Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria e gruas duket nė mėngjes
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Sport :: Vojsava Lika, shqiptarja e shtizės e lėnė nė harresė
Postuar nga: Skampa

Sport Olimpiada e Athinės 2004 po afron. Kampionia pėr Greqinė: Dėshira ime ėshtė tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė.


PASAPORTA E VOJSAVA LIKĖS
Datėlindja: 27 qershor 1970
Vendlindja: Gjormė tė rrethit tė Laēit
Gjatėsia: 1 metėr e 70 centimetėr
Pesha: 70 kilogramė
Rekordi: 60.07 metra
Kampione e Shqipėrisė: 5 herė
Kampione e Greqisė: 2 herė
Kampione e Ballkanit: 1 herė

Atletja e madhe, 5 herė kampione e Shqipėrisė dhe 2 herė e Greqisė nė hedhjen e shtizės, por qė ēuditėrisht e lėnė nė heshtje, Vojsava Lika, ka shprehur dėshirėn pėr tė pėrfaqėsura ngjyrat kuqezi. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr "Gazetėn e Athinės", vajza shqiptare qė pėrfaqėson nė Greqi klubin e njohur Panelinios, tregon se e ka pėr nder qė ėshtė malėsore nga Shqipėria. Ėshtė krenare pėr ato qė ka arritur. Njė vajzė nga Gjormi ka plotėsuar thuajse ēdo objektiv sportiv tė jetės sė saj. Ka dalė kampione me Shqipėrinė, kampione me Greqinė dhe kampione e Ballkanit. Veē kėtyre, ajo ka zėnė vende nderi nė tė gjitha veprimtaritė ndėrkombėtare qė ka marrė pjesė. Kjo ėshtė pra, atletja e madhe, por ēuditėrisht e heshtur Vojsava Lika, vajza shqiptare, qė pėrfaqėson nė Greqi klubin e njohur Panelinios, por qė e ka pėr nder qė ėshtė malėsore nga Shqipėria.

Vojsava, vajza e cila ka bashkuar nė njė, krenarinė me sukseset, ndjen se nuk ėshtė kėnaqur plotėsisht me ngrohtėsinė e nėnės, pasi qė nė moshėn 14-vjeēare, ajo ėshtė larguar nga shtėpia, pėr tė vazhduar shkollat sportive. Vojsava, qė tė gjithė jetėn, ia ka kushtuar sportit, ka njė ėndėrr: Tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Olimpiadėn e Athinės. A do t'ia arrijė vallė? Sigurisht, jo gjithēka varet prej saj. Nė Greqi, asaj i janė krijuar tė gjitha kushtet, e megjithatė nė Olimpiadė premtoi rezultatin surprizė pėr vendin amė. Po Shqipėria, a do t'ia plotėsojė dot dėshirat asaj? Ndėrsa "Olimpiada e Athinės" po afron, gjithēka e ngrohtė, ēuditėrisht duket e akullt. Vojsava, do tė pėrfaqėsojė nė Olimpiadė njė shtet. Dėshira e saj ėshtė Shqipėria. Nė mos u realizoftė kjo, ajo do tė mendojė pėr tė pėrfaqėsuar dikė tjetėr. Disa oferta tashmė i janė bėrė.

Si e filluat sportin dhe a ishit e prirur pėr atletikėn?
Sportin, e kam nisur si gjithė tė tjerėt. Kam marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet qė bėnim nė shkollė, nė shkallė rrethi etj. Pėrsa i takon atletikės, nuk ėshtė se isha e prerė pėr kėtė disiplinė. E vogėl, merresha me tė gjitha llojet e sportit, luaja gjithēka, madje dhe futboll. Nė aktivitetet, qė bėnim nė rrethe, vėzhgues tė ndryshėm pasi mė panė, mė thanė, qė tė paraqitesha pėr tė dhėnė normat nė shkollėn e mjeshtrisė sportive nė Durrės. Atėherė ishte viti 1985. Marrjen e noramave e kisha shumė tė vėshtirė, sepse gjėrat nuk ishin ashtu siē mė kishin thėnė. Kishte shumė vėshtirėsi dhe unė nuk i mora normat.

Keni marrė pjesė nė garat e vrapimeve, nė basketboll, volejboll etj, dhe si u lidhėt me shtizėn?
Njė grup vajzash, tė cilat mesa duket ishin mėrzitur me hedhjen e shtizės dhe po e mbanin nė dorė mė thanė: "Sava, hidhe edhe ti njėherė"! E mora shtizėn dhe e hodha. Mirėpo njė stėrvitės, i cili po mė ndiqte nė veprimet e mia, i kishte pėlqyer hedhja ime e shtizės. Unė nuk dija gjė dhe po rrija nė dhomė. Mė vinė 2-3 vajza dhe mė thonė se tė kėrkon trajneri. Madje, ata mė kėrcėnuan sepse po tė mos shkoja, do tė mė pėrjashtonin nga shkolla e mjeshtrisė. Edhe kjo mė duhej. Mė hyri frika. Fillova tė qaj. Mė nė fund shkova. Kur takova trajnerin ai mė pyeti: "Pėrse e hodhe shtizėn"?, Pėr qejf i thashė. "Hidhe prap", mė tha. E hodha. "Nesėr e mbrapa do tė vish tek unė tė stėrvitesh". Ai bisedoi me stėrvitėsin tim tė garave Eqerem Bylykbashi dhe fillova tė stėrvitem nė garėn e hedhjes sė shtizės. Pas njė muaj stėrvitjeje, dal kampione kombėtare nė hedhjen e shtizės. Mė duket se ishte viti 1987. Dua tė them se nuk bėra kurrė garė me moshat e mia.

