Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka dy lloj femrash, e eshte nje cmenduri te martosh njeren dhe nje krim te martosh tjetren.
--- Carlton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Emigracion :: Otranto, ngushtica e vdekjes 1992-2004
Postuar nga: skampa

Emigracion Kanali i Otrantos ėshtė ngjyrosur sėrish me tė zi. Vetėm 72 kilometra pėr tė kaptuar bregun italian, ai vazhdon tė jetė varri i stėrmadh i shqiptarėve qė pas vitit 1990. Njė rrjedhe kohe, po aq e denjė si nė njė fushė-betejė, ku pėr ironi njėra palė janė ca njerėz hallexhinj, me emrin klandestinė, dhe pėrballė kanė armik gropėn e stėrmadhe tė mbushur me ujė.



Viktimat qė nga 1992
Eshtė njėsuar gati si vizita e parė nė Hėnė, udhėtimi me skaf pėr nė bregun italian tė San Fokas i njė grupi djelmoshash vlonjatė nė qershorin e vitit 1993. Tani shqiptarėt nuk mund t“i qepeshin mė litarėve tė anijeve tė peshkimit. Por, me njė skaf tė thjeshtė, mund t“i pėrshkonin ato 50 milje vetėn nė dy orė. Dhe lumi i emigrantėve nuk mund tė ndalej. Por, deti nuk ishte vetėm “bamirėsi” pėr tė tė hedhur nė Itali. Ai ruante nėn vete aksiomėn e lashtė shqiptare: ruhu nga zjarri, uji dhe qeveria. Dhe uji nė kėtė ngushticė nisi tė marrė si vargje jetė njerėzish. Tragjedia e parė ndodhi mė 31 dhjetor 1992. Kur tė gjithė festonin ndėrrimin e viteve, njė gomone me dhjetėra klandestinė nuk i pėrballoi dallgėt. Pėrplasja ishte fatale; 10 tė vdekur dhe mė shumė se kaq, “zbulimi” i dekadės nė Shqipėri, kishte marrė goditjen e parė. Nė atė kohė ngjarja nuk bėri shumė bujė. Nė njė vend ku media mungonte totalisht, njė lajm i tillė shėrbente thjesht si njė statistikė vetėm pėr policinė.

Kaluan rreth dy vite tė qeta pėr punėn e re dhe, mė 12 tetor tė vitit 1994, Otranto pėrpin sėrish jetė njerėzish. Kėtė herė 13 vetė pėrfundojnė nė fund tė detit Jon, nė tentativė pėr tė prekur Italinė. Vetėm pak ditė mė vonė, tė njėjtin fat pėson edhe njė person tjetėr. Gjatė vitit 1995, shėnohen tre raste: njėri mė 18 korrik dhe tjetri mė 10 tetor. Por, ndėrsa nė rastin e parė viktimė ishte njė person, nė tė dytin 18 vetė. Duket se ky ėshtė edhe viti qė industria e skafeve, krahas statistikave e tė ardhurave, po detyrohej tė mbante shėnim edhe viktimat. Por 30 nėntori i vitit 1995, numri i viktimave arrin njė shifėr shumė tė lartė. Njė skaf i nisur me 22 klandestinė, kryesisht tė gjitha nga fshati Maqellarė tė Dibrės mbyten, duke mos lėnė asnjė shenjė jete. Mė kot qė nga ajo ditė, familjarėt janė endur anembanė vendit, madje edhe nė Itali, dhe nuk kanė asnjė adresė pėr tė arritur te ndonjė lajm.

Mė pas kaluan dy vjet dhe kronologjia e viktimave ka munguar. Por ngjarjet e vitit 1997 duket se e rikthyen bujshėm kėtė trafik. Pikėrisht mė 7 janar tė vitit 1997, 7 persona humbėn jetėn, pas pėrplajes me njė skaf tjetėr. Ndėrkohė, mė 28 mars mbėrrin ajo qė quhet tragjedia e tragjedisė. Anija “Kateri i Radės”, me rreth 100 vetė nė bord, pėrplaset me anijen e marinės ushtarake italiane “Sibilla”, duke shkaktuar fundin e saj. Si rezultat, 57 persona mbeten nė fund tė detit, 43 shpėtojnė dhe 4 nxirren qė atė ditė pa jetė. Por, ende pa u tharė mirė lotėt e kėsaj tragjedie, ajo u pėrsėrit me tė njėjtėn skemė. Mė 7 nėntor tė po kėtij viti, njė gomone pėrmbytet dhe gjejnė vdekjen 6 persona. Mė pas vijohet mė 8 shkurt 1998 me 7 persona, mė 3 shkurt 3 persona, 1 maj 4 persona. Viti 1999 shėnon dy raste tragjedie. Njė mė 28 maj me 5 tė vdekur, mė 1 nėntor 6 tė vdekur. Viti 2000 shėnohet njė rast me dy tė vdekur mė 4 maj dhe mė 10 gushtin e vitit 2001, 5 tė vdekur.

