Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ka frikė edhe kur ka tė drejtė, nuk fiton
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 65 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Intimitet :: Denisa Kola, Miss Inteligjentja e Botes per vitin 2003
Postuar nga: Albo

Intimitet Princesha e bukurise shqiptare, fituesja e Miss Albania 2003, perfaqesoi Shqiperine ne konkursin e bukurise, Miss World qe u mbaj vetem pak dite me pare ne Kine. Ajo arriti te impresionoje konkurrentet e saj me inteligjencen dhe bukurine e saj duke fituar keshtu cmimin e vajzes me inteligjente per vitin 2003. Ky cmim i mundeson asaj nje burse per te vazhduar studimet e larta. Ne kemi pergatitur nje album me foto, lajmin per fitoren dhe nje interviste te gjate me Denisa Kolen dhene perpara pjesmarrjes ne kete eveniment te madh boteror.

Denisa Kola, e zgjuara e “Miss World 2003”

Bukuroshja shqiptare Denisa Kola ėshtė kthyer me trofe nė Shqipėri nga konkursi “Miss Bota” i zhvilluar dje nė Kinė. Ajo ėshtė shpallur “Miss Scholarship” nė konkursin “Miss Bota 2003” nė Hainan, qendrėn e ishullit tropikal kinez Sanya. Shallin dhe trofeun misit shqiptar ia ka dorėzuar aktori i madh nga Hong Kongu Xheki Ēan. Nė kėtė edicion tė 53-tė tė bukurisė, kanė marrė pjesė 106 vajza nga vende tė ndryshme tė botės, ku mes tyre dhe vajza nga veriu i Shqipėrisė, Denisa Kola. “Miss Albania 2003”, Kola ka lindur nė Peshkopi, ėshtė 20 vjeē, 1.75 cm e gjatė dhe ndjek studimet nė vitin e tretė nė Fakultetin Ekonomik nė Tiranė. Gjithashtu ajo ėshtė njohėse e disa gjuhėve tė huaja. Ajo ka fituar vendin e dytė si trupi mė i bukur nė edicionin “Miss Universi 2003".
Kurorėn e kėtij aktiviteti tė madh e ka marrė vajza bjonde nga Irlanda, 19- vjeēarja Rossana Davison, e bija e kėngėtarit Chris de Burgh, i njohur edhe nga shqiptarėt me kėngėn e tij “Lady in Red”. Gjatė ditėve tė perzgjedhjes irlandezja Davison, ėshtė shpallur gjithashtu edhe si “Miss Plazhi”. Kurorėn e shoqėrueses sė parė e ka fituar bukuroshja me pashaportė kanadeze Nazanin Afshin-Jam, ndėrsa shoqėruese e dytė ėshtė shpallur “Miss Kina” Qi Guan. Fituesja e edicionit tė 53-tė tė konkursit e ka marrė kurorėn nga “Miss Turqia”, Azra Akin, e cila fitoi vitin e kaluar nė Londėr pas anullimit tė garės nė Nigeri. Sipas organizatorėve tė “Miss Botės” ceremonia ėshtė ndjekur nga rreth dy miliardė shikues nė gjithė botėn, njė audiencė qė i afrohet asaj tė ceremonisė sė hapjes sė Lojėrave Olimpike dhe kupės sė futbollit.

Shekulli
Interviste me Miss Albania 2003

Denisa Kola, Ambasadorja e bukurisė shqiptare nė konkursin "Miss Univers 2003" nė Panama City, mė 3 qershor 2003

"Nuk mendoj qė tė jetoj nė Amerikė apo Evropė, pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri"

Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Intervistė me "Miss Albania 2003" Denisa Kola dhėnė gazetės "Illyria" nė New York

Denisa Kola:
Ditėlindja: 4. 12. 1982, Peshkopi
Gjatėsia: 1.76 cm
Pesha: 55 kg.
Arsimi aktual: Studente (nė vitin e dytė Fakulteti Ekonomik nė Tiranė)
Shenja e oroskopit: Shigjetari
Sytė: Ngjyrė kafe
Flokėt: Gėshtenjė
Kuzhina: ushqimi shqiptar dhe italian
Hobby: Sporti dhe muzika
Idhulli: Nėna e saj
Aktualisht: Zonjushė
E dashuruar: Jo
Fanse e kėngėtarėve: Eli Fara, Aurela Gaēe, Celin Dion
Koha e lirė: Plazhi, shoqėria, librat dhe muzika.
Adhuron aktorėt: Jenifer Anista, Georg Cloom
Kafshėt qė adhuron: Qeni
Udhėtimet: Vendet ekzotike, Panama, Karaibet, Hawai, Egjipt, vendet antike; Venecia, Roma, Paris, Londra, Varshava
Gjuhėt qė zotėron: Italisht, anglisht
Sportet qė ushtron: Volejboll, not
Shkenca qė preferon: Biologji, matematikė
Deshira tė tjera: Muzika klasike, poezia, moda evropiane e amerikane

