Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cjapi me brirė i prin kopesė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Demokraci :: SHBA: Shqiperia respekton lirine fetare
Postuar nga: Albo

Demokraci Raport i Byrosė sė Demokracisė, tė tė Drejtave tė Njeriut dhe Punės nė administratėn e SHBA-sė mbi lirinė ndėrkombėtare tė fesė

SHBA: Shqipėria, ndėr vendet qė respekton lirinė fetare

Byroja e Demokracisė, e tė Drejtave tė Njeriut dhe Punės nė administratėn e Shteteve tė Bashkuara ka pėrgatitur njė raport vjetor mbi lirinė ndėrkombėtare tė fesė, duke dhėnė informacione shumė tė hollėsishme pėr kėtė ēėshtje. Raporti i vitit 2003 mbulon periudhėn nga 1 korriku 2002 deri nė 30 qershor 2003. Ai ėshtė mbėshtetur mbi tė dhėnat e ambasadave amerikane nė vendet e ndryshme tė botės, tė cilat u pėrpunuan nė zyrat pėrkatėse nė Departamentin Amerikan tė Shtetit. Pėr ēdo vend, fraza “pėrgjithėsisht respekton", ėshtė niveli mė i lartė i respektimit tė lirisė fetare caktuar nga ky raport. Raporti pėr Shqipėrinė ndahet nė katėr seksione: “Demografia fetare”, “Statusi i lirisė sė besimit fetar”, “Qėndrimet shoqėrore” dhe sė katėrti “Politikat e SHBA-sė”. Mė poshtė jepet me pak shkurtime kuadri ligjor e politik qė rregullon ushtrimin e lirisė fetare nė vendin tonė, si dhe zbatimin e kėtij legjislacioni nė praktikė.

Kuadri ligjor/politik

Kushtetuta siguron lirinė e besimit fetar dhe qeveria nė pėrgjithėsi e respekton dhe e zbaton kėtė tė drejtė nė praktikė. Sipas Kushtetutės sė vitit 1998, nuk ka asnjė besim fetar zyrtar dhe tė gjithė besimet fetare janė tė barabarta. Megjithatė, komunitetet fetare mbizotėruese (suni, bektashianėt, ortodoksėt dhe katolikėt) funksionojnė si persona juridikė dhe gėzojnė njė njohje sociale tė madhe dhe njė status tė bazuar nė praninė e tyre historike nė vend. Tė gjitha grupimet fetare tė regjistruara, kanė tė drejtė tė kenė llogari bankare dhe tė zotėrojnė prona dhe ndėrtesa. Lėvizjet fetare - me pėrjashtim tė katėr besimeve fetare tė njohura “de facto” - mund tė kėrkojnė statusin zyrtar tė personit juridik vetėm duke u regjistuar sipas ligjit mbi shoqatat, i cili i jep statusin e organizatės jofitimprurėse, pavarėsisht nga fakti nėse organizata ka karakter kulturor, argėtues, fetar