Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Pasuria eshte nje perendi qe nuk njohu kurre ateistet.
--- Senac

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: OSBE: Zgjedhjet lokale dėshtuan, zgjedhjet e reja nė prag
Postuar nga: Albo

Lajme Nė raportin mė tė fundit tė paraqitur nė Vienė nga kreu i prezencės sė OSBE-sė, thuhet se vazhdimėsia e qeverisė ėshtė nė dyshim dhe se zgjedhjet e parakohshme janė nė prag. Nė raport thuhet se zgjedhjet ishin problematike sidomos nė Tiranė dhe Durrės pėr shkak tė listave dhe KQZ-sė sė pabalancuar. Lipponen tha se me gjithė ndėrhyrjen e OSBE-sė, nuk u arrit balancimi i KQZ-sė. Po sipas tij listat ishin mė tė kėqija nė krahasim me zgjedhjet e tjera

Disa nga konstatimet kryesore tė OSBE

-Tensionet e pazgjidhura brenda shumicės socialiste kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė.

-Aktualisht, qeveria po funksionon pa dy ministra kyē, njė situatė e pėrshkruar nga kritikėt si antikushtetuese.

- Kongresi zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe kėtė herė do tė mbahet mė 12 dhjetor. Nėse nuk do tė gjendet asnjė zgjidhje, atėherė duket se zgjedhjet parlamentare tė parakohshme mund tė jenė njė mundėsi.

- Pėrfshirja e papritur nė bisedime me socialistėt e Partisė opozitare Demokrate tė Re mund tė kishte si pasojė rikonfigurimin e hartės politike. Ky preokupim i qeverisė me ndarjet e saj tė brendshme ngadalėsoi procesin e reformave.

- Mėnyra e gjetur e kandidatit kryesor tė opozitės, Spartak Ngjela (PD), i cili pėrshkoi pėrditė nė kėmbė lagjet e Tiranės, i vuri qytetarėt nė kontakt me njė politikan nė njė mėnyrė qė pak njihej mė parė.

- Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtij vullneti dhe suksesit tė procesit tė reformės zgjedhore, disa ēėshtje qė ishin zgjidhur nė mėnyrė tė suksesshme nėpėrmjet konsensusit, u bėnė problematike gjatė fushatės.

- Pėrpjekjet e Prezencės pėr tė mbėshtetur Presidentin nė vendosjen e njė Kodi Sjelljeje pėr tė gjitha partitė nė zgjedhje dhe nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur ēėshtjen e ekuilibrimit nė KQZ, nuk patėn sukses.

- Siē ėshtė vėrejtur edhe nė Raportin e Katėrt tė Pėrkohshėm tė OSBE/ODIHR-it, problemet kryesore dhe vonesat nė Tiranė rrezikuan minimin e vlerėsimit fillestar pozitiv tė vėzhguesve, nė tė cilin fillimisht deklarohej se kėto zgjedhje "shėnuan njė progres tė mėtejshėm nė pėrputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr zgjedhje demokratike"

- Rezultatet pėr Tiranėn mė nė fund u shpallėn pas 32 ditėsh, megjithatė, Prokuroria e Tiranės ka nisur dy hetime pėr tė shqyrtuar problemet e listave tė zgjedhėsve dhe pretendimet se materialet e qendrave tė votimit dhe tė KZQV-sė ishin falsifikuar.

- Megjithėse OSBE/ODIHR-i deklaroi fillimisht nė Konkluzionet Paraprake se nuk zotėronte prova pėr manipulim politik tė listave tė zgjedhėsve ose qė problemi mund tė kishte ndikuar nė rezultatet e zgjedhjeve, prova tė mėtejshme e ēuan atė nė pėrfundimin se listat e zgjedhėsve ishin nė fakt mė keq se nė zgjedhjet e mėparshme.

- Nisur nga shqetėsimet e ngritura edhe nga shumė palė nė lidhje me ndėrthurjen gjithnjė e mė tė madhe tė interesave tė biznesit me politikėn, kėrkohen pėrpjekje mė tė mėdha pėr transparencė, si deklarimi i pasurive dhe vendosja e kodeve tė sjelljes dhe etikės.

