Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 166 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Demokraci :: Pėrparimi i kombit buron nga mirėqėnia shpirtėrore e secilit prej nesh
Postuar nga: drini_nė_L.A.

Demokraci Artikulli i mėposhtėm pėrshkruan sesi gjėndja shpirtėrore e secilit prej ne nė fakt ėshtė edhe dera e parė qė duhet hapur nė mynyrė qė kombi jonė tė pėrparoj. "Era qė fryn mbi Shqipėri" ėshtė gjėndja e saj nė ditėt e sotme, "Drejtėsia, Shteti, dhe Qytetarėt" janė tre shtyllat qė e formojnė njė komb, ndėrsa "Duart e sė Ardhmes" janė fuqia qė mund tė vėmė nė punė individualisht pėr tė pėrparuar ne vetė dhe i gjithė kombi. Mė poshtė mund tė lexoni mė shumė rreth tre pikave tė artikullit...
Nga Drini Nosi.

Era qė fryn mbi Shqipėri

Duke shfletuar gazetat shqiptare nė internet, shumė shpesh ndeshem me tituj nė faqet e para qė pėr pėrmbatje kanė: Ēfarė janė duke bėrė sot politikanėt shqiptarė? Si ndihen sot ata? Ēfarė tha Nano kundra Berishės, apo ēfarė tha Rugova pėr UĒK-ėn?

Koha qė po kalojnė sot trojet shqiptare ėshtė shumė delikate duke patur parasysh se Kosova ėshtė nė njė provė tė madhe ku ajo duhet tė kaloj me sukses testin e “standarteve” tė saj pėr t’u pavarėsuar. Shqipėria nė anėn tjetėr ėshtė akoma me reformat e saj tė vakėta pėr tė hyrė nė BE, ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė janė duke bėrė edhe ata pėrparimin e tyre me hapet e natyrshme tė njė shteti tė vogėl dy-etnik.

Mirėpo njė gjė qė mė ēudit tej mase nė kėtė arenė synimesh kombėtare janė politikanėt e Republikės sė Shqipėrisė. Ka mė shumė se 10 vjetė qė Shqipėria ėshtė njė shtet “demokratik” por ku pėrveē zgjedhjeve tė 22 Marsit 1992, zgjedhjet e tjera kanė ngelur tė manipuluara dhe tė pėrfolura mė pas, dhe prej dy partive tė mėdha shqiptare dėgjojmė vetėm akuza kundra secilės palė ku si pėrfundim pėr rezultate konkrete nuk na ngelet shumė pėr tė thėnė... Etikime dėgjojmė gati nga ēdo politikanė qė ėshtė nė detyrė apo me ndonjėfarė pozite nė Shqipėri, mirėpo “drejtėsia” bashkė me gjėrat mė bazore jetike kanė lėvizur shumė pak nga gjėndja qė ishin 12 vjetė mė parė. Dhe si pėr ta bėrė akoma edhe mė ironike kėtė gjėndje, nėpėr faqet e para tė gazetave dhe mediave lexohen mė sė shumti “humori” apo “fjala” e ndonjė politikani tė Shqipėrisė, sikur kėta tė jenė Zotėt e vėndit tonė dhe populli mos tė ketė asgjė nė dorė. Ekzistenca e korrupsionit nė Shqipėri tashmė dihet nga tė gjithė, dhe pėr mė tepėr edhe emrat e tė kurruptuarve janė pėrfolur, dhe janė lakuar nė tė gjitha trajtat qė ka gjuha shqipe, por gjeri tani nuk kemi parė ndonjė “veprim” tė drejtėsisė qė t’i godasi kėta tė korruptuar. Si pėrfundim, nėpėr mediat shqiptare lajmet mė tė zakonshme ngelen prap politikanėt e Shqipėrisė, korrupsionet e tyre, ose ndonjė lajm kondrabande apo vrasjeje. Gjithnjė duke iu referuar kėshtu lajmeve qė janė nė plan tė parė nė mediat shqiptare.

