Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Copėn e madhe daje, fjalėn e madhe pėrbijė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Si u realizua pėr 40 vjet zbrazja e Ēamėrisė
Postuar nga: Skampa

Histori Ndėrrimi i emrave tė qyteteve dhe fshatrave tė Shqipėrisė sė jugut nga grekėrit para dhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė i qartė. Bashkėpunimi i kėtyre tė fundit me gjermanėt nė dėm tė Shqipėrisė pėr pastrimin dhe kolonizimin e zonės sė Ēamėrisė si nė Janinė, Gumenicė etj., ėshtė gjithashtu i dokumentuar.


Ēėshtja ēame ose e quajtur atėherė minoritet shqiptar nė Greqi, lindi qė me vendimin e Konferencės sė Londrės, mė 1913, e cila e shkėputi kėtė trevė shqiptare dhe ia aneksoi Greqisė. Qė nga kjo kohė fillon njė presion i vazhdueshėm, njė politikė sistematike e shtetit tė atėhershėm grek dhe e forcave tė ndryshme nacionaliste pėr shkombėtarizimin e kėsaj treve. Pėr kėtė qėllim u pėrdorėn tė gjitha mėnyrat, si tatimet e rėnda, grabitja e tokės, pėrjashtimi i popullsisė nga pjesėmarrja nė administratėn shtetėrore, ndalimi i dhunshėm i arsimit nė gjuhėn amtare, madje edhe nė shkollat fillore; vrasjet, burgimet, nga dėbimi me dhunė deri nė masakrat e pėrgjakshme.

MASAKRA E 72 KRERĖVE ĒAM NĖ VITIN 1913

Dėshmitė historike hedhin dritė mbi masakrėn nė Pėrroin e Selamit (Paramithi), mė 1913, tė 72 krerėve tė Ēamėrisė nga kapiteni Deli Janaqi. Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, mė 1918, u pėrpilua plani i grabitjes sė tokave tė popullsisė ēame. Ligji i tė ashtuquajturės Reformė Agrare, i aplikuar vetėm nė Ēamėri, u rrėmbeu shqiptarėve, qė u degdisėn nė Anadoll, me mijėra hektarė tokė buke, sipėrfaqe tė mėdha me vreshta, qindra mijė rrėnjė ullinj, tė cilat u bėnė prona tė grekėve. Kėto masa u pasuan nga organizimi i ēetave terroriste nė territorin e Ēamėrisė, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisė shqiptare nė injorancėn mė tė thellė, inkurajimi i kryqėzatave fetare. Pėrpjekjet e dhunshme tė vitit 1923, pėr ta shpėrngulur me forcė popullsinė ēame nė Turqi, shėnojnė njė kulm tė paparė nė politikėn shoviniste greke. Bilanci ishte shumė tragjik pėr popullsinė shqiptare. Nė gusht tė vitit 1936, Joan Metaksai filloi goditjet sistematike nė Filat, Pituljetė, Gumenicė pėr zhdukjen e popullsisė ēame. U shkua deri atje sa popullit tė Paramithisė iu ndalua tė fliste nė gjuhėn shqipe. Qeveria greke bėri ēmos qė tė pėrēante popullsinė shqiptare ēame, duke u pėrpjekur tė kundėrvejė tė krishterėt ndaj myslimanėve. Popullsisė ēame iu ngarkuan taksa tė rėnda, tė cilat nuk kishin vetėm natyrė fiskale, por synonin ta detyronin atė tė emigronte nė Shqipėri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarė tė fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, perkatesisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika, duke i kolonizuar me grekėr me qėllim ndryshimi tė raporteve tė popullsisė.

