Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kush jeton per te luftuar nje armik, ka interes ta lere te jetoje.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 77 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Pėrsosmėria e Shqiptares 13 vjeēare nė tenis
Postuar nga: Skampa

Sport Biznesi gjerman ia ka shtruar rrugėn e saj me dafina tė arta, nėse ajo pranon tė luajė pėr Gjermaninė, duke i dėrguar asaj vazhdimisht oferta dhe kontrata tė majme, qė do t'i sigurojnė Danielės njė tė ardhme tė sigurtė nė majėn e tenisit botėror. Por, Daniela sė bashku me babanė e saj Martin Islamaj, qė ėshtė dhe njėkohėsisht stėrvitėsi i saj, nuk i kanė pranuar kėto oferta, duke i refuzuar ato vazhdimisht, sepse pranojnė tė luajne vetėm me ngjyrat e atdheut tė tyre.

Krenaria shqiptare dhe patriotizmi i familjes Islamaj ka triumfuar deri tani mbi smirėn monetare tė ofruar nga tė huajt, duke pasur shpresėn se do tė kenė mbėshtetje shqiptare. Por, nė Shqipėri flejnė duke mos ditur se ēfarė ndodh pėrtej hundės sė tyre. Nga Olimpiku shqiptar nuk ka ardhur asnjė lloj mbėshtetje pėr stėrvitjen dhe tė ardhmen e Danielės nė sportin mjaft tė kushtueshėm tė tenisit, qė sė bashku me golfin dhe hipizmin, konsiderohen si "Sporte pasanikėsh", mbasi ushtrimi dhe aktivizimi nė kėtė sport (dhe vetėkuptohet edhe fitimet), i bėjnė si me tė shtrenjtit nė botėn sportive. Dhe kjo, aq mė tepėr pėr tenisin, mbasi ai mbetet si sporti vetjak mė reklamues dhe mė i vėshtirė mbasi nė tė, ndryshe nga sporte inviduale tė tjera si boksi, atletika, peshėngritja etj., ai nuk
ėshtė i ndarė nė shumė kategori, por nė tė marrin pjesė tė gjithė nė njė kategori tė vetme dhe mė i miri ėshtė realisht mė i miri i tė gjithė sportistėve nė botė qė ushtrojnė tenisin. Vendi i parė do tė thoshte tė jesh nė krye tė elitės mė tė mirė tė zgjedhur nga qindra miliona teniste nė mbarė botėn. Dhe vajza shqiptare, Daniela Islamaj, ėshtė futur nė kėtė elitė, duke zėnė deri pak mė parė vendin e 23-tė nė Botė pėr moshėn e saj U-14 dhe vendin e parė nė Gjermani. Suksesi i saj ėshtė njė mrekulli e vėrtetė, duke marrė parasysh se ajo ka arritur deri kėtu me forcat dhe mbėshtetjen vetėm tė familjes sė vet dhe nė mėnyrė tė veēantė tė babait tė saj, qė luan dhe rolin e trajnerit pėr tė.

Por, me sa duket, kjo mrekulli do tė mbesė pėr ne vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr, mbasi e ardhmja e saj nė kėtė sport kėrkon njė investim financiar, qė ėshtė i papėrballueshėm pėr familjen e saj. Zgjidhja e vetme ėshtė ajo qė ka ngjarė nė rininė e tyre me tė gjithė sportistėt e njohur botėrorė: Sponsorizimi i tyre nga afaristė, ose nga shteti, pėr tė cilin luajnė. Afaristė, kompani tė ndryshme gjermane dhe Federata gjermane i janė gjendur pranė Danielės, me kontrata tė ndryshme sponsorizuese, por qė nė thelb ato kanė njė kusht tė pėrbashkėt: pėrfaqėsimin nėn ngjyrat gjermane. Kjo bėhet pėr arsye sepse produkti, qė do tė reklamojė Daniela, do tė shitet nė Gjermani dhe nėse Daniela luan pėr ndonjė pėrfaqėsuese tjetėr, ajo nuk ėshtė dhe aq e njohur dhe interesante sa duhet pėr publikun dhe konsumatorin gjerman.

Nga atdheu i saj Shqipėria nuk ka ardhur pothuajse asnjė pėrgjigje serioze pozitive, lidhur me mbėshtetjen e saj, deri sa ajo tė eci me kėmbėt e veta. Nė verėn e kaluar, Daniela sė bashku me babanė e saj Martinin ishin nė Shqipėri nė njė vizitė pushuese si dhe pėr tė bindur sponsorizuesit e saj tė mundshėm, se investimi i tyre nė karrierėn e saj do tė jetė shumė fitimprurėse pėr ata vetė si dhe pėr prezantimin e Shqipėrisė nga ana e saj e mirė. Martini shkoi edhe nė Ministrinė e Kulturės dhe tė Sporteve pėr tė kėrkuar njė bursė pėr Danielėn, por pėrveē premtimeve boshe nuk mori asgjė me vete. E njėjta gjė ndodhi edhe me disa afaristė shqiptarė, nga tė cilėt, me gjithė pasurinė e pamasė tė tyre, askush nuk afroi seriozisht bashkėpunimin e tij, ndonėse ajo do tė ishte si njė kokėrr rėre nė njė plazh, duke pasur parasysh shumėn qesharake qė i nevojitet Danielės nė krahasim me mundėsitė qė do tė mund tė ofronin ata. Dhe tė mos harrojmė se nė Shqipėri, ashtu dhe si nė shumė vende evropiane ekziston njė ligj pėr sponsorizimet e sportistėve shqiptarė tė talentuar, ku nė bazė tė tij, shuma e ofruar nga sponsorizuesi hiqet nga taksa financiare qė ai i paguan shtetit shqiptar. Pra, ēdo lloj mbėshtetje pėr Danielėn nuk do tė hiqej nga fitimi i sponsorizuesit, por nga ajo qė ai ka paguar mė parė ndaj shtetit.

