Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Mbretėrit Shqiptarė tė Egjyptit
Postuar nga: Skampa

Histori Historia e dinastise 150 vjeēre tė mbretėrve shqiptare qe sunduan Egjiptin. Gjithshka ka nisur me oficerin otoman me origjine shqiptare Mehmet Aliu.


Kur jahti mbreteror "Mahroussa" la portin e Aleksandrise ate vjeshte te 1952-shit, askush nuk mund te imagjinonte se sebashku me anijen luksoze po zhdukej pertej horizontit edhe nje prej dinastive mbreterore me te famshme ne Lindjen e Mesme e njohur boterisht per origjinen e saj shqiptare. Nje dinasti, e cila kishte lindur nga tymrat e betejave, kur nje oficer i ushtrise Otomane ishte derguar per te frenuar pushtimin francez te Egjiptit, dhe pasi ja kishte dale mbane, i hypur maje kalit dhe me shpate ne dore, kishte thirrur ndjekesit e tij qe ta ndiqnin drejt majes se pushtetit. Pushtet te cilin, vetem tashti, pas me se 143 vjetesh, po ja hiqnin pinjolleve te tij.

Jahti Mahroussa mbante ne bord Mbretin e fundit te Egjiptit, Farukun, mikepritesin e homologut te tij te rrezuar Zog, i cili i rrethuar vetem nga rojet e tij personale qe tradicionalisht ishin shqiptare po linte pallatin mbreteror. I detyruar nga nje grusht shteti i oficereve prosovjetike te ushtrise se tij qe sollen ne pushtet Naserin, mbreti Faruk po largohej keshtu nga Egjipti duke i dhene fund edhe mbreterimit me jetegjate qe nje familje me origjine shqiptare ka pasur ndonjehere.

Themeluesi i Dinastise shqiptare te Egjiptit, oficeri i kavalerise Otomane, Muhamet Ali, i lindur ne Kavalla te Greqise nga prinder shqiptare, pasi theu kasten ushtarake te Mamlukeve, te cilet kontrollonin Egjiptin, u be sundimtar i plotfuqishem i vendit, por nen varesine formale te Stambollit, ne fillimin e shekullit te 19-te. Ne ngjitjen e tij te rrufeshme drejt pushtetit, nje rol te madh luajten edhe regjimentet e tij te shqiptareve, te cilet ishin edhe fuqia e tij e vertete. Rolin e madh te trupave shqiptare nen komanden e Muhamet Aliut, si gjate luftes kunder Napoleonit, ashtu dhe gjate luftes per kontrollin e Egjiptit, e konfirmojne nje numer i madh deshmitaresh, qe kane lene kujtimet e tyre per ate kohe. Vete Gjenerali Napoleon deshmon per masakren qe trupat e tij kryen kunder roberve shqiptare, qe iu dorezuan atij ne betejen prane nje fshati te Aleksandrise. Anglezi Martin Leak, konsull ne Janine prane Ali Pashes, nje tjeter njohes i mire i shqiptareve, shkruan se "trupat shqiptare ishin repartet e zgjedhura te Muhamet Aliut". Te famshme jane pikturat e piktorit frances Leon Zherom me tema nga Egjypti, ku ushtaret shqiptare jane pikturuar me ngjyra mjaft te gjalla. Eksploratori i famshem anglez, Sir Richard Burton, ne kujtimet e tij te famshme kujton kohen kur ne "shoqerine e miqve te tij oficereve shqiptar ne Kajro....ishte arrestuar nga policia egjiptiane per prishje te qetesise publike".

