Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri s'matet me pėllėmbė por me zemėr
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Kapet i gjalle diktatori Irakian Sadam Husein
Postuar nga: Albo

Lajme Kapet i gjallė nė njė tunel tė fshehtė afėr qytetit Tikrit, ish-diktatori irakian, njė prej tė shumėkėrkuarve nė botė

Kapet i gjallė Sadami, kishte 750 mijė $ me vete

Rreth 600 ushtarė amerikanė zbulojnė tunelin ku fshihej Sadami. Analizat e AND-sė vėrtetojnė identitetin e tij

Eva Kushova

Sadam Huseini kapet i gjallė afėr qytetit tė tij tė lindjes Tikrit. Me kapjen e tij i jepet fund pėrpjekjeve pėr gjetjen e njė prej tė shumėkėrkuarve nė botė. Ishte pikėrisht mosarrestimi i Sadamit, qė errėsonte suksesin dhe fitoren e ndėrhyrjes ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj nė Irak. Shumica e irakianėve kanė festuar kėtė ngjarje nėpėr rrugėt e qyteteve. Ndėrsa zyrtarėt perėndimorė e kanė konsideruar kapjen e Sadamit si njė nga hapat mė tė rėndėsishėm nė historinė e shtetit irakian.
Pa shtėnė asnjė armė, forcat amerikane arritėn ta gjenin ish-diktatorin irakian nė njė vend tė fshehtė nėn tokė pranė njė ferme nė Tikrit. Pamja e tij ishte krejt ndryshe nga ajo qė tė gjithė njihnin Sadamin famėkeq. Pas shumė dekadash, gjatė tė cilave ka jetuar si mbret i Irakut, tashmė Sadami ishte kthyer nė njė njeri tė leckosur, me mjekėr e flokė tė gjatė. “Zonja dhe zotėrinj, ne e kapėm atė”. Kėshtu i ėshtė drejtuar gjithė botės, nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, administratori i SHBA-ve nė Irak, Paul Bremer, pikėrisht tetė muaj pasi trupat amerikane hynė nė Bagdad dhe rrėzuan regjimin e Sadamit. “Tirani ėshtė tashmė njė i burgosur”, - ka vazhduar Bremer cituar nga Associated Press.

Operacioni

Ai u kap rreth orės 8.30 tė mbrėmjes sė shtunė nė njė fermė tė rrethuar me mur, 10 milje larg Tikritit. Kėtė lajm e bėri tė ditur pėr gjithė mediat botėrore, lejtnant gjeneral Rikardo Sanchez, kreu i komandės ushtarake amerikane nė Irak. Bodrumi ishte si njė “fole speciale merimangash”, me njė hapėsirė aq tė mjaftueshme sa pėr tė qėndruar shtrirė. Tullat dhe pislliku mbulonin hyrjen e tunelit. Njė diagramė e Pentagonit tregonte vendin e fshehtė: njė tunel vertikal disa metra i thellė, i pasuar nga njė degė tjetėr e kėtij tuneli horizontale, qė shtrihej nga njėra anė. Njė tub qė dilte deri nė sipėrfaqen betoni tė tokės siguronte ajrin pėr nė tunel. Hyrja e vendstrehimit ishte nėn dyshemenė e njė kompleksi tė vogėl e tė rrethuar me mur, qė kishte njė dhomė nė njėrin qoshk dhe njė kolibe tjetėr tė vogėl tė ngjitur me dhomėn. Tuneli ndodhej pikėrisht nė mes tė ndėrtesave. Njė zyrtar amerikan i mbrojtjes, qė nuk pranoi tė identifikohej tha e Sadami pranoi identitetin e tij kur u kap. Sanchez, qė e kishte folur me Sadamin atė natė tha se lideri i rrėzuar, “ishte treguar bashkėpunues dhe shumė llafazan”. Ai e pėrshkroi Sadamin si njė njeri tė lodhur, njė njeri qė e kishte lėnė veten nė dorė tė fatit”. Por gjithsesi “ai ishte ende rezistent”, dhe nuk dukej aq “i trishtuar” nga ajo qė ndodhi sipas njė prej zyrtarėve irakianė Adel Abdel-Mahdi, i partisė politike tė myslimanėve shiitė, qė shkoi sė bashku me liderė tė tjerė irakianė pėr tė vizituar Sadamin nė burg. “Kur ne i thamė se turmat po festojnė nė rrugė pėr kapjen e tij, ai u pėrgjigj: Ata janė kriminelė… Kur i thamė pėr varret masive ai u pėrgjigj: Ata janė hajdutė”. Zyrtarėt e tjerė irakianė qė e takuan thanė: “Nuk dukej dhe aq i frikėsuar. Madje ishte sfidant, duke u pėrpjekur tė gjente justifikime pėr krimet nė tė njėjtėn mėnyrė siē ka bėrė mė parė”.