Cilat kanė qenė arritjet tuaja nė Shqipėri?
Kam dalė pesė herė kampione vendi nė Shqipėri dhe kam marrė pjesė nė aktivitete ndėrkombėtare. Nė atė kohė, kam qenė nė njė takim tė organizuar nė Angli, nė vitin 1993, ku merrnin pjesė disa nga atletėt mė tė mirė tė botės si Karl Ljuis etj. U zhvilluan garat nė Londėr, Birmingam, ku unė zura vendin e tretė. Ishte diēka e jashtėzakonshme pėr mua. Pas Londrės, u ktheva nė Shqipėri, ku lashė sportin. Vazhdova punėn si arsimtare nė njė fshat tė rrethit tė Krujės. U mėrzita shumė pas kthimit nga Anglia. Ndoshta ishte hera e parė qė kisha dalė jashtė shteti dhe Londra mė befasoi. Aq dėshirė kisha tė rrija atje sa nuk ka. Nė vitin 1996, meqė kisha edhe disa kushėrinj Greqi erdha nė Athinė.

Si shkuat tek klubi sportiv Panelinios?
Krejt rastėsisht. Njė djalė i dajės, i thotė njė tė njohuri tė tij grek, se unė kisha mbaruar dy shkolla fizkulture, kisha qenė kampione e Shqipėrisė nė hedhjen e shtizės dhe kisha marrė pjesė nė disa takime ndėrkombėtare. Ai mė pa njėherė dhe pastaj mė tha qė tė paraqitesha nė klub. Mė pas shkova nė klub. Bėra njė provė dhe e hodha shtizėn nė kufinjtė e 47 metrave. Ata mė pėlqyen. I thashė se sportin e kisha lėnė pėr 3 muaj dhe nuk i tregova qė kisha 3 vjet, qė nuk merresha me tė. Megjithatė, ata mė pranuan. Mė krijuan tė gjitha kushtet: pagesat, hotelin. Iu ktheva me shumė dėshirė stėrvitjes.

Kur keni marrė pjesė pėr herė tė parė nė kampionatet greke?
Garat e para, i kam bėrė nė prill tė vitit 1997. Aty, ishte edhe Mirela Manjani. Atėherė, e hodha shtizen 51 metra. U kėnaqėn tė gjithė. Dola nė vendin e dytė. Pas kėsaj gare, shkova nė Stamboll, pėr tė pėrfaqėsuar Greqinė nė kampionatin e klubeve kampione. Zura vendin e dytė. Kanė kaluar plot 6 vjet, qė keni shkelur kėmbėn nė tokėn helene. Ēdo vit unė kam zėnė vendin e parė ose tė dytė. Dua ta theksoj se kam zėnė vend tė parė, kur nė kampionat nuk ka marrė pjesė Mirela Manjani.

Cili ka qenė viti mė i suksesshėm pėr ju?
Viti 2003, ku kam dalė kampione e Greqisė dhe kampione e Ballkanit. Nė kėtė vit, arrita rezultate mjaft tė mira si nė kampionatin grek, ashtu edhe nė Ballkaniadė e hodha shtizėn 60.07 metra.

Jeni aktivizuar me ekipet greke gati njėherėsh me Mirela Manjanin. A e njihnit mė parė Mirelėn?
Posi. Unė kam mbaruar shkollėn nė Durrės dhe jam stėrvitur nga i njėjti stėrvitės Enver Mysja. Madje, ka pasur raste qė jemi stėrvitur edhe sė bashku. Me atė u takova nė garė. Unė pėrfaqėsoja Panelinion dhe Mirela, Olimpiakosin. Tė jem e sinqertė mė duhet tė pranoj se me tė kam patur marrėdhėnie tė ftohta.

Olimpiada e Athinės 2004 po afron. Kė do tė pėrfaqėsoni?
Dėshira ime ėshtė tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė.

A keni kontaktuar me drejtuesit e federatės sė atletikės?
Po. Mė parė me Artan Shytin, mė pas me Ajet Toskėn etj, por nuk kam ndonjė pėrgjigje konkrete.

Si e ndjeni veten nė Greqi?
Mjaft mirė. M'i kanė krijuar tė gjitha kushtet me shtėpi, pagė, ushqim, stėrvitje dhe me mua sillen shumė mirė.

Ndjeheni greke?
E kam pėr nder qė jam malėsore nga Shqipėria. Unė pres tė bisedoj me drejtuesit e federatės shqiptare tė atlektikės dhe nė qoftė se nuk biem dakord, kam mjaft kėrkesa tė tjera. Jam zotuar, qė nė garat e muajit prill, ta hedh shtizėn nė kufinjtė e 64 metrave. Me kėtė rezultat kush ėshtė ai shtet qė nuk mė merr.

sportdashesi.com
Panorama, 5 01 2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.