Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje genjeshter eshte shpesh nje e vertet qe ka gabuar date. Po e njeta gje mund te thuhet per shkencen e per dashurine.
--- Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 95 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Tragjedi tjeter ne det, 21 te vdekur e 7 te humbur
Postuar nga: Albo

Lajme Flet i mbijetuari nga tragjedia Avni Cakaj nga Librazhdi

Skafistėt, shkaku i tragjedisė

“E pamė qė ishte mot shumė i keq, por skafistėt kėmbėngulėn qė nė raste tė tilla ėshtė mė e lehtė t’u shpėtosh italianėve.” E, skafistėt mendonin pėr t’u shpėtuar italianėve, por jeta e njerėzve tė varfėr qė tentonin tė largoheshin, nuk i dhimbsej askujt

Avni Cakaj ėshtė njė prej tė mbijetuarve, tė sjellė nga Vlora nė qendrėn spitalore nė Tiranė. Cakaj ėshtė me origjinė nga Librazhdi, por jeton nė Golem. Djegia dhe tragjedia qė ka pėsuar, e bėjnė shumė tė vėshtirė dėshminė e tij. I shtruar nė klinikėn e djegieve tė rėnda, Avniu ndodhet nėn kurim tė vazhdueshėm tė mjekėve. 20 vjeēari arrin tė thotė se ka qenė nė njė prej gomoneve duke lundruar pėr nė Itali. “Jemi nisur nga Karaburuni dhe nė gomone ka pasur shumė njerėz. Nuk mė kujtohet me saktėsi, po di qė kanė qenė shumė. Rreth tri orė pas nisjes, ora ka qenė afėrsisht 21.00 e mbrėmjes, kanė filluar problemet e mėdha. Moti ishte i keq dhe dallgėt e detit shumė tė mėdha. Pas tri orėsh lundrim, njėri prej dy motorėve tė gomones ka marrė flakė. Flaka fillimisht kapi njė prej komshinjve tė mi. Gėzim e ka emrin, mbiemrin nuk e kujtoj dot. Flaka qė e pėrfshiu, bėri qė ai tė mė vdiste nė duart e mia. M’u errėn sytė e nuk po shihja dot. Flaka mė kishte zėnė edhe mua. Dėgjoja njerėz duke ulėritur e bėrtitur, por nuk kishim ē’tė bėnim. Nė kėto momente mė ka rėnė tė fikėt e nuk kam ditur asgjė. Vetėm, kur e kam parė veten sot nė spital.” Ky ėshtė rrėfimi qė mezi artikulon 20 vjeēari nga Librazhdi Avni Cakaj. Ai nuk mund tė shpjegojė tė gjithė historinė e nisjes me gomone. Dėshira pėr tė kaluar nė Itali, i kishte errur arsyen. “E pamė qė ishte mot shumė i keq, por skafistėt kėmbėngulėn qė nė raste tė tilla ėshtė mė e lehtė t’u shpėtosh italianėve.” E, skafistėt mendonin pėr t’u shpėtuar italianėve, por jeta e njerėzve tė varfėr qė tentonin tė largoheshin, nuk i dhimbsej askujt. “Ishte hera e parė qė shihja tė mė vdiste njė njeri nė dorė. Jeta ėshtė e tillė e tė pėrplas me lloj lloj gjėrash... – rėnkon - ah aman se nuk po flas dot.” Avniu thotė se janė nisur rreth orės 18.00 e pas tri orė udhėtimi ka filluar avaria e madhe. “Dallgėt ishin aq tė mėdha sa i gjithė uji na hynte nė gomone. Gomonia shkonte duke kėrcyer e pėrplasur sa poshtė lart,” thotė 20 vjeēari me zė tė ngjirur. “Dėgjova njė krismė tė madhe dhe njė flakė qė u pėrhap menjėherė. Isha nė fund tė gomones, me gjithė njė person tjetėr pranė, Gėzimin. Ai ishte pak pas meje, krejt nė fund tė gomones. Flaka e pėr­hapur e ka zėnė tė parin Gėzimin. Mė pas mė ka pėrfshirė edhe mua. Nė ato momente Gėzimi ka ndėrruar jetė, e mua mė ka rėnė tė fikėt. Nuk di asgjė mė shumė, vetėm kur e kam parė veten nė spital,” pėrfundon i vetmi i shpėtuar qė ka mbėrritur nė qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė. Nė momentet ku po bisedonim me tė mbijetuarin, nė vend kanė ardhur edhe Marko Bello, ministėr i shtetit dhe sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Rendit, Ylli Dylgjeri. 20 vjeēari Cakaj, nuk ka mundur tė tregojė se si kanė ardhur nė Vlorė. Kush i kishte dėrguar ata atje dhe kush janė organizatorėt e vėrtetė tė trafikut?