Praglufta italo-greke, ēamėve nė vend tė pushkėve kazma e lopata Para se tė hynte nė Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi njė fushatė tė re masakrash kundėr popullsisė shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria e Metaksait kreu njė akt ndofta pa precedent nė historinė botėrore. Tė gjithė meshkujt nga 16-70 vjeē, mbi 5000 burra, u burgosėn dhe u dėrguan nė ishujt e largėt tė Egjeut. Ky veprim u krye nė bazė tė vendimit tė marrė mė parė nė Gumenicė, nga njė mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinės, Spiridoni, ku merrnin pjesė edhe zv.prefekti i Gumenicės, Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisė dhe pėrfaqėsues tė grekėve tė Ēamėrisė. Nga ky kontigjent, 350 vetė u masakruan, 400 tė tjerė vdiqėn mė vonė gjatė internimit nga torturat dhe uria. “Nė kėtė mėnyrė, shkruan Jani Sharra, qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi nė kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinė ēame. Rekrutėt ēamė, si shtetas grekė tė mobilizuar nė vitet 1939 dhe 1940 qė nė atė kohė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, me urdhėr tė Korparmatės sė Janinės, u vunė tė thyejnė gurė dhe tė ndreqin rrugė nė formėn e punės sė detyrueshme. Nė takimin qė pati komandanti i Divizionit VIII tė Epirit, gjenerali Kaēimitro, me 2000 djem ēamė, u kėrkonte mendime pėr rrezikun qė i kanosej vendit nga Italia fashiste. Ēamėrit u treguan tė gatshėm pėr tė luftuar armikun e pėrbashkėt.

Por, pėr ēudi, nė vend tė armėve u dhanė kazma dhe lopata pėr tė vepruar nė prapavija pėr ndėrtim rrugėsh. Ishte njė qėndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj ēamėve dhe njėherazi dhe njė fyerje e poshtėrim pėr ta, duke i trajtuar jo si bashkėluftėtarė, por si robėr lufte. Nga ana tjetėr, Italia gjatė pėrgatitjeve tė luftės me Greqinė nuk mund tė mos merrte nė considerate pėr interesat e saj gjendjen diskriminuese tė shqiptarėve tė Ēamėrisė. Ēiano, ministėr i Jashtėm i Italisė, nė gusht tė vitit 1940, do t’i vinte nė dukje ambasadorit grek nė Romė se “Greqia ishte e vendosur me tė gjitha mjetet qė disponon tė vazhdojė njė program politik, ka diskriminuar nė mėnyrė tepėr tė rėndė shqiptarėt nė favor tė grekėve. Dhe kėtė e ka bėrė nė tė gjitha fushat e veprimtarisė, qė nga ajo e lirisė personale e nė atė ekonomike, deri nė atė tė mėsimit tė gjuhės... i kanė larguar shqiptarėt nė rajone larg qendrave tė mėdha, duke i mbajtur nė kushte primitive”.

LUFTA SOLLI TENSION NĖ ĒAMĖRI

Shpėrthimi i luftės italo-greke, mė 1940, thelloi tensionin politik nė Ēamėri. Megjithė pėrpjekjet e pushtuesit pėr ta tėrhequr minoritetin shqiptar nė anėn e tij dhe pavarėsisht se popullsia ēame gjatė regjimit fashist tė Metaksait kishte vuajtur shumė, ajo pėrgjithėsisht mbajti njė qėndrim neutral ndaj palėve nė konflikt. “Edhe kur italianėt pushtuan Gumenicėn, shkruan Jani Sharra, rrallė ndonjė ēam u bashkua me ta”. Edhe nė situatat e vėshtira dhe tė komplikuara, kur Greqisė po i trokiste lufta nė derė, autoritetet greke me gjakftohtėsi u pėrpoqėn tė pėrfitonin ē’tė mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar njė moment i pėrshtatshėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr spastrimin etnik pėrfundimtar tė Ēamėrisė. Kėtė e provon edhe fakti se, pas shpėrthimit tė luftės, pasi u bė e qartė se kapitullimi i Greqisė pėrballė ushtrive italiane ishte i afėrt, autoritetet lokale greke tė Ēamėrisė pėrgatitėn listat dhe po pėrpiqeshin tė siguronin mjetet e nevojshme tė mbartjes pėr tė gjitha gratė dhe fėmijėt, qė kishin mbetur nė Ēamėri me qėllim qė kur tė hynin ushtritė e huaja kėtu, tė mos gjenin kėmbė shqiptari. Pas thyerjes sė ushtrive italiane dhe tėrheqjes sė tyre nga Greqia u intensifikua dhuna e qeverisė sė re greke mbi popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė.

