Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E gjithe jeta perdoret per tu marre me te tjeret. Gjysmen e kalojme duke i dashur e gjysmen duke i share.
--- J.Joubert

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Kongresi socialist, shans historik per te majten shqiptare
Postuar nga: Albo

Politike Teksa kriza ne partine socialiste ka arritur temperaturen e vlimit me afrimin e dates se kongresit, opinionin publik shqiptar e ka mberthyer ankthi i zhvillimeve te kongresit socialist qe ne media eshte reklamuar si "zgjidhja perfundimtare e krizes". Por a do te jete kongresi zgjidhja e krizes ne partine socialiste? A perfaqeson partia socialiste te majten shqiptare? Nese pyetjes se pare vete kreret e partise socialiste i japin nje pergjigje definitive negative, pyetja e dyte nuk eshte lakuar fare ne opionin publik shqiptar. Kongresi socialist eshte stacioni i fundit i krizes socialiste dhe ne te njejten kohe perben nje shans historik per te majten shqiptare qe po u shfrytezua sic duhet mund te sjelle nje rilindje te se majtes shqiptare.

Kriza ne PS, krize morali

Eshte mese e dukshme qe kriza socialiste ka arritur shkallen e trete te saj. Duke qene se kriza ka lene pa u adresuar per vite me rradhe, ajo ka kaluar tashme shkallen e krizes politike dhe partiake dhe eshte kthyer ne nje krize morali. Emeruesi i perbashket i fraksioneve ne PS eshte Fatos Nano, morali i te cilit aktualisht eshte edhe morali i gjithe partise socialiste. Vete fakti qe Nano eshte kryetar i PS dhe ne te njejten kohe kryeminister i vendit, e kthen ate ne perfaqesuesin e PS dhe te majtes shqiptare, si brenda edhe jashte vendit. Kundershtaret e Fatos Nanos jane te gjithe ata qe nuk pranojne moralin Nanoist ne PS, prandaj edhe akuzat e tyre jane radikalizuar kohet e fundit duke arritur deri atje sa te kerkojne doreheqjen e hapur te Nanos si nga qeveria edhe nga posti i kryetarit te PS. Te gjithe kreret e kryesise se PS u eshte dashur keto kohe qe te zgjedhin qendrimin e tyre PRO apo KUNDER moralit Nano.

Kongresi, nje formalitet apo ndryshim?

Kongresi i bujshem socialist nuk ka per te sjelle as zgjidhjen e krizes ne vend dhe as dhenien fund te luftes politike brenda PS. Sipas te gjitha gjasave, Fatos Nano do te rizgjidhet kryetar i PS dhe kjo eshte vetem nje formalitet pasi Nano dhe njerezit rreth tij, ashtu sic i rregulluan listat e zgjedhesve lokale ne Durres e Tirane, po i rregullojne edhe listat e delegateve socialiste nga rrethet ku mbizoterojne mbeshtetesit e kryetarit Nano. Por a po mbahet ky kongres per te zgjedhur kryetarin e PS, apo per ti dhene nje zgjidhje krizes brenda partise socialiste? Cfare do te ndryshoje ne PS nese Nano do te rizgjidhet kryetar? Cfare do te ndryshoje ne PS nese Nano nuk rizgjidhet dot kryetar? A do ti pajtoje dot rezultati i votimeve ne kongres palet? A do te mundi dot ky kongres te fshije nga trupi i partise socialisteve damken e njerezve te implikuar ne krimin e organizuar dhe korrupsion? Cfare mesazhi do ti percjelli elektoratit socialist ky kongres? Jane te gjitha keto pyetje qe kane nevoje per pergjigje. Le ti marrim me rradhe.

Kongresi, per te zgjedhur kryetarin, apo per ti dhene nje zgjidhje krizes?

