Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eh. S`kam pare akoma asnje qe te doje virtytin me teper se sa bukurine e trupit.
--- Confucius

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 74 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Ceshtje Kombetare :: Historia e shpernguljes se shqiptareve nga Ēameria
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare SHPĖRNGULJA E POPULLSIS SHQIPTARE NGA ĒAMĖRIA SI MYSLIMANĖ TĖ TURQIS

Andallajia(shkėmbimi)

Kjo fjalė e huaj nė jetėn e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė hyri dhe i solli aq shumė shqetėsime, dhimbje, gjak e lot. Pėrkthyer nė gjuhėn shqipe do tė thotė shkėmbim.Me siguri kjo nuk ka tė bėjė me shkėmbime mallrash apo ekuivalentesh tė tjerė,por me kėmbim njerėzish.Pėr shovinistėt grekė njė lloj malli janė edhe njerėzit,mjafton t’i shkėmbente,tė largonte popullsinė shqiptare nga trojet e saja autoktone pėr tė krijuar atje,”homogjenitetin etnik” grek.


Luftėrat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinė greqisė,nė dėmė tė fqinjėve.Orekset soviniste greke pėr ē’do ditė shtoheshin,drejt gllabėrimit tė tokave tė huaja.Koncepti ekspansionist i “megalidesė” qė synonte tė pėrfshinte nė mbrendėsin e kufijve tė saj tokat ku banonin ortodoksėt e Turqisė.Kjo aventur e ēoi nė Azinė e Vogėl,e cila nė vend qė t’i sillte lavdinė qė lakmonin u solli disfatėn poshtėruese.(1)Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake qė pėsoi atje u shoqėrua me shumė shkėmbime tė qindra e mijėra njerėzve.

Mė 30 janar 1923 u nėnshkrua nė Lozanė marrėveshja e veqant turko-greke,mbi shkėmbimin e grekėrve tė Anadollit,me “turqit”e Greqisė.Sipas marrėveshjes,duke filluar qė nga 1 maji i vitit 1923:”...duhet tė kryhet shkėmbimi,i detyrueshėm i shtetasve “turq” tė besimit ortodoks.Grekėt e vendosur nė tokat turke,gjithashtu edhe i shtetasve grekė tė besimit mysliman tė vendosur nė tokat greke.”(2)

Tė shkėmbyerit duhet tė linin vendin e origjinėn dhe duhej tė fitonin atė tė vendit ku shkonin,pa tė drejtė kthimi.Nė kėtė shkėmbim nuk pėrfshiheshin “banorėt grekė tė Stambollit dhe turqit e Thrakės Perėndimore”.(3)

Populli shqiptar nuk duhej tė pėrfshihej nė sferėn e shkėmbimit,sepse pėrveē fesė nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt as me turqit por as me grekėrit.Edhe nė komisionin miks,tė ngarkuar me zbatimin e shkėmbimit,u vendos qė tė “pėrjashtohej popullsia e Ēamėrisė”.(4)Kėtė fakt e pranojn edhe vet ēeveritarėt e Athinės.Pėrfaqėsuesi grek,Kallamanos,nė Konferencėn e Lozanės deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjė qėllim qė tė veprojė nė shkėmbimin e myslimanėve me origjinė shqiptarė.Shqiptarėt banojnė nė njė krahinė tė pėrcaktuar mirė,Epirin.Nė qoftėse ata janė tė njė besimi,nuk janė nė asnjė mėnyrė tė njė kombėsie.”(5)”Sigurime”tė tilla u kishte dhėnė edhe i ngarkuari me punė i Greqisė nė Tiranė,Kiēotaqi.Madje,edhe vet Venizelloja:”I kam telegrafuar Qeverisė sime,pėr t’i hequr vėrejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekė,myslimanė tė racės shqiptare,qė nuk duhet tė ngatėrrohet me turqit pėrsa i pėrket konventės sė kėmbimit tė popullsisė”.(6)

Realiteti praktik qėndron ndryshe.Tė thėnat me tė bėrat qėndrojn shum larg.Pa u tharė ngjyra e nėnshkrimeve,qeveritarėt grekė i shkelin marrėveshjet.Nėn etiketėn “turq” ata vendosin ti largojnė me mijėra shqiptarė nga trojet e tyre nė Ēamėri.Sa pėr shqiptarėt e besimit tė krishterė,mendonin t’i asimilonin fare lehtė,duke i joshur edhe me pasuritė e myslimanėve qė do tė largoheshin.Nė kėtė mes,njė rol djallėzor luan edhe Kleri Ortodoks.Duke u pėrpjekur qė tė mbjellė pėrēarje e armiqėsi midis elementit mysliman dhe tė atij tė krishterė.