Tė burgosurit dhe tė internuarit ēamė u liruan vetėm pas pushtimit tė Greqisė nga ushtritė gjermane nė njė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe shpirtėrore. Pas pushtimit tė Greqisė nga gjermanėt, pritej qė ēamėt e kthyer nga internimi tė hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qė kishin qenė shkaktarė tė vuajtjeve. Por, ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritėn mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhėn rrugėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė pėrballuar bashkėrisht gjendjen e rėndė, qė u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanė. Pėr kėtė qėllim u organizuan dy mbledhje tė gjera nė Koskė dhe nė Spatar. Njerėz me ndikim nė krahinė si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Ēafuli, Jasin Sadiku dhe shumė tė tjerė punuan me pėrkushtim pėr tė krijuar atmosferėn e mirėkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje, fshatarėt e Varfanjit, Salicės, etj., dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė fshtatrat e krishtera, ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qė tė ktheheshin, se asgjė e keqe nuk do t“i gjente. Nė zonėn e Gumenicės dhe tė Filatit ishte bėrė rregull qė asnjė grup i rezistencės greke nuk dilte nė zonat e lira pa qenė i shoqėruar nga njė shqiptar ēam.

Pėr kėtė situatė, studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarėt ēamė tė ishin kriminelė, do tė zhdukeshin tė gjithė fshatrat e krishterė tė Thesprotisė rreth fshatrave shqiptaro-ēame”. Pėr qarqet shoviniste greke, nuk ishte i pranueshėm mirėkuptimi dhe bashkėveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Pėr tė nxitur pėrēarjen e tyre, ata nxitėn vrasjen e ēamėve me influencė si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarėve tė tjerė nga ēeta e Koēnikollės, punėt morėn njė drejtim tė rrezikshėm. Tė revoltuar nga kėto akte, njė grup ēamėsh u drejtuan pėr tė djegur Rahulin, por u doli pėrpara popullsia e Karbunarit, njė fshat i madh i pėrbėrė prej shqiptarėsh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpėtoi nga njė katastrofė e sigurtė, “mė pas njerėzit e Zervės therėn edhe gratė dhe fėmijėt e atyre qė shpėtuan Rahulin”, domethėnė banorėt e Karbunarit.

ĒAMĖT NJĖ BATALION PĖR VETĖMBROJTJE

Disa krerė tė Ēamėrisė u pėrpoqėn tė formonin njė batalion pėr mbrojtjen e saj. U formua njė batalion, i cili kishte vetėm gjysmėn e efektivit tė njė batalioni tė zakonshėm, afro 300 vetė. Pėr arsye se gjermanėt nuk donin tė prishnin marrėdhėniet me qeverinė kuislinge tė Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikė tė shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi tė bashkėpunonte me gjermanėt, nuk u fut nė kėtė batalion dhe nuk i pėrdori armėt kundėr popullsisė greke, por, pėrkundrazi, u rezistoi nė mėnyrė demonstrative pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr ta hedhur kundėr elementit grek. Qėllimi i armatosjes sė popullsisė ēame ishte thjesht njė masė vetėmbrojtėse, pasi ata kishin vuajtur shumė nga shovinizmi grek. Por ajo qė i shqetėsoi mė shumė atėherė forcat shoviniste greke, ishte ngritja e kėshillave shqiptare nė tė gjithė Ēamėrinė.

FORMACIONET ĒAME NĖ LUFTĖ KUNDĖR FASHIZMIT

Nė mars tė vitit 1943, u formua ēeta e parė mikste, e cila bashkėpunonte me EAM-in. Tashmė, edhe biografėt e Zervės, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnė kontributin dhe pjesėmarrjen e ēamėve myslimanė nė radhėt e rezistencės antifashiste greke, nė formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpėrmendur thekson se ēamėt nxorėn mbi 1000 luftėtarė. Popullsia ēame filloi tė organizohej nė luftėn kundėr fashizmit nė dimrin e viteve 1942-1943, madje qė nė verėn e vitit 1942 u krijua nė Filat grupi ilegal i rezistencės antifashiste, i pėrbėrė nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumė tė tjerė. Ata punuan nė rrėzė tė kufirit tė Shkallės sė Zorjanit e mė thellė pėr organizimin e rezistencės, pėr krijimin e bazave tė luftės, pėr popullarizimin e ideve tė Kartės sė Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe tė drejtėn e vetėvendosjes pas fitores mbi fashizmin.

