Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Martesa eshte nje duel i vertet ku, per te triumfuar mbi kundershtarin, duhet patur vemendja ne cdo moment; sepse po pate fatkeqsine te kthesh koken, shpata e beqarise ju shpon nga njera ane ne tjetren.
--- Balzak

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 64 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Intimitet :: Ylli i kinemasė gjermane, nipi i Aleksandėr Moisiut
Postuar nga: Albo

Intimitet Gedeon Burkhard, ylli i kinemasė gjermane, ėshtė pasardhės i aktorit tė madh me origjinė shqiptare Aleksandėr Moisiu. Veē shėnimit tė kėtij fakti nė biografinė e aktorit tė njohur, njė deklaratė e drejtpėrdrejtė, ėshtė bėrė nga ana e tij pak ditė mė parė nė Vjenė. Djaloshi i guximshėn tek “Oktapodi 7”, qė zbulon rrėnjėt e mafias italiane dhe rrėfen tė vėrtetat nė valėt e radios sė tij “Tam-Tam” apo “Komisari REX” mund t“i sjellė ndėrmend lexuesit aktorin karizmatik tė kinematografisė gjermane.

Admirina Peēi

Ai tani ėshtė vetėm 34 vjeē dhe ėshtė nė kulmin e karrierės sė tij artistike. Nė filmografinė e kėtij artisti shėnohen dhjetėra filma e seriale nga mė tė ndjekurit nė Evropė. Por cilat janė rrethanat, kur Gedeon Burkhard deklaroi origjinėn e tij shqiptare, si njė pasardhės i denjė i Aleksandėr Moisiut?

Zbulimi i rrėnjėve tė artistit

Para pak ditėsh, mė 24 maj 2003, nė Teatrin Popullor tė Vjenės, pėrkujtohej aktori i madh Aleksandėr Moisiu. Ndėr tė pranishmit e shumtė nė sallė: gjermanė, austriakė e shumė diplomatė tė huaj, ishte edhe Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu dhe disa pėrfaqėsues tė tjerė shqiptarė. Ndėr ikajaket e shumta nė atė sallė teatri nė Vjenė, janė shfaqur edhe njė grua fisnike sė bashku me djalin e saj, i cili nė fakt nuk ėshtė shumė i njohur pėr spektatorin shqiptar, megjithėse ėshtė kthyer nė njė idhull kinemaje pėr publikun e gjerė gjerman, austriak, italian etj. Djaloshi quhet Gedeon Burkhard, njė aktor mė njė sėrė rolesh tė rėndėsishme nė kinema dhe seriale televizive. Ndėrsa e ėma e tij me pamjen prej fisnikeje, ėshtė po ashtu njė aktore e njohur nė Gjermani. Ajo quhet Elisabeth Molo. Prania e tyre nė kėtė aktivitet kushtuar aktorit Aleksandėr Moisiu ka qenė njė ngjarje pėr tė gjithė tė pranishmit nė atė ceremoni. Ata janė pritur me duartrokitje dhe kanė ndjekur me shumė emocione aktivitetin pėr nder tė aktorit Moisiu.

Pikėrisht nė kėtė aktivitet, Gedeon Burkhard ka gjetur rastin tė pėrshėndetet edhe me Presidentin shqiptar, Alfred Moisiu. Gjatė shtrėngimit tė duarve me Presidentin Moisiu, Gedeon ėshtė shprehur: ”Jam i lumtur qė m“u dha rasti qė tė njihem dhe tė takohem me tė afėrmit e mi shqiptarė, tashmė njė President”. Pas kėsaj, Presidenti Moisiu dhe aktori, qė nė biografinė e tij zyrtare nė internet thotė me krenari se ėshtė nip i Aleksandėr Moisiut kanė vazhduar bisedėn me detaje tė tjera rreth familjeve tė tyre. “Do tė vij shumė shpejt nė Shqipėri”, i ėshtė pėrgjigjur aktori Burkhard ftesės sė Presidentit, duke shtuar se ka shumė dėshirė tė njohė mė nga afėr vendlindjen e gjyshit tė babait tė tij, trashėgiminė dhe talentin artistik tė sė cilit e konsideron bazė tė suksesit tė tij.

Aktori me fėmijėri rebele

Gedeon Burkhard lindi nė Munih, mė korrik 1969. Qė i vogėl, ai kishte vendosur tė bėhej aktor. Atėherė, ai ishte vetėm 8 vjeē. Por dy vite mė vonė, nė moshėn 10-vjeēare, ai qėndroi pėr herė tė parė para kameras dhe luajti nė dy filma tė suksesshėm gjermanė tė viteve tė shkuara nė rolet krysore. Puna mė e arrirė e kohės sė tij kur ka qenė aktor nė fėmijėri ka qenė ajo te “Gjaku dhe nderi-rinia nėn regjimin e Hitlerit”, me regji tė Bernd Fischerauer, njė film qė ėshtė nderuar me shumė ēmime dhe ėshtė ndjekur nė gjithė Botėn.

