Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Art :: Filmi i realizuar mbi novelen e Kadarese, nder 15 me te miret
Postuar nga: Albo

Art Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve...

Pas "Globit tė Artė", "Prapa dielli" i brazilianit nderohet nė Kejp Taun

Novela e Kadaresė ndėr 15 filmat mė tė mirė tė vitit


Loziana Ibrahimi & Armand Plaka

Pasi ėshtė vlerėsuar me njė nga ēmimet mė prestigjoze tė kinemasė "Globit tė Artė", tanimė filmi i pėrshtatur nga novela e shkrimtarit shqiptar renditet nė 15 filmat mė tė mirė tė vitit.

"Prilli i thyer" i Ismail Kadaresė, tanimė i shndėrruar nė filmin "Prapa diellit" (Behind the sun) tė regjisorit brazilian, Walter Salles. Nė ceremoninė e zhvilluar nė Kejp Taun, ėshtė bėrė pėrzgjedhja e 15 filmave mė tė mirė tė vitit nė Afrikėn e Jugut. Ajo qė ka drejtuar pėrzgjedhėsit e filmave qė tashmė janė futur nė historinė e kinemasė pėr vitin 2003, janė historitė qė shfaqen nė mėnyrė vizuale nė njė tablo tė gjerė dhe qė arrijnė tė shkaktojnė njė ndryshim kuptimplotė nėpėrmjet interpretimit tė tyre. Ata janė tė tėrė tė ndryshėm nga njėri- tjetri, por tė bashkuar nė njė qėllim tė vetėm: tė sjellin nė jetė dramėn nė mėnyrė spektakolare dhe zbavitėse, duke stimuluar meditimin dhe evokuar nga ana tjetėr pasionin.

Renditja

Pas vlerėsimit tė filmit "Prapa diellit" do tė renditen filmi i njohur "Mbreti i Unazave: Rikthimi i mbretit", "Orėt", "Chikago", "Unaza", "Qyteti i Zotit", "Adaptimi", "Nė Amerikė", "Duke notuar me rrymėn", "Dashuri e vėrtetė". Filmi i huazuar nga novela e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare, ngjarjet e tė cilit zhvillohen nė Brazil, tregon historinė rrėnqethėse tė dy vėllezėrve, tė cilėt ndodhen "tė burgosur" pėr shkak tė njė gjakmarrje midis familjes sė tyre dhe fqinjėve tė tyre mbi pronėsinė e njė plantacioni sheqeri. Filmi trajton natyrėn destruktive tė dhunės, e cila gėrryen zemrėn dhe shpirtin e njeriut nė shpresėn pėr paqe. Mė pas renditja do tė vazhdojė me filma tė tjerė tė njohur pėr kinemanė botėrore si: "Dragoi i Kuq", "Pianisti", "Larg nga qielli" dhe "Vėllazėria e ujkut".

Gjakmarrja nė Brazil

Nė shkretėtirėn verilindore tė Brazilit, njė gjakmarrje po merr pėrmasa mė tė thella midis dy familjeve, duke i shndėrruar tė rinjtė e tė dyja familjeve nė martirė pėr njė ēėshtje absurde. Drejtuar nga regjisori Walter Salles, "Prapa diellit" ėshtė njė alegori e fuqishme mbi dhunėn familjare dhe betejėn e dy vėllezėrve tė rinj pėr t'i dhėnė fund kėtij cikli. "Prapa diellit" ėshtė njė film i kėndshėm me hapėsira tė pakufizuara kohore, e pasur me elementėt kualitativė tė tragjedisė greke dhe asaj biblike. Dy vėllezėrit, Tonho (Rodrigo Santoro) dhe Pacu (Ravi Ramos Lacerda), jetojnė nė njė provincė tė vogėl, plot diell, qė quhet "Rrjedha e shpirtrave". Babai i tyre i hidhėruar (Jose Dumont) kultivon kallam sheqeri dhe i detyron tė bijtė e vet tė punojnė fort si kau. Pėr Tonho, i cili ka shikimin e njė martiri tė Terence Stamp te "Billy Budd" ėshtė veēanėrisht njė fat kobndjellės. I shtrėnguar tė mbrojė nderin e familjes, duke marrė hak pėr vėllain e tij tė vrarė, ai e ndjek djalin e familjes rivale dhe nė njė skenė tė realizuar nė mėnyrė tė shkėlqyer e qėllon atė nė fushat e kallamsheqerit pa e ndalur hapin. Tonho ėshtė i destinuar tė vdesė, sapo gjaku i burrit tė vdekur tė mpikset, por kur njė trupė endacake cirku prej dy vetash kalon nėpėr qytezė dhe ai bie nė dashuri me akrobaten e bukur (Flavia Marco Antonio), Tonho zbulon se mundėsinė e tė qenurit i gėzuar dhe plotėsimin e kėsaj dėshire pėrtej botės, ku ai vetė rron. Salles ėshtė njė regjisor i shkėlqyer, i pajisur me aftėsinė pėr tė treguar momente nė njė sens tragjedie dhe tė njė fati tė hidhur.