Qė nga raporti i fundit, klima politike pozitive e mėparshme, e dalluar pėr konsensus, ėshtė ngarkuar mė shumė pėr njė sėrė arsyesh. Sė pari, tensionet pėr shkak tė zgjedhjeve, qė u shfaqėn midis qeverisė dhe opozitės, ashtu si edhe brenda qeverisė dhe brenda opozitės, kanė ndikuar qė tė gjitha nė jetėn politike tė Shqipėrisė. Nga kjo pikėpamje, roli i Prezencės si njė promovuese e konsensusit doli edhe njė herė nė pah, pasi pritja e mirė e projektligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, tė paraqitur nga Grupi i Ekspertėve Teknikė i mbėshtetur nga Prezenca, tregoi se ende ka mundėsi tė arrihen marrėveshje pėr ēėshtje themelore. Megjithatė, tensionet e pazgjidhura brenda shumicės socialiste kanė vėnė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e qeverisė. Dėshtimi i kryeministrit Fatos Nano pėr tė siguruar miratimin parlamentar pėr njė ministėr tė ri tė punėve tė jashtme, pas dorėheqjes sė Ilir Metės mė 18 korrik si zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme, e shoqėruar me dorėheqjen e Sokol Nakos, ministėr i Shtetit pėr Integrimin Evropian, do tė thoshte se socialistėt hynė nė zgjedhjet vendore tė 12 tetorit si njė parti e ndarė, megjithėse tė gjithė drejtuesit konkurrues tė PS-sė arritėn tė kishin njė front tė bashkuar tė arsyeshėm gjatė fushatės. Shumė shpejt pas zgjedhjeve, shumica qeverisėse u bllokua sėrish, kur edhe njė votim i dytė mė 23 tetor nuk arriti tė siguronte miratimin pėr njė ministėr tė punėve tė jashtme, si dhe pėr njė ministėr tė ri tė rendit publik, i cili u detyrua tė jepte dorėheqjen. Aktualisht, qeveria po funksionon pa dy ministra kyē, njė situatė e pėrshkruar nga kritikėt si antikushtetuese. Disa zyrtarė kryesorė tė Partisė Socialiste kanė ndėrmarrė pėrpjekje pėr ndėrmjetėsim. Megjithatė, duket se ēfarėdolloj zgjidhjeje pėr krizėn e qeverisė do tė gjendet vetėm pas kongresit tė Partisė Socialiste, ku do tė vendoset pėr kryesinė e partisė. Kongresi zhvillohet njė herė nė katėr vjet dhe kėtė herė do tė mbahet mė 12 dhjetor. Nėse nuk do tė gjendet asnjė zgjidhje, atėherė duket se zgjedhjet parlamentare tė parakohshme mund tė jenė njė mundėsi. Bisedimet e vazhdueshme me partitė e vogla gjatė kėsaj periudhe kanė treguar rėndėsinė e tyre tė qenėsishme. Pėrfshirja e papritur nė bisedime me socialistėt e Partisė opozitare Demokrate tė Re mund tė kishte si pasojė rikonfigurimin e hartės politike. Ky preokupim i qeverisė me ndarjet e saj tė brendshme ngadalėsoi procesin e reformave. Nė mbyllje tė raundit tė fundit tė bisedimeve midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian pėr Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit (6-7 nėntor), BE-ja shprehu shqetėsimin e saj nė rritje pėr ritmin e ngadalshėm tė reformave, qė rrezikon procesin e negociimit. Komisioni Evropian kritikoi shpėrqendrimin e shkaktuar nga ēėshtjet e brendshme politike tė vazhdueshme, pasi ky shpėrqendrim i ka kanalizuar energjitė larg ndjekjes sė rekomandimeve tė bėra nė takimet e mėparshme. Megjithatė, kryetari i delegacionit tė Komisionit Evropian pėr negociatat bėri tė qartė se nuk kishte asnjė arsye qė bisedimet tė shtyheshin. Zbatimi jo i kėnaqshėm i reformave, si ato qė kanė tė bėjnė me sistemin gjyqėsor ose kundėr korrupsionit u kritikua, ndėrsa progresi i arritur nė drejtime tė tjera u njoh.