Si ndodhi tragjedia?

Kishim rreth tri orė qė po ecnim me gomone. Ishim larguar pak nga bregu dhe moti bėnte shumė keq. Dallgėt ishin tė mėdha dhe gomonia ngrihej e pėrplasej shumė shpesh. Skafisti mundohej tė mbante drejtimin, por ishte shumė e vėshtirė.

Si ndodhi shpėrthimi i motorrit?

Isha nė fund tė gomones me njė tjetėr ngjitur tė quajtur Gėzim. Motorri mori flakė dhe kapi tė parin Gėzimin. Mė pas mė preku edhe mua, por Gėzimi o dogj mė shumė. Ai mė ngeli i vdekur nė dorė. Nuk kisha ē’tė bėja.

Si mundėt tė mbijetonit?

Unė nuk di asgjė. Pas vdekjes sė Gėzimit, nuk mbaj mend asgjė. Mė ka rėnė tė fikėt dhe kur e kam parė veten nė spitalin e Vlorės.

Kush ju dėrgoi tek gomonia?

Nuk e di. Mos mė pyet se nuk mbaj mend asgjė.



Flet babai i tė mbijetuarit Paulin Lleshi

Dėshmia, Benz i bardhė mori djalin pėr nė Vlorė

I falem Zotit qė e ruajti ēunin tonė nga fatkeqėsia. Ai qe nisur pėr tė takuar gruan dhe fėmijėt nė Itali.

Cila ishte arsyeja qė duhet tė shkonte patjetėr me skaf?

Ai ishte kapur 6 muaj mė parė nga policia italiane dhe ishte kthyer nė Shqipėri. Por familja i pat mbetur atje dhe e kishte tė pamundur tė jetonte kėshtu. Pasi nuk gjeti rrugė tjetėr, se nuk ka rrugė tjetėr pėr ne, u lidh me ca shokė qė i propozuan atė qė bėri dje.

Ai ishit ju kur u nis pėr nė Vlorė?

Po, isha unė ai qė e pėrcolla. Tek njė Benz i bardhė qė i jepte njė djalė i ri. Brenda ishin edhe tre tė tjerė, edhe ata nga Laēi i Vaut tė Dejės.

Dini gjė kush e organizoi kėtė udhėtim?

Unė nuk di. Di vetėm kaq qė nė mėngjes njė benz i bardhė i ka marrė ata tė katėrt dhe ėshtė nisur drejt Vlorės.


