Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E liga vjen nga s'e pandeh
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: E verteta e incidentit te Brukselit
Postuar nga: Albo

Lajme Nuk mjaftojne gjendja e mjerueshme ne vend por pushtetaret e sotem shqiptare po njollosin edhe dinjitetin tone ne bote. Sot ne Greqi po trasmetohet video e incidentit ne Bruksel, qe nxjerr ne drite pazaret e pushtetareve te felliqur shqiptare. Lexoni edhe rrefimet e "te akuzuarve" nga Milo e Nano dhene te perditshmeve shqiptare.

Perparim Laci: Une perballe Nanos

E verteta e skandalit shqiptar ne Bruksel, sipas njerit prej te akuzuarve si organizatore: Kam qene vetem nje meter larg Fatos Nanos e Paskal Milos, por ata u grinden me njeri tjetrin per pune pazaresh. Cfare i thashe Kryetarit te PS, para se te merrte ashensorin per tu ngjitur ne dhomen e hotelit .

- Gjate nje interviste ne lidhje me incidentin kunder politikaneve shqiptare ne Bruksel, eshte permendur edhe emri juaj. Cili eshte pozicioni juaj ne kete ngjarje?

Une kam qene ne ambientet e hotelit, i cili eshte nje hotel luksoz dhe ka ambiente te shumta dhe per pozicionin ku isha ulur, qellova me afer vendit te ngjarjes, pothuajse nje meter larg saj. Rreth ores 01.40, vjen ne kete hotel nje grup njerezish. Ne mes tyre ishte Fatos Nano dhe Paskal Milo. Ata kishin nje debat qe jashte dhe e vashduan ate edhe pasi hyne brenda. Debati ishte pune pazaresh, pune paresh, nuk e di se cili qe problemi, por ne kete mes ngrihet dhe flet dikush tjeter: "Pse me largove nga aty?" Pune pune. Duket se Milo e kishte larguar nga nje vend pune, nga nje ambasade, a nje atashe a nuk e di se si qe problemi se nuk e kuptova mire, por kuptohej se behej fjale per pune parash. Dhe ne kete mes, Fatosi me nje ze te ngritur, se ishte shume i pire, thote se, " une nuk i kam borxh askerkujt". Sic duket i kthehet Milos dhe nje grupi personash, por ne mes te tyre ishin persona qe shoqeronin Fatosin, qe nuk i njihja mire se une kam 5 vjet qe jam larguar nga Shqiperia.

- Ju nga e kuptuat qe Nano ishte i pire?

Ai ishte aq i dehur sa e mbanin perkrahesh. Nuk eshte rasti i pare qe te tille politikane shqiptare, jane mesuar te grinden e te zihen me grushta kudo, si ne ambientet e Hotel "Dajtit", por kesaj radhe organizatore dhe ngaterrestare kane qene keta politikane, njeri me tjetrin. Per kete fakt, ate nate, ne ate mes nisi nje rremuje e madhe, u shane. Shoqeruesit e Nanos arriten ta mbronin ate dhe nuk di nese u godit, pasi nuk u pa mire. Ndersa Milo sic duket nuk kishte shoqerues. Ky eshte nje arsyetim logjik. Edhe policia belge ka arritur ne konkluzionin dhe thote se ate nate nuk kishin ke te arrestonin se ata, pasi u rrahen mire e mire, rane ne gjume. Pra, nuk ka pasur agresion te jashtem ndaj tyre, por ka qene agresion ndaj njeri-tjetrit. Kur ata u zune, une perdora kete shprehje: "S`keni turp, keni ardhur per te bere pazaret ne Bruksel? Hipni ne ashensor dhe shkoni flini gjume!". Ne kete mes shprehjen time e moren per baze dhe Fatosi e gjeti ashensorin te hapur dhe u turr i pari, por Milo pak me vone i hipi ashensorit ashtu i pegjakur. Te jete i bindur Milo se policia belge i ka te gjitha faktet. Edhe perkrahesit e tyre, aleatet e tyre me te zjarrte, greket, jane cuar ne Parlamentin Europian dhe kane thene fjalet me te renda per politiken e parlamentareve te majte shqiptare, duke thene se "e cuat vendin si ne mes te viteve `60, kur Greqia doli nga komunizmi". Ngaqe keta i dinin, i kishin te parashikuara keto probleme, kurdisen incidentin qe te marre fame Fatos Nano. Te gjitha qe ndodhen ate nate jane te incizura dhe i ka shteti belg.

-Me cfare statusi qendroni ne Belgjike?