Ngjitja e Muhamet Aliut drejt pushtetit ofronte mundesi te pafund per bashkeatdhetaret e tij, te cilet kontrollonin ushtrine. Nje numer i madh aventurieresh, mercenaresh, kerkues te fatit apo lavdise, me prejardhje nga trojet shqiptare, mbushen radhet e ushtrise apo administrates se re qe ushtaraku shqiptar po krijonte. Rreth 20.000 "turq", sipas bashkekohesve, ishin kasta e re e perkrahur nga Aliu, qe kontrollonte nje hapesire te pafund si Egjipti. Fuqia dhe pasuria e nje prej familjeve me te degjuara shqiptare, qe do te luante nje rol te madh ne historine e Shqiperise, ajo e Vrioneve, i ka rrenjet, pikerisht, ne fushat e betejave egjiptiane dhe sallonet e Muhamet Aliut. Shqiptari i atyre viteve ishte ndoshta ne apogjeun, qe shqiptaret mund te kene arritur ne shekuj. Hapesirat Otomane u ofronin mundesi te medha, te cilat ishin shume te prekshme dhe shembujt mjaft konkrete. Nje shqiptar nga Tepelena sundonte nje pjese te mire te tokave Europiane te Perandorise. Nje shqiptar tjeter ishte Kryeveziri ne Stamboll dhe ja, nje tjeter, sapo kishte shtene ne dore vendin e piramidave, nje territor, per te cilin dy figura legjendare, si Napoleoni dhe Admirali Nelson, ishin perplasur per ta pasur ne dore, por pa sukses. Per nje kohe te gjate, Muhamet Aliu luajti nje rol te rendesishem ne skenen europiane. Gjate revolucionit grek, ai pushtoi ishullin e Kretes dhe kercenoi seriozisht shtetin e brishte grek, por, me nderhyrjen e fuqive te medha, ai u terhoq.

Pas vdekjes se tij, kontrollin e mori Princi Said, i cili me ndihmen e bashkepunetoreve te te atit te tij, e konsolidoi pushtetin, duke u kthyer ne nje sundimtar absolut ne Egjipt, por qe formalisht njihte pushtetin e Sulltanit. Mbreti Said ndoshta kishte ndermarrjen me te veshtire, pasi i duhej qe te kryente nje sere reformash dhe dalengadale te transformonte nje pjese te ushtarakeve te tij ambicioze, qe bridhnin me shpate ne dore pas lavdise dhe plackitjeve ne administraten e pushtetit te tij. Mbreterimi i tij zgjati deri me 1863, kur vendin e tij do ta merrte i biri, Ismaili.

Do te ishte Mbreti Ismail ai, qe do ta transformonte Egjiptin ne nje nga vendet me kozmopolite dhe do te hapte rrugen e modernizimit. I edukuar ne Paris dhe Viene, njohes i shkelqyer i nje numer gjuhesh europiane, megjithese ne koke mbante fezin tradicional turk, ai admironte Europen. Dhe u perpoq qe, gjate sundimit te tij, Egjipti te rivalizonte oborret mbreterore me te fuqishme te Europes. Gjate regjimit te tij, kolonia e shqiptareve ne Egjipt, apo sic njihej, "shqiptaret e Misirit", njohu nje rritje te madhe. Shqiptaret ishin vendosur kryesisht ne Kajro dhe Aleksandri dhe zinin poste kyce ne administrate dhe ushtri.