Denisa Kola, qysh nė moshėn 10 vjeēare i ka ndjekur konkurset e bukurisė mbi pasarela. Ajo nuk ka menduar se njė ditė do tė fitojė konkursin e bukurisė dhe se jeta e saj do tė marrė njė rrjedhė tjetėr. Por ajo thotė se i ka ndjekur gjithnjė miss-et shqiptare, me syrin e njė spektatore qė tė shuaj kėrshėrinė, pėr vajzat pjesėmarrėse. Por ditėt e vitet kaluan shpejt dhe Denisa Kola nė moshėn 20 vjeēare bėhet fituese e "Miss Albania 2003". Ajo me modesti thotė se asnjėherė nuk i ka shkuar ndėr mend se do tė jetė pjesėmarrėse nė "Miss Albania" deri nė ēatet qė mori guximin e vendimin t’i bashkohet konkurenteve. Denisa tregon: "Qė tė mund tė isha njė fituese e "Miss Albania" asnjėherė nuk mė ka shkuar ndėr mend dhe gjithēka ka qenė surprizė pėr mua. Mbaj mend vetėm kur dėgjova emrin tim kur drejtuesi i spektaklit Ardit Gjebrea tha: "Miss Albania" ėshtė... Denisa Kola! Kaq mbaj mend. Edhe vajzat e tjera ishin shumė tė bukura".
Denisa Kola prej disa ditėsh ndodhet nė ShBA nė "Studion Berisha" nė Manhattan New York. Edicioni i fundit i revistės "Jeta" (Tiranė) nė ballinė kishte foton e "Miss Albania 2003" Denisa Kola, e cila sapo kishte mbėrritur nė studion e fotografit shqiptar. Denisa ishte nė valėn e punės gjatė momenteve tė grimit, ku parukierja po e pėrgatiste pėr disa seanca pozimi pėr aparatin e mjeshtrit Berisha. Ndonėse e zėnė me punė, me shumė mirėsjellje pranoi qė tė zhvillojė njė bashkėbisedim pėr gazetėn "Illyria".
Ajo kėto ditė po pėrgatitet pėr tė marrė pjesė dhe pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė njė nga pasarelat mė tė njohura tė konkursit "Miss Universi 2003", qė kėtė vit zhvillohet nė Panama City tė Panamasė nėn organizimin ShBA-sė.

Ndėrsa fotografin e mirėnjohur Fadil Berisha e gjetėm nė studion e tij, duke u pėrgatitur pėr disa senca fotografimi. Ekipi i studios ishte nė proces pune, qė nga mjeshtėrit e kompjuterit qė bėjnė pėrpunimin dhe printimin e fotove provė dhe deri tek grimi, pasarela dhe skena. Tė gjithė janė tė zenė, por me njė buzėqeshje fisniku, Fadili mė fton qė tė afrohem pranė objektit tė fotografive tė tij. Ai flet pėr vizitėn e fundit qė ka pasur nė Tiranė dhe pjesėmarrjen nė spektaklin "Miss Albania 2003". I pyetur pėr pjesėmarrjen e tij tė pėrhershėm nė konkurset e bukurisė sė vajzave shqiptare, duke mos e fshehur kėnaqėsinė qė ka qenė gjithnjė i pranishėm, shton se "vajzat tona janė shumė tė bukura dhe e kam pėr detyrė atdhetare e profesionale tė shpalos kėto vlera qė ruan atdheu ynė e qė bota nuk i njeh". Mė tej ai shton: "Spektakli nė Tiranė ka kaluar bukur dhe jam shumė i gėzuar me vajzėn Denisa Kola, e cila u kurorėzua "Miss Albania 2003" dhe shpresoj qė nė "Miss Universi 2003" nė Panama ajo tė arrijė njė vend nderi pėr vendin tonė".