--------------------------------------------------------------------------------

Rezultatet e zgjedhjeve

Arritjet nė procesin e reformės zgjedhore dhe vullneti themelor politik i pėrmirėsuar pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe demokratike kontribuan nė mėnyrė tė konsiderueshme nė njė lloj fushate zgjedhore shumė tė ndryshme nga tė mėparshmet, njė fushatė nė tė cilėn kandidatėt nė tė gjithė vendin trajtuan ēėshtje qė prekin jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Nė mėnyrė tė dukshme, ēėshtjet e cilėsisė sė jetės, si furnizimi me ujė, infrastruktura rrugore, planet urbanistike, jeta qytetare, arsimi dhe shėrbimet shėndetėsore zunė vend qendror nė temat e fushatės sė kandidatėve. Fushata nė Tiranė u bė shembull pėr fushatėn nė pjesėn tjetėr tė vendit. Ndryshimet e dukshme nė Tiranė gjatė tre viteve tė fundit tė bėra nga kryetari aktual i bashkisė Edi Rama (PS), me mbėshtetjen e donatorėve ndėrkombėtarė, i bėnė qytetarėt e bashkive tė tjera tė kėrkonin mė shumė nga kryetarėt e tyre. Mėnyra e gjetur e kandidatit kryesor tė opozitės, Spartak Ngjela (PD), i cili pėrshkoi pėrditė nė kėmbė lagjet e Tiranės, i vuri qytetarėt nė kontakt me njė politikan nė njė mėnyrė qė pak njihej mė parė. Respekti i ndėrsjelltė i treguar nga kandidatėt, si dhe mungesa e veprimtarisė politike negative kontribuan nė njė fushatė tė shėndoshė, por prapėseprapė konkurruese. Rezultatet e zgjedhjeve tregojnė se PS-ja ka ruajtur shumicėn e vendeve pėr kryetar bashkie/komune (afėrsisht 52 pėr qind nga 384 njėsi tė qeverisjes vendore), megjithėse kjo paraqet njė humbje prej mė shumė se 16 pėr qind krahasuar me zgjedhjet vendore tė vitit 2000. Partia Demokratike (PD) e opozitės kishte rritjen mė tė madhe nė numrin e kryetarėve tė bashkive/komunave me mė shumė se 13 pėr qind krahasuar me zgjedhjet vendore tė vitit 2000. Kėto fitore u arritėn kryesisht nė zonat urbane tė Shqipėrisė qendrore dhe nė disa zona nė jug. PS-ja vazhdoi tė synonte fitoren nė veri, njė prirje e parė tashmė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001. Pėrsa i pėrket votės proporcionale, e pėrdorur pėr tė pėrcaktuar pėrfaqėsimin e partive nė kėshillat e bashkive dhe komunave, PD-ja arriti pėrafėrsisht tė njėjtat rezultate me ato tė vitit 2000, duke fituar pak mė shumė se 32 pėr qind, ndėrsa PS-ja humbi afėrsisht 9 pėr qind, kryesisht nė favor tė partive tė vogla sė bashku. Rezultatet proporcionale tregojnė njė elektorat pak a shumė tė ndarė nė mėnyrė tė barabartė nė tre pjesė, me krahun e majtė (PS dhe partitė e tjera tė vogla tė majta nė Kuvend) qė kap 52 pėr qind tė votės sė pėrgjithshme.

Tė marra sė bashku, rezultatet e zgjedhjeve tregojnė njė vend me njė ndarje tė hartės politike mė pak tė theksuar se mė parė. Edhe pse mėnyra tradicionale e votimit qė tregon fuqinė e PD-sė nė veri dhe PS-sė nė jug ėshtė ende e dukshme, fitoret e arritura nga tė dyja partitė kryesore e bėjnė kėtė dallim mė pak tė dukshėm.


--------------------------------------------------------------------------------

Procesi i reformės zgjedhore

Komisioni Dypalėsh (Bipartizan) arriti tė trajtonte pothuajse tė gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it tė bėra pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001, duke pėrfshirė procesin e ankesave dhe apelimeve, rolin e shtetit nė zgjedhje, rolin e policisė, ekuilibrimin e medias, pėrbėrjen e koalicioneve dhe listat e zgjedhėsve. PS-ja dhe PD-ja u zotuan tė vazhdonin procesin e reformės zgjedhore para zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare (tė parashikuara pėr nė qershor 2005) pėr tė trajtuar ēėshtjet e natyrės sė sistemit zgjedhor, financimit tė fushatės dhe kufijve tė zonave zgjedhore.