Por Gedeon, tashmė simbol i aktorit simpatik, djaloshit tė edukuar dhe tė sjellshėm, nė tė vėrtetė nė fėmijėrinė e tij ka qenė tip krejt tjetėr. Pėr shkak tė talentit tė tij natyral dhe dėshirės pėr ta pėrdorur atė me shokėt e tij jashtė rregullave strikte tė shkollės, Gedeon u largua dy herė nga shkolla. Atė e cilėsuan si njė nxėnės shumė problematik dhe i padisiplinuar. Tė gjtihė mėsuesist dhe kolegėt e tij kujtojnė tashmė nxėnėsin rebel tė pabindur, qė preferonte imitimin e aktorėve tė kohės nė orėn e matematikės.

Familja Burkhard, tė gjithė artistė

Gedeon nuk ėshtė i vetmi anėtar i familjes qė ka zgjedhur profesionin e aktorit. Nė faqen e tij zyrtare nė internet aktori shkruan se ėshtė stėrnip i aktorit me famė botėrore Aleksandėr Moisiu, mė i famshmi i teatrit tė Vjenės nė kohėn e tij. Po ashtu, Gedeon deklaron se ėshtė nip i producentit tė njohur, Konrad Von Molo. Edhe nėna e tij, Elisabeth Molo, ka njė jetė tė tėrė nė kinematografi. Ndėrsa pėr Gedeon, jeta e tij artistike nuk ka qenė e lidhur vetėm me aktrimin. Pas dy filmave tė fėmijėrisė sė tij “Teze Maria” nė vitin 1979 me regji tė Volfgang Panzer dhe “Gjak dhe nder–Rinia nėn regjimin e Hitlerit” nė vitin 1980, me regji tė Bernard Fischerauer, Gedeon vendos tė merret me balet. Por ky pasion i rinisė sė hershme tė tij do tė ndėrpritej shumė shpejt nė mes. Mėsimeve tė baletit ai iu kushtoi mjaft kohė nga kėto vite, madje edhe kėrceu pėr disa kohė, por, pas njė aksidenti, ai u detyrua qė tė largohej pėrfundimisht nga bota e baletit, pėr t“ķu kushtuar kinematografisė. Sot Gedeon Burkhard ėshtė njė artist qė merret mė shumė me kinemanė dhe televizionin. Pas largimit tė Tobias Moretti, ai u pėrzgjodh ndėr rreth 250 aktorė nga Gjermania dhe Austria, pėr ta zėvendėsuar atė te “Komisar Rex”.

“Komisar Rex”, kulmi i karrierės

Me filmin “Kleine Haie” (”Peshkaqenė tė vegjėl” 1992), ai mori ēmimin mė tė rėndėsishėm artistik, tė karrierės sė deritanishme. Por, nė fakt Gedeon Burkhard, u bė i njohur nė Gjermani, Austri, Itali, Francė, e deri-diku edhe nė Shqipėri me serialin policor “Komisari REX”. Filmi i realizuar nga njė grup regjisorėsh, producentėsh dhe kineastėsh italianė zgjati shumė vite dhe pėr shkak tė suksesit, ekipi realizues u detyrua tė vazhdojė me seri tė reja. Ky serial i ka fillimet e tij nė vitin 1994, ndėrsa seritė e tij mė tė fundit janė realizuar nė vitin 2001. Pra, shėnohen shtatė vjet sukses nė kinematė dhe ekranet televizive tė Evropės. Sė fundi, pėr shikuesit e ekranit, ai mbahet mend tė jetė parė tek “I vetėm kundėr mafias” nė “La piovra 7”, nė rolin e djaloshit qė drejton radion “Tam-Tam”, pėrmes sė cilės publikon gjithė krimet dhe prapaskenat e lojės mafioze.

Zhgėnjimi nė Hollivud

Edhe Gedeon tentoi tė trokasė nė Hollivud. Por ndieu pėrplasjen e dyerve tė rėnda dhe zhgėnjimin prej tij. Si shumė aktorė tė tjerė evropianė, edhe Burkhard i kushtoi vite tė tėra ėndrrės amerikane. Nė kulmin e karrierės sė tij si aktor nė Gjermani, ai u zhvendos nė Los Angelos, me qėllimin pėr tė hyrė nė botėn e kinemasė sė Hollivudit. Por, megjithė talentin dhe famėn e madhe evropiane, ai nuk arriti tė depėrtojė nė kulisat e Hollivudit. Kjo gjė e zhgėnjeu mjaft dhe e detyroi tė kthehej sėrish nė Evropė, aty ku kishte korrur suksesin e gjithė atyre viteve karrierė. Por, nuk preferoi tė kthehej sėrish nė Gjermani, ku luajti filmat e parė dhe as nė Itali, ku u bė mjaft i njohur me serialet e shumta kundėr mafias. Zgjedhja e tij, pas zhgėnjimit nė Hollivud ishte Vjena, kryeqyteti austriak dhe vendi ku ka nisur karriera e gjatė dhe e jashtėzakonshme e paraardhėsve tė tij. Aktualisht Gedeon Burkhard ėshtė nė proces tė realizimit tė dy filmave tė tjerė dhe ka nėnshkruar njė seri kontratash me stacionet televizive dhe producentė tė njohur nė Gjermani, Austri dhe Itali.