Ismaili njihet gjithashtu si nje nga ndertuesit me te medhenj te Egjiptit modern. Nje numer i madh ndertesash publike dhe pallatesh madheshtore u ndertuan nen regjimin e tij. Abedine Palace, pallat madheshtor i ndertuar nga Ismaili me 1874, eshte edhe sot rezidenca zyrtare e Presidentit te Egjiptit. Nga 1862 deri me 1879 numri i shkollave u rrit nga 185 ne 4817. Ne nje kohe kur Perandoria Otomane nuk kishte asnje meter hekurudhe, ne Egjypt u ndertuan rreth 1.185 milje te tilla. Ne Kajro dhe Aleksandri dilnin rreth 28 gazeta ne gjuhe te ndryshme. Rreth 100 mije te huaj, te inkurajuar nga nje klime e vertete kozmopolitane qe regjimi i Ismailit kishte krijuar, jetonin ne Egjipt. Sipas gazetarit amerikan J.C.McCoan, Opera e Kajros e themeluar nga Ismaili, "rivalizonte me sukses Operat e Parisit dhe Londres me sofistikimin dhe emrat e medhej qe terhiqte". Megjithese Ismaili kishte themeluar edhe Muzeumin e Artit Islamik, ai i kerkon te madhit Gusepe Verdi te kompozoje nje Opera madheshtore me teme Egjiptiane. Dhe keshtu, sot ne kemi te famshmen Aida, e cila u shfaq per here te pare ne perurimin e Kanalit te Suezit. Sipas nje zyrtari britanik qe shoqeronte Princin e Uellsit ne Egjypt me 1873, "Oborri Mbreteror i Egjyptit ishte i barabarte me oborret me te njohura ne Europe".

Por e gjithe kjo madheshti dhe keto suksese te Ismailit do te ishin mjaft te kushtueshme dhe shpeshhere me pasoja fatale per ekonomine egjiptiane. Me 1873, financat e tija filluan te japin shenja dobesimi, si pasoje e shpenzimeve kolosale. Dhe Ismaili do te hynte ne historine e dinastise me origjine shqiptare si sundimtari qe humbi, ndoshta nje nga arritjet me te medha te gjyshit dhe babait te tij, Kanalin e Suezit i cili u ble ne menyre te rrufeshme dhe mjaft sekrete nga Qeveria Angleze. Perfundimi i ketij operacioni do te ishte edhe fillimi i renies se Ismailit. Per te ndaluar ndikimin anglez ne Egjipt, ai u perpoq qe te kryente nje sere reformash, por anglezet, per te mos humbur nje nga trofete me te cmuara qe kishin ne rrugen e tyre detare drejt Indise, bene nje presion te jashtezokonshem prane Sulltan Abdyl Hamitit, si dhe krijuan kushte per nje grusht shteti nga ushtria egjiptiane. Me 26 Gusht 1879, nje telegram tashme i famshem mberrin nga Stambolli ne Rezidencen qeveritare ne Abedine Palace dhe i drejtohet "Ish-Mbretit Ismail Pasha", ku e informonte se tashme Mbreti i Egjiptit do te ishte i biri i tij. Ismaili, pa bere asnje rezistence, u largua me jahtin Mbreteror Mahroussa per ne Napoli, ku Mbreti Umberto i Italise i dha si rezidence vilen La Favorita.

Mbreti i ri, Tefiku, i rritur nen famen e te atit, ishte nje lider, i cili me qeverisjen e tij te dobet, thelloi edhe me shume problemet qe po e gerryenin Egjiptin, aq sa edhe i biri i tij, mbreti i ardhshem Abas Hilmiu, shkruan se, i ati ishte "un homme honnete et doux" (nje njeri i ndershem dhe i bute). Ne fakt, Mbreteria ishte ne situata mjaft te veshtira. Financat, influenca e huaj, si dhe distanca e klases sunduese te quajtur "Turq" nga egjiptianet, po veshtiresonin cdo iniciative qe Tefiku donte te merrte.

Rreth viteve 1880-82, nje grup oficeresh me origjine egjiptiane, te udhehequr nga Arabi Pasha, i cili kishte qene adjutanti personal i Ismailit dhe i Tefikut, po zhvillonin nje lufte te madhe per influence ndaj Mbretit. Urrejtja e tyre drejtohej drejt grupit te te "huajve" te udhehequr nga Sherif Pasha, lindur ne Stamboll, me prinder te emigruar nga trevat shqiptare, i cili ishte perpjekur qe te krijonte nje qeveri konstitucionale.