Kriza ne PS nuk eshte lufta per karigen e kryetarit te PS por adresimin e shume problemve themelore qe lidhen ne menyre te drejteperdrejte me pushtetin socialist. Kush mban pergjegjesi per keqqeverisjen ne vend qe ka cuar ne nje krize te gjithanshme ne vend, qe nga kriza e furnizimit me uje te pijshem e energji elektrike e deri tek kriza elektorale e kushtetuese ne qeveri? Socialistet shqiptare jane vene prej 3 vjetesh tashme me shpatulla pas murit si nga opozita edhe nga komuniteti nderkombetar. Ata kane zgjedhur ta terheqin kemben zvarre duke bere nje vesh shurdh e nje sy qorr duke mos dashur te pranojne krizen qe keta vete kane krijuar. Kupa u mbush dhe u derdh dhe tani dikush duhet te mbaje pergjegjesi per te. Duke mos dashur qe te marrin pergjegjesite e krizes, socialistet fillojne luften e atyre femijeve te mitur qe kur zihen ne faj tregojne me gisht njeri-tjetrin. Ne kete menyre ata anashkalojne problemet themelore dhe e degjenerojne kongresin nga nje debat ne lidhje me krizen ne nje votim formal konfirmimi per kryetarin e partise socialiste.

A do te rizgjidhet Nano kryetar?

Jam i bindur qe kjo eshte pyetja qe shkon ne mendjen e mbeshtesve te kryetarit aktual Nano ne lidhje me kongresin. Pavaresisht se sic e shpreha edhe me lart, votimi per kryetarin nuk duhet te jete prioriteti i kongresit socialist, duket se Nano nuk po kurrsen as kercenimet, as grushtat dhe as bashkepuntoret e tij, per te siguruar shumicen e delegateve qe i duhen per ta rikonfirmuar ate si kryetar te partise socialiste. Vete fakti qe konkurrentet e tjere socialiste per postin e kryetarit te PS po flasin ne media per nje "kongres tjeter socialist", kur ende nuk eshte mbajtur kongresi i dhjetorit, flet qarte qe Nano e ka siguruar rizgjedhjen e tij. Por nese Nano rizgjidhet kryetar, cfare ndryshimi do te sjelle kongresi? Asnje ndryshim dhe kriza ne partine socialiste do te radikalizohet me tej pasi rebelet nuk kane per te hequr dore nga kerkesat e tyre.

Po sikur anti-nanoistet te triumfojne?

Shanset qe kjo te ndodhi jane shume te vogla, por edhe nese nje gje e tille ndodh, kriza ne PS nuk ka per te gjetur zgjidhje. Largimi i Fatos Nanos nuk e pastron dhe as fuqizon partine socialiste, pasi per 13 vjet rresht vete kundershtaret e tij partiake me te zellshem sot kane ndihmuar ne ngritjen e kultit te kryetarit absolut Nano, edhe atehere kur ai ishte ne burg si hajdut ordiner, edhe atehere kur ai i nderronte qeverite si mbreti grate, edhe atehere kur ai izolohej hapur nga komuniteti nderkombetar, edhe atehere kur ai demtonte hapur interesat tona kombetare, edhe atehere kur ai braktisi vendin e tij me bisht nder shale, edhe atehere kur ai dha doreheqjen si kryetar i PS, edhe atehere kur ai u rikthue serrisht ne krye te PS pak muaj me vone, edhe atehere kur ai koordinoi skenarin e manipulimit te zgjedhjeve. Dikush mund te pyesi se si mund ta rrezojne Nanon keta sot, kur keta nuk e kane bere nje gje te tille ne 13 vjet edhe pse kane patur me dhjetra shanse per te marre ne dore freret e partise?! Fatos Nano ia ka dale me sukses qe moralin e tij tia veshi gjithe kryesise se PS aqsa shumica e elektoratit shqiptar tashme luften ne PS nuk e sheh si nje lufte principesh, por ne nje lufte klanesh per pushtet midis palesh qe nuk ndryshoje shume nga njeri-tjetri. Kundershtaret politike te Nanos brenda partise se tij nuk kane te drejten morale te sulmojne ate, pasi deri pak muaj me pare ata kane qene pjesetare te qeverise Nano dhe vetem pak jave me pare ata kane kerkuar kompromis mbi idene e "rikompozimit te qeverise".