Une i kam dokumentat shume te rregullta. Dokumenta nuk kam vetem ne Shqiperi, pasi aty jam i denuar me 10 vjet burg ne mungese, nuk e di sepse. Milo, Ceka, Gjinushi, Ilir Meta, Ilir Gjoni duhet ta dine sepse. Por une kam bindjen time, vetem pse jam nacionalist, jam kundershtar i sistemit komunist. Kame qene dhe para viteve `90 vetem per keto arsye. Vetem per faktin se isha aksidentalisht prezent ne pazaret e tyre, per te cilat ata akuzojne njeri-tjetrin neper parlamente, neper televizione, ndersa une nuk i akuzoj se nuk kam asnje fakt. Ata i akuzon bota, ata kane me shume dosje per njeri-tjetrin dhe i publikojne perdite.

-Ju thate qe jeni i denuar 10 vjet ne mungese ne Shqiperi nderkohe qe asnje institucion nuk e ka deklaruar kete fakt...

Keshtu ka zera. Une nuk kam asnje fakt, por nuk shqetesohem per kete. Falenderoj shtetin belg, i cili me ka marre ne mbrojtje se jam qytetar perendimor, por me kombesi shqiptare. Ne Belgjike nese ke 3 vjet qendrimi, te lind e drejta te kerkosh nenshtetesine belge. Mua me kane ardhur vete te porta qe te plotesoj formularet per te nderruar nenshtetesine, por une nuk e nderroj shtetesine shqiptare.

-T`i rikthehemi ngjarjes. Te demtuarit ju kane akuzuar ju dhe Sali Lushen si organizatore te grupit te personave qe shkaktuan incidentin. Si eshte e verteta?

Une ne asnje menyre nuk e kam prekur Milon, sepse aty ka pasur njerez me te fuqishem se ne. Kane qene disa djem nga 2 metra e kusur te gjate qe shoqeronin Fatosin. Ne jemi njerez qe kemi 5 vjet qe pime ujin e perendimit dhe jemi zbutur pak.

-Kryetari i PS-se, Fatos Nano ka thene se ju i keni zgjatur doren ate nate dhe i jeni prezantuar si Perparim Laci...

Nanos ne asnje menyre nuk i kam dhene doren. Vetem jam shprehur se "hipni ne ashensor, flini gjume, se nuk jeni per te ndare pazaret ketu ne Bruksel, por ndajini ne Shqiperi, ku keni bere corap Parlamentin, duke diskutuar skandalet familjare". Ngado qe shkojne keta njerez, pislliqe bejne dhe me pislliqe merren.

-Jane permendur si te pranishem ne incident dhe emrat e Uk e Iliaz Ismailit. A i njihni?

Nuk e di. Aty kane qene te pranishem shume nacionaliste shqiptare dhe me Fatosin kane qene shume njerez. Une nuk i kam parasysh keta njerez kush jane. Ka pasur njerez te ulur, une kam qene vete i trete ne tavoline, Saliu ka qene pak me larg, rreth 20-30 metra dhe se ka pare ngjarjen. Si ka mundesi qe dhe nje gazete greke ketu ne Bruksel ka thene se sherri ndodhi per pazaret e Nanos dhe Metes. Nese ata kane pazare per te ndare mos te akuzojne njerez te pafajshem e s`po na lene te qete te jetojme dhe ne Bruksel.

-Sa zgjati incidenti?

Sherri ka zgjatur disa minuta. Ne keto momente ka ardhur dhe policia belge. Ka bere hetimin e duhur, ka kasetat, theniet e Nanos. Ai mundesisht kur t`i marrin ato kaseta nga shteti belg, ose mund t`i kene marre, t`i shfaqin direkt ne televizor.

-Keni njohur njeri tjeter vec Nanos e Milos?
Ne grupin e Nanos nuk njihja njeri tjeter. Por, perpara se te hyje Nano ka hyre Skender Gjinushi, fiks ne orarain qe e ka sjelle avioni, ka pire kafe. Pse nuk u ra ne qafe njeri atyre? Pse nuk u zune keta njerez ndermjet tyre? Aty ka qene dhe Genc Pollo, me te cilin jemi pershendetur dhe po te ishte per te rrahur mund te kishim rrahur Genc Pollon une personalisht meqe jam akuzuar per rrahjen e Milos. Por, i kemi respektuar si shqiptare, te ardhur per nje takim ne Parlamentin Europian. Keto veprime i kane bere vetem per te terhequr vemendjen. Per t`i thene Brukselit, "na ndihmoni se keshtu na rrahin dhe ne Shqiperi!".

-Keni takuar ndonje politikan tjeter?

Kam takuar Pollon, Imamin dhe Kryetarin e "parlamentit te perrallave", Doklen.

-Deri tani, keni pasur ndonje problem me policine?

Absolutisht. Kemi mbeshtetjen e shtetit dhe te policise belge.

-Ju kane marre ne pyetje?