Me 1881, Arabi Pasha udhehoqi nje grusht shteti dhe sulmoi Abedine Palace. I gjendur perpara kesaj situate, Tefiku iu drejtua Frances dhe Anglise, por te dyja keto vende, qe donin kontrollin e Egjiptit, preferuan te rrinin ne pritje. Nderkohe, Franca pushtoi Tunizine dhe dha sinjale per nje mbeshtetje te rebeleve. Arabi Pasha, i inkurajuar nga keto sinjale, filloi masakren kundra "te huajve" ne Aleksandri. Anglezet, duke u trembur per nje kontroll te mundshem francez te Kanalit, vendosen te mbeshtesnin Tefikun dhe zbarkuan ushtrine e tyre me 13 Gusht 1882, duke pushtuar Aleksandrine. Pas kthimit triumfal nga mbeshtetja angleze, Tefiku kerkoi largimin e trupave ushtarake nga Egjipti dhe mori premtimin se trupat do te largoheshin mjaft shpejt, por ne fakt ato qendruan deri me 1956. Nga Pallati i tij luksoz, Tefikut nuk i mbeti gje tjeter, vetem se te shihte se si influenca angleze shtrihej ne te gjithe administraten e tij. Megjithese pa sukses, ai u mundua te limitonte shtrirjen e anglezeve. Dhe deri ne vdekjen e tij me 1892, iu dedikua mesimeve religjoze islamike dhe themelimit te shkollave te tjera.

Me vdekjen e tij, froni u trashegua nga djali me i madh, Abas Hilmiu, "nje prej monarkeve me inteligjente dhe me te zote te historise moderne te Egjiptit", sipas bashkohesve te tij. Megjithese i ri, vetem 18 vjec kur mori pushtetin, Abas Hilmiu filloi nje ndermarrje te rrufeshme ne drejtim te reformave radikale per mekembjen e Egjiptit, megjithe perpjekjet per pengesa nga anglezet dhe otomanet. Ai reformoi qeverine, kabinetin e tij privat, si dhe u perpoq qe te kontrollonte ushtrine. Megjithate, interesat strategjike angleze krijuan nje presion te jashtezakonshem ndaj reformave te ndermarra nga Abas Hilmiu, dhe ai u perpoq mjaft qe te ruante ekuilibrat, duke emeruar Kryekomandant te ushtrise Lordin Kitchener. Kitchener luajti nje rol mjaft negativ ne marredheniet egjiptiano-angleze, duke rritur pakenaqesite ndaj anglezeve dhe mbeshtetjen e egjiptianeve per Abas Hilmiun. Nga ana tjeter, Abas Hilmiu u perpoq qe te pengonte me sa te mundte shtrirjen e influences angleze ne Stamboll, duke financuar ne menyre sekrete nje oficer te ri te quajtur Mustafa Kemal, qe udhehiqte nje grup nacionalistesh, i cili me vone do te behej edhe themeluesi i Turqise moderne.

Pozicioni i Abas Hilmiut do te dobesohej me tej me nenshkrimin e marreveshjes Anglo-Franceze te 1904-s, ku aprovohej nga francezet kontrolli me i plote i Egjiptit prej anglezeve. Duke perdorur faktin se Abas Hilmiu ishte per ruajtjen e Perandorise Otomane, duke kontribuar gjithashtu edhe ne mbeshtetjen financiare te grupit te nacionalisteve, anglezet e rrezuan ate gjate nje vizite zyrtare qe ai po zhvillonte ne Stamboll ne 1914, duke vene ne vend te tij xhaxhain e Abas Hilmiut, Hysen Qamilin.
Hysen Qamili, i cili ndenji ne pushtet vetem tre vjet i mbeshtetur nga anglezet, jetoi me nje frike te perhereshme per nje kthim te mundshem te Abas Hilmiut, i cili udhetonte pa pushim nga Vjena, ne Stamboll, duke thurrur planet e kthimit te tij. Ai mori titullin e Sulltanit te Egjyptit dhe regjimi i tij mbahet mend per reformat dhe interesin e tij personal ne agro-kulture, duke u munduar qe te permiresonte kushtet e fshatareve ne Egjypt.