Gjendja acarohej sė tepėrmi,kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini,dhe anėtarėve tė Komisionit Ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin pėrfundimtar tė kufirit,duke dashur tė fajėsojnė Shqipėrinė.Disa ditė mė vonė italianėt e pushtojnė Korfuzin.

Mė 31 mars 1923,Konferenca e Ambasadorėve,e deklaron fajtor tė krimit qeverinė greke dhe e ngarkon me pėrgjegjėsi.Athina e tėrheqė pėrkohėsisht pėrfaqėsuesin e saj nga Tirana.Punėt marrin njė kthesė me pasoja tė rėnda pėr popullsinė e Ēamėrisė.Autoritetet greke e intensifikojnė luftėn pėr shpėrnguljen e ēamėve pėr nė Anadoll.Musa Demi,Ymer Capari,Xhevat Merushi,tė cilėt kėrkojnė ndėrhyrjen e Komisionit miks pėr tė ndaluar dėbimin,burgosen.

Banda hajdutėsh profesionistė nga autoritetet lokale,terrorizonin popullsinė qė tė deklaroheshin “turq”.Ata pėrdornin me mjeshtėri metodat mė shkatrrimtare pėr tė shpėrngulur njerėzit.Duke i rrėmbyer natėn nga shtėpia,duke iu kėrkuar shuma tė konsiderueshme parash pėr t’i liruar pastaj,etj.Kėshtu rrėmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari,vėllai i Murat Gjikės 300,Agako Pronja 600,etj.,hajdutėt pasi bėnin gjithēka natėn,tė nesėrmen shkonin nėpėr fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisė plagė tė reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutė.

Popullata e pafajshme,duke pėrjetuar tortura nga mė tė ndryshmet nuk u gjunjėzua.Ajo i dėrgoi disa herė pėrfaqėsuesit e saj pėr tė protestuar pranė qeverisė kundėr dhunės e padrejtėsive.Nė rrugė nga mė tė ndryshmet informonte rregullisht qeverinė shqiptare pėr tė gjith gjendjen nė Ēamėri.Me dhjetėra telegrame iu dėrguan Lidhjes sė Kombeve,ku denoncoheshin padrejtėsitė dhe kėrkohej ndėrhyrja e saj.Kėto bėnė qė nė tetor tė vitit 1924 tė dėrgohet nė Ēamėri njė komision i kryesuar nga pėrfaqėsues shqiptar,turq dhe grek pėr tė konstatuar kombėsinė dhe vullnetin e popullit.U kėrkua qė zėrin e Ēamėrisė t’ja transmetonte komisionit njė dėrgatė e pėrbėrė nga Tahir Metja,Kadri Sadushi,Bido Dule,Nelo Hamiti,etj.Detyrat e tė dėrguarve pėrcaktohen qartė nė njė mbledhje qė u bė nė fushė tė Grigohorit.

Pėrfaqėsuesit e popullsisė sė Ēamėrisė,pa i pėrfillur pasojat,jo vetėm qė i parashtruan Komisionit pėrkatėsinė e saj shqiptare dhe kėmbėnguljen kundėr ēdo pėrpjekjeje pėr shkėmbim,por edhe shtypjen,padrejtėsitė dhe mohimin e ēdo tė drejte qė u bėhej nga autoritetet greke.Ata i sollėn Komisionit fakte tronditėse.Pėr shembull pyetjes:”Si shpjegohet qė persona tė dryshėm janė deklaruar si turq?!Kėsaj pyetje i pėrgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjė tjetėr pėrveē frikės dhe pasigurisė.Njė nga ata ėshtė edhe vėllai im,Shefiku.Pyeteni nėse di qoftė edhe njė fjalė turqisht.”.