apo humanitar. Qeveria nuk e kėrkon regjistrimin apo licencimin e grupimeve fetare; megjithatė, Komiteti Shtetėror i Kulteve regjistron dhe mban statistika mbi organizatat fetare tė huaja qė e kontaktojnė atė pėr asistencė. Asnjė grup nuk ka njoftuar pėr vėshtirėsi nė procesin e regjistrimit pėr periudhėn qė mbulon raporti. Tė gjitha bashkėsitė fetare e kanė kritikuar qeverinė pėr pagatishmėrinė e saj pėr t'u akorduar status tė ēliruar nga taksat.
Komiteti Shtetėror i Kulteve, i krijuar nga njė urdhėr ekzekutiv dhe i bazuar nė Kushtetutė, ka pėr detyrė tė rregullojė marrėdhėniet midis shtetit dhe komuniteteve fetare. Kryetari i komitetit ka statusin e njė zėvendėsministri. Komiteti njeh barazinė e komuniteteve fetare dhe respekton pavarėsinė e tyre. Komiteti punon pėr tė mbrojtur lirinė e besimit fetar dhe pėr tė promovuar zhvillimin, bashkėpunimin dhe mirėkuptimin ndėrfetar. Komiteti pohon se regjistrat pėr organizatat e huaja fetare lehtėsojnė dhėnien e lejes sė qėndrimit pėr punonjėsit e huaj tė organizatave tė ndryshme fetare nga policia; megjithatė, disa organizata fetare kanė deklaruar se angazhimi i komitetit nuk e ka lehtėsuar marrjen e lejes sė qėndrimit. Nuk ka asnjė ligj apo rregull qė i detyron organizatat fetare tė njoftojnė komitetin mbi veprimtaritė e tyre. Nuk ka asnjė ligj pėr komunitetet fetare, megjithėse Kushtetuta kėrkon marrėveshje dypalėshe midis shtetit dhe bashkėsive fetare. Nė vitin 2002, komiteti bashkėrendoi hartimin e njė marrėveshjeje dypalėshe tip pėr t'u pėrdorur nė negociata tė ardhshme me ēdo bashkėsi fetare. Qysh nga ajo kohė, katėr fetė e njohura de fakto (myslimane suni, bektashiane, katolike romake dhe ortodokse) kanė paraqitur projektmarrėveshjet e tyre tė veēanta pėr t'u shqyrtuar nga Kėshilli i Ministrave, por deri nė fund tė periudhės sė mbuluar nga ky raport nuk ishte ndėrmarrė ndonjė veprim.
Sipas shifrave zyrtare, nė vend ka 14 shkolla fetare me afro 2,600 nxėnės. Ministria e Arsimit ka tė drejtėn tė miratojė programet e shkollave fetare me qėllim qė tė sigurohet pėrputhja e tyre me standardet kombėtare tė arsimit, dhe Komiteti Shtetėror i Kulteve mbikėqyr zbatimin. Nė festat zyrtare janė pėrfshirė festat fetare nga tė katėr besimet fetare mbizotėruese.