Personat e mbytur

1-Gėzim Fusha, Dukagjin

2-Alfred lleshi, Vau i Dejės

3-Mark Ndou, Shkodra

4-Oltion Jocaj, Shkodra

5-Alfred Docaj, Dukagjin

6-Paulin Pushinaj, Vau I Dejės

7-Arben Prenga, Dajē i Shkodrės

8-Tom Gjoni, Vau I Dejės

9-Agron Marku, Malėsia e Madhe

10-Sadik Doēi, Shkodėr

11-Ridvan Lumaj , Shkodėr

12- Rasim Miruku, Dajēi i Shkodrės

13-Artan Ramadani, Vlore

14-Shpėtim Dizdari, Shkodėr

15-Tonin Toka, Shkodėr

16- Marenglen Mėhillaj, Shkodėr

17- Gėzim Kurtaj, Shkodėr



Gratė e mbytura

1- Luiza Prenga , Shkodėr

2- Luiza Martini, Shkodėr

3- Besmira Dibrati, Shkodėr



Njė person nuk ėshtė identifikuar

Tragjedia, 21 tė vdekur e 7 tė zhdukur

21 persona kanė ngrirė nė gomone nga dallgėt e detit, trupat e tė cilėve janė gjetur pas zbardhjes sė ditės. 11 persona tė tjerė kanė arritur t'i mbijetojnė tė ftohtit. Burime nga Vlora bėjnė tė ditur se tė afėrmit e mbledhur atje, nuk kanė gjetur edhe 6 trupa personash tė tjerė. Burime policore konfirmojnė vdekjen e 21 personave tė ardhur nga Shkodra, Lezha, Malėsia e Madhe e rrethinat e tyre

