Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėj shyqyr tė paktės, qė tė vijė e shumta
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 104 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Letersi :: Shartimi
Postuar nga: Fiori

Letersi Pėr kėnaqėsinė e tė gjithė sipmatizantėve tė Franz Kafkės sė shpejti nė faqet e Albasoul do tė bėhen publike njė pjesė e dorėshkrimeve tė tij.
Nė kėtė artikull mund tė lexoni Shartimi, mundėsuar pėr komuntetin nga Elinda Marku.

Kam nje kafshe te cuditshme; gjysem mace, gjysem qingj. E kam trasheguar nga im ate, po ajo eshte zhvilluar qe kur e mora une; me pare ishte me shume qingj se sa mace. Tani eshte gjysem ashtu gjysem keshtu. Nga macia , ka koken dhe kthetrat; nga qingji-ka trupin dhe formen, nga te dyja ka syte, qe jane te perqndruar dhe te eger, qimen te bute e te shkurter, levizjet qe jane edhe kercime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri ne parvaz te dritares, gerrhet dhe mbidhet kutulaē; ne livadh rend si e cmendur sa mezi mund ta zesh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur eshte perpara nje qingji sulmon. Kur ndrit hena bredh neper ulluke se ajo eshte rruga qe i pelqen me shume. Nuk di te mjaullije dhe ndjen neveri per minjte. Mund te qenroi me ore e shtrire para pularise, po kurre s'ka perfituar nga rasti qe te mbyse ndonje shpend.
E ushqej me qumesht e sheqer, se ai i ben mire. Ajo e thith me hurpa te medha, duke e kaluar ne mes te dhembeve si te nje shtaze te eger. Kjo gje i terheq shume femijet. Te dielen ne mengjes kam vizita. Une mbaj ne mes te gjunjeve kafshen e vogel, kurse perqark zene vend femijet.
Ata bejne pyetjet me te cuditshme, te cilave askush nuk mund tu pergjigjet. Pse ka vetem nje kafshe te tille? Pse ajo eshte pikerisht ne doren time? A ka pasur para saj ndonje kafshe te ketij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Une nuk e vras mendjen ti pergjigjem, po vetem u tregoji ate qe kam. Nganjehere femijet sjellin mace, nje here sollen dy qingja.Ndryshe nga c'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonje shenje njohjeje.Kafshet veshtruan njera tjetren me qetesine me te madhe; ata e quajten ezksitencen e tyre si nje dhurate e Krijuesit.
Kur eshte ne prehrin tim kafsha e vogel nuk njeh as frike, nuk eshte agresive. E ndjen veten shume mire kur ndodhet prane meje, e ngjeshur tek une. Eshte e lidhur me familjen qe e ka rritur.S'eshte ndonje besnikeri e jashtezakonshme, po me shume instikti i nje kafshe qe, megjitheate ka shume farefis, nuk ka asnje shok ne tere boten dhe e quan te shenjte mbrojtjen qe ka gjetur tek ne.
Me ze gazi kur e shikoj qe nuhat, me rreshqet ne mes te kembeve, po nuk mundet ta kryeje ate veprim. Mbase eshte e pakenaqur qe eshte mace edhe qingj dhe kerkon te jete edhe qen! Nje dite kur une, s'po iu jepja dot rruge halleve te mija tregtare dhe pasojave qe vijne prej tyre- dhe pasi desha ti heq qafe, u mbylla ne shtepi dhe u shtriva ne kolltuk, me kafshen e vogel nder gjunje; kur ula koken vura re se lotet rridhin mbi mustaqet e saj te bardha.Ishin lotet e mija apo te sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte deshira njerezore? Une nuk kam trasheguar shume , por duhet te them se kjo kam dicka vlen.
E them serizosht.
Kafsha ka shqetesimet e te dyve, te maces dhe te qigjit, sado te ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushte brenda lekures ku ndodhej. Nganjehere krecen nga nje karrike qe me ven kembet ne sup dhe perplas turirin ne veshin tim. Duket sikur me thote dicka dhe vertete pastaj largohet dhe, me sheh ne fytyre per te pare pershtypjen qe me ka bere ajo qe me tha. Qe t'ia bej qefin tund koken dhe bej sikur e kam kuptuar. Atehere ajo hidhet ne dysheme dhe vallezon rreth meje.
Mbase thika e kasapit mund te jete shpetimi per te, po pasi e kam trashegim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet te prese diten, kur ti mungoje fryma, megjithese nganjehere me veshtron me sy aq njerezor, sikur me fton te kryej nje veprim te arsyeshem.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.