Kufizimet mbi lirinė fetare

Qeveria ėshtė laike dhe besimi fetar nuk pėrfshihet nė programin e shkollave publike. Megjithėse nuk ka ligj qė kufizon demonstrimin e kahjeve fetare nė shkollat publike, nxėnėsit nuk janė lejuar ta demonstrojnė kėtė nė praktikė. Nė korrik 2003, njė studente myslimane qė po diplomohej nė universitet u ndalua tė vishte shaminė e kokės pėr foton e diplomimit. Pas ndėrhyrjes sė zyrės sė Avokatit tė Popullit (njė institucion qeveritar me detyrėn pėr tė hetuar akuzat e qytetarėve pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut dhe pėr tė mbrojtur liritė e tyre themelore), studentja u lejua tė dilte nė fotografi me shaminė e kokės dhe ēėshtja u zgjidh. Ministria e Arsimit deklaron qė shkollat publike nė vend janė laike dhe se ligji ndalon indoktrinimin ideologjik apo fetar. Mbi familjet nuk imponohet ndonjė kufizim nė lidhje me mėnyrėn se si ato i rrisin fėmijėt e tyre pėr sa u pėrket praktikave fetare.
Nė vitin 1967, qeveria komuniste ndaloi tė gjitha praktikat fetare dhe shtetėzoi pronat e kishave tė vendosura, islamike, ortodokse dhe katolike. Qeveria ende nuk i ka kthyer tė gjitha pronat dhe objektet fetare nėn kontrollin e vet, tė cilat u konfiskuan gjatė periudhės sė regjimit komunist. Nė rastet nė tė cilat ndėrtesat fetare u kthyen, qeveria shpesh dėshtoi tė kthente tokėn qė rrethon ndėrtesat, hera-herės pėr shkak tė pretendimeve tė rizhvillimit nga individė privatė qė filluan ta pėrdorin pėr bujqėsi apo pėr qėllime tė tjera. Qeveria nuk i ka burimet pėr t'i kompensuar si duhet kishat pėr dėmet e gjėra qė pėsuan shumė prej pronave fetare; megjithatė, nė vitin 2001, ajo deklaroi synimin e saj pėr tė zhvilluar njė plan afatgjatė kompensimi, edhe pse ai plan dukej se kishte mbetur nė vend deri nė fundin e periudhės sė mbuluar nga ky raport. Edhe pse ka rimarrė njė pjesė pronash tė konfiskuara, pėrfshi njė parcelė tė madhe toke pranė sheshit qendror tė Tiranės, Kisha Ortodokse ka pretenduar pėr vonesa nė miratimet pėr ndėrtime kishash dhe ndėrtesash tė tjera tė lidhura me kishėn nga qeveria vendore, dhe njė mungesė veprimi nė lidhje me njė numėr pretendimesh pronėsie tė tjera anembanė vendit, si dhe vėshtirėsi nė rimarrjen e disa ikonave fetare pėr restaurim dhe ruajtje. Edhe Bashkėsia Katolike Romake ka pretendime tė pazgjidhura pronash, por ishte nė gjendje tė shenjtėronte njė katedrale tė re nė qendėr tė Tiranės nė janar 2002, mbi njė tokė tė ofruar nga qeveria si kompensim pėr tokė tjetėr tė konfiskuar gjatė epokės komuniste. Edhe Bashkėsia Myslimane ka kėrkuar qė qeveria tė kthejė njė numėr pronash fetare, pėrfshi njė parcelė tė madhe toke tė ndodhur pėrballė ndėrtesės sė Parlamentit nė qendėr tė Tiranės, mbi tė cilėn dikur qėndronte njė xhami. Deri nė fund tė qershorit, qeveria nuk ka marrė ndonjė veprim pėr ta trajtuar kėtė pretendim pronėsie apo njė numėr pretendimesh tė tjera tė tilla. Megjithatė, njė pjesė e pronave i ėshtė kthyer Bashkėsisė Myslimane.
Parlamenti dhe parti tė ndryshme politike janė duke punuar mbi njė ligj kompensimi pronash qė pritet tė pėrfshijė dispozita qė trajtojnė pronat fetare, ēka mund tė pėrmirėsojė situatėn e pėrgjithshme pėr tė gjitha bashkėsitė fetare.
Aleanca Evangjeliste Shqiptare, njė shoqatė e afėrsisht 87 kishave protestante nė mbarė vendin, pretendoi qė kishte hasur pengesa administrative nė sigurimin e aksesit nė media. Megjithatė, pėrfaqėsues tė Aleancės Evangjeliste pohojnė se nuk ėshtė e qartė nėse aksesi i kufizuar ėshtė pėr shkak tė pėrmasave tė vogla tė organizatės apo pėr shkak tė kahjeve tė veta fetare. Bashkėsia Evangjeliste nė rritje vazhdon tė kėrkojė njohje zyrtare dhe pjesėmarrje nė seksionin e ēėshtjeve fetare tė Kėshillit tė Ministrave. Nuk pati raportime pėr tė burgosur apo tė ndaluar fetarė.