Megjithėse flas nga pozita e njė mėrgimtari qė ka shumė vite pa shkuar nė Shqipėri, duke lexuar nga lajmet qė ofrojnė mediat nuk ėshtė e vėshtirė tė biesh nė njė konkluzjon ndaj gjėndjes sė “drejtėsisė” shqiptare. Personalisht besoj me shumė siguri se e vetmja gjė qė i mungon Shqipėrisė ėshtė “drejtėsia”, dhe nėse sikur kjo tė ishte dhe tė zbatohej nė Shqipėri, ēdo e mirė tjetėr si psh mirėqnia ekonomike, morale, kulturore, kombėtare, shtetėrore, etj etj do tė ishte njė rrjedhoj e kėtij faktori. Shqipėrisė nuk i mungojnė intelektualėt, nuk i mungojnė njerėzit me kulturė, nuk i mungojnė njerėzit e ndershėm, apo edhe politikanėt qė mund tė punojnė me gjithė forcat e tyre pėr ta pėrparuar atė vėnd, dhe pėr t’i dhėnė Shqipėrisė imazhin e njė shteti tė denjė evropjan ku tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan ta kishin pėr nder t’i thonin vetes shqiptar, por Shqipėrisė i mungon vetėm drejtėsia e cila i organizon kėto forca dhe qė e shtyn njė komb tė shkoj pėrpara tė mirėqėnė. Qėkur kam rėnė nė kėtė pėrfundim, jam munduar tė gjej arsye apo mynyra qė nga ana ime tė ndihmoj qė “drejtėria” tė fuqizohet mė shumė, por ndihma ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u dhėnė dhe qė rrezikon tė ngelet vetėm “diēka e thėnė”. Por prap ngelet fakt qė, qė prej lindjes sė Demokracisė nė Republikėn e Shqipėrisė, institucioni mė “i lėnė pas dore” ose mė i nėnvlersuar nga shumica e politikanėve ėshtė Sistemi Drejtėsor Shqiptar. Po, ėshtė pėrmėndur disa herė drejtėsia nga Nano, Berisha dhe politikanė tė tjerė, si psh pėr tė etikuar tė korruptuarit e secilės anė PD-PS, por pyetja ėshtė: “A kanė bėrė konkretisht gjė mė shumė sesa fjalėt qė thonė?” Mjafton tė shikojmė rezultatet dhe gjėndjen e pėrgjithshme dhe besoj se nuk ėshtė nevoja pėr tė folur mė shumė...

Drejtėsia, Shteti dhe Qytetarėt

Kohėt e fundit kam qėnė shumė i interesuar tė mėsoj rreth anės shpirtėrore tė njeriut, dhe mund tė them pa frikė se tek shpirti njerzor kam gjetur njė thesarė tė vėrtetė pėrgjigjesh rreth jetės. Ky kėrkim mė bėri tė kuptoj se ėshtė nė dėshirėn tonė mirėqėnia jonė individuale, dhe se shumė sėmundje nė fakt lindin vetėm nga “mendime” negative qė mund tė kemi nė mėndje. Dikujt nuk mund t’i kishte vajtur nė mėndje se tė menduarit “pozitivisht” mund tė jetė njė ilaē pėr njeriun, dhe qė “ndėrgjegjia” ka njė fuqi shumė tė madhe e cila mund tė ndryshoj si dita me natėn jetėn e njė personi. Dhe nėse ndėrgjegjia do tė thelloheshe nė njė bashkėsi njerėzish, rrjedhojat e mira tė saj do tė ishin amplifikuar shumė herė mė shumė. Qė njė njeri tė jetė i sukseshėm nuk ka nevoj qė ky tė jetė i pasur, por mjafton qė tė dėshiroj “vėrtetė” ēfarė kėrkon. Dhe nė fakt kėtu mėēifet fuqia e vėrtetė e botės njerzore e cila nuk ėshtė paraja, nuk ėshtė autoriteti mbi tė tjerėt, dhe as reputacioni i njė njeriu tek tė tjerėt, por ėshtė vet “shpirti” i secilit prej nesh.