- Aq nė rrezik e keni jetėn kėshtu?!!”Vėshtirė ėshtė t’a merrni me mend-u pėrgjigj Kadriu-por kur tė dal kėtej,s’ka asnjė siguri se shkoj i gjallė nė shtėpi!”.(7)

Ky delegacion shkoi edhe mė tej duke i parashtruar Komisionit se nė Ēamėri nuk ishin shqiptar vetėm ata tė besimit mysliman,por edhe ata tė krishterėt.Ndėrkohė rrugės po kalonte njė plak i quajtur Mina Dhima,nga fshati Ledhės.”-Ja ai ėshtė i krishterė-thot Tahir Metja-pyeteni i ē’kombėsie ėshtė.”Plaku pyetjes sė pėrfaqėsuesit grek,Minai iu pėgjigj shkurt:”-Jam shqiptar,nuk di grekēe.”(8)

Komisioni pasi u bind pėr karakterin plotėsisht shqiptar tė popullsisė,pezulloi shkėmbimin,por autoritetet greke vazhduan punėn e tyre.Fshati Petrovicė u boshatisė krejtėsisht,Gardhiqi nga 400 shtėpi mbetėn 80,Karbunari nga 300 nė 120,Parga nga 300 nė 40,Shėndielli nga 200 banorė nuk mbeti asnjė,etj.Vetėm gjatė viteve 1912-1925 u shpėrngulėn mė tepėr se 20,000 banorė nga Ēamėria.(9)

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankės, Bakallbashin tė merrej me shkėmbimin dhe instalimin e emigrantėve grek tė ardhur nga Azia e Vogėl.Emigrantėt vėrshojnė nė Ēamėri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje nė njė shtėpi dhe nė vend tė tyre strehoheshin tė tjerėt-tė huaj.Kundėr kėtyre akteve popullsia Ēame ngriti zėrin e protestės.Nė njė letėr drejtuar Lidhjes sė Kombeve,Hasan Kapoli,Sherif Rexhepi dhe 23 nėnshkrues tė tjerė, protestonin energjikisht “kundėr ēdo tentative depėrtimi nė Azi duke qenė tė njohur si shqiptarė edhe prej vetė grekėve”. (10) Njė protestė tė tillė bėnte edhe Huso Iljasi,nė emėr tė popullsisė sė Pargės.

Duke u gjendur nė kėtė situatė tė rėndė, populli shqiptar shpėrtheu nė mitingje e protesta masive kundėr arbitraritetit tė autoriteteve greke nė dėm tė popullsisė ēame.Duke i bėrė jehon njė mitingu tė zhvilluar nga studentėt e Tiranės,gazeta “Dajti’’,i kėrkonte qeverisė demokratike:”...tė tregohej sa mė aktive nė mbrojtje tė popullsisė ēame dhe kjo jo vetėm nė emėr tė solidaritetit me vėllezėrit e njė gjaku, por edhe nė interes tė hedhjes sė themeleve sa mė tė shėndosha pėr zhvillimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve”. (11)

Nė verė tė vitit 1924,procesi i shkėmbimit mori karakter masiv. Nė kėto kushte qeveria shqiptare ndėrmori njė varg hapash serioze duke e bėrė mbrojtjen e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė, njė ndėr objektivat kryesore tė veprimtarisė sė saj diplomatike. Ajo kėrkoi qė qėshtja tė shtrohej pėr shqyrtim edhe njė herė nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve. Nė letrėn qė i drejtonte sekretarit tė pėrgjithshėm, duke i bėrė njė interpretim tė saktė Marrėveshjes sė Lozanės tė vitit 1923, shkruante :” Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes qė ka adaptuar komisioni miks, mund tė zbatohet edhe kjo deri nė njė farė pike,vetėm pėr ata shqiptarė qė banojnė nė Maqedoni nė mėnyrė sporadike,kurse ai nuk mund tė merret fare parasysh pėr njė krahinė si Ēamėria ku popullsia ėshtė kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti qė kėsaj popullsie i kėrkohet tė shfaqė dėshirėn, ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e Marrėveshjes sė Lozanės,e cila thotė se elementi shqiptar do tė pėrjashtohet nga shkėmb!
imi...

Qeveria shqiptare ėshtė e mendimit se ėshtė e pamundur tė merret seriozisht,njė dėshirė e shprehur nga njė popullsi qė ėshtė nėn tmerrin e masave tė dhunės sė autoriteteve helenike...”. (12)

Problemi ēam zuri njė ndėr vendet qendrore nė veprimtarinė diplomatike tė qeverisė sė F.Nolit, duke ndėrmarrė njė varg hapash pėr sensibilizimin e opinionit ndėrkombėtar, pėrmes Lidhjes sė Kombeve. Duke denoncuar dhunėn e pėrdorur nga autoritetet greke pėr shpėrnguljen e shqiptarėve; Nolit nuk i mungonte asnjėherė pėrpjekja pėr krijimin e njė klime tė re midis tė dy vendeve.Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesė, por si njė urė lidhjeje.