Republika e skafeve
Nuk mund tė quhet teprim qė, nė kėto 14 vjet, Shqipėria mund tė quhet Republika e skafeve. Njė industri e tėrė e ngritur me tė gjitha procedurat e ngritjes sė njė aktiviteti lulėzoi me tė njėjta ligje. Me paratė e para tė nxjerra nga ky biznes, bosat i hodhėn pėr investime. Blenė gomone, tė cilat tani ishin shumė mė tė shpejta dhe mė tė lehta nė pėrdorim. Numri i personave qė ato mbanin nė bord ishin 30 dhe tė ardhurat ishin shumė mė tė larta. Duke llogaritur 500 euro pėr ēdo person, fitimi qė jepte gomonia nė njė rrugė shkonte nė 15 mijė euro. Llogaritė qė asnjėherė nuk u thane zyrtare, porqė pėr njerėzit e detit janė shumė afėr tė saktave, shkonin deri nė tė ardhurat pėr njė vit nė shifrėn 3 milionė euro. Por, krahas fitimit, skafistėt nuk e rreshtėn edhe investimin. Tani mjetet moderne nuk ishin mė problem. Investimi i ri e kishte emrin korruptim, zgjatje e tentakulave tė kėtij trafiku edhe nė polici e deri nė pushtet qendror.

Tashmė skafet krijuan republikėn e tyre. Ajo ishte po aq e fortė sa njė institucion shtetėror i fortė. Mjafton tė pėrmenden dy raste, qė skudriljet e skafeve e thyen keqas dorėn e shtetit. Rasti i parė ėshtė ai i vitit 1996, kur shef komisariati ishte Sokol Mulosmani. Edhe pse arriti tė korrė sukses, duke bllokuar disa mjete, protestat e skafistėve, tė cilat mė pas u pėrzjenė edhe me ato tė fajdeve, sollėn shkatėrrimin e tyre. Rasti i dytė, i takon shkurtit tė vitit 1999. Kur bllokimi i skafeve u shoqėrua me marrjen peng tė Sokol Koēiut, drejtorit tė Policisė sė kėtij qyteti. Pra, nėse do tė viheshin nė njė fushė imangjinare shteti dhe skafistėt, kėta tė dytėt i kanė fituar gjithnjė betejat. Por tė paktėn nė shtatorin e vitit 2003 nuk mendonte kėshtu qeveria shqiptare. Nė njė operacion spektakolar pėr nga organizimi, u bllokuan dhe u dogjėn dhjetėra skafe, u arrestuan dhjetėra skafistė dhe mes tyre edhe policė. U trumpetua me zė tė lartė se trafiku i klandestinėve kishte marrė fund. Nuk kishte mė skafe e gomone dhe as klandestinė. Jo vetėm shqiptarėt, por edhe tė huajt paskan qenė nė gabuar. Tragjedia e tė premtes tregoi se me tė vėrtetė kėtij trafiku i ishin prerė tentakulat, por ai i ngjau oktapodit, i cili ka vetinė qė sa herė qė i pret njė nga kėmbėt e tij, ato rigjenerohen me njė forcė shumė mė tė madhe.

Viktimat nė Kanalin e Otrantos

31 dhjetor 1992, 10 persona mbeten tė vdekur pas fundosjes sė njė skafi
12 tetor 1994, 13 persona vdesin pas njė avarie nė det. Tė gjithė u mbytėn
25 tetor 1994, 1 person vdes pas mbytjes sė gomones. Policia italiane arreston 2 persona
18 korrik 1995, 1 person vdes pas rėnies nė det. Trupi i tij del nė breg
10 tetor 1995, 12 persona vdesin nga pėrplasja e gomoneve. Policia nuk mund tė bėjė gjė
30 nėntor 1995, 22 persona nga Dibra, vdesin pas mbytjes sė gomones
26 janar 1997, 7 persona vdesin nga pėrplasja e gomones me njė tjetėr
28 mars 1997, 57 persona vdesin pas pėrplasjes sė “Kateri i Radės” me anijen “Sibilla”
21 nėntor 1997, 6 persona vdesin pas shpėrthimit tė gomones, e cila u nis nga Durrėsi
8 shkurt 1998, 7 persona vdesin, pasi gomonia u fundos pas njė avarie nė det
3 qershor 1998, 3 persona mbeten tė vdekur nė det pas pėrplasjes sė gomones
25 tetor 1998, 6 persona tė vdekur pas pėrplasjes sė gomones me njė skaf, afėr njė ishulli nė Itali
1 maj 1998, 4 persona vdesin pas pėrmbysjes sė mjetit me tė cilin lundronin
27 maj 1998, 7 tė vdekur pas pėrplasjes me njė tjetėr skaf kontrabandistėsh
28 maj 1999, 5 tė vdekur pas pėrplasjes sė gomones me njė anije tė Guardias
1 nėntor 1999, 6 tė vdekur pas pėrplasjes sė gomones me kreshtat e Torre Cavallo nė Brindizi
4 maj 2000, 2 tė vdekur pas avarisė qė pėson njė gomone. Shpėtohen 10 persona
10 gusht 2001. 5 tė vdekur dhe 7 tė humbur ėshtė bilanci i mbytjes sė njė gomone

Tė dhėnat e punės sė skafeve

50 milje Rruga e pėrshkuar Shqipėri-Itali
2 orė Koha qė zgjat udhėtimi
30 orė Numri i personave nė bord
500 euro Fitimi i njė rruge
3 milonė euro Fitimi nė njė vit
qershor 1992 Rruga e parė me skaf
500 USD/rruga Paga e njė skafisti
250 shqiptarė Shqiptarė tė dėnuar nė Itali qė nga “93-shi


Roland Qafoku
Panorama, 11 01 2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.