Ne si njerėz jemi tė pėrbėrė nga tre pjesė: shpirti, mėndja, dhe trupi. Nga natyra kėto tre pjesė tonat qėndrojnė nė harmoni me njėra-tjetrėn, dhe duke qėnė kėshtu ne krijojmė ose sjellim nė jetė ato ēaste qė kemi dėshirė tė pėrjetojmė. Kjo treshe e shėnjtė ėshtė pėrmėndur qė nga fillimi i kohėrave njerėzore, nga fetė e ndryshme apo nga njerėzit e mėnēur tė ēdo qytetėrimi anėmbanė globit. Psh nė fenė e krishterė e gjejmė si “Ati, biri, dhe shpirti i shenjtė” ose nga filozofėt e gjejmė si “ID, ego dhe superego” etj, etj. Nga kėto tre pjesė pėrbėrėse tė secilit prej neve lindin dhe kryen veprimet tona nė jetė. Shpirti ėshtė drita dhe fuqia e tė gjitha pjesėve, mėndja ėshtė organizuesja e tė gjithave, ndėrsa trupi ėshtė kryesi i tė gjitha prej tyre. Tė tre kėto pjesė janė tė pandara nga njėra-tjetra, dhe tė gjitha bashkė formojnė njeriun. Por ka raste qė mėndja do tė kryesoj ndaj dy pjesėve tė tjera, si psh kur njeriu beson se gjėja mė e rėndėsishme nė jetė ėshtė “intelekti.” Trupi kryeson atėherė kur njė njeri i jep mė shumė rėndėsi gjėrave materiale, si psh paraja, seksi, apo tundimet e tjera materiale. Shpirti asnjėherė nuk shtyp mbi dy pjesėt e tjera tonat, por vetėm mund tė nėnvlersohet, pra duke u harruar nga trupi apo mėndja prej zėvėndėsimit me arrogancėn, paranė, drogėn, etj etj. Unė nuk po them se intelekti ėshtė i pavlerė, dhe as se paraja duhet hedhur dhe nėnvlersuar, pėrkundrasi, po mundohem tė them se vetėm nė saj tė harmonisė sė tre gjymtėrve pėrbėrėse tonat (shpirti, mėndja, dhe trupi) ne mund tė gjejmė vlerėn e vėretė tė gjėrave tė tjera. Kur shpirti nėnvlerėsohet nga dy gjymtyrėt e tjera, atėherė fillojnė tė shfaqen edhe sėmundjet nė njė njeri. Shėrimi ėshtė gjithnjė i thjeshtė, por edhe i vėshtirė njėkohėsisht: rikujtesa dhe thirrja e shpirtit duke rikujtuar harmoninė midis kėtyre tre pjesėve pėrbėrse, dmth shpirtit, mėndjes dhe trupit. Mėsimet e feve tė ndryshme apo tė njerėzve tė mėnēur anembanė botės janė shtegje tė ndryshme qė tė ēojnė gjithnjė tek e njėjta maj mali: harmonia e dashurisė dhe e gėzimit.

Qėkur e kam kuptuar rėndėsinė e drejtėsisė ndaj mirėqėnies sė njė shteti, kam qėnė nė mbėshtetje tė aplikimit sa mė rigoroz tė saj. Rastisa tė jem nė kėrkim tė shpirtit tim, dhe duke lexuar materiale tė ndryshme qė tė mėsojnė rreth harmonisė njerzore, kuptova mesazhin kaq magjik tė kėsaj harmonie. Rastėsisht zbulova edhe rrugėn qė mund ta ēoj nė kėmbė dhe ta sjelli nė jetė drejtėsinė kaq tė mungar nė Shqipėri: ajo medoemos kalon mė parė tek sicili prej nesh individualisht, dhe mė pas nė njė shtet apo kombėsi. Pra ėshtė e njėjta gjė si tė marrėsh shėmbullin e njė ēifti; nėse do qė ta dashurosh partnerin/partneren tėnde dhe ta shprehėsh nė ēdo mynyrė, atėherė duhet qė mė parė tė duash vetveten sepse vėtėm kėshtu mund tė mėsosh ēfarė ėshtė dashuria dhe ta japėsh atė. E njėjta gjė vlenė edhe pėr shumė gjėra tė tjera nė jetė, si psh nė kėtė rast: nėse duam mirėqėnien e kombit tonė shqiptarė, atėherė mė parė ne duhet tė gjejmė mirėqėnien tonė vetjake. Pra nėse unė dėshiroj vėrtetė qė tė ketė drejtėsi nė Shqipėri, duke e ditur tani se ku qėndron harmonia dhe pasuria e vėrtetė e njė njeriu, nuk i drejtohem politikanėve, por i flas direkt tė gjithė shqiptarėve pėr rėndėsinė e harmonisė shpirtėrore dhe pėr dėmin qė bėjnė “iluzjonet” mendore ose materiale.