Nė njė intervistė qė i kishte dhėnė Noli gazetės greke “Politika” duke dashur tė krijojė njė atmosferė tė re nė mėnyrė tė veēantė midis Shqipėrisė dhe Greqisė ka theksuar se :”Pakica kombėtare, si kėtej, ashtu edhe aty, duhej tė jenė jo si njė pengim, por si njė lidhje dhe si njė urė pėr marrėveshje midis nesh”.(13)

Suleman Delvina duke parė se pėrēapjet diplomatike pėr tė ndalurar shkėmbimin e popullsisė ēame ishin tė pafrytshme i shkruante Ministrisė sė Brendshme :”Lutemi tė keni mirėsinė t’u jepni me urgjencė urdhėra nga ajo ministri,qė tė varen nga autoritetet kufitare tė jugut,qė mos pengojnė hyrjen dhe instalimin nė Shqipėri tė atyre shqiptarėve qė vinė nga Greqia pėr tė shpėtuar nga shkėmbimi i popullsive”. (14)

Kur nėn pretekstin absurd tė “hetimit pėr pėrcaktimin e prejardhjes” dėbimi i popullsisė ēame po merrte pėrmasa tė gjera, qeveria shqiptare kėrkoi qė ēėshtja tė shtrohej pėrsėri pėr shqyrtim nė Kėshillin e Lidhjes. Nė telegramin qė i dėrgohej sekretarit tė pėrgjithshėm,mė 11 gusht 1924 thuhej se:” ...fizionomia etnike shqiptare e krahinės sė Ēamėrisė ėshtė pėrcaktuar nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme,pėr arsye se popullsia ėshtė autoktone,ajo flet vetėm shqip,se kultura turke ėshtė krejt e pa njohur aty dhe se asnjė element tjetėr i huaj nuk ndeshet nė kėtė krahinė...”.(15) Nė kėto kushte ēdo hetim ėshtė i tepėrt dhe nė kundėrshtim me ēdo gjė qė ėshtė vendosur mė parė.

Megjithatė,nė prag tė hapjes sė Asamblesė nė Gjenevė, autoritetet greke kishin pėrfshirė nė shkėmbim afro 10.000 ēamė.Delegacioni shqiptar nė Asamblenė e 5-tė tė Lidhjes sė Kombeve e bėri ēėshtjen e mbrojtjes sė tė drejtave tė kėsaj popullsie njė nga objektivat e tij kryesore.Nė krye tė delegacionit, F. Noli,vuri tė gjithė prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcė veprimet e paligjshme tė qeverisė greke dhe tė komisionit miks qė bėnte punėn e saj.Nėpėrmjet analizės qė i bėri procedurės nė pėrfundim se ai “e linte derėn hapur pėr lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. (16)Nė fjalėn qė mbajti mė 29 shtator 1924 nė sesionin e Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve,ndėr tė tjera tha:”Shumica e shqiptarėve mysliman tė Greqisė janė pėrfshirė nė shėrbim sepse ėshtė njė e vėrtetė palisiane (qė duket sheshit) se myslimanėt e Epirit nuk janė gjė tjetėr veēse shqiptarė...”.(17)

