Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje genjeshter eshte shpesh nje e vertet qe ka gabuar date. Po e njeta gje mund te thuhet per shkencen e per dashurine.
--- Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 106 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Kulture :: Zamir Shtylla: Thesaret shqiptare qė fshihen nė Harvard
Postuar nga: Albo

Kulture Zbulohet nė Harvard harta e parė e pėrcaktuar “Albania” qė i pėrket vitit 1689. Zbuluar nga studiuesi Zamir Shtylla, kjo hartė ėshtė punuar nga italiani Giacomo Cantelli da Vignola dhe shėnon emėrtime nė shqip, tė cilat ruhen ende, si Dukagjini, Kanina, Drini etj.

Admirina Peēi

Zamir Shtylla, ish-drejtor i Arkivit tė Shtetit, i cili prej njė viti punon nė Bibliotekėn Universitare tė Harvardit, e ka sjellė njė kopje tė kėsaj harte nė Muzeun Historik Kombėtar nė Tiranė. Ai pohon se ka pasur mundėsi tė bėjė kėrkime, midis tė tjerash nė koleksionin e Hartave tė Harvardit. Aty ai ka ndeshur shumė kohė mė parė njė hartė tė Shqipėrisė tė emėrtuar “Albania”, e cila i pėrket shekullit tė XVII. ”Ėshtė njė hartė shumė interesante pėrsa i pėrket emėrtimit tė krahinave qė pėrfshin”, thotė studiuesi Zamir Shtylla, duke shtuar se kjo hartė ka hyrė nė Harvard nė njė koleksion mė tė madh, rreth vitit 1820.

Si ka pėrfunduar kjo hartė nė Harvard?

Kjo hartė ka qenė fillimisht pronė e njė profesori gjerman. Pas vdekjes sė tij ėshtė marrė nga disa njerėz tė lidhur me Harvardin, tė cilėt e kanė blerė fondin dhe ia kanė dhuruar Harvardit. Qė atėherė ėshtė publikuar pėr herė tė parė si hartė e emėrtuar, nga mesi i shekullit 19-tė si pjesė e fondit tė hartave tė Harvardit.

Unė nuk e di nėse dikush tjetėr e ka parė mė parė. Por u befasova shumė kur e pashė.

Ēfarė zonash pėrfshin ajo?

Kjo ėshtė hartė qė pėrfshin pothuajse tėrėsisht trevat shqiptare. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ėshtė fakti se toponimia nė njė pjesė tė madhe tė krahinave ėshtė po ajo qė pėrdoret edhe sot. P.sh. aty ėshtė Mirdita, Tomorrica, Kanina, pėrcaktohet Epiri i Shqipėrisė, paraqiten emrat e lumenjve, emrat e qyteteve etj. P.sh. pėr Krujėn shėnohet se ėshtė qyteti i Skėnderbeut. Natyrisht harta do ende kohė tė studiohet nė hollėsi. Unė vetė nuk jam marrė me studimin e saj, sepse nuk kam pasur kohė. Por jam i interesuar qė tė jepet njė informacion mė i gjerė pėr tė.

Mund tė sillet nė Shqipėri kjo hartė?

Origjinali ėshtė pronė e Harvardit. Por tani pėr tani kam vendosur qė njė kopje tė saj t“ia dhuroj Muzeut Historik Kombėtar, sepse besoj ėshtė vendi ku mund tė ekspozohet e tė gjejė vendin e vet. Njė kopje tjetėr kam dėshirė t“ia dhuroj Arkivit Qendror tė Shtetit dhe Bibliotekės Kombėtare.

Kjo ėshtė e vetmja hartė shqiptare nė kėtė fond hartash nė Harvard?

Procesi i njohjes dhe i kėrkimit ėshtė i pafund. Mund tė them se aty ka edhe harta tė tjera tė Shqipėrisė tė periudhave mė tė vona se kjo. Por unė nuk kam ndeshur deri mė tani hartė mė tė hershme tė pėrcaktuar se kjo.

Nė ē“gjendje ėshtė kjo hartė?

Harta ėshtė nė gjendje shumė tė mirė. Po ashtu edhe kopjet dalin tė njė cilėsie mjaft tė lartė dhe besoj se janė krejtėsisht tė gatshme pėr t“u ekspozuar.

Duket se vlera e saj ėshtė e rrallė…

Duke u nisur nga fakti se emėrtimi i kėsaj harte ėshtė “Albania” hartė e Shqipėrisė dhe duke u nisur edhe nga koha e punimit tė saj, rrethanat historike, nga toponimia, por edhe nga evidentimi i rajoneve shqiptare, sepse atje pėrcaktohet, mund tė them se ka vlera tė shumanshme.