Situata
Demografia fetare nė Shqipėri

Vendi ka njė sipėrfaqe totale prej 11,100 milje katrore dhe popullsia e tij ėshtė afėrsisht 3,069,275. Ka njė popullsi mjaft homogjene etnike, tė pėrbėrė nga gegėt nė veri dhe toskėt nė jug. Bashkėsitė greke etnike, pakica mė e madhe nė Shqipėri, janė tė vendosura nė pjesėn jugore tė vendit. Pakica tė tjera tė vogla pėrfshijnė romėt, bashkėsinė egjiptiane (njė grup etnik i ngjashėm me romėt por qė nuk flet gjuhėn rome), vllehėt dhe maqedonėt. Shumica e shtetasve janė laikė nė orientim pas dhjetėvjeēarėsh ateizmi tė zbatuar me ashpėrsi nėn regjimin komunist, i cili mori fund nė vitin 1990. Pavarėsisht nga njė laicizėm i tillė, shumica e shtetasve tradicionalisht e shoqėrizojnė veten me njė grup fetar. Qytetarėt e origjinės myslimane pėrbėjnė grupin mė tė madh tradicional fetar (vlerėsuar deri nė 65 deri 70 pėr qind tė popullsisė) dhe janė tė ndarė nė dy bashkėsi: ata qė lidhen me njė formė tė moderuar tė islamit suni dhe ata qė lidhen me shkollėn bektashiane (njė formė liberale e sufizmit shi'a). Nė vitin 1925, pas revolucionit tė Ataturkut, vendi u bė qendra botėrore e bektashizmit, edhe pse nuk ėshtė njohur si i tillė nga qeveria. Bektashinjtė janė tė pėrqėndruar kryesisht nė rajonet qendrore dhe jugore dhe vlerėsohet se pėrfaqėsojnė afėrsisht njė tė katėrtėn e popullsisė myslimane tė vendit. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė (e quajtur Ortodokse) dhe Kisha Katolike Romake janė sektet fetare mė tė mėdha pas atij mysliman. Rreth 20 deri nė 30 pėr qind e popullsisė i pėrket komuniteteve qė janė tradicionalisht ordodoksė shqiptarė, dhe 10 pėr qind e popullsisė i pėrket katolicizmit romak. Statuti i Kishės Ortodokse i vitit 1954 theksonte qė tė gjithė kryepeshkopėt duhet tė kishin nėnshtetėsi shqiptare. Megjithatė, Kryepeshkopi i tanishėm ėshtė nėnshtetas grek, aplikimi i tė cilit pėr nėnshtetėsi shqiptare ka mbetur pezull pėr disa vjet. Myslimanėt janė tė pėrqėndruar kryesisht nė mesin e vendit dhe deri nė njė masė nė jug, ortodoksėt kryesisht nė jug dhe katolikėt nė veri tė vendit; megjithatė, kjo ndarje nuk ėshtė si me thikė. Pakica greke, e pėrqėndruar nė jug, i pėrket Kishės Ortodokse. Nuk ka tė dhėna mbi pjesėmarrjen aktive nė shėrbesat formale fetare, por vlerėsimet janė qė 30 deri 40 pėr qind e popullsisė praktikojnė njė fe. Pėrfaqėsues tė huaj fetarė, pėrfshi klerikėt myslimanė, misionarėt e krishterė dhe baha'i, anėtarė tė Dėshmitarėve tė Jehovait, anėtarė tė Kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtoreve tė Ditės sė Mėpasme (mormonėt), dhe shumė tė tjere, kryejnė lirisht aktivitetet fetare.
Sipas tė dhėnave tė azhornuara, ofruar nga Komiteti Shtetėror mbi Kultet gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport, nė vend ka 28 shoqėri dhe grupe tė ndryshme myslimane qė janė aktive nė vend; disa prej kėtyre grupeve janė tė huaja. Ekzistojnė 42 shoqėri tė krishtera, qė pėrfaqėsojnė mbi 100 organizata tė ndryshme dhe 2,500 deri 3,000 misionarė tė krishterė dhe baha'i. Grupet mė tė mėdha misionare tė huaja janė amerikane, britanike, italiane, greke dhe arabe.

Marrėdhėniet
Qėndrimet shoqėrore ndaj feve

Sipas raportit, marrėdhėniet midis grupeve tė ndryshme fetare janė pėrgjithėsisht miqėsore dhe toleranca ėshtė e pėrhapur gjerėsisht. Shoqėria ėshtė pėrgjithėsisht laike. Martesa mes anėtarėve tė feve tė ndryshme ėshtė shumė e zakonshme. Bashkėsitė fetare ndihen krenare pėr tolerancėn dhe mirėkuptimin qė mbizotėron midis tyre. Nė janar 2003, sekretari i pėrgjithshėm i Bashkėsisė Islamike tė Shqipėrisė, Sali Tivari, u qėllua dhe u vra nė selinė e bashkėsisė. Deri nė fundin e periudhės sė mbuluar nga ky raport, vrasja e tij nuk ishte zgjidhur dhe motivet pėr vrasjen e tij mbetėn tė paqarta. Pėrfaqėsues tė Kishės Ortodokse tė vendit kanė vėrejtur qė disa kisha dhe ndėrtesa tė tjera kanė qenė shėnjestra tė vandalizmit; megjithatė, kėto incidente ishin tė izoluara dhe besoheshin tė ishin rezultat i rendit tė dobėt publik tė vendit se sa pėr shkak tė mostolerancės fetare.

Kortezi e gazetes Shekulli



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.