Biografia e Gedeon Burkhard

Ka lindur njė tė enjte, mė datė 3 korrik tė vitit 1969
Vendlinda e tij ėshtė Mynihu, Gjermnai
Babi i tij quhet Volfgang Burkhard
Nėna e tij quhet Elisabeth Molo
Ėshtė djalė i vetėm, pa motra dhe vėllezėr
Ėshtė 1.78 m i gjatė
Peshon 72kg
Ngjyra e syve ėshtė kafe e errėt
Nė gjendjen civile rezulton i divorcuar
Nuk ka fėmijė
Aktualisht banon nė Vjenė
Hobi i tij ėshtė golfi
Ushqimi i preferuar Spageti
Shenja e veēantė e aktorit ėshtė njė tatuazh i vogėl nė formė zemre nė supin e majtė
Ndėrsa ėndrra e tij ėshtė tė luajė Xhejms Bondin
Adresa e tij ėshtė: Gedeon Burkhard c/o Elisabeth von Molo, Nymphenburger Strabe 154 80634 Munchen, Deutschland

Filma ne kinema e TV

1979 ”Teze Maria”, me regji tė Volfgang Panzer
1980 ”Gjak dhe nder–Rinia nėn Hitlerin”, me regji tė Bernd Fischerauer
1981 ”... dhe po vjen posta, Regie: Georg Tressler
1984 ”Dritat e veriut – Historitė midis Vatt dhe Valėve”, me regji tė Volfgang Staudte
1986/87 ”Vetėm pėr autobusė”, me regji tė Volfgang Liebeneiner
1987 ”Skautisti”, me regji tė Peter Fratzscher ”Pasagjeri - Uellkome to Germany” (Ritorno a Berlino) me regji tė Thomas Brasch
1989 ”Magjistari i vogėl”, me regji tė Dieter Deventer ”Dy gra”, me regji tė Carl Schenkel
1990 ”Aventurat e reja tė bukurisė sė zezė”, me regji tė John Crome, Mike Smith, Chris Bailey, Catherine Millar, Murray Nevey ”Sheshxhirimi Kisha”, me regji tė Jörg Grünler ”Bukuria qė fle”, me regji tė Stanislav Parnicky
1991 ”Kolieri”, me regji tė Frantisek Filip
1992 ”Peshkaqenėt e vegjėl”, me rejgi tė Sönke Vortmann, i cili ka marrė ēmimin e filmit bavarez si producenti mė i mirė.
1993 ”E ēngjyrosur”, me regji tė Katja von Garnier ”Takim nėn shi”, me regji tė Marco Serafini ”Im shoq ėshtė hobi im”, me regji tė Celino Bleivei ”Dashuri vere”, me regji tė Iris Gusner ”Komisari Rex - Amok”, me regji tė Bodo Fürneisen
1994 “SOKO 5113 - Polterabend”, me regji tė Jobst Oetzmann ”La Piovra VII” (I vetėm kundėr mafias), me regji tė Luigi Perelli ”Afare”, me regji tė Jacques Breuer
1996 ”Policia 110", me regji tė Bodo Fürneisen ”Magenta”, me rejgi tė Gregory C. Haynes ”Uhich Uay to Oz”, me rejgi tė James D.R. Hickox ”Kujt i pėrket Tobias”, me rejgi tė Gloria Behrens ”Prej dhe nga”, me regji tė Vivian Naefe
1997/98 - 2001 ”Komisar Rex”

Votat e gjermaneve
Gedeon mashkulli mė i bukur


Me hiret e njė mashkulli potent dhe tejet tėrheqės nė albumin fotografik, publikuar nė internet, Gedeon shfaqet pėrveēse si aktor edhe si njė model i suksesshėm. Me pamjen e tij, Burkhard ka tėrhequr vėmendjen dhe ka fituar simpatinė e shumicės sė agjencive tė modės nė Gjermani dhe vende tė tjera tė Evropės, tė cilat vazhdojnė tė ofrojnė kontrata tė majme pėr albume fotografish, kalendare etj.

Kulmi i shpėrthimit tė famės sė tij si fotomodel ishte viti 1998, kur pas njė anketimi tė bėrė nga gazeta mė e shitur nė Gjermani ”Bilt-Zeitung”. Nė kėtė anketim, Gedeon Burkhard fitoi ēmimin e mashkullit mė tė bukur dhe mė tė votuar nga femrat gjermane.


Ēmime te fituara

Nė vitin 1992 fiton ēmimin e filmit tė Bajern si aktori mė i mirė nė filmin “Kleine Haie” (“Peshkaqenė tė vegjėl”)
Nė vitin 1999 me serialin “Romy” fiton ēmimin e heroit mė tė mirė social
Nė vitin 1998 u zkgjodh nga juria e gazetės gjermane "Bild" si mashkulli mė i pėlqyer nė Gjermani


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.