Suksesi i procesit tė Komisionit Dypalėsh (Bipartizan) ēoi mė nė fund nė uljen e tensioneve politike nė periudhėn para fushatės zgjedhore. Ndonėse partitė mbetėn konkurruese, ato prapėseprapė shfaqėn vullnet politik pėr tė siguruar zgjedhje tė mira. Vullneti i pamjaftueshėm politik, siē ėshtė vėrejtur edhe nė raportet e kaluara tė OSBE/ODIHR-it, kishte dėmtuar zgjedhjet e mėparshme shqiptare. Pavarėsisht nga ekzistenca e kėtij vullneti dhe suksesit tė procesit tė reformės zgjedhore, disa ēėshtje qė ishin zgjidhur nė mėnyrė tė suksesshme nėpėrmjet konsensusit, u bėnė problematike gjatė fushatės. Ēėshtja e njė Komisioni Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) tė paekuilibruar politikisht, financimi i vonuar pėr fushatėn zgjedhore tė partive politike dhe ndryshimet e propozuara pėr rregullat mbi policinė rritėn dyshimet e opozitės se shumica qeverisėse, pėrmes nxjerrjes sė njėanshme tė akteve normative nga Kėshilli i Ministrave, po pėrpiqej tė abuzonte me pozicionin e saj pėr t'i garantuar vetes njė rezultat tė favorshėm. Ndėrhyrja e Prezencės e mbėshtetur nga Misioni i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve tė ODIHR-it ndihmoi nė sigurimin e lėvrimit nga qeveria tė fondeve tė fushatės zgjedhore dhe nė sigurimin e dislokimit tė forcave tė policisė nė zbatim tė rregullave, tė cilat ishin miratuar me konsensus. Megjithatė, pėrpjekjet e Prezencės pėr tė mbėshtetur Presidentin nė vendosjen e njė Kodi Sjelljeje pėr tė gjitha partitė nė zgjedhje dhe nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur ēėshtjen e ekuilibrimit nė KQZ, nuk patėn sukses.

Megjithatė, periudha paszgjedhore tregoi edhe njė herė natyrėn e zgjatur dhe konfliktuale tė zgjedhjeve shqiptare. Paaftėsia, ēorganizimi dhe obstruksionizmi politik - duke pėrfshirė pėrdorimin e pakicės bllokuese nė vendimmarrje - krijuan njė situatė jo tė kėnaqshme nė Tiranė, ku jeton 30 pėr qind e elektoratit. Pas njė lloj ngurrimi pėr tė ndėrhyrė nė njė fazė mė tė hershme, KQZ-ja mori pėrsipėr administrimin e rezultateve nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore (KZQV) tė Tiranės mė 24 tetor dhe vendosi tė shqyrtojė ēdo kuti votimi dhe ankesat pėrkatėse. Siē ėshtė vėrejtur edhe nė Raportin e Katėrt tė Pėrkohshėm tė OSBE/ODIHR-it, problemet kryesore dhe vonesat nė Tiranė rrezikuan minimin e vlerėsimit fillestar pozitiv tė vėzhguesve, nė tė cilin fillimisht deklarohej se kėto zgjedhje "shėnuan njė progres tė mėtejshėm nė pėrputhje me standardet dhe angazhimet e OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės dhe organizmave tė tjerė ndėrkombėtarė pėr zgjedhje demokratike". Rezultatet pėr Tiranėn mė nė fund u shpallėn pas 32 ditėsh, megjithatė, Prokuroria e Tiranės ka nisur dy hetime pėr tė shqyrtuar problemet e listave tė zgjedhėsve dhe pretendimet se materialet e qendrave tė votimit dhe tė KZQV-sė ishin falsifikuar.