Nderkohe, vellai i tij dhe djali i fundit i te famshmit Ismail, Princi Fuad, ve kanditaturen per mbret te ardhshem te Shqiperise. Qellimi i nje veprimi te tille nga nje Princ, i edukuar ne nje nga Sallonet me te sofistikuara te botes, eshte akoma edhe sot i panjohur. Fuqite e Medha po kerkonin nje kandidat te mundshem per te qeverisur vendin e vogel te dale nga copezimi i Perandorise Otomane dhe kanditatura e Fuadit ishte konsideruar me mjaft seriozitet nga Fuqite e Medha. Mos valle, diaspora e fuqishme shqiptare e "Misirit" e kishte shtyre pretendentin e fronit te Egjiptit per te ndermarre nje aventure te rralle dhe te kerkonte te qeveriste nje pjese te trojeve shqiptare? Mos valle ekzistonte nje ide nga enderrimtaret e nacionalizmes shqiptare per nje mbret te vertete me gjak shqiptar? Apo valle, ishte thjesht endrra e Princit per nje rikthim ne "token e te pareve"?

Me 1917, Hysen Qamili vdes gjate nje banketi ne Abedine Palace dhe i biri i tij e refuzon fronin ne respekt te trashegimtarit te fundit te Ismailit, Princit Fuad.

Princi Fuad, i edukuar ne Paris, Itali dhe Stamboll, ishte nje "Parizien i vertete", sipas bashkekohesve te tij. Kishte sherbyer ne ushtrine italiane gjate Luftes se Pare Boterore dhe harxhonte kohen me te madhe ne vendet dhe kazinot me mondane te Europes, duke u shquar si "nje lojtar qe luante poker me shuma te jashtezokonshme". Me ardhjen e tij ne fron, anglezet nxituan qe te perzgjidhnin te gjithe ministrat, por edhe Kabinetin e tij personal. Fuadi ne fillimet e tij hasi nje rezistence pasive nga nje pjese e kabinetit, te cilet konsideronin Abas Hilmiun si trashegimtar te ligjshem te fronit mbreteror. Megjithate, Mbretit Fuad do t'i duhej pak kohe qe te konsolidonte pushtetin dhe te kthente madheshtine e dinastise se Mehmet Aliut ne shkelqimin e saj te dikurshem. Me mbarimin e luftes boterore, Egjiptin e perfshiu nje ndjenje e forte anti britanike, si dhe nje numer grupesh te fshehta u krijuan me qellim krijimin e pavaresise nga kontrolli anglez. Kerkesa per pavaresi u duk aq e forte, sa ne krye te saj u vu Princi Omar Toussun, nje kusheri i Fuadit, qe se bashku me Saad Zaghloulul krijuan nje delegacion per te kerkuar pavaresine nga anglezet.