Fadili po pėrgatit dy projekte tė mėdha, ku pėrfshihen njė album me punimet e fytyrave tė bukura shqiptare dhe fotografitė ose portretet pėr punėn tė koleksionuar prej vitesh gjatė karries sė tij. Ai ka dy vjet qė punon pėr "Miss Univers". Kjo ka qenė njė ide nė mendjen e tij, qė Shqipėria tė jetė pjesėmarrėse nė "Miss Univers". Pėr tė, ėshtė njė kėnaqėsi profesionale dhe atdhetare, qė Shqipėria tė paraqesė vlerat e bukurisė origjinale, pėrmes njė pamje tė bukur. Ai mori kontakt me kompaninė "Miss Univers" qė Shqipėria tė jetė pjesėmarrėse nė shfaqjen e bukurisė. Speklakli qė zhvillohet ēdo vit me pjesėmarrjen e 76 vendeve tė botės organizohet nga ShBA dhe zgjat pėr 2 orė mbi pasarelė. Bukuroshja "Miss Albania 2002" Anisa Kospiri nė vitin 2002 ka qenė shumė e suksesshme, sepse ka mundur qė tė futet nė "TOP 10" dhe sot vijon tė jetė nė faqet e internetit. Ajo jo vetėm qė gėzoi tė gjithė shqiptarėt pėr pjesėmarrjen pėr herė tė parė, por fitoi edhe "TOP 10", qė shėnon njė arritje tė madhe pėr vendin tonė tė vogėl.

Artisti i fotografisė profesioniste Fadil Berisha i rritur nė ShBA thotė se nga tė huajt ka njė mendim jo tė mirė pėr shqiptarėt. Kėshtu disa mendojnė se populli ynė ėshtė njė popull arab, gjė qė nuk ėshtė e keqe tė jesh arab, por ne jemi shqiptarė dhe vetėm shqiptarė. Pėr tė, ėshtė shumė e rėndėsishme pjesėmarrja nė konkurs, ku vajzat shqiptare tė tregojė bukurinė dhe freskinė e vendit mė tė bukur tė shqiponjave. Nė spektaklet e bukurisė botėrore do tė shihet bukuria e popullit tonė. Ky ka qenė njė shans i madh pėr tė gjithė shqiptarėt. Pėr njė mbrėmje pėrmes "Miss Universi"-t Denisa Kola mund tė bėhet e njohur pėr miliona shikues. Berisha ka njė shqetėsim, se amerikanėt nuk kanė paragjykim pėr shqiptarėt drejtpėrdrejtė, por e kanė marrė nga miqtė tonė tė tjerė. Kjo ka krijuar njė atmosferė tė keqe pėr shqiptarėt, duke i paraqitur si terroristė, vjedhėsa, duke pėrhapur njė emėr tė keq, qė pėr fat tė keq ka zgjatur pėr shumė vite me radhė. Tashmė ka ardhur koha tė themi tė vėrtetėn se shqiptarėt nuk janė tė tillė. Ai thotė se pėr tė bėrė ndryshimin e opinionit negativ, duhet ndėrmarrė aktivitete tė pėrmasave botėrore, sikurse ėshtė rasti i konkurseve tė bukurisė, etj. Ai thotė: "Pėr mua ishte njė kėnaqėsi jo vetėm kur fitoi Anisa Kospiri "TOP 10", por pjesėmarrja pėr herė tė parė e "Miss Albania" nė garė, ka qenė njė emocion i veēantė dhe kėnaqėsi e madhe nė jetė si shqiptar e artist. Kur filloi tė parakalojė flamuri kuq e zi emocionet m'u shtuan shumė dhe kam qajtė nė fund. Isha nė pritje pėr shumė vjet dhe futja e mė pas fitorja e parė nė "TOP 10" ishte me tė vėrtetė njė kėnaqėsi edhe mė e madhe pėr mua dhe tė gjithė bashkėatdhetarėt nė Amerikė e kudo". Nėse Anisa Kospiri do tė fitonte "TOP 10", kishte shansin tė paraqesė Shqipėrinė pėr 2 orė para tė gjithė botės. Fadilit i vjen shumė mirė qė Denisa Kola ėshtė e sigurtė nė fotot e bukura qė ka dalė dhe sigurinė do ta ketė edhe nė konkurs. Do tė ketė me mijėra gazetarė nga e gjithė bota me tė cilėn ajo do tė pėrballet nė konkursin e "Miss Univers" qė mbahet nė Panama City. Nėse do tė shikohet nė internet www.missglobi.com, Denisa Kola ka qenė nė foto midis vajzave mė tė bukura qė do tė konkurojnė. Detyra e fotografit Fadil Berisha ėshtė qė tė bėj nė fotografi pėrurimin e "Miss Univers"-it, pas spektaklit pėr shumė revista nė botė dhe internet. Ai shpreson qė fituese tė jetė vajza e bukur shqiptare Denisa Kola.