Nė shkut tė vitit 1943, u krijua ēeta “Ēamėria” dhe pak mė vonė batalioni “Ēamėria”, i cili zhvilloi nė shtator 1943 betejėn e famshme tė Konispolit kundėr gjermanėve, qė zgjati 55 ditė. Ajo betejė u shqua pėr pjesėmarrjen e gjerė tė popullsisė sė Ēamėrisė, tė Delvinės dhe tė minoritetit pa dallim kombėsie e shtresash shoqėrore. Nė mars tė kėtij viti u krijua formacioni i parė mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimėri kundėr gjermanėve dhe zervistėve nė Mallun, nė Revani, nė Theojefira, nė Pleshavicė, nė malin Kacidhjar e gjetkė. Nė pranverė tė vitit 1944, nė Qeramicė, u formua Batalioni IV “Ali Demi” me mė shumė se 500 djem ēamė. Ky batalion hyri nė pėrbėrje tė Regjimentit XV tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Greke (EAM). Gjatė luftimeve tė tij, nė rrugėn Janinė-Gumenicė, Koskė, Smartė e Lopės si dhe nė Mallun, ranė trimėrisht dėshmorėt Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumė ēamė morėn pjesė nė Brigadėn VI, VII, IX dhe XI tė ushtrisė greke. Edhe misioni britanik qė kreu hetime nė Ēamėri nuk e mohonte pjesėmarrjen e ēamėve nė radhėt e EAM-it. Edhe gjermanėt u pėrpoqėn t“i hedhin ēamėt nė luftė kundėr EAM-it dhe Frontit Nacionalēlirimtar Shqiptar. Kėto pėrpjekje regresive shoqėroheshin me njė propagandė me ngjyra tė theksuara nacionaliste.

PĖRPJEKJET PĖR TĖ VENDOSUR LIDHJET LANĒ DHE EAM

Nė kuadrin e bashkėpunimit tė popullit shqiptar dhe atij grek, u bėnė pėrpjekje pėr tė vendosur ura lidhjeje nė linjėn e atyre forcave qė udhėhiqeshin nga Partitė Komuniste. Nė bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė tė dy palėve ishte vendosur qė nė tetor tė vitit 1943, tė harmonizohej puna nė minoritet. Pėr kėtė qėllim ishte pranuar qė tė vinin nė minoritetin grek nė Shqipėri anėtarė tė Partisė Komuniste Greke “qė tė bėjnė punė nė minoritete, duke qenė nė lidhje gjithmonė me ne”. Po kėshtu do tė procedohej edhe nė Ēamėri. Minoriteti grek nė Shqipėri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek pėr tė depėrtuar nė tė, me qėllime tė hapura antishqiptare. Tė dėrguarit e EAM-it nė minoritet, si Aleks Janari, me propagandėn e tyre shfrytėzuan marrėveshjen qė pėrmendėm mė sipėr, pėr tė ngjallur ndjenjat nacionaliste tė minoritetit, “pėr t’i bėrė masat e minoritetit t’i drejtojnė sytė nga Greqia”. Nė njė miting, qė ishte bėrė nė Akrovjan, ishte deklaruar hapur se “ne pranojmė tė jemi njė Greqi qoftė komuniste, qoftė djalliste, por vetėm Greqi tė jemi”. Sipas tė njėjtit burim, del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me tė holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnica ishin dėrguar pėr te Zerva 23 vetė, “pasi ky paguante 1 stėrlinė pėr tre anėtarė tė familjes” (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcė nė shqiptarėt ēamė nė Greqi, domethėnė nė Ēamėrinė e pėrtejme, duke ndikuar nė ēoroditjen e popullsisė ēame ndaj situatės nė luftės dhe tė mbėshtetjes sė saj.