Tragjedia e ndodhur vetėm tre milje larg bregdetit shqiptar ka tronditur tė gjithė shoqėrinė. 21 persona kanė ngelur tė ngrirė nė det tė hapur, ndėrsa dyshohet se 7 tė tjerė janė tė zhdukur. 11 persona kanė shpėtuar falė ndėrhyrjes sė forcave tė Natos e atyre italiane. Pėr 12 orė, 36-37 persona tė ndodhur nė gomone, kanė luftuar me vdekjen. Dallgėt e detit kanė ngrirė nė gomone 21 persona, trupat e tė cilėve janė gjetur pas zbardhjes sė ditės. 11 persona tė tjerė kanė arritur t'i mbijetojnė tė ftohtit. Burime nga Vlora bėjnė tė ditur se tė afėrmit e mbledhur atje, nuk kanė gjetur edhe 6 trupa personash tė tjerė. Burime policore konfirmojnė vdekjen e 21 personave tė ardhur nga Shkodra, Lezha, Malėsia e Madhe e rrethinat e tyre. Gomonia ėshtė gjetur vetėm orėt e para tė mėngjesit. Ndihma e dhėnė nė kėto momente ka qenė e pamjaftueshme. Shumica e personave nė gomone kishin vdekur, mes tė cilėve edhe tre gra. 11 tė tjerėt kanė shpėtuar, por edhe ata me shumė probleme nga i ftohti i natės. Njė nga tė mbijetuarit akuzon policinė se nuk ka shkuar t'u japė ndihmė nė kohėn e nevojshme. Ata janė vonuar rreth 12 orė pėr tė kryer ndėrhyrjen. Burime zyrtare nga Ministria e Rendit thanė se rreth orės 18.30, nėpėrmjet radarit tė Postės Kufitare Dhėrmi, u kap njė objekt qė lėvizte nė drejtim te Karaburunit, 3 milje nė thellesi te bregut. Policia thotė se u njoftua salla operative e Drejtorise se Policise te Qarkut Vlore dhe u moren masa per nxjerrjen ne det te mjeteve lundruese per gjetjen e kapjen e gomones. Nė njoftimin e policisė vazhdohet "Ne oren 18.40 u nisen ne drejtim te Dhermiut njė motovedetė e Repartit Delta Force, njė gomone e Policise Kufitare dhe njė motovedetė e Guardia di Finanza Italiane me ekuipazh te perbashket." Mjetet e siperpermendura mundėn te shkonin deri ne Mezokanal, por aty u detyruan te kthehen mbrapa per arsye se deti ishte shume i keq 5-6 balle dhe aktualisht jane te ankoruara ne Shen Jan, ne afersi te Kepit te Gjuzės. Ne drejtim te vendit ku mendohej te jete gomonia ka shkuar komandanti i PKK Dhermi me nje grup policesh, te cilet gjetėn ne Dhrale, ne afersi te bregut nje automjet tip "Pezho" me targa italiane e braktisur dhe disa bidona karburanti bosh. Kėtu gomonia ėshtė furnizuar me karburant. Nė kėto momente autoritetet vendase kanė rėnė nė qetėsi. Personat e ndodhur nė gomone, duke u ndodhur nė rrezik e duke parė se policia nuk po vinte, kanė njoftuar nėpėrmjet telefonit, shefin e antiterrorit nė Shkodėr. Por sėrish lėvizja e mjeteve tė shtetit shqiptar nuk kishte rifilluar. Atėherė skafistėt e njerėzit e tyre kanė dhėnė alarmin nė televizion. Presioni publik ka detyruar strukturat e shtetit tė vihen nė lėvizje. Ne oren 21.30 u nis nga baza detare e Pasha Limanit nje anije luftarake e madhe qe mund t'i rezistojė detit si dhe nga Sazani nje anije italiane e Guardia Costiera te cilat po shkuan drejt vendit ku ndodhej gomonia. Rreth orės 19.00 ėshtė bėrė i mundur pėrcaktimi i kordinatave tė vendndodhjes sė gomoneve. Por ende nuk ishte bėrė asgjė. Pas orės 21.30, pasi ishte bėrė njoftimi publik, u njoftua Komandanti i Nuklit Detar Italian i Guardia di Finanza per te dhene ndihmesen e tyre me mjete dhe persona per kete ngjarje; U kontaktua me oficerin nderlidhes te NATO-s ne Tirane dhe iu kerkua ndihme per te bere te mundur nisjen e nje helikopteri per te shpetuar personat qe gjendeshin ne gomone. Si rezultat i masave te mesiperme nga pala italiane e Guardia di Finanzas u derguan 2 mjete lundruese nga Sazani dhe Durresi dhe u lidhen me Sallen Operative te Helikoptereve ne Brindisi per te bere te mundur nisjen e helikoptereve. Kėrkimi nga ana e Guardia di Finanzas ka vijuar deri nė 13.30. Nė kėto momente ai ėshtė ndėrprerė, pasi gomonia nuk u gjet. Kėrkimet kanė rifilluar nė orėn 7.00 tė mėngjesit tė djeshėm. Njė helikopter AB-212 i Natos, dhe njė motovedetė CP-407 e grupit 28 detar italian u vunė nė lėvizje. Mėngjesin e djeshėm nė orėn 8.30 helikopteri i Natos, pasi lokalizoi gomonen me shumė njerėz nė bord, priti atje deri nė mbėrritjen e motovedetės italiane, e cila shpėtoi 11 nga pasagjerėt.



Orė pas ore me tragjedinė

18.00: niset gomonia drejt Italisė me rreth 36 persona nė bord. Ata bėjnė njė rrugė prej tre miljesh dhe problemet fillojnė tė shtohen. Deti ishte shumė i egėrsuar, deri nė 5-6 ballė.

18.30: Radarėt e postės kufitare tė Dhėrmiut, bėjnė identifikimin e njė mjeti lundrues. Konfirmohet se ėshtė gomonia rreth tre milje larg Karaburunit.

18.40: Nisen drejt vendndodhjes tre mjete lundruese, dy shqiptare dhe njė italiane. Ata kthehen mbrapsht, pasi nuk ēanin dot dallgėt e detit.

19.00: Pėrcaktohen koordinatat e vendndodhjes sė gomones. Organet kompetente nuk ndėrhyjnė madje tėrheqin mjetet lundruese.

21.30: Njė telefon qė i pėrket Gentian Alliut, njofton nė televizionin Top-channel, se po mbyteshin nė det me gomone.

