekzistojnė filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veē shqyptarė....

Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do tė vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet u shpreh dikur At Anton Harapi. Gjuetinė mė tė madhe Enver Hoxha e filloi me meshtarėt katolikė e intelektualė. Albanologu i mirėnjohur italian prof. At Zef Valentini shkruan: Duke kenė tė kulturuem me arsim, shumė tė ngritun, katolikėt shqiptarė gjithmonė u patėn ngjallė zili disave... Vranėsi antikatolik Hoxha e pranonte kėtė, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe nė veēanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe pėr triumfin e komunizmit.

Historia e vrasjes sė At Anton Harapit ėshtė sa e dhembshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shėn Franēeskut deri nė flijim, e kėshillojnė qė tė ikė nga Shqipėria. Fakti ėshtė se Frati kėtė kėshillė e hodhi poshtė prerazi, duke thėnė me krenari: Kam punue pėr Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinė fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’tokėn e t’parve t’jen testamendi em. Nė muajt e fundit tė jetės sė tij, ai u strehua nė fshatin Kir (Dukagjin-Malėsia e Madhe e Mbishkodrės, shėnimi im K.K.), mė parė, duke u shoqėruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj nė katundin Plan, nėpėr malet e ashpra tė Veriut, nė mes tė tė cilave kishte punuar gjatė viteve kur ishte meshtar nė famulli. Frat At Antoni, u strehua nėpėr shpellat e maleve, pėr njė kohė tė gjatė, duke qėndruar me uratė nė duar dhe me njė bllok shėnime ditar... Befasisht u zbulua... nė njė shtėpi nga proteza e dhėmbėve... Ai i gjykua dhe u dėnua nga Gjyqi Ushtarak nė Tiranė, ku kryesonte procesin gjyqėsor kryetari i saj Koēi Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu.

Ishte mėngjes i vranėt. Binte shi. Nė orėt e para tė datės 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut tė vogėl, frati fisnik, qė me duart e bashkuara nė parzėm, me krye tė varur dhe sytė gjysmė tė mbyllura nga torturat e rėnda, ndaj tė cilit me intensitet tė lartė ishin ushtruar pa ndėrprerje nga gardianėt xhelatė, qėndronte me stoicizėm, si sfidė, duke thėnė lutjet e fundit, kur e ēuan nė periferi tė Tiranės pėr ta ekzekutuar... Frati i pėrvujtė, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herė-herė kindet, pėr tė mos u stėrpikur nga balta qė e rrethonte. Njė prej ekzekutorėve barbarė i tha: Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue. Nė ēast reagoi nga drita shpirti i tij shėmbullor: Atje tek shkoj biri im, dua tė shkoj i panjollė, siē jam kenė tanė jetėn. I bekoi vrasėsit e tij, i fali pėr aktin qė do tė kryenin nėn shembullin e Jezu Krishtit. Kėtė dėshmi feje tė dėshmitarėve martirė, ku asnjė nuk e mohoi fenė, e pasuruan librin e Martirologjisė Romane, duke i shtuar njė faqe tė shkėlqyer fesė sė Kishės sė Shenjtė Katolike nė Shqipni. Ky Dishepull i pėrvujtun i Shėn Franēeskut, qė i ka tė tretuna eshtnat e tij, nėpėr zallishtet e Tironės, i fliste shqiptarėve me kėtė vepėr tė martirizimit pėr Fe e Atdhe: Po tė mos i zeni besė fjalve t’mia, ja tek keni veprėn teme pėr peng sigurie.

Klajd Kapinova, autor i librit pėr At Anton Harapin
Panorama, Shtator 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.