Do te bashkepunojme me policine belge, per sqarimin e se vertetes dhe per te marre vesh c`pazare kane bere dhe ku kane pire ata me perpara. Distancohemi nga ky akt, se ishte nje veprim shume i turpshem i politikaneve te majte shqiptare.

Korrieri, 1/27/02



"E kam fituar statusin politik. Kur kam ardhur nė Belgjikė, kam sjellė me vete shumė dokumente"

I akuzuari si protagonist i incidentit tė rėndė nė Bruksel nuk pranon fajėsinė: Shihni filmin e kamerave tė hotelit




Granit Sokolaj

Nuk kam qenė nė vendin e ngjarjes kur ndodhi incidenti me Ministrin e Integrimit Europian, Paskal Mi-lo". Kėshtu ėshtė shprehur nė njė bisedė telefonike nga Brukseli pėr Gazeta Shqiptare, njėri nga tė akuzuarit pėr kėtė incident, Sali Lusha.
Mė pas ai ka shpjeguar edhe kontaktet qė ka pasur me autoritetet policore belge, si dhe ėshtė njohur me videon e regjistruar nga kamerat e hollit tė hotelit.

Incideti
Gjatė shpjegimit tė tij pėr momentet e ngjarjes, ai ka thėnė se ka qenė ora 01,40 kur ndodhej nė njė tavolinė me Shpėtim Roqin dhe nuk ka parė asgjė. "Kam qenė i ulur nė njė tavolinė, kur ka filluar sherri. Holli i atij hoteli ėshtė shumė i madh dhe nuk shihen tė gjitha pjesėt e tij. Kam dėgjuar vetėm zhurmėn dhe mė pas kam marrė vesh se kishte pasur njė sherr me politikanėt shqiptarė. Mė pas mė thanė se kishin rrahur Paskal Milon", ka thėnė Lusha, duke shtuar: "Unė jam i gatshėm tė pėrballem me drejtėsinė nė ēdo moment". "Kam kontaktuar edhe me autoritetet policore belge, ku jam marrė nė pyetje, ndėrsa tani jam i lirė. Madje avokati im, pas kėrkesės sė bėrė, ėshtė njohur edhe videon e regjistruar nga kamerat e hollin dhe nė asnjė vend nuk jemi parė unė apo Pėrparim Laēi", ka theksuar mė tej Sali Lusha. I pyetur pėr hollėsi tė tjera rreth kėtij incidenti, Lusha ka thėnė se nuk dinte asgjė tjetėr pėr arsyet apo autorėt e tij. "Jam nė dispozicion tė drejtėsisė pėr ēdo gjė", ka vijuar Lusha. Sipas tij, pėr kėtė ngjarje kanė shkruar edhe gazetat "Kosova Ekspres" dhe "Koha Ditore", sipas tė cilave, "sherri ka ndodhur pėr afera mes politikanėve shqiptarė dhe disa tė tjerėve".

Statusi i Lushės
Tashmė Sali Lusha ėshtė azilant politik nė Belgjikė. Megjithėse nė mes tė nėntorit ai ėshtė larguar pėr jashtė shtetit, "pėr t'u kuruar", ka vendosur qė tė kėrkojė azil politik nė Belgjikė. Dhe kėshtu ka ndodhur. Me shumė dokumente me vete ai u ėshtė "durėzuar" autoriteteve tė Brukselit, ku e ka kėrkuar edhe kėtė status. Pas disa kohėsh atij i ėshtė dhėnė kjo e drejtė. "E kam fituar statusin politik. Kur kam ardhur nė Belgjikė, kam sjellė me vete aq shumė dokumente, saqė autoriteteve tė kėtij shteti u janė dashur 30 ditė pėr t'i pėrkthyer", ka theksuar Lusha. Sipas tij, "pushtetarėt e sotėm janė tė interesuar pėr likuidimin tim, prandaj dhe vendosa tė mos kthehem mė, megjithėse erdha pėr t'u kuruar". Kėshtu, drejtėsia shqiptare nuk do ta ketė nė bankėn e tė akuzuarve Sali Lushėn. Kjo, pasi, qė nė momentin e dhėnies sė statusit tė azilantit politik, Lusha e ka tė ndaluar tė hyjė nė Shqipėri.

Nė vjeshtėn e vitit tė kaluar gjykata ka vendosur pėr lirimin me kusht, njė garanci pasurore prej 15 mijė dollarėsh. Kjo kėrkesė u realuzua, pasi u depozitua shuma e tė hollave. Ndėrkohė grupi i ekspertėve mjeko-ligjorė ka paraqitur nė gjykatė edhe raportin, me anė tė sė cilit vėrtetohej se Lusha ishte i sėmurė rėndė nga tuberkulozi.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.