Me anė tė intuitės time arrita tė nxjerrė lidhjen e ngushtė dhe kuptimin e kėtyre faktorėve tė njė shkalle mė tė lartė: shpirti, mėndja dhe trupi i njė njeriu ėshtė sikur drejtėsia, shteti, dhe qytetarėt e njė kombi. Domethėnė drejtėsia ėshtė shpirti, shteti ėshtė mėndja, ndėrsa qytetarėt janė trupi i njė kombi. Atėherė duke vėshtruar (mos)gjėndjen e “drejtėsisė” shqiptare, mund tė shikojmė edhe gjėndjen e pėrgjithshme “shpirtėrore” tė shqiptarėve. Dhe arsyet e kėsaj gjėndje mund tė kuptohen lehtė duke parė ēfarė bėhet mė sė shumti nga vetė qytetarėt dhe pushtetarėt nė Shqipėri: korrupsion, trafiqe, politikanė tė etur pėr pushtet, njė shkallė e lartė tė papunėsh, zgjedhje qė nuk fitohen me ndershmėri, qytetarė qė ēojnė motrat e tyre pėr prostitucion, qytetarė qė trafikojnė drogė, qė pastrojnė para, ndėrtime pa leje, taksa qė synojnė rrjepje, qytetarė qė ku e ku tė largohen sa mė shpejtė prej asaj toke, dhe tė tjerė qė s’duan tė kthehen mė...

Duart e sė Ardhmes

Por ēfarė mund tė bėjmė qė kjo emoragji e mirėqėnies “shpirtėrore” tė ndalet? Ēfarė mund tė bėjmė qė “drejtėsia” tė thirret dhe tė sjelli harmoninė midis shtetit dhe qytetarėve, qė tė dy kėto palė tė jetojnė nė kushtet mė tė mira dhe qė kombi jonė tė pėrparoj? Pyetja mė e saktė ėshtė: A kėrkon ti ta pėrjetosh harmoninė tėnde nė shpirt, mėndje dhe trup?... Unė mėposhtė po ndaj me ju 10 prej shumė gjėrave qė ia kujtoj vetes, dhe tė cilat mė bėjnė ta rindjej harmoninė time nė shpirt:

1. Frika ėshtė ndjenja mė dėmtuese dhe shkatarruesja nr.1 e ēdo gjėje. Nė tė vėrtetė frika nuk ėshtė ndjenjė, por ėshtė shtypja e ēdo ndjenje qė kemi. Thėnia “gjėrat qė tė friksojnė mė shumė, tė ndodhin” ėshtė mėse e vėrtetė, sepse kur kemi frikė ne BĖJMĖ frikė, pra ne i shtypim ndjenjat tona duke thithur atė ēfarė na frikoson mė shumė. Largimi i frikės ėshtė mos-ushqimi i mėtejshėm i kėsaj “bėrje” nė ndjenjat tona. Duhet kuptuar qė frika BĖHET, dhe jo se ĖSHTĖ diēka.

2. Urrejtja pėr tė tjetėr, njerėz, kafsh, sende, ose edhe vetvetja ėshtė helm pėr shpirtin dhe fuqitė tona. Kjo, bashkė me mendimet negative mbi tė tjetėr, por edhe mbi veten tėnde ėshtė vetshkatarrimi i ndjenjave tė tua, dhe derdhja e fuqisė tėnde shpirtėrore. Nėse i do tė keqen (dmth tė mirėn) armikut tėnd, DUAJE pėr ēfarė ėshtė dhe bėn duke “mos e urryer.”

3. Gjykimet qė bėjmė nė mėndjet tona, pra “e mirė” apo “e keqe” janė standarte tė parapėrcaktuara mė parė nga tė tjerė njerėz, ose nga ne vetė vetėdijshėm ose pavetėdijshėm. E mira ose e keqja nuk ekzistojnė, sepse jemi ne prap ata qė vendosim ēfarė ėshtė e mirė apo e keqe. “E mirė”, sipas kuptimit qė ne i japim kėsaj fjale, ėshtė gjithēka qė ne na hynė nė punė pėr tė krijuar ose pėrjetuar ēfarė na dėshiron shpirti. Pra, kur tė kujtojmė kėtė fjalė, dhe nėse ngelemi tė dyzuar nė ndonjė zgjedhje qė duhet tė bėjmė nė jetė, duhet tė kujtojmė kuptimin e vėrtetė tė “e mirė/e keqe”.