Pyetje: Me fitimin e titullit "Miss Albania" a do tė vendoseni nė Tiranė si tė gjithė artistėt e tjerė apo do tė vijoni studime tė tjera jashtė atdheut?

Pėrgjigje: Dua tė pėrfundoj studimet e larta. Mė pas kam dėshirė qė tė ndjek magjistraturėn jashtė shtetit, por gjithmonė me qėllimin qė tė kthehem nė Shqipėri. Unė nuk do tė lė asnjė mundėsi qė mė ofrohet nga kompanitė e reklamave nė Evropė e Amerikė. Nuk mendoj qė tė jetoj nė njė vend, pėr tė mos u kthyer mė nė Shqipėri.

Pyetje: Ēfarė ndjetė kur drejtuesi i spektaklit Ardit Gjebrea pėrmendi emrin tuaj si fituese e kurorės sė bukurisė shqiptare?

Pėrgjigje: Kisha njė emocion shumė tė fortė, sepse edhe katėr vajzat e tjera ishin shumė tė bukura dhe nuk besoja se do tė shqiptohej emri im. Nuk e dija se ēfarė tė bėja e tė thoja para shumė gazetarėve qė mė rrethuan me blice e pytje tė shumta. Mbeta pėr disa ēaste e habitur. Tė afėrmit e mi pėrpiqeshin qė tė depėrtonin mbi njerėzit e shumtė qė mė uronin e fotografonin papushim. Ky ēast ishte shumė prekės pėr mua.

Pyetje: Diēka tė veēantė nga ditėt kur keni qenė tė grumbulluar pėr t’u pėrgatirur pėr spektaklin e madh.

Pėrgjigje: Rreth njė muaj kemi bėrė prova. Ka pasur raste qė bėnim dy herė nė ditė prova. Kam njohur e lidhur miqėsi tė re, qė pėr mua ka qenė gjėja mė e bukur. Gjithmonė kam menduar qė vajzat qė merrnin pjesė nė spektakle, nuk kishin ndonjė qėllim nė jetė apo nuk i kishin venė vetės njė objektiv. Por nė fakt tė gjitha vajzat ishin shumė tė zgjuara e kėrkonin qė tė jepnin mė tepėr nga vetja e tyre. Disa nga shoqet e reja janė: Drenusha, Qendresa, Niada, Jonida, Eralda, Eugerta, etj.

Pyetje: Nė konkursin e bukurisė a janė respektuar tė gjithė pavarėsisht nga qyteti apo shteti nga ata kanė ardhur?

Pėrgjigje: Unė kam ndjekur universitetin dhe qėndroja nė Qytetin e Studentit, pėr tė vijuar leksionet. Aty nuk kishte asnjė lloj dallimi. Tė gjitha vajzat ishin njėsoj nė sytė e jurisė dhe tė gjithė ekipit qė punon me ne.
Pjesėmarrja ishte shumė e gjėrė, sepse kishte 40 vajza nga Gjirokastra, Bulqiza, Vlora, Puka, Saranda, Lezha, Fieri, Kukėsi, Skrapari, Laēi, Berati, Korēa, Pogradeci, Durrėsi dhe Peshkopia. Morėn pjesė gjithashtu "Miss Mjelma" e Maqedonisė, "Miss Kosova" nė Diasporė dhe "Miss Diaspora" e Zvicrės, Gjermanisė. Mungonte vajza shqiptare nga ShBA e Kanadaja.

Pyetje: Edhe pa grim ju jeni shumė e bukur. A do ta ruani freskinė apo do tė veproni sikurse tė gjithė tė tjerat me zbukurimin e pamjes sė fytyrės?

Pėrgjigje: Nė radhė tė parė falėminderit pėr komplimentin. Mendoj, se ėshtė mė e shėndetshme pėr fytyrėn, qė tė mos pėrdoret shumė kozmetika. Por nė rastet kur ti duhet tė japėsh njė paraqitje tė mirė ėshtė e natyrshme njė grim i lehtė ėshtė mėse normale. Ajo ėshtė njė pjesė qė i nevoitet femrės dhe ėshtė njerėzore. Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se duhet tepruar me vetvetėn.