Nė pėrgjigje tė njė shkrimi botuar nė gazetėn greke “L’Mesager d’Athenės”me tė cilin ankohet se minoriteti grek nė Shqipėri keqtrajtohet, gazeta “Bashkimi” shkruanrte:”... Autoritetet greke,pėrkundrazi terrorizojnė sistematikisht shqiptarėt e Ēamėrisė,sidomos qė kur ka filluar shkėmbimi i popullsive greko-turke,gjendja e shqiptarėve tė Ēamėrisė ėshtė bėrė e padurueshme,nga sjelljet e kėqia dhe persekutimet e autoriteteve greke.Asnjė shkollė shqipe nuk ėshtė ēelur nė Ēamėri... Kurse qeveria shqiptare ka nė buxhetin e saj njė fond prej 100.000 franga ari pėr shkollat e minoritetit. Grekofonėt e Shqipėrisė sė Jugut gėzojnė plotėsisht tė drejtat e tyre politike. Nė zgjedhjet e fundit,qeveria greke u hoqi ēamėve edhe tė drejtėn e votės. Qėkurse janė nėn sundimin grek,ēamėt e ndjejnė veten si njė element i dėnuar tė jetė gjithnjė i shtypur dhe i skllavėruar...”.(18)Megjithatė deklaratat solemne tė kryeministrit grek,qė siguronte se ėshtė inspiruar nga dispozitat mė tė mira kundrejt minoritetit shqiptar.Autoritetet ushtarake tė Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit,terrorizojnė popullsinė myslimane shqiptare me tė gjitha mjetet mė ēnjerėzore dhe barbare duke i rrahur padrejtėsisht e pa mėshirė, i kėrcėnojnė me vdekje...”.(19) Preokupimin e vet pėr fatin e popullsisė shqiptare qė detyrohej tė shpėrngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohės nuk e shprehu vetėm me shkresė e protestat nė adresė tė organizmave ndėrkombėtare, por edhe me njė ndjenjė tė thellė solidariteti duke marrė ēdo masė pėr tė pritur e sistemuar nė Shqipėri tė gjithė ata qė nuk donin tė mbarteshin nė Anadoll.

Ja ē’shkruante gazeta “Dajti”:”Ėshtė mirė qė ēamėt tė merren bashkėrisht e tė ju ipen vendpasuri (toka) tė shtetit nė vend qė tė venė nė Anadoll e tė humbasin fare”. (20)

Qėndresa e popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė kundėr shkėmbimit me grekėt e Anadollit pati jehonė tė madhe nė shtypin shqiptar tė kohės.

Nė njė korrespondencė tė dėrguar pėr gazetėn “Dajti” dėrguar nga Ēamėria ndėr tė tjerash thuhet:

“Grekėt jo vetėm qė e realizuan dėshirėn e tyre pėr ērrėnjosjen e elementit shqiptar tė Ēamėrisė, por me taktikėn dhe metodėn e tyre tė zakonshme po pėrpiqen tė kandisin botėn dhe Lidhjen e Kombeve se ēamėt e duan vetė shkėmbimin dhe emigrimin nė Anadoll.Grekėt kanė prurė mijėra emigrantė prej Azisė sė Vogėl,viktima tė megalidesė sė tyre qesharake dhe i kanė vendosur nė shtėpitė e shqiptarėve tė Ēamėrisė, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare nė njė shtėpi... Mahagjirėt e Anadollit pėr tė ushqyer familjet e tyre, u grabisnin ēamėve tėrė produktet e arave e tė vreshtave.

Ka afro njė muaj qė nė Ēamėri ka ardhur komisioni miks qė do tė studiojė origjinėn e shqiptarėve tė Ēamėrisė.Komisioni nė fjalė do tė qėndroj vetėm nė Margėlliē e nė Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasė komitėt shqiptarė.Edhe sė andejmi do tė shqyrtoj origjinėn dhe dėshirėn e Ēamėve duke thirrur disa veta nga ēdo katund (tė protestuar nga ana e autoriteteve tė vendit e tė frikėsuar me vrasje,nė qoftė se pėrgjigjen kundėr porosisė sė tyre), edhe nė bazė tė dėshirės sė imponuar qė do tė shfaqin kėta,komisioni do tė veproj pėr tė gjithė popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė.

Pėr tė mbrojtur jetėn e anėtarėve tė komisionit (siē),qeveria greke ka dėrguar nė Ēamėri njė fuqi tė madhe ushtarake nėn komanden e andantit gjakpirės Kollovoit, i cili me radhė e ka tmerruar popullin e mjerė tė Ēamėrisė me veprat e tij ēnjrėzore si vrasje barbare e pėr tė shpėrngulur shqiptarėt e Ēamėrisė dhe sidomos ata tė paktė qė dalin para komisionit tė thonė se janė turq dhe duan tė venė nė Turqi”.(21)

Sesioni i Lidhjes sė Kombeve,qė u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia ēame vazhdonte. Kontigjente tė reja njerėzish pėrgatiteshin pėr t’u nisur nė Anadoll,kurse organizata e Gjenevės,jo vetėm qė nuk e ndaloi,por i lavdėroi pėrpjekjet e qeverisė greke pėr pėrmbushjen e zotimeve tė saj.Qėndresa e vendosur e popullsisė ēame dhe puna kėmbėngulėse e qeverisė shqiptare u bėnė pengesa nė rrugėn qė kishin nisur qeveritarėt e Athinės.Megjithatė procesi i shkėmbimit tė dhunės vazhdoi edhe pas vitit 1925.Por tashmė ai po merrte nuanca tė reja.Njė varg ligjesh goditen drejtpėrdrejti e tėrthorazi pasurit e patundshme tė shqiptarėve, duke i shndėrruar pronarėt e ligjshėm nė argatė.