A do ti pajtoje verdikti i votimit ne kongres palet?

A jane te dy palet pro dhe kunder Nano te pranojne verdiktin e kongresit, kushdo qofte ai? Fatos Nano e ka bere te qarte me qendrimet e tij ne konferencat e partise se ai do te qendroje me cdo kusht ne krye te partise duke perjashtuar te gjithe perkrahesit e sfidanteve te tij nga pjesmarrja ne kongres. Nano nuk ka per te pranuar asnje verdikt tjeter pervec rikonfirmimit te tij kryetar, pasi karrigia e kryetarit te PS eshte pushteti i vetem qe atij do ti mbetet tani qe qeveria e tij eshte ne agoni. Kundershtaret e Nano nga ana tjeter, nese zgjedhin te pranojne verdiktin e kongresit dhe te ulin koken e mbyllin goje brenda PS, do te thote qe ata pranojne moralin Nano dhe barren e fajit te pushtetit socialist ne keto 6 vjet. Me pak fjale, pranimi i rizgjedhjes se Fatos Nano ne kongres si kryetar i PS per kundershtaret e tij do te thote ndarja e fajit qe vjen me pushtetin Nanoist. Qe do thote, ndarjen e izolimit nderkombetar qe qeveria Nano gezon prej 3 vitesh tashme. Dolem perseri tek perfundimi qe kongresi nuk do te zgjidhe asgje, ai do te jete vetem nje formalitet.

A do ti japi zgjidhje kongresi krizes qeveritare?

Pergjigjia e kesaj pyetje eshte kategorike, jo. Kriza ne qeverisje qe ka mberthyer vendin prej vitesh tashme e ka burimni e saj pikerisht ne partine ne pushtet dhe pa nje zgjidhje te krizes ne PS nuk ka per te patur as nje zgjidhje te krizes qeveritare. Partia Socialiste ka nderruar me shume qeveri ne 6 vjet se sa Shqiperia ka patur gjate gjithe historise se saj moderne! Ky fakt flet vete qe jo vetem qe socialistet nuk jane ne gjendje ti japin zgjidhje krizes institucionale, por ata nuk njohin as ekzistencen e kesaj krize. Ne kushte te tilla, ku vendi eshte ne nje amulli te plote fale krizes institucionale, mund te thuhet me plot goje qe pushteti socialist vdiq, packa se ai nuk eshte varrosur akoma. Kryeministri Nano ka perzgjatur krizen institucionale ne vend me qellim qe ai te shkoje ne kongresin e PS ne pozitat e forta te kryeministrit, por ajo qe i kalon te gjithe socialistet ne panik, eshte pyetja: cfare do te ndodhi pas kongresit?

Zhvillimet ne PS dhe elektorati socialist

Viktimat me te goditura nga kriza ne PS eshte elektorati tradicional i saj. Keta duhet qe te paguajne pasojat e mos-qeverisjes si cdo shqiptar tjeter ne vend, por u duhet te vuajne edhe zhgenjimin e madh ne lidershipin e partise se tyre. Askush nuk kujtohet per te dhe kryesite e degeve lokale te partise socialiste jane kthyer ne fushe beteje midis mbeshtetesve te Nanos dhe grupit te Metes. Ne nje realitet te tille partiak, elektorati i majte shqiptar eshte fragmentizuar, deziluzionuar dhe shokuar jo vetem nga kriza ne PS por nga kriza ne qeverisjen e vendit. Tek e fundit, simpatizantet socialiste shqiptare jane konsumatore shqiptare qe u duhet te perballen me koston e larte te jeteses ne vend. Keta ndihen dyfish te zhgenjyer pasi ishte vota e tyre arsyeja perse PS erdhi ne pushtet, gjithashtu arsyeja perse vendi ka rene ne nje krize te tille. Ky zhgenjim u manifestua fare hapur ne zgjedhjet lokale. Teksa kreret socialiste ne Tirane i konsideronin te fituara bastionet e tyre ne jug te vendit, elektorati socialist votoi ne shumice per kandidatet e opozites.


