Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo e pėrpjetė ka njė tatėpjetė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 157 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Art :: Opera Skėnderbeu e Vivaldit nė Tiranė
Postuar nga: Skampa

Art Pėr herė tė parė shfaqet e plotė nė skenėn Shqiptare.



Diku, nė fillim tė viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi njė opera pėr Skėnderbeun. Ishte njė vepėr me njė histori tė ndėrlikuar. Ajo nuk qėndroi gjatė nė skenė e prej atėherė e deri nė ditėt tona ka mbėrritur e cunguar. Njė pjesė e saj ka humbur dhe tashmė kanė mbetur vetėm katėr arie dhe dy recitime (rreth 60 faqe tė ruajtura). Kjo pjesė e veprės do tė vihet pėr herė tė parė e plotė nė Shqipėri me 18 dhe 19 Dhjetor nga Kori Femėror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisė sė Arteve nė Tiranė, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako. Koncerti ėshtė pjesė e programit tė stinės koncertore “Alegreto Albania” dhe jo rastėsisht ėshtė zgjedhur pėr t’u vėnė nė skenėn shqiptare e plotė, pas kaq e kaq vitesh. Besim Petrela, njė nga organizatorėt dhe nsimetaret pėr ta sjellė kėtė operė nė Tiranė thotė se njė pjesė e vogėl e saj ėshtė luajtur edhe nė “97-ėn. Ndėrsa kėtė herė ajo ekzekutohet krahas veprės Skėndėrbeu tė Prenk Jakovės.

SI LINDI OPERA SCANDERBEG
Vepra e Vivaldit u shfaq pėr herė tė parė mė 22 Qershor tė vitit 1718, me rastin e hapjes sė Teatrit tė Firences Teatro di via della Pergola. Ky institucion i rėndėsishėm, i cili vepronte qė prej vitit 1657 me emrin Teatro dell Academia degli Immobili, ishte i njohur si institucion i hapur pėr tė reja, mė sė tepėrmi pėr ato qė vinin nga Venediku qė ishte vatra e krijimtarisė operistike italiane nga fillimi i shekullit XVII. Nė njė studim tė hollėsishėm (vitet “80) rreth kėsaj vepre, muzikologu i njohur kroat Ennio Stipēeviē, ka dhėnė gjithė atmosferėn nė kohėn e krijimit tė kėsaj vepre, bashkėpunimin pėr ngritjen e saj nė kėmbė, pse u nuk u vu mė nė skenė, pas njė sezoni tė vetėm qė u shfaq, etj.; (shumė tė dhėna tė kėtij studimi i kemi pėrfshirė nė kėtė shkrim).

Shfaqja e operės sė Vivaldit u realizua pas pauzės nė periudhėn prej 1712 deri mė 1718, kur u emėrtua Teatri i Firences. Nisur nga kronikat e kohės mėsohen shumė tė dhėna, qė janė tė rėndėsishme pėr ndriēimin e problematikės rreth operas Scanderbeg. Nga ditari nė dorėshkrim i F. Settimanit (dorėshkrimi ruhet nė arkivin shtetėror tė Firences, mėsohet se libretist i operės sė Vivaldit ishte Antonio Salvi, emri i tė cilit nuk gjendet nė libretin e shtypur. Por Salvin e pėrmendin edhe autorė tė tjerė si Pandolfini, Alacci, etj. Po nga kėto kronika mėsohet se kjo operė ėshtė vėnė nė teatėr rreth 18 herė rresht dhe nė krye tė ēdo tri ditėve. Por kjo vepėr mbeti nė repertorin e kėtij teatri vetėm njė vit. Mė pas ajo nuk u vu mė nė skenė.

Ruhen vetėm disa fragmente nga opera. Partiturat e operės nuk janė ruajtur plotėsisht dhe sot ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare nė Torino. Autografi i Vivaldit gjendet nė vėllmin e dytė tė koleksionit tė pėrmėndur, i cili pėrbėhet prej gjashtė kapitujve plotėsisht tė ruajtur tė muzikės. Janė katėr arie dhe dy recitime. Pėrveē aries sė parė tė gjithė fragmentet janė nga akti i dytė i operas. Ndėrsa nga akti i tretė nuk ėshtė ruajtur asgjė. Nė literaturėn italiane tė shumė viteve me radhė pėrmendet edhe e dhėna se partitura origjinale e operės SCANDERBEG gjendet diku nė Jugosllavi, madje e plotė, por kjo tezė nuk u vėrtetua nga kėrkuesit e vendosur rreth fatit tė kėsaj opere.