Nė njė memorandum qė pėrfaqėsuesit e Ēamėrisė i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos,mė 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin,shpronėsimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht tė sė ashtuquajturės “Reformė agrare”, nė dobi tė emigrantėve tė Azisė sė Vogėl theksohej se;”...ne dhe familjet tona jemi dėnuar tė vdesim urie...”.Dhe mė poshtė, me njė ton qė nuk fshihte aspak revoltėn, shtonin se me kėto akte;”...kemi tė drejt tė besojmė se qeveria juaj nuk dėshiron tjetėr veēse zhdukjen tonė, ose tė na detyroj tė braktisim vatrėn dhe tokat tona qė i kemi mbajtur pėr gjenerata tė tėra, tė cilat ēdo shtet i rrespekton ,dhe tė shpėrngulemi duke kėrkuar gjetkė atė qė shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetės e tė pasurisė”.(22)

Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos,tė botuara nė gazetėn “Akropolis tė Athinės, gazeta mė e vjetėr greke.Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952,ish- kryetar i shtetit grek mė 1926, ishte me origjinė shqiptare. Nė njė sėrė artikujsh tė botuara nė fletoren e pėrditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Pėrveē heronjve shqiptarė nė panteonin grek,historia e Greqisė ka regjistruar edhe shumė figura tė tjera me prejardhje shqiptare qė janė tė njohura pėr shėrbimet e mėdha qė i kanė sjedhė Greqisė.

Nė atė atmosferė urrejtje qė ishte rrezik tė njiheshe si shqiptarė edhe nė rrugė,del nė fushėn e burrave njė gjeneral u gjakut tonė,i cili me krenarinė mė tė madhe mbron Kombin shqiptar:”-Me Bullgarėt dhe Shqiptarėt jam i njohur prej shumė kohe.Marrėdhėnjet e mia me ta kanė qenė tė ndryshme. Qė nė kohėn e Perandorit Vasilios “Bullgavrasės”tė Bizantit dhe deri mė sot.Nga tė gjith qeveritarėt grekė,armiku mė i madh kam qenė unė.Qė nga koha e Esat Pashės e sidomos Ahmet Zogut,miku mė i pėrzemėrt dhe mirėbėrės i Shqiprisė, jamė pėrsėri unė.Ėshtė lehtė tė binden zyrtarėt kompetent mbi kėto fakte po tė hedhin njė vėshtrim nė dosjet e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe se si do tė shohim mė poshtė nga zhvillimi i ngjarjeve tė kohės nė fjalė qė gati tė kishin pėrfunduar nė njė aleancė midis Greqisė dhe Shqipėrisė.

Nė foshnjėrinė time flisja vetė shqip,pasi gjyshja qė mė rriti, nuk dinte greqisht.Ajo ishte e bija e aristokratit mė tė shquar tė Magaridhės, ndon Bilbili,nė shtėpinė e tė cilit vdiq miku i tij i ngushtė,Marshalli i Rumelisė Karaiskaqi.

Nė dejet e mij,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe pėr kėtė jam krenar. Admirali Kundurjoti, tė tre Nikoladėt (gjyshi,bir dhe nip),Admiral Saqellariu, hero i nėndetėses “L.Kaconi”,Lasko dhe shumė grekė tė tjerė tė zgjedhur,janė me prejardhja shqiptarė dhe janė tė njohura shėrbimet e mėdha qė i kanė sjellė Greqisė.

Paparigopulos (historian i madh grek )shkruan:”...nga tė gjitha kombėsitė qė janė nė Greqi, pėrzierja me gjakun shqiptar prodhoi racėn mė tė shkėlqyer.”Hidriotėt,Speciotėt,Miauli,Sahturi dhe mijra luftėtarė qė mė 1821 deri sot vėrtetojnė mendimin e Paparigopullojt.