Kohėt e fundit, Danielės i ėshtė paraqitur dhe mundėsia qė ofron njė miliarder nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili nėn ndjenjėn e patriotizmit pėr vendin e tij, i ka bėrė njė ofertė "pėrrallore" disa tenisteve tė reja tė talentuara tė huaja qė tė pėrfaqėsojnė nė tennis vendin e tij arab, me qėllim qė tenisi tė bėhet akoma mė i njohur midis rinisė arabe. Dhe kjo, jo mė kot, mbasi dihet se sporti i tenisit dhe yjet e saj janė dhe yjet e reklamimit dhe tė medias, si dhe asaj qė quhet "Shoubiznes". Kėshtu, nė realitet ēdo qindarkė e hedhur pėr finacimin e kėtyre sportistėve tė talentuar do tė kthehet njėmijėfish nga reklamimi qė ata do t'i bėjnė vendit tė tyre nė mbarė botėn dhe gjithashtu produketeve tė ndryshme tė biznesit tė tyre.

Por, me sa duket, Shqipėria nė kėtė fushė tepėr tė rendėsishme tė zhvillimit, jo vetėm nuk bėn pjesė nė Evropė, por ndodhet diku mbas vendeve tė treta, tė cilat edhe ato po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė, duke shfrytėzuar dhe sportin tė rrisin nivelin e tyre ekonomik dhe kulturor. Mosmbėshtetja e Danielės nga shteti zyrtar Shqiptar apo financierėt shqiptarė, do ta detyrojnė kėtė vajzė tė talentuar dhe familjen e saj qė tė pranojnė njė nga ofertat e huaja, qė i afrohen asaj vazhdimisht. Ata do tė pranojnė jo dhe aq pėr fitimet kolosale monetare, por mė tepėr pėr tė siguruar tė ardhmen e suksesshme tė Danielės nė njė sport, ku vetėm njėri ėshtė nė krye dhe tė gjithė tė tjerėt renditen poshtė tij.

"E ardhmja e Danilės ėshtė e pasigurtė, sepse ajo ėshtė nėn presionin e vazhdueshėm tė ofertave qė vijnė nė adresė tė saj". Kėshtu ėshtė shprehur i ati i tenistes mė tė talentuar shqiptare, Daniela Islamaj, qė rrezikon konkurrim nė turne tė ndryshme nėn flamuj tė vendeve tė tjera. Ėshtė njė trill i
njė personi tė vetėm, qė dėshrion tė bėjė diēka mė shumė pėr rininė e vendit tė tij. Na ka shkaktuar disa netė pa gjumė, pa mundur ta zgjidhim dilemėn. Vetėm pėr njė gjė mė vjen keq: pse ky tė mos jetė njė shqiptar". Njė shqetėsim ai i Martin Islamajt, qė i shtohet dhe ai i shkollimit tė Danielės, qė tashmė ėshtė kthyer thuajse me korrespondencė. "Janė njė sėrė faktorėsh, tė cilėt funksionojnė vetėm nėse janė tė lidhur me njėri-tjetrin, nėnvizon Martini, qė Daniela tė stėrvitet gjatė gjithė ditės, ajo duhet tė kalojė nė njė shkollė me korrespondencė. Ne edhe tani i filmojmė pothuaj tė gjitha seancat stėrvitore si dhe ndeshjet e Danielės dhe i analizojmė mė vonė, gjė qė pėrbėn pjesėn teorike tė pėrgatitjes taktike". Njė gazetar nė Gjermani e ka ngacmuar tė atin e Danielės me njė pyetje rreth Shqipėrisė, se "pse ngulni kėmbė qė Daniela tė luajė pėr Shqipėrinė? Tenisi ėshtė njė sport internacional dhe pėr tė do tė ishte mė e lehtė po tė pėrfaqėsonte Gjermaninė". Martini nuk bie pre e pyetjes dhe pėrgjigjet me tė njėjtėn monedhė: "Ndarja fizike nuk do tė thotė patjetėr edhe ndėrprerje e lidhjeve shpirtėrore me atė qė ke lėnė pas. Duke ndjekur ndryshimet qė ndodhin nė Shqipėri, unė e ndiej si detyrė morale qė secili prej nesh duhet tė jape ndihmesen me mėnyren e vet qė ky vend tė pėrparojė".

Gazeta Panorama
25 Nentor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.