Polemika rreth listave tė zgjedhėsve mbetet problemi mė i diskutueshėm, qė prek nė mėnyrė tė veēantė Tiranėn dhe Durrėsin, qytetin e dytė tė Shqipėrisė. Megjithėse OSBE/ODIHR-i deklaroi fillimisht nė Konkluzionet Paraprake se nuk zotėronte prova pėr manipulim politik tė listave tė zgjedhėsve ose qė problemi mund tė kishte ndikuar nė rezultatet e zgjedhjeve, prova tė mėtejshme e ēuan atė nė pėrfundimin se listat e zgjedhėsve ishin nė fakt mė keq se nė zgjedhjet e mėparshme. Prezenca e ka studiuar problemin nė mėnyrė aktive dhe sė bashku me ODIHR-in, po analizon mėnyrat e trajtimit tė mangėsive nė tė ardhmen e afėrt dhe po planifikon programin e punės, duke pasur parasysh edhe mundėsinė e zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme. Pasi tė kryhet njė analizė e nevojshme dhe mė e gjerė pėr tė parė se si funksionoi nė praktikė Kodi i Ri Zgjedhor dhe pasi tė qetėsohet situata e brendshme politike, procesi i reformės zgjedhore mund tė vazhdojė nė pėrputhje me angazhimet e mėparshme politike. Prezenca ėshtė e pėrgatitur tė vazhdojė tė japė mbėshtetjen e saj dhe tė ofrojė lehtėsim si mė parė dhe ka filluar qė tani planifikimin praktik dhe punėn qė lidhet me tė.


--------------------------------------------------------------------------------

Shteti ligjor. Lufta kundėr krimit tė organizuar dhe trafikimit

Njė shqetėsim i madh pėr Prezencėn, bazuar nė pėrfundimet e raportit, ėshtė nevoja gjithėpėrfshirėse pėr mė shumė transparencė pėr tė zvogėluar padrejtėsitė dhe arbitraritetin e sistemit gjyqėsor, qė vjen nga efektet korruptuese tė abuzimit tė influencės dhe konflikteve tė interesit. Fushat qė kėrkojnė mė shumė vėmendje pėrfshijnė pjesėmarrjen mė tė gjerė tė publikut nė hartimin e ligjeve, publikimin e vendimeve gjyqėsore dhe pėrcaktimin e mėnyrave mė transparente pėr ndarjen e ēėshtjeve mes prokurorėve dhe gjyqtarėve nė prokurori dhe gjykata. Dobėsia e shėrbimeve noteriale, e pėrshkruar tashmė nė raportin e mikrosistemit tė bordit monitorues anti-korrupsion tė qeverisė, ėshtė njė tjetėr fushė shqetėsuese, duke pasur parasysh ndikimin e saj tė veēantė nė procesin e regjistrimit tė pronave. Megjithatė, siē ėshtė vėrejtur edhe nė raportet e mėparshme tė Prezencės dhe siē ėshtė theksuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit nė Raportin e tij pėr Trafikimin pėr vitin 2003, suksesi i vėrtetė mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet procedimit tė suksesshėm tė atyre qė arrestohen duke u dhėnė dėnimin e duhur. Prandaj, ndjekja e kėtyre rasteve nga Prezenca duhet tė sigurojė mė shumė njohuri tė plota pėr fushat qė mund tė kėrkojnė forcim tė mėtejshėm ose mė shumė mbėshtetje.


--------------------------------------------------------------------------------

Pėrfundimet

Pavarėsisht nga shenjat relativisht pozitive tė zhvillimit nė strukturėn e pėrgjithshme institucionale tė vendit dhe forcimit tė elementėve themelorė tė shtetit, vendi vuan nga dobėsia e vazhdueshme nė fushėn e ēėshtjeve tė drejtėsisė dhe atyre tė brendshme, nė veēanti pėrsa u pėrket mjeteve pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndėrsa qeveria ka filluar tė ndėrmarrė hapa aktivė dhe strategji tė gjithanshme nė kėtė fushė, zbatimi i tyre, siē ėshtė vėrejtur nė mėnyrė tė pėrsėritur, ėshtė i ngadaltė dhe vuan nga mungesa e vendosjes sė pėrparėsive. Ky pėrparim i ngadaltė, pėr shkak gjithashtu tė preokupimit tė vazhdueshėm me konfliktet e brendshme politike, ka rrezikuar ēuarjen mė tej tė procesit tė Stabilizim Asociimit, siē ėshtė theksuar sė fundi nga Bashkimi Evropian. Nisur nga shqetėsimet e ngritura edhe nga shumė palė nė lidhje me ndėrthurjen gjithnjė e mė tė madhe tė interesave tė biznesit me politikėn, kėrkohen pėrpjekje mė tė mėdha pėr transparencė, si deklarimi i pasurive dhe vendosja e kodeve tė sjelljes dhe etikės.

Kortezi e te perditshmes "Tema"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.