21.40: Vihet nė dijeni prezenca e Natos dhe gjenerali italian i Natos nė Durrės. Ky ėshtė edhe momenti, ku mjete tė rėnda lundruese dhe helikopterė tė Natos ngrihen nė kėrkim tė gomones me njerėz qė ishin nė prag tė vdekjes.

23.00: Shpiket njė lajm se nuk kishte njerėz nė gomone. Gomonet ishin me drogė, qė po kalonte nė drejtim tė Italisė.

01.30: Ndėrpriten kėrkimet nga ana e mjeteve lundruese dhe helikopterėve. Ata nuk arrijnė tė shkojnė nė vendndodhjen e gomoneve.

10.01.2003

7.00: Mjetet e Natos dhe ato italiane rifillojnė kėrkimet. Njė helikopter AB-212 i Natos, dhe njė motovedetė CP-407 e grupit 28 detar italian u vunė nė lėvizje.

8.30: Helikopteri i Natos, pasi lokalizoi gomonen me shumė njerėz nė bord, priti atje deri nė mbėrritjen e motovedetės italiane, e cila shpėtoi 11 nga pasagjerėt.

13.00: Trupat e pajetė tė 21 personave mbėrrijnė nė bazėn detare italo-shqiptare nė Sazan.

14.20: 11 tė shpėtuarit nga anija e Guardia Di Finanzas mbėrrin nė bregdetin e Vlorės. Tė mbijetuarit dėrgohen nė spital. U jepet ndihma e parė. Njė prej tyre niset me helikopter pėr nė Tiranė.

18.00: Trupat e pajetė kthehen nga Sazani nė morgun e Vlorės. Policia vendos njė gjendje gati shtetrrethimi pėrreth Spitalit tė Vlorės dhe nuk lejon asnjė gazetar qė tė hyjė nė tė.



Tė mbijetuar

Miri Guri, Shkodėr

Lulzim Rexha,

Troshan, Lezhė

Paulin Pjetri,

Vau i Dejės, Shkodėr

Fatbardh Petnikaj, Malėsi e Madhe

Gentian Kurtmetaj, Shkodėr

Edlir Sykaj, Koplik

Aleks Guraziu,

Gur i Zi, Shkodėr

Avni Cakaj,

Golem, Durrės

Pjetėr Lleshi,

Laē Vau i Dejės

Albert Alliu, Vlorė

Artur Rrokaj, Vlorė



Nėnkryetarja e PD-sė, Jozefina Topalli, identifikon emrat e personave tė zhdukur

Tre persona u mbytėn nga skafistėt

7 persona janė tė zhdukur dhe ende nuk dihet asgjė pėr fatin e tyre. Njė nga tė mbijetuarit ka thėnė se tre prej kėtyre personave, janė hedhur nga gomonia nė det, nga vetė skafistėt

Tre persona tė ndodhur nė gomone janė hedhur nė det nga vetė skafistėt qė ishin nė timon. Burime tė sigurta nga Vlora thonė se tre nga shtatė persona, pėr tė cilėt nuk dihet asgjė, janė hedhur nė det nga dy skafistėt e arrestuar. Njė nga tė mbijetuarit ka thėnė se dy burra dhe njė grua janė hedhur nga gomonia, nga njerėzit qė e drejtonin atė. Qė tė shtatė personat janė nga qyteti i Shkodrės. Ata janė detyruar tė largohen pėr nė Itali nga problemet ekonomike qė kishin. Numri i vėrtetė i personave tė ndodhur nė gomonet qė po tentonin tė kalonin nė Itali nuk ėshtė konfirmuar ende. Autoritetet zyrtare kėmbėngulin se nė gomone kanė qenė 32 persona, 21 prej tė cilėve kanė vdekur dhe 11 kanė shpėtuar. Ndėrkohė qė familjarė tė mbėrritur nė Vlorė nga qytetet veriore thonė se nuk kanė gjetur ende tė afėrmit e tyre. Burime pranė qytetit bregdetar thonė se ka disa familjarė qė thonė se tė afėrmit e tyre nuk janė as nė listėn e tė shpėtuarve e as nė listėn e personave tė mbytur. Policia kėmbėngul se nuk ka persona tė tjerė tė mbytur. Ndėrkohė qė rojet bregdetare thonė se kanė qenė dy gomone dhe shumė persona tė tjerė nuk janė gjetur ende. Rojet bregdetare janė urdhėruar tė ndėrpresin tė gjitha kėrkimet nė vijėn bregdetare, ndėrkohė qė fati i shumė njerėzve nuk dihet ende. Shumė familjarė nga Shkodra kanė telefonuar e kanė thėnė se kanė nisur pėr nė Itali tė afėrmit e tyre, mirėpo fati i tyre nuk dihet. Tensionet nė Vlorė janė rritur sė tepėrmi mes familjarėve dhe policisė. Ata kanė thėnė se duan tė dinė pėr fatin e tė afėrmve tė tyre, sepse nuk arrijnė tė gjejnė emrat as nė listėn e tė shpėtuarve e as nė atė tė tė vdekurve.