4. Besimet e verbėra janė ato besime qė bėjmė, dhe tė cilat na dobsojnė shpirtėrisht dhe emocionalisht. Psh kur dikush mendon(beson) ndaj vetvetes se ėshtė i pavlerė duke u piknisur nga disa rrethana tė ēastit ose tė kohės sė fundit, dhe duke nxjerrur konkluzjone se ėshtė i pavlerė ose i paaftė tė kryej disa veprime ose tė jetė “dikush” nė jetė. Ēdo besim qė kemi nė zemėr, e kemi zgjedhur ne vetėdijshėm ose pavetėdijshėm me anė tė zgjedhjes sė lirė vetjake. Pra, e nisur kėshtu, ne jemi prap nė gjėndje qė tė shkarkojmė ēdo besime qė neve na dėmtojnė. Mbėrthé disa ēaste nė qetėsi, dhe i lehtė nė frymarrje (ri)shiko tė gjitha besimet qė “bėn” nė kėtė ēast. Tė gjitha ato qė tė ēojnė nė gjėndje ku shpirti dhe ndjenjat e tua dobėsohen, shkarkoi duke mos i mbėshtur mė. Tė gjitha besimet qė tė forcojnė mbaji pėr vete sepse janė vegla shumė tė vyera qė na janė falur.

5. Kur mendon ēfarė dėshiron dhe pėrfundon shpesh herė nė “mendimin e dėshirės” duke pritur ose uruar qė dėshira tė tė plotėsohet, e vetmja gjė qė ti po krijon duke menduar ėshtė “mendimin e dėshirės” dhe asgjė mė shumė. Duke menduar “ēfarė dėshirojmė,” ne e largojmė atė dėshirė prej realizimit. Pėrkundrasi “zgjidh” ēfarė dėshiron dhe mos mendo mė pėr tė, vetėm kėshtu do ta pėrvetėsosh dėshirėn qė ke. Ēfarė po them duket shumė e thjeshtė, ose e parėndėsishme, por pėrshkrimi akoma mė i thjeshtė i kėsaj tė vėrtete ėshtė duke e krahasuar me magnetin: “mendimet rreth dėshirės” e largojnė dėshirėn; “tė zgjedhėsh” ēfarė dėshiron ta afron atė.

5. Mendo pėr veten mė parė se tė mendosh pėr tė tjerėt. Nė dėgjim tė parė ngjason si diēka shumė egoiste pėr tė thėnė, por ē’ėshtė e vėrteta ėshtė mė altruiste sesa tė mendosh pėr tė tjerėt mė parė se veten. Nėse ne mendojmė pėr veten, ne i bėjmė mirė vetes, dhe duke i bėrė mirė vetes ne mund t’i bėjmė mirė tė tjerėve. E kundėrta, nėse pėr tė tjetėr mendojmė mė parė, nuk do tė kemi se ēfarė tė bėjmė mė mirė pėr ta kur vetes nuk “ja kemi bėrė.” Kjo gjė vlen pėr tė gjitha llojet e relacioneve nė jetė, si psh pėr dashurinė: nėse mendojmė se ēfarė partneri mendon gjithė kohėn, dhe vetėm kjo na shqetėson nė relatė, atėherė ne do tė ngelemi mbrapa sė menduarit pėr veten dhe rrjedhimisht relacioni do tė dėmtohet. Pra kėshtu ne i dėmtojmė gjėrat dhe nuk i bėjmė mirė aspak. Vetėm duke menduar mė parė pėr veten ne mund tė bėjmė mirė pėr tė tjerėt.

4. Kujtimi ėshtė ēelsi i ēdo pėrgjigjieje. Tė gjitha rrugėt qė tė ēojnė pėr nė harmoninė dhe mirėqėnien shpirtėrore kalojnė nė lėndinėn e kujtesės. Tė qėnurit “i ndritur” ose “i ndriēuar” do tė thotė vetėm qė tė kujtosh se kush je tani nė kėtė ēast. Nuk ka asgjė nė botė qė duhet tė mėsosh pėr tė ditur se kush je, mjafton vetėm tė kujtosh se kush je. Nė fakt edhe ky shkrim i shkurtėr qė po lexon ka pėr qėllim tė vetėm qė tė kujtosh se kush je, dhe jo tė tė mėsoj se kush je. Sa mė shumė tė kujtosh nga vetvetja dhe nga brendia e zemrės tėnde, aq mė shumė do tė kesh mėsuar rreth jetės nė botėn e jashtme dhe tė brėndshme. Do tė lindi pyetja: “Po atėherė pse humbim?” Pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė: “Sepse pa humbur ti nuk do tė kėrkosh vetveten qė si pėrfundim tė dish se kush je.”