Nuk jam pra armik i Shqiprisė, pėrkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili nė shumicėn dėrmuese nuk ėshtė pėrgjegjės pėr pabesinė kundėr Greqisė.

Menjėherė sapo erdha nė fuqi nė Qershor 1926, u ndodha para njė keqėsimi tė vėrtet nė marrėdhėnjet me Shqipėrinė,pėr shkak tė problemit tė Ēamėrisė. Pėrfaqėsonjėsi i Shqipėrisė duke prezantuar nė zyrėn politike mė lajmėroi se autoritetet greke mė pėrzunė e nė kundėrshtim me traktatet shpėrngulėn popullatėn shqiptare tė asaj krahine, duke e pėrcjellė nė anėn e detit nė Azinė e Vogėl,dhe se protestimeve tė tij u jepet pėrgjigja se, kėta turko-shqiptarė pėrmblidhen nė marrėveshjen pėr shkėmbimin me popullatėn greke nė Turqi.

Kėrkova shkresat pėrkatėse dhe u binda se interpretimi i Ministrisė nuk kishte bazė, pasi nė traktatin e Lozanit shpreheshin qartės se , muhamedanėt e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk pėrfshiheshin nė shkėmbim,si turqit e Thrakės,etj.Pėr sqarime e mė tė plota tė ēėshtjes i telefonave ministrit tonė nė Londėr,tė ndierit Kaklamano,qė kishte pėrfaqėsuar Greqinė nė redaktimin e traktatit.Ky u pėrgjegj pa hezituar se muhamedėt e Epirit nuk hyjnė nė shkėmbimin dhe se mendimi i ministrisė nuk ishte i drejtė. Thirra menjėherė drejtorin e pėrgjithshėm kompetent,i cili mė tha kėto fjalė habitėse :”Parimisht kanė tė drejtė, por pėr arsye nevoje dhe qėllimi, urdhėrova shpėrnguljen e shqiptarėve pėr tė boshatisur katundet dhe vendosjen nė to tė refugjatėve tanė nga turqia, nuk vlen tė humbasim kohėn pėr pesė gjashtė mijė shqiptarė Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtė me shkelma diplomatin monokėlmbajtės.Njėkohėsisht sipas raporteve policore njė dramė e vėrtet k!
ryhej nė
Epir, pasi katundarėt me tė qara shkėputeshin prej vatrave tė tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin nė anijet pėr tu dėrguar nė Azinė e Vogėl.

U dhash urdhėra tė shkarkoheshin dhe tė ktheheshin tė lirė nė katundet e tyre.Shqiptarėt si ēdo racė e vjetėr dhe e prapambetur kanė vese, por kanė edhe disa virtyte tė zgjedhura.Ngjarja e sipėrme ka qenė shkaku kryesor i vendosjes sė marrėdhėnjeve tė pėrzemėrta, (midis dy shteteve) tė cilat u zhvilluan gati deri nė arritjen e themelimit tė njė federate tė ardhshme siē do shohim.Presidenti i Republikės, Ahmet Zogu,me njė letėr tė pėrzemėrt, mė shfaqte mirėnjohjen e vet, tė cilėn nuk do t’e harroj kurrė.Dhe,pra, deri nė ditėt e shfronėzimit tė tij,sa herė vinte pėrfaqėsonjės i ri shqiptar nė Greqi,mė porosinė e tij mė vizitonte nė shtėpi dhe mė sillte pėrshėndetjet e mbretit, duke mė drejtuar fjalėn shqip mė thoshte “vėlla i madh”.

Dhe kėto kur isha vetėm njė qytetar i thjeshtė si gjeneral i shmobilizuar.Kjo ėshtė e quajtura “Besa” shqiptare,domethėnė besė dhe mirėnjohje pėr mirėbesim.Po tė hedhim njė vėshtrim nė hartėn e Ballkanit, kuptojmė menjėherė rėndėsinė e madhe tė Shqipėrisė.Pėr shkak tė ngjarjeve tė fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake nė Greqi,rėndėsinė e Shqipėrisė si bazė sulmi dhe mbrojtjeje.Ushtarakėt grek nė kohėrat e kaluara e dinin kėtė,siē tregohet qartė prej luftrave tė rrepta dhe tė pėrgjakshme qė u zhvillua nė limanet dhe kalimet malore tė Shqipėrisė, sidomos nė shekujt e fundit tė Perandorisė Bizantine.