Personat e zhdukur

Adrian Xhilaj, 29 vjeē, Shkodėr

Ndue Gjin Cana, 21 vjeē, Shosh, Shkodėr

Marjana Zajeti (Markaj), 18 vjeē, Shkodėr

Kreshnik Bjeshka, 27 vjeē, Shkodėr, (djalė i vetėm)

Fahrije Kodra (Dizdari), 34 vjeēe, Shkodėr

Ela Grizhaj dhe Gjin Grizhaj



Intervistė me Kapiten Santarelli, shef i Guardia di Finanza

“Njerėzit kishin ngrirė nga i ftohti”

U fol pėr njė defekt tė gomones...

Gomonia ėshtė nė gjendje shumė tė mirė. Duhet tė ketė pasur ndonjė defekt nė motor, por mė sė shumti kjo ka ndodhur pėr shkak tė detit jashtėzakonisht tė trazuar, gjė qė ia ka vėshtirėsuar punėn pėr tė manovruar nė ato kushte. Jo gomonia, por, edhe anijet e rėnda e kanė pasur tė ndaluar tė dilnin nė njė det tė tillė.

Pra ju kėmbėngulni qė vdekja ka ardhur vetėm nga tė ftohtėt?

Ėshtė e tmerrshme pamja qė kam para syve. Dhe nė kėtė moment, unė dhe specialistėt e tjerė gjykojmė se ajo u shkaktua nga tė ftohtėt. Njerėzit kanė rėnė nė ujė dhe nuk kanė pėrballuar dot tė ftohtėt e njė nate mė parė.

Pra ju thoni se nuk kemi tė bėjmė me defekt?

E pėrsėris edhe njė herė qė kushtet e detit ishin jashtėzakonisht tė ashpra, aq sa edhe anijet e rėnda e kishin tė ndaluar daljen. Madje, edhe kur e morėm vesh fatkeqėsinė qė po ndodhte, ishte e pamundur tė shkonim lehtėsisht atje. Megjithė angazhimin tonė tė madh, tė trupave tė Natos, dhe tė forcave italiane, vetėm sot nė mėngjes, arritėm t’iu afroheshim viktimave.

Kur mbėrritėt, ju gjetėt trupat nė det?

Jo. Tė vdekurit qenė nė gomone. Ne kontrolluam gjithė paraditen, por nuk gjetėm asnjė trup. Tė vdekurit dhe tė mbijetuarit ishin bashkė.

Po gomonia e dytė ku ėshtė?

Duke qenė se dėgjuam pėr njė gomone tė dytė, kėrkuam nė tė gjithė zonėn, por nuk gjetėm asnjė gjurmė tė saj. Kėrkimet vazhdojnė, por ende nuk kemi ndonjė konfirmim tė saktė nėse ka pasur vėrtet njė gomone tė dytė dhe cili ėshtė fati i saj.