Identifikimi

Fillimisht kishte shumė dyshime nėse ishte vėrtet Sadami. Pėr t’u dhėnė fakte irakianėve, Sanchez transmetoi njė video gjatė konferencės pėr shtyp, ku jepeshin pamjet e 66-vjeēarit Sadam nė burg. Me njė mjekėrr tė gjatė e tė dendur, me flokė tė pakrehur, Sadami po ekzaminohej nga njė doktor, qė ia mbante gojėn hapur, pikėrisht pėr t’i marrė analizėn e ADN-sė. Mė pas videoja tregonte pamjet e Sadamit, pasi i kishin rruar mjekrrėn, dhe pėrbri shfaqej njė foto e mėparshme e liderit irakian, kur kishte qenė nė pushtet. “Analiza e ADN-sė konfirmoi identitetin e tij”, - deklaroi presidenti i Kėshillit Qeverisės Irakian, Abdel-Aziz al-Hakim. Sadami do tė mbahet nė njė vend tė fshehtė, deri sa tė vendoset se ku do tė dėrgohet. Irakianėt duan qė ai tė gjykohet nė vend nė njė gjyq publik. Por nuk dihet ende se ēfarė statusi do t’i jepet Sadamit.
Nė operacionin qė kapi Sadamin u pėrfshinė 600 trupa tė divizionit tė katėrt tė kėmbėsorisė amerikan, sė bashku me disa forca speciale. Me tė u kapėn edhe dy persona tė tjerė, dhe u konfiskuan pushkė kallashnikov, njė pistoletė, njė taksi dhe kartmonedha 100 dollarėshe nė njė shumė rreteh 750 000 $, sipas komandandit Shanchez.
SHBA kishte ofruar 25 milionė dollarė si shpėrblim pėr kapjen e ish-liderit irakian. Tashmė Uashingtoni shpreson qė kapja e Sadamit do tė ndihmojė pėr t’i dhėnė fund rezistencės sė organizuar nė Irak qė ka vrarė mė shumė se 190 amerikanė qė nga koha kur presidenti amerikan Bush ka deklaruar pėrfundimin e betejės sė madhe mė 1 maj tė kėtij viti. Gjithashtu kapja e Sadamit do t’i hapė rrugė pėrpjekjeve pėr rindėrtimin e vendit tė shkatėrruar nga lufta. Gjatė gjithė kohės qė Sadami ka qenė i fshehur ai ka luajtur njė rol tė madh nė fushatėn e guerrilėve qė herė pas herė godet pabesisht forcat paqeruajtėse, por edhe popullin e Irakut. Sadami ishte njė prej tė arratisurve mė tė kėrkuar nė botė, sė bashku me Osama Bin Laden, liderin e rrjetit terrorist tė Al-Kaidas, i cili ende nuk ėshtė kapur pavarėsisht nga operacionet e vazhdueshme qė nga nėntori i vitit 2001, kur u rrėzua regjimi i talebanėve nė Afganistan.

Hap pas hapi
Si u zbulua venddodhja

- Operacioni pėr kapjen e Sadamit nisi pak pasi njė irakian i arrestuar i dorėzon amerikanėve informacione qė tė ēonin nė vendndodhjen e tij.
- Amerikanėt nisin misionin pėr kapjen e Sadamit nė fshatrat me banorė myslimanė sunni, dikur baza e pushtetit tė tij.
- Tė shtunėn nė orėn 10.50 ushtria amerikane merr tė dhėna nga zbulimi pėr vendndodhjen e mundshme tė Sadamit.
- Njė operacion special me 600 trupa, inxhinierė dhe artileri.
- Pas kėrkimeve nė njė fermė tė fshatit Ad-Dawr ata gjejnė vendin e fshehtė tė Sadamit nė njė tunel 1.8-2.4 metra tė thellė. Ai kishte njė pistoletė dhe dy armė AK-47, por nuk qėlloi.
- Njė person qė jetonte nė pallate tha se lideri i Irakut ishte me njė mjekėr dhe flokė tė gjatė dhe me dy pėrkrahės tė tij, nė njė vrimė nė njė shtėpi fshati me njė krevat, njė karrige, dhe njė kuzhinė tė vjetėr.
- Sadami u kap, u morr me helikopter dhe u dėrgua nė njė burg amerikan.
- U identifikua nga Tareq Aziz, ish zv/kryeministri, qė ndodhet gjithashtu nė atė burg.
- Sadami u ėshtė shmangur forcave amerikane duke u fshehur nė 30 vende.
- Nė tunelin ku fshihej, trupat amerikane zbuluan se Sadami kishte futur rroba tė reja nė ēantė, gjė qė tregonte se ai nuk kishte nė plan tė qėndronte gjatė aty.

Situata

Sėrish gjakderdhje, 17 tė vrarė nė Irak
Para se tė konfirmohej lajmi pėr arrestimin e Sadam Huseinit, tė paktėn shtatėmbėdhjetė veta u vranė nė njė sulm me makinė bombė mbi njė stacion tė policisė nė qytetin Khaldiyah, nė perėndim tė Bagdadit. Shumica e viktimave mendohet se ishin policė irakianė. Njė ushtarak amerikan tha se bėhej fjalė pėr njė akt terrorist. Ishte ky sulmi i fundit nė vargun e sulmeve mbi irakianėt qė bashkėpunojnė me forcat e udhėhequra nga amerikanėt. Shumė policė irakianė janė vrarė brenda vetėm njė dite mė dy sulme tė veēuara nė verilindje tė Bagdadit.

Kortezi e Shekulli





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.