3. Pajtimi ėshtė mė i fortė se kundėrshtimi. Ai qė pajtohet me vetveten, pajtohet edhe me tė tjerėt. Pajtimi ėshtė njė nga ndjenjat mė tė natyrshme, dhe nėnkupton plotėbesimin nė vetvete, qė mė pas besimin tek tė tjerėt. Sikur njerėzit tė pajtoheshin me njėri-tjetrin nuk do tė kishte mė luftra nėpėr botė, nuk do tė kishte mė sėmundje, nuk do tė kishte mė debate ndėrfetare, dhe mė konkretisht, nė Shqipėri nuk do tė kishte mė korrupsion dhe zgjedhje tė kontestueshme pėr qytetarėt. I humbur nė kėtė sjellje ėshtė “i papajtuari” ose “kundėrshtuesi” i pajtimit me tė tjerėt. I fituar ėshtė gjithnjė ai qė i mban krahėt e hapur dhe qėndron nė krah tė pajtimit. Shėmbuj tė rrjedhojave tė mos-pajtimit janė vetė politikanėt shqiptarė, tė pėrēarė nė shumė parti tė ndryshme, dhe nė klane tė ndryshme. Por kush ka fituar prej tyre mė shumė sesa ka humbur shpirtėrisht dhe politikisht?... Pajtimi nuk do tė thotė “t’i dorėzohesh” tjetrit, por qė ti dhe tjetri tė jeni bashkė fitimtar dmth tė mirėqėnė. Kujtoni thėnien e tė madhit Skėnderbé: “Bashkimi bėn Fuqinė.” Rrjedhojėn e mos-bashkimit e shohim sot me gjėndjen e Shqipėrisė, tė politikanėve dhe tė qytetarėve tė saj.

2. Fetė e Zotit janė shtegje tė ndryshme qė tė ēojnė tek e njėjta maj mali. Nėse vllai jonė mysliman gjen Zotin me anė tė Allahut, duhet tė gėzohemi me gjithė zemėr. Nėse vllai jonė i krishterė e gjen Zotin nė shpirtin e Jezusit, duhet tė gėzohemi. Nėse shqiptari e gjen Zotin nė shqipen si bij e Zeusit, atėherė duhet tė gėzohemi. Nėse vllezėrit e tjerė nėpėr botė e gjejnė Zotin me anė tė Buddhas, Hinduizmit, Judaismit, me anė tė ritualeve indiano-amerikane, me anė tė mitollogjive tė ndryshme nėpėr botė, prap duhet tė gėzohemi. Secili nga ne ka dhe gjen shtegun e tij “vetjak” pėr tė shkuar nė tė njėjtėn maj mali. Mė mirė sesa e di unė shtegun tim qė mė ēon nė majėn e malit, nuk e di njeri tjetėr, por dikush tjetėr mundet vetėm tė sugjeroj. Shtegjet e secilit prej nesh nuk duhen imponuar tek tė tjerėt, sepse do jet njė goditje nė zemrėn e atij qė po merr ngjitjen. Foli njeriut me fjalėt qė i ushqejnė zemrėn me dashuri, dhe ai do ta ket parė shtegun, atė shteg tė cilin e ecėn dot vetėm i vetėm. Nė Shqipėri ka gati pesė lėvizje tė ndryshme qė tė ēojnė nė besimin nė Zot: myslimatėn, orthodoksėt, katolikėt, bektashinjtė me kryeqėndėr botėrore nė Tiranė, dhe besimtarėt nė Zot, qė janė edhe ata qė besojnė nė Zotėt pellazgė, kėta Zot qė shqiptarėt e moēėm ja dhuruan gjithė Evropės. Ne duhet tė jemi krenarė pėr kaq shumė shtegje qė kemi tė cilat ēojnė pėr nė majėn e shėnjtė. Tė falemnderojmė njeri-tjetrin pėr shtegjet qė kemi dhe ngjitjen tonė do ta kemi akoma mė tė lehtė.