Tė dhėna mbi filmin

Aktorėt: Jose Dumont, Rodrigo Santoro, Rita Assemany, Luiz Carlos, Vasconcelos, Flavia Marco Antonio, Ravi Ramos Lacerda
Regjisor: Walter Salles, producent: Arthur Cohn, skenaristė: Walter Salles, Ismail Kadare, Karim Ainouz, Sergio Machado
Prodhim: Miramax Films, 150 minuta, bashkėprodhim Brazil-Francė-Zvicėr.
Gjuha e filmit: Portugalisht (me titra tė pėrkthimit nė anglisht)


Vajza endacake nė Brazilin e 1910

"Prapa diellit" (Behind the sun) titullohet filmi i regjisorit Walter Salles dhe Arthur Cohn, drejtor i ekipit tė produksionit. Filmi bazohet nė librin "Prilli i thyer", shkruar nga shkrimtari shqiptar dhe novelisti me famė evropiane, Ismail Kadare. Me ngjarjet e vendosura nė zonat moēalore tė Brazilit nė vitin 1910, "Prapa diellit" flet pėr historinė e dy familjeve tė ndrydhura nga njė gjakmarrje vrastare, qė zgjat prej brezash tė tėrė. Filloi si njė zėnkė mbi njė copė tokė, por tashmė ėshtė shndėrruar nė njė seri raprezaljesh qė po merr jetėt e tė rinjve nga tė dyja familjet. Nė njėrėn prej familjeve, djali mė i madh i mbetur gjallė, i torturuar nga ideja e njė vdekjeje dhe i inkurajuar nga i vėllai i tij mė i vogėl, ai fillon tė merret me trajtimin e spirales sė dhunės. Kjo ndodh pikėrisht nė kohėn kur njė vajzė e bukur qė kishte ardhur me njė trupė cirku endacake, kalon pranė pragut tė tij.


Kritikėt mbi filmin

New York Daily News / Jack Mathews:
Historia frymėzohet nga njė novelist shqiptar dhe nga tragjeditė greke tė Eskilit. Ajo mbetet akoma njė tregim i fuqishėm i dashurisė vllazėrore dhe humbjes sė pafajėsisė.

LA Weekly / Ernest Hardy:
Kjo tragjedi qė vihet re tek "Prapa diellit", bėn qė momentet e dėshirės pėr tė jetuar tė reflektohen mė thellė dhe mė fuqishėm nė njė film qė ėshtė njėri nga mė tė mirėt e vitit.

Los Angeles Times / Kevin Thomas:
Kinematografia e shkėlqyer e Carvalhos, ekipi i Antonio Pintos dhe kasti i pėrkushtuar, shfaqen nė mėnyrė tė admirueshme nė kėtė film poetik dhe tė pakompromistė.

New Times (L.A.) / Luke Y. Thompson:
I bukur pėr t'u parė dhe universal nė temėn qė trajton nga ēdo pikėpamje.

Chicago Tribune / Mark Caro:
Kur njė kulturė ofron pak mė shumė se vdekja pėrmbi vdekjen, vlerėsimi mbi bukurinė e jetės sė pėrditshme ėshtė mė sė miri njė pėrgjigje pėr kėto karaktere qė realizuesi i filmit mund tė sillte.

Village Voice / Jessica Winter:
Subjekti i filmit ėshtė dashuria midis vėllezėrve nė tė gjitha eksremet e saj, trajektorja e saj ėshtė e paevitueshme, dhe pėr mė shumė, zbritja e saj finale i'a del tė tė mbajė tė mbėrthyer.

Variety / David Rooney:
E mbushur me konsum dhe xhiruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nė rajone shumė tė goditura, thellė nė moēalet e Brazilit verilindor, filmi gjykon nė njė mėnyrė inapologjitike kthesėn tregėtare tė arenės artistike ndėrkombėtare me ekzotikėn e saj fshatare dhe ndjenjėn e mbimbushur me imagjinatė poetike, duke i dhėnė asaj dicka tė barazvlefshme me frymėmarrjen madhėshtore.

Tv Guide / Ken Fox:
Regjisori Salles ėshtė njė mjeshtėr i tregimit tė historive, dhe shtrati ku rrjedh filmi ėshtė i pamatė.

Time / Richard Shickel:
Ky film ėshtė disi mė i largėt emocionalisht sesa filmi tjetėr i Salles, "Central Station". Por ėshtė shumė i bukur dhe i jep njė mesazh tė fuqishėm njė bote nė tė cilėn kombet ashtu si kėto familje, ngatėrrohen nė gjakmarrje absurde.

San Francisco Chronicle / Edward Guthmann:
Njė alegori e fuqishme.

Boston Globe / Renee Graham:
Ky ėshtė njė film, qė gėrmon thellė nė motivet dyfishe qė drejtojnė jetėt. Nga njėra anė cikli vdekjeprurės qė mbyt progresin, dhe nga ana tjtėr kurajoja pėr tė zgjedhur jetėn.

New York Post / Jonathan Foreman:
Njė fabul e fotografuar kėndshėm dhe plot diell.

USA Today / Claudia Puig:
Ky tregim ka dy anė. Ai ėshtė shpresėdhėnės nga njėra anė dhe nga ana tjetėr tragjik, herė-herė edhe melodramatik.

New York Times / A.O.Scott:
Ndjehet aroma e dhunės sė errėt e pėrzierė me gjendjen e notave romantike qė shkon drejt sentimentalizmit. Zoti Salles, gėzon besimin e njė tregimtari qė tė ēon gjatė rrėfimit, tė dyshosh rreth audiencės sė tij, tė cilėn ai pėr kėtė shkak edhe e tejkalon.

Film Threat / Chris Barsanti:
Njė film me njė histori pa doreza e treguar me kaq potencė sa saqė fluturimet e saj tė rastėsishme nė qiellin qė mbart simbolizmin, interpretohen nė mėnyrė shumė tė thjeshtė.

Chicago Sun-Times / Roger Ebert:
Pėrmban thjeshtėsi dhe forcė nga tragjedia klasike greke, por ajo ēfarė mė bėn tė padurueshėm ka qenė tėrhqja qė ai ofron nėpėrmjet gjakmarrjes "burrėrore" midis dy familjeve.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.