Pėr Greqinė Shqipėria mike dhe aleate,pėrbėnė njė fortesė kolosale dhe njė kėrcėnim tė fortė pėr ēdo sulmues tė veriut.

Zgjuarsia e mprehtė e Venizellos e kishte kuptuar kėtė fakt,kur thoshte qė duhet me ēdo sakrificė qė ēėshtja e Epirit tė rregullohet miqėsisht dhe tė vendoset me Shqipėrinė marrėdhėnjet mė tė pėrzemėrta. Besoj me patundshmėri nė tė drejtėn e kėti mendimi.Kėrkova me ēdo kusht e sakrificė kėtė gjė ta vė nė zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas kėtyre ngjarjeve u vendosėn marrėdhėnjet miqėsore dhe dėrgova nė Tiranė si pėrfaqsonjės tė Greqisė Gjeneralin Aleksandėr Kondulin, bashkėvendasin tim i cili e njhte jo vetėm shqipen e Shqipėrisė sė Jugut qė flitet nė krahinėn tonė, por edhe ato idiomat e labėve e gegėve.

Ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm pėr shumė arsye, se po tė zbatohej njė politikė e urtė dhe e qėndrueshme nė ēėshtjen e Shqipėrisė, do tė ishte e mundur qė nė vend tė armiqėsis,do tė ishte mė e mira, mė e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisė nė Ballkan.

Si racė shqiptarėt nuk janė as tartaro-mongolė, as sllavė,por Ilirė,stėrnipėr tė pellazgėve.Janė historikisht tė provuar, pasojė-racė motėr me racat e vjetra qė zbritėn nga veriu dhe pėrbėnė banorėt e parė tė Heladhės. Nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me Italianėt,serbėt,bullgarėt, kurse me popullin helen lidhen ngusht nė gjak,trashėgime dhe zakone”.(23)

Traktati i Lozanės i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese tė Athinės qė tė dėbojnė me dhunė nga trojet e tyre stėrgjyshore ēamėt,kėto ishin masa tė konsiderueshme tė popullsisė shqiptare.Vitet e mėpastajme arrihet tė ndryshohet vetėm taktika,strategjia mbetet ajo e ērrėnjosjes sė plotė tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė,tė cilėn e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur nė vitin 1944.


------------------------------------------------------------------------
1.V.Kondi :”Greece and Albanien”, Selanik, 1976, f.98

2.Marrėveshja e Lozanės,nėnshkruar mė 30.01.1923,

Artikulli i ­ I -, paragrafi i parė.Shih,H.Minga: te “Ēamėria”Nr. 7 (26),Viti II- tė,8 maj 1992 fq.3-4.

3. Po aty.

4.Memorandumi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes sė Kombeve,dėrguar kėshillit tė datės 29.ll.l924.

5.Po aty.

6.Venizelloja :”Letėr drejtuarLidhjes sė Kombeve”

7. H. Mingo,Po aty.

8.Po aty.

9. Po aty.

10.Po aty.

11. Gaz.”Dajti”,Tiranė 4 gusht 1924.

12.AQSH.Fondi251,viti 1924, dosja 84.

13.Gazeta “Politika”,datė9.09.1924.

14.AQSH.Fondi 252,dosja 80,dt.30.1924,fl.38.

15.AQSH.Fondi 251,viti 1929, dosja 84.

16. H.Minga,Po aty.

17.AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 85.

18.Gazeta”Bashkimi”, datė 30.07.1924.

19.Kurfuz mė 20.02.1926,nė emėr tė popullsisė ēame tė Filatit:Musa Demi,Adem Braho.Shih edhe: “Ēamėria”,Nr. 7 (26),Viti II-tė 8 maj 1992 fq. 4.

20.Gazeta “Dajti”, datė 07.07.1924.

21.Gazeta “Dajti”, datė 17.09.1924.

22. Hasan Minga, “Ēamėria”, Nr. 7 (26), Viti II-tė, 8 maj 1992 fq.4.

23. Gjeneral Theodhor Pangalos,kujtime,botuar tek e pėrditshmja greke “Akropolis”,Athinė. Pėrkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista “Krahu i Shqiponjės”,Nr.2 (14),shkurt 1978,Ēikago tė SHBA-sė,shih edhe tek “Ēamėria”Nr.5 (24), e mėrkur 22.04.1992,fq.8.

Autori: Isuf B. Bajrami
Gjilan, Kosove



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.