NJĖ DELEGACION SHQIPTAR NĖ KONFERENCĖN E EAM

Megjithatė, Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė, duke pasur bindje nė vijėn e bashkėpunimit midis dy popujve, dėrgoi njė delegacion nė Konferencėn Panepirotike tė EAM-it sipas ftesės sė bėrė nga Komiteti Panepirotik Nacionalēlirimtar i Greqisė, mė 14 qershor 1944. Duhet shėnuar se ky bashkėpunim inspirohej nga qėllime fisnike tė bashkėjetesės midis fqinjėve me devizėn: luftė e ashpėr dhe e paprerė armikut nazist dhe gjithė reaksionit nė shėrbim tė tij. Peshė jo tė vogėl nė trajtimin e ēėshtjes ēame dhe tė pozitės sė Ēamėrisė nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore do tė luante dhe qėndrimi i nacionalistėve ēamė, i cili aspironte hapur me qėndrimin e vet bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė. Kėtė lėvizje e drejtonte njė kėshill krahinor me organizmat e tij nė nėnprefekturat dhe fshatrat. Pjesėtarė tė kėshillit krahinor tė Ēamėrisė ishin njerėz me influencė si vėllezėrit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj.

Kėshilli krahinor kryente nė njė farė mėnyre detyra tė qeverisjes, siē ishin mbajtja e rregullit dhe qetėsisė, zgjidhja e mosmarrėveshjeve, interesohej pėr hapje shkollash shqipe etj. Njė veprimtari e tillė ishte e papranueshme pėr qeveritarėt e Athinės. Ndaj, Qeveria greke e Ralisit shtroi kėrkesėn kėmbėngulėse pranė tė dėrguarit tė posaēėm gjerman pėr Evropėn Juglindore, Nojbaherit, “pėr rivendosjen e prefektit tė administratės greke nė Thesproti”, “tė cilėt do tė kryenin funksionet e tyre zyrtare nė Ēamėri, duke u mbėshtetur nė Vermahtin gjerman”. Mirėpo, autoritetet gjermane mbanin njė qėndrim tė dyfishtė. Sipas kėtij qėndrimi, gjermanėt nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinė e kėshillit krahinor ēam, ē’ka presupozonte njohjen e administratės shqiptare. Nga ana tjetėr, nuk i jepte pėrgjigje tė prerė as qeverisė sė Ralisit. Megjithatė, nė heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punėn e kėshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetėsisė nė krahinė, gjė qė u interesonte edhe gjermanėve.

Nacionalistėt shqiptarė ēamė nuk pėrkrahnin pėrpjekjet e oficerit anglez tė ndėrlidhjes pėr njė marrėveshje bashkėpunimi me grupin nacionalist tė Zervės, pasi ata synonin bashkimin e Ēamėrisė me Shqipėrinė, ndėrsa pėrkrahėsit e Zervės e kundėrshtonin me ēdo mėnyrė njė gjė tė tillė. Madje, zervistėt prisnin rastin e volitshėm pėr njė sulm vendimtar mbi Ēamėrinė, pėr tė ushtruar mbi tė shfarosjen kombėtare. Pėr tė realizuar synimet e tyre, nacionalistėt ēamė bėnė pėrpjekje pėr t’u lidhur me Shtabin Aleat tė Mesdheut, pėr tė mėnjanuar rrezikun zervist pėr fatin e Ēamėrisė. Njė qėndrim tė tillė e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. Sipas raporteve, qė i kanė ardhur tė dėrguarit tė posaēėm tė Rajhut, Nojbaherit, vėrenin gjermanėt - grupi nacionalist shqiptar po punon pėr t“ia aneksuar Ēamėrinė Shqipėrisė”. Nė pėrgjigje tė kėtij telegrami, pohohet me gojėn plot se “ky grup ėshtė gati tė lidhet me kėdo, mjaft tė bashkojė Ēamėrinė me Shqipėrinė”. Rreziku i njė raprezaljeje nga shovinistėt e Zervės i bėn mė tė vetėdijshėm nacionalistėt ēamė qė tė ngulnin kėmbė nė pikėpamjen e tyre se rruga e bashkimit tė tyre ishte rruga e bashkimit tė forcave politike shqiptare.