Nato: Ne bėmė tė pamundurėn

Ka qėnė angazhimi i mjeteve tė Natos dhe forcave detare italiane qė kanė mundėsuar shpėtimin e 11 vetėve “Njė helikopter AB-212 i Natos, dhe njė motovedetė CP-407 e grupit 28 detar Italian, kanė shpėtuar 11 shqiptarė qė gjendeshin nė bordin e njė gomoneje me drejtim Italinė, qė ishte gati pėr tu fundosur si pasojė e kushteve tė kėqija tė detit”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė zyrės sė informacionit tė NATOs pėr Shqipėrinė. Sipas informacionit tė kėsaj zyre ka qėnė bashkėpunimi midis mjeteve tė NATOs dhe atyre tė grupit detar italian qė kanė bėrė tė mundur jo vetėm pėrcaktimin e vendndodhjes se gomones por dhe kanė arritur tė shpėtojnė 11 jetė njerėzish. “Helikopteri i Natos, pasi lokalizoi gomonen me shumė njerėz nė bord, priti atje deri nė mbėrritjen e motovedetės italiane, e cila shpėtoi 11 nga pasagjerėt”, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Gjithė operacioni pėr shkak jo vetėm tė mjeteve qė disponononin, por dhe pėr nivelin e organizimit tė lartė, kanė bėrė tė mundur shpėtimin e 11 tė mbijetuarve.


AFP: 21 tė vdekur nė gomonen qė i ishte drejtuar Italisė

Trupat e tė paktėn 21 klandestinėve shqiptarė u gjetėn nė njė gomone, nė detin Adriatik, e cila ishte drejtuar pėr nė Itali. Antonio Pasara i zyrės sė Natos nė kryeqytetin e Shqipėrisė Tiranė, tha tė shtunėn se 18 prej viktimave ishin meshkuj dhe tre prej tyre ishin gra. Raportet e mėparshme deklaronin se nga tragjedia kishin mbetur 14 tė vdekur, duke pėrfshirė dhe dy fėmijė. Marina italiane nė Romė deklaroi se pėr tė shpėtuar gomonen ishte nisur njė anije e saj, e ndodhur nė portin shqiptar tė Durrėsit, njė pikė e favorshme kapėrcimi pėr emigrantėt e dėshpėruar, tė cilėt duan tė arrijnė Evropėn Perėndimore. Njė zyrtar tha se njė nga pronarėt e gomones kishte dhėnė alarmin duke telefonuar nė njė televizion shqiptar. Raportet e para theksonin se nė gomonen qė po mbytej ndodheshin tė paktėn 30 njerėz. Ajo u arrit qė tė tėrhiqej me sukses deri nė ishullin e Sazanit, rreth 6 milje larg portit tė Vlorės. Zyrtarėt thanė se ata po kėrkonin pėr njė tjetėr gomone, e cila ėshtė zhdukur nė tė njėjtėn zonė. Oficeri i marinės italiane, Ivano Basheri tha se anija luftarake e tyre kishte shpėtuar 11 tė mbijetuar, tė gjithė burra tė moshės 18 deri nė 30 vjeēare.


CNN: 21 tė vdekur nga mbytja e gomones nė Shqipėri

Burime zyrtare deklaruan se 21 shqiptarė, tė cilėt po pėrpiqeshin qė tė shkonin nė Itali me njė gomone, mbetėn tė vdekur, kur kjo e fundit u mbyt. Tre gra dhe tetėmbėdhjetė burra kanė mbetur tė vdekur, tha nėnkolonel Antonio Pasaro, njė zėdhėnės i Natos nė Shqipėri. Njėmbėdhjetė tė tjerė kanė mbijetuar dhe tashmė janė nė duart e autoriteteve shqiptare. Policia shqipt’

Shenim: Stafi i Albasoul u percjell ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.