Pyetje: Ju do tė jeni pjesėmarrėse nė "Miss Univers", ku do tė marrin pjesė 76 vende tė botės. Si e ndieni vetėn disa ditė para konkurimit?

Pėrgjigje: Kam shumė emocione dhe mė kanė pėrfshirė ethet, sepse pėrgjegjėsia ėshtė shumė e madhe. Atje unė do tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė dhe nė njė farė mėnyre do tė shihet pėrmes meje njė mendim mbi popullin dhe atdheun tim.
Pėrballė kėsaj, dua tė jem e kujdeshme qė gjithēka tė jetė pėrfekte. Jam shumė e emocionuar, por ky emocion mė jep forcėn pėr tė pėrballuar sfidėn qė kam pėrpara nė konkursin "Miss Univers 2003" nė Panama.

Pyetje: Sa informacion keni pėr Panama City-n?

Pėrgjigje: Me sa jam informuar, spektakli do tė zhvillohet mė 3 qershor 2003. Tė gjitha vajzat do tė qėndrojnė nė njė hotel tė bukur. Ata do tė jenė shumė tė kontrolluara, tė mbrojtura qė tė mos krijohen incidente dhe gjatė gjithė ditės do tė kemi prova pėr spektaklin. Mė tė rėndėsishme do tė jenė takimet e mbrėmjeve me Presidenten e Panamasė, pėrsonalitet mė tė shquar tė vendit, artiste, kompozitorė e figura tė shquara qė do tė vijnė nga bota dhe ShBA.

Pyetje: Nga kush do tė jeni e shoqėruar nė Panama?

Pėrgjigje: Nė fillim do tė nisem vetėm, mė pas do tė vijė fotografi i mirėnjohur nė botėn shqiptare dhe nė qarqet e elitės kulturore nė New York z. Fadil Berisha.

Pyetje: A mendoni se do tė futeni nė finale, duke besuar nė freskinė dhe origjinalitetin e bukurisė tuaj natyrale?

Pėrgjigje: Shpresoj qė tė futem nė finale, nė "TOP 10", por nuk e di sa do tė arrijė synimin. Nė konkurs do tė jem Denisa Kola, duke qenė sa mė e pėrgatitur pėrpara jurisė botėrore. Nuk e di, por kėtu ndikon shumė edhe fati.

Pyetje: A do tė ndihmojė fati?

Pėrgjigje: Gjykimi i jurisė ndėrkombėtare ėshtė relativ, sepse vetė gjykimi mbi bukurinė ėshtė relative. Diēka qė mua mė duket e bukur, nuk i duket dikujt tjetėr e bukur. Sigurisht se kėtu ėshtė edhe pak shans nė mes. Por gjithė puna ėshtė qė ti tė japesh maksimumin tėnd atje. Megjithastė pjesa mė e madhe nuk e njohin Shqipėrinė, sepse nga vetė ne shqiptarėt bėhet pak nė fushėn e medias elektronike nė gjuhėt mė tė folura nė botė pėrmes internetit dhe shpesh pamjet pėr Shqipėrinė janė tė deformuara.

Pyetje: Fotografi i mirėnjohur Fadil Berisha ėshtė shprehur pėr bukurinė dhe inteligjencėn fine qė zotėroni. Ky vlerėsim a do t’ju shtojė interesimin pėr tė pozuar pėr faqet e para tė revistave evropiane dhe amerikane nėse ju ofrohen kėrkesa?

Pėrgjigje: Sigurisht qė syri i z. Fadil Berisha ėshtė syri i njė artistit, qė e njeh shumė mirė zanatin e vet. Dhe e thashė edhe mė parė se nėse njė shans i tillė do tė mė jepej unė do ta respektoja dhe assesi ta refuzoja. Kėtu ėshtė Fadili nė mes, qė ėshtė profesionist nė punėn e tij dhe gjithashtu ėshtė njė shqiptar model me zemėr tė madhe. Ai mė ka ndihmuar mua dhe shumė shqiptarė tė tjerė dhe i jam shumė mirėnjohse pėr kėtė.

Gazeta "Illyria", New York


KLIKONI KETU QE TE SHIHNI ALBUMIN E MISS WORLD 2003 KU POZON MISS ALBANIA 2003, Znj. DENISA KOLA!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.