Rapsoditė shqiptare, nga Sanxhaku i Kosovės nė Harvard

Nė Harvard gjenden edhe gjurmė tė tjera tė kulturės shqiptare. Vetė studiuesi Shtylla, i ka prekur me dorė dhe i ka parė nga afėr kėto relike qė mbajnė mbi supe vlera tė epokave tė hershme nė Shqipėri. Por sipas tij gjurmėt mė tė dukshme tė kulturės shqiptare nė Harvard janė ato tė koleksionit tė Millman Tarry-t. Shtylla pohon se ky ėshtė njė koleksion diskografik i kėngėve epike legjendare tė shqiptarėve dhe ballkanasve.

“Ky ėshtė njė fond mjaft i njohur pėr studiuesit. Kam pasur rastin dhe kėnaqėsinė qė ta shoh dhe tė kem kontakte me njerėzit qė punojnė aty”,- thotė ai, duke theksuar se studimet mė tė fundit nė drejtim tė kėtij koleksioni janė bėrė para 8-9 muajsh nga studiuesi shqiptar nga Prishtina, Zymer Neziri, i cili ka bėrė kėrkime mjaft tė rėndėsishme.

Ai thotė se deri mė tani janė publikuar vėllime nė gjuhėt serbo-kroate dhe angleze nga ky fond. Ndėrsa mungojnė botimet nė gjuhėn shqipe. “Sipas informacioneve qė kam unė, nė parim ėshtė arritur njė marrėveshje pėr botimin e vėllimeve tė tjera nė anglisht dhe nė shqip, qė kanė tė bėjnė pikėrisht me kėtė fond dhe me kėngėt e kėnduara nga rapsodė shqiptarė tė regjistruara, ose tė shėnuara nė fletė. Bėhet fjalė pėr origjinalet, qoftė pėr disqet prej alumini, apo fletoret ku janė shėnuar nė shqip dhe anglisht”, thotė studiuesi. Shtylla tashmė e di me hollėsi historikun e kėtij fondi tė vlefshėm, ku janė kėrkuar rapsoditė dhe si kanė pėrfunduar nė Harvard. Ai thekson se kėrkimet e para tė kėtij fondi janė bėrė nė zonėn e Novi Pazarit, nė zonėn e Sanxhakut, qė aktualisht bėn pjesė nė Serbi. Kėrkimet e para janė bėrė nga gjysma e parė e viteve ’30 nga koleksionisti Millman Tarry-t . Pas vdekjes sė Parry-t, kėrkimet i ka vazhduar asistenti i tij Albert Lord, i cili ėshtė marrė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr plotėsimin e kėrkimeve dhe botimeve tė kėtij koleksioni. Ndėrsa pėr njė mundėsi,apo rrugė se si mund tė sillen nė Shqipėri kėto vlera tė rralla, ai shprehet se ėshtė e pamundur. “Tashmė ky ėshtė njė fond qė i takon Harvardit, ėshtė fond privat dhe Harvardi krenohet pėr tė. Por sipas meje, e rėndėsishme ėshtė qė tė ketė njė bashkėpunim midis strukturave shqiptare dhe ato tė Harvardit, pėrmes tė cilave mund tė bėhen botime dhe studime lidhur me kėtė fond, duke bėrė krahasime edhe me fondet qė ekzistojnė nė Tiranė, apo edhe nė Prishtinė” –thotė Shtylla.


Zeqo: Eshtė njė hartė me vlera tė rralla

Mjaft entuziast pėr kėtė zbulim, drejtori i Muzeut Kombėtar, Moi-kom Zeqo, fill pas takimit me studiuesin Shtylla, thotė se ky zbulim ka njė rėndėsi shumė tė madhe pėr hartografinė shqiptare.

Ai pohon se pėrveē vlerės historike, kjo hartė ka vlera tė rralla edhe pėr toponiminė.

“Unė njoh shumė harta ku Shqipėria ėshtė e inkuadruar,por asnjėherė nuk kam dėgjuar pėr njė hartė tė kėsaj periudhe qė emėrtohet si Shqipėria. Kjo hartė e paraqet mė vete Shqipėrinė dhe ka njohje jo vetėm nė aspektin gjeografik” – thotė Zeqo. Sipas tij ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, janė emrat, toponimet, tė cilat tregojnė se nė fundin e shekullit 17-tė nga bota e Evropės Perėndimore njiheshin shumė mirė emra qytetesh kryesore tė Shqipėrisė, tė cilėt kanė njė traditė edhe mė tė madhe qė nga antikiteti. Zeqo thotė se ky ėshtė njė tregues i rėndėsishėm, ku vihet theksi tek vėmendja e shteteve tė fuqishme tė Evropės ndaj Shqipėrisė sė asaj kohe. “Aty duken qartė emrat tė cilėt ekzistojnė edhe sot”, thotė Zeqo, duke shtuar mė tej se kjo hartė ėshtė si njė libėr qė tregon njohjen dhe kapacitetin e evropianėve pėr Shqipėrinė, pėr qytetet, malet, lumenjtė etj

Kortezi e gazetes Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.