MUKJA, RRITET SHPRESA E ĒAMĖVE

Edhe pse Marrėveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH nė mėnyrė tė njėanshme, nacionalistėt ēamė i referoheshin asaj si e vetmja rrugė pėr tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare shqiptare. Pėr kėtė ata bėnė disa herė thirrje pėr tė shmangur luftėn vėllavrasėse dhe pėr bashkimin e tė gjitha forcave pėr mbrojtjen e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė kuadėr dhe atė tė Ēamėrisė. Nė njė letėr, qė Nuri Dino i dėrgonte, mė 21 shkurt 1944, Shefqet Peēit, konstatonte se nė Greqi po bėheshin pėrpjekje pėr bashkimin e dy forcave kryesore politike tė EAM-it dhe EDES-it, me synimin qė “grekėrit tė shkatėrrojnė Shqipėrinė edhe nėn maskėn komuniste...”. Dhe mė tej, ai i kujton Sh.Peēit se “mjaft gjak shqiptari vaditi tokėn tonė, mjaft larg u dėgjua afshi i popullit tonė pėr liri dhe kjo mjafton pėr tė nesėrmen, por e nesėrmja duhet tė na gjejė tė bashkuar mė shumė se kurrė”. Thelbin e kėsaj letre e pėrbėnte kėrkesa kėmbėngulėse pėr bashkim “pėr hir tė gjakut qė na bashkon dhe tė zakonit, qė s’mund tė na ndajė”. Ai kėrkonte mendimin pėr bazat e bashkimit, por me “kusht qė tė mos preken parimet tona dhe karakteri kombėtar”. Pėrballė bashkimit tė armiqve tė kombit shqiptar, njė qėndrim i tillė pėr bashkimin e forcave politike shqiptare ishte mėse i justifikuar. Por njė gjė e tillė nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalēlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Nė anėn tjetėr, popullsia ēame gjendej pėrballė veprimtarisė sė ethshme antishqiptare tė EDES-it tė Zervės, i cili e kėrcėnonte atė me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u pėrpoq ta pėrdorte popullsinė ēame si forcė kundėr ELLAS-it.

Kjo manovėr djallėzore synonte sė pari, ta fuste popullsinė shqiptare nė kurthin e luftės midis forcave politike nė Greqi, sė majtės ekstreme dhe sė djathtės ekstreme, me synimin qė cilido tė ishte rezultati i konfrontimit politik nė Greqi, tė krijohej preteksti dhe koniunktura e pėrshtatshme politike pėr shfarosjen dhe dėbimin e saj. Sė dyti, tė shtonte forcat pėr tė goditur EAM-in kundėrshtar, pra ta pėrdorte popullin shqiptar si mish pėr top. Nė bisedimet e zhvilluara nė fshatin Mininė, mė 3-6 korrik 1944, tė dėrguarit e Zervės i parashtruan popullsisė ēame ēarmatimin e plotė, mobilizimin e pėrgjithshėm nė radhėt e EDES-it, si dhe tė pranonin pushtetin e EDES-it nė Ēamėri. Populli ēam u gjend nė pozita tė vėshtira. Ai nuk pranoi tė futet nė luftėn midis forcave rivale nė Greqi dhe si ndėshkim Zerva filloi ndaj kėsaj popullsie sulmin e pėrgjithshėm tė 8 korrikut 1944. Ky fakt pohohet dhe nė letrėn e Kėshillit Antifashist tė Ēamėrisė dėrguar: Qeverisė greke tė Bashkimit Kombėtar, Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Mesdheut, Qeverive tė Fuqive tė Mėdha, Komitetit Qendror tė EAM-it, Guvernatorit tė Epirit, Komitetit Panepirot tė EAM-it. Ka mjaft dokumente me dėshmi tė emigrantėve ēamė lidhur me krimet e forcave zerviste.

Luan Kondi
Panorama, 16 Nentor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.