Rruga e vetme e daljes nga kriza ne PS

Krahas ketyre zhvillimeve teper negative qe po perjeton e majta shqiptare, kongresi i dhjetorit do te perbeje nje shans historik per te majten shqiptare qe duhet shfrytezuar nga ata shqiptare te ndershem qe gezojne bindje te majta politike. Per elektoratin e ndershem te PS, kongresi do te perbeje nje shans per te distancuar veten plotesisht, njehere e pergjithmone nga lidershipi i PS dhe vete trashegimia komuniste e PS. Ne keto 13 vjet te ekzistences se saj si nje parti politike e transformuar, PS i eshte dashur qe te adresoje dy kriza identiteti: krizen e imazhit te saj si nje parti pasardhese e Partise se Punes se Shqiperise; krizen ne qeverisjen e vendit qe vjen si pasoje e inkriminimit politik te lidershipit te saj. PS sot vazhdon te jete nje pasardhese gjenetikisht e denje e Partise se Punes se Shqiperise dhe qeverite e saj jane te njohura boterisht per implikimin e tyre ne krim te organizuar dhe korrupsion.

Ka ardhur koha qe e majta shqiptare te clirohet nga PS dhe lidershipi i saj njehere e pergjithmone. Ka ardhur koha qe te gjitha ato energji pozitive brenda PS te bashkohen per te krijuar nje parti te re me nje program te mirefillte social qe nuk ka asgje te perbashket me PS, lidershipin e saj apo historine e saj. Ka ardhur koha qe e majta shqiptare te kete nje perfaqesues te denje, morali i te cilit nuk eshte moral padrinoje apo njerezish qe abuzojne me pushtetin per perfitime personale. Keta nuk kane per te dale nga rradhet e lidershipit aktual, por duhet te dalin nga rradhet e elektoratit te majte shqiptar. PS dhe lidershipi i saj jane te pashprese pasi edhe nese ia dalin te paqetojne gjakrat e tyre, mbi ta do te vazhdojne te rendojne si trashegimia 50 vjecare komuniste edhe akuzat ligjore per implikim ne krim edhe korrupsion.

Krijimi i nje partie te mirefillte te majte eshte rruga me e shkurter dhe me e mire e ringjalljes te se majtes se vertete shqiptare. PS dhe lidershipi i saj jane te pakorrigjueshem dhe vetem nje njeri teper naiv mund te besoje se ndryshimi i lidershipit ne PS do te ndryshoje mentalitetin 60 vjecar qe mbisundon ne kete parti. Kesaj here PS nuk u jep dot zgjdhje problemeve te saj me nje ndryshim emri, por me nje ndryshim rrenjesor si ne program edhe ne lidership, edhe ne elektorat. Kongresi i dhjetorit duhet te jete kongresi ne te cilin nuk duhet te diskutohet posti i kryetarit, por fati i se majtes shqiptare qe PS pretendon te perfaqesoje. Nese PS dhe lidershipi i saj nuk i intereson mendimi ndryshe apo elektorati i saj, atehere une do te thosha se elektorati i majte shqiptar nuk ka me nevoje per partine socialiste. Teksa elektorati socialist vuan krizen e gjithanshme qe buron nga keqqeverisja e vendit, lidershipi socialist llogarit mbajtjen e pushtetit, atij pushteti qe ka 3 vjet qe e ka humbur. Kam bindjen e plote se elektorati i majte shqiptar ka njohur nje emancipim shume here me te madh ne keto 13 vjet pluralizem se sa vete lidershipi i partise socialiste. Kongresi socialist mund te jete nje formalitet per palet e interesuara per postin e kryetarit, por do te sherbeje si nje thirrje zgjimi per elektoratin e majte shqiptar. Fati i se majtes do te vendoset jo ne kongresin socialist, por ne zhvillimet qe do ta pasojne ate. E ardhmja e se majtes shqiptare nuk eshte ne doren e klaneve dhe njerezve te implikuar ne krim qe shume shpejt do te perballen me ligjin, por ne doren e shqiptareve te ndershem qe gezojne bindje te majta politike.

Ilirjan Papa
11 Dhjetor 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.