NJĖ NGA VEPRAT MĖ TĖ BUKURA TĖ VIVALDIT
SCANDERBEG ishte njė nga veprat mė tė bukura tė Vivaldit. Studiuesit e konsiderojnė dėm tė madh qė opera “Scanderbeg” ėshtė ruajtur vetėm nė fragmente, sepse pėr nga bukuria e muzikės, qė ėshtė shkruar nė kėto 60 faqe tė ruajtura, ėshtė e sigurt se kjo operė hynte nė radhėn e realizimeve mė tė mira operistike tė kompozitorit. Nuk dihet pothuaj asgjė pėr rrethanat nė tė cilat ėshtė shfaqur opera “Scanderbeg”, madje nuk dihet as cilat instrumente janė pėrdorur nė shfaqje. Por nga fragmentet e ruajtura dihet vetėm kaq, se janė pėrdorur: dy trompa, 2 oboa, violina e parė dhe violina e dytė, viola, violonat dhe basso continuo. Ndoshta kanė marrė pjesė nė ekzekutim edhe disa instrumente tė tjerė. P.sh. flautėt ose brirėt. Fragmentet e ruajtura muzikore janė cilėsuar si shumė investive sa u takon melodive, kurse freskia e tyre, ndoshta do tė jehojė edhe te publiku i sotėm.

NJĖ OPERA SCANDERBEG NĖ FRANCĖ
Njė opera me titull “Skanderbeg” ėshtė shfaqur nė Paris nė vitin 1735. Me atė rast vepra u shfaq 35 herė rresht. Libretist ishte Antuan Hudar d“la Mot, anėtar i Akademisė franceze, kurse muzikėn e kompozuan Fransua Rebel dhe Fransua Franker, qė ishin atėherė njė ēift i njohur dhe shumė i suksesshem kompozitorėsh. Nga ajo operė, qė u shfaq disa herė, janė ruajtur disa botime tė libretit dhe tėrė partitura e shtypur. Edhe pėr kėtė operė, sikurse pėr operėn e Vivaldit, ka shkruar at Vink Malaj dhe ka pasur mirėsinė tė na japė separatin e tij. Janė ruajtur shumė shėnime pėr interpretimin e kėsaj opere franceze mbi Skėnderbeun. Madje, e egzistojnė edhe skicat e disa kostumeve. Ėshtė menduar disa herė se do tė ishte mė e lehtė rikonstruktimi dhe inskenimi i kėtij “Scarderbeg”-u francez se sa opera e Vivaldit, e cila ėshtė ruajtur vetėm pjesėrisht.

OPERA U VU NĖ SKENĖ VETĖM NJĖ SEZON
Pse SCANDERBEG u hoq nga repertori? Mos ndoshta publiku ose punėdhėnėsit qė e ngritėn nė kėmbė kėtė opera ishin tė pakėnaqur nga diēka. Prandaj operan, pas njė suksesi qė zgjati njė periudhė tė shkurtėr, e hoqėn nga repertori? Ky ėshtė vetėm njė supozim, sepse shumė fakte tė tjera flasin ndryshe. Ennio Stipēeviē shėnon se opera “Scanderbeg” ishte opera e parė me tė cilėn Vivaldi iu paraqit publikut tė huaj. Deri mė atėherė ai ishte paraqitur vetėm para publikut tė tij nė Venedik. Ėshtė e sigurt se punėdhėnėsit ndoshta kanė qenė tė kėnaqur me muzikėn e Vivaldit si dhe me bashkėpunimin e tij me libretistin, sepse ata edhe tri herė tė tjera, pas operas “Scanderbeg”, bashkėpunuan nė tė njėjtin teatėr. E veē kėsaj, punėdhėnėsit kishin njė pasqyrė tė mėparshme tė veprimtarisė sė Vivaldit si kompozitor, pasi kėtė opera e kishin porositur pikėrisht tek ai. Nė tė vėrtetė opera SCANDERBEG u dha pikėrisht me rastin e rihapjes sė teatrit. Sidoqoftė, libreti i kėsaj opere nuk u mor nga asnjė kompozitor tjetėr, gjithashtu as Vivaldi nuk iu kthye mė kėtij libreti, sepse nuk e egzekutoi kurrė mė. Por shkaku mė i rėndėsishėm, i suksesit tė operas SCANDERBEG vetėm nė njė sezon duhet kėrkuar te situata politike e asaj kohe. Venediku luftoi shekuj tė tėrė kundėr turqve dhe gjithmonė kishte besim te mbrojtėsit e krishterimit tė Ballkanit. Si kundėrshpėrblim Vendiku ndonjėherė u dėrgonte edhe ndihmė nė njerėz ose tė holla. Ndonjėherė edhe thonin ndonjė fjalė lavdėrimi, por nė rastet mė tė shpeshta vetėm kėndonin. Pas betejave tė shumta me fitore, nė Venedik, por dhe shtetet e tjera tė vogla italiane, u bė interesante figura e Skėnderbeut. Por tregimi pėr princin shqiptar ashtu sikurse bėhej i vėrtetė nė shumė ēaste tė krizės dhe frikės sė Evropės para zgjerimit otoman, po aq shpejt bėhej jo interesant kur kalonte rreziku. Ky duhet tė ketė qenė shkaku kryesor pse opera SCANDERBEG u shfaq vetėm nė njė sezon. Kujtimi i trimit shqiptar nė disa caste mund tė ishte edhe i padėshirueshėm, sepse nėnkuptonte rrezikun turk. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse Vivaldi nuk iu rikthye mė kėsaj vepre, sikurse nuk iu kthye asnjė kompozitor tjetėr.

Admirina Peēi
Gazeta Panorama
26 Tetor 2003



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.