1. Dashuria ĖSHTĖ. Kjo ndjenjė dhe ēdo ndjenjė qė ne ndjejmė janė tė gjitha ndjenjat e dashurisė. Ēfarė po u them unė nuk do ta kuptoni dot nėse nuk arrini nė gjėndje qė tė mos BĖNI frikė, dmth kur asgjė mos t’iu friksoj mė qė tė gjėndeni ku jeni nė kėtė ēast, dhe kur mos tė keni asnjė ndjenjė ose mendim negativ nė mėndje. Dashuria ėshtė e kundėrta e frikės, dhe e bukura e bukurisė ėshtė se dashuria ĖSHTĖ gjithnjė e pranishme gjerisa ne tė jemi gjallė. Ndjenja e dashurisė ėshtė ndjenja mė e lartė, mė fisnike, mė e ndritshme, mė jetėsore, mė duhur, mė e dashur, dhe tė gjitha bashkė, mė pranė Zotit dhe tė qėnit Zot. ĖSHTĖ drita e ēdo shpirti qė ndrin edhe nė majėn mė tė lartė tė ēdo mali, aty ku kjo dritė nuk fiket dot as nga tė ftohtit mė tė madh. Dashuria ėshtė “uji” i lumit qė ne jemi vetė, domethėnė i lumit “shpirt.”

Me pak fjalė fola shumė, aqsa ėshtė e vėshtirė pėr t’u pėrtypur me lexim tė parė. Mė sipėr i numurova 10 pikat si vijon: 12345;54321 dhe kėtė e bėra mėse qėllimisht pėr t’i simbolizuar me gishtėrinjt e dy duarve tonat. Gishti i parė i dorės sė majtė, dmth Frika, ėshtė e kundėrta e gishtit tė parė nė dorėn e djathtė, dmth Dashurinė. E dyta e kundėrt me tė dytėn, etj etj. Kėto janė vetėm disa pika qė m’u kujtuan dhe qė m’u ndje t’i pėrmėnd si tė rėndėsishme pėr t’u lexuar. Nėse i mbėrtheni dy duart, dhe i mbyllni gishtėrinjtė sikur pėr tė mos lėn rėnėn tė bjerė prej duarve tuajat, ju do tė keni kapur tė gjitha gjėrat qė nuk janė thėnė ose kujtuar nė kėtė shkrim. Sidoqoft tė ndiheni, ėshtė “nė duart tuaj” tė besoni se ēfarė kam thėnė, sesa mund tė vihen nė punė gjatė jetės ditore, dhe sesi mund t’i vinė nė ndihmė Shqipėrisė dhe kombit tonė. Nėse zemra juaj u ushqye me kėto fjalė, pranoini si tuajat, dhe thuajani ēdo shqiptari tjetėr qė t’i (ri)kujtoj. Unė kam gjetur si njė mesazh falemnderimi pėr leximin e kėtij shkrimi, dhe njėkohėsisht mbylljen e tij disa fjalė me tė cilat komentoj dhe rikujtoj hymnin tonė kombėtarė:

Rreth flamurit tė pėrbashkuar
me njė dėshirė dhe njė qėllim
tė gjithė Atij duke iu betuar
tė lidhim besėn pėr shpėtim.

(Ta lidhim besėn e Pajtimit, tė fjalės sė Skėnderbeut “Bashkimi bėn Fuqinė”).

Prej lufte veē ay largohet
qė ėshtė lindur tradhėtor
kush ėshtė burrė nuk friksohet
po vdes, po vdes si njė dėshmor.

(Kush nuk ushqen Frikėn nuk e bėn, sepse ajo ėshtė shtypja e ndjenjava tonat, ose ėshtė armiku jonė kryesor).

Nė dorė armėt do t'i mbajmė
tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend
tė drejtat tona ne s'i ndajmė
kėtu armiqtė s'kanė vend.

(Tash jemi tė pajtuar nė shpirt, tani vetėm ai qė ėshtė kundra ėshtė i humbur).

Se Zoti vet e tha me gojė
qė kombe shuhen pėrmbi dhč
po Shqipėria do tė rrojė
pėr tė, pėr tė luftojmė ne.

(Nė tė vėrtetė pse shkrova kėto fjalė dhe iu drejtova tė gjithė shqiptarėve i sigurt ėshtė sepse u frymzova prej Zotit).

Qoftė paqja me tė gjithė ju, sinqerisht,
Drini Nosi.
Los Angeles, 7 Janar 2004.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.