E ndersa levizja per pavaresi ne fillim u mbeshtet edhe nga Fuadi, karakteri i saj ekstremist dhe perplasja me arme me anglezet, i hoqi asaj suportin mbreteror, por megjithate, me 1922, levizja per pavaresi e mbiquajtur Wafd, arriti qe t'i jape Egjiptit pavaresine nga anglezet. Fuadi u deklarua Mbret nga te gjitha forcat politike dhe anglezet arriten qe te mbanin disa nga trupat ne Kajro, si dhe te caktonin nje Komisioner te Larte per Egjiptin me fuqi me te limituara. Me 1922, nje diplomat i larte anglez shkruan ne raportin e tij se, "Qe nga Deklarata e Pavaresise, prestigji i Mbretit eshte rritur mjaft". Me 1923, kushtetuta e Egjiptit u modifikua me qellim rritjen e prestigjit te Mbretit, i cili i caktonte vete te gjithe anetaret e kabinetit qeveritar. Mbas ketyre ndryshimeve, Fuadi e rriti fuqine tij ne menyre absolute, kur ne fillimet e viteve 30 arriti nje marreveshje me "trashegimtarin legjitim te fronit", Abas Hilmiun, ku, ne shkembim te nje pensioni vjetor, ai hoqi dore nga pretendimet per nje rikthim ne Egjipt. Nje nga Mbreterit me te sofistikuar te kohes, Fuadi, i kushtoi nje vemendje te vecante edukimit te egjiptianeve te rinj dhe ishte themeluesi i nje sere institucionesh te rendesishme edukimi. Ai themeloi Universitetin e Kajros, si dhe Universitetin Islamik al Azhar, Akademine Mbreterore Arabe dhe Institutin Femeror. Fuadi mbahet si trashegimtari i fundit i patroneve legjandare te artit dhe kultures. Ai urdheroi ngritjen e nje numri te madh veprash arti, monumente, publikoi nje numer te madh dokumentash historike ne lidhje me rolin e Egjiptit ne shekuj, vepra te cilat jane monumenti me i mire qe historia mund t'i ngreje madheshtise se Fuadit. Fuadi vdiq me 1936, duke i lene pushtetin te birit te tij, Farukut, i cili, ashtu si dhe te gjithe anetaret e Familjes Mbreterore, ishte edukuar ne shkollat me te mira qe mund te ofronin kryeqytetet perendimore.

Faruku filloi sundimin e tij nen madheshtine e te jatit. I ri, simpatik, njohes i shkelqyer i nje sere gjuhesh, ai premtonte shume ne rritjen e lavdise se races se Mehmet Aliut. Gjeneral De Goli ishte nje admirues i tij, ashtu si dhe nje sere personalitetesh te tjera europiane dhe boterore, qe gjate luftes vizituan Kajron, qe nga Chang Kai Shek, e deri tek Mbreti Abdul Aziz al Saud, qe kishin rastin te takonin Farukun e ri. Ai kishte ambicie te medha dhe kete e mesuan shume shpejt te gjithe politikanet qe kishin te benin me te. Ai arriti qe ta vinte Egjiptin ne rolin e liderit te botes arabe. Me 1945 Kajro u be Qendra e Liges Arabe. Me gjithe kundershtimet e keshilltareve te tij, ai personalisht mbeshteti futjen e Egjiptit ne Luften e pare Arabo-Izraelite me 1948. Por te gjitha keto iniciativa te tij sabotoheshin nga interesat angleze per mbajtjen me cdo kusht te Kanalit te Suezit. Prirjet e tij pro gjermane gjate luftes, i alarmuan seriozisht anglezet, te cilet kishin vendosur Shtabin Aleat ne Kajro dhe me 4 Shkurt 1942, gati sa nuk e rrezuan Farukun me grusht shteti.

Megjithate, britanikėt vazhduan te mbeshtesnin grupin e oficereve te udhehequr nga Naseri, si nje opsion ne te ardhmen. Faruku ishte mikpritesi i Mbretit Shqiptar Zog, i cili qendroi ne Egjypt deri ne diten qe ushtaraket e rrezuan Farukun. I sulmuar nga te gjitha anet dhe ne pamundesi qe te ndalonte kercenimin e oficereve te ushtrise se tij, Faruku u largua pa rezistence, duke e ditur se tashme kohet kishin ndryshuar dhe ai ishte Mbreti i fundit nga gjaku i shqiptarit Muhamet Ali, i cili, 140 vjet me pare, me nje grusht njerezish dhe me nje guxim te papare, kishte arritur te pushtonte vendin e Faraoneve te lavdishem. Faruku kerkoi strehim ne Itali, ku vdiq ne nje restorant ne moshen 44 vjecare, ne shoqerine e dy rojeve te tij shqiptare, i braktisur nga te gjithe te afermit e tij.

Auron Tare
Revista Klan, 01 03 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.