Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femijet fillimisht i duan prinderit e tyre; kur rriten, i gjykojne; e nganjehere i falin.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: Krijimtari Letrare Nga Bledar Starova
Postuar nga: Fiori

Letersi Pershtypjet mbi keto shkrime i pres nga ju, pasi ti kini lexuar.

****************************
Packa ti s'vjen,as shkon me larg
na mbledh perdite i njejti shesh,
une mbart me vete ate cka dua
ti hesht po deshe,ne dac dhe qesh.
*****************************

Takimi

Kam mbartur perdite takimin me ty
kur Hena lind,si Hena vdes,
me tretet malli dhe gjithshka
me tret perdite i njejti ves.

Me vjen pastaj nje mall pa shkak
ku ti lodron si Hena shpesh
vegimet lindin,enden enkas
nga endet enkas e njejta shprese.

Se qenkan thene vec rastesite
do ngelim bashke sic Hena rend
aty-ketu ca fjale te thena
te tjerat fjale vec neper mend.

Do ngelet prape dhe kodi i vjeter
kur ti te shkosh pa thene kurrgje
dhe prape do ngelem serish i vetem
veten dhe Henen tek ty ta le.

Packa ti s'vjen,as shkon me larg
na mbledh perdite i njejti shesh,
une mbart me vete ate cka dua
ti hesht po deshe,ne dac dhe qesh.

Gramsh 1996


FEMER

Po me c'nderon kjo
shije e mire qe vjen nga ty
me beri dhe mua djalin e keq
Nuk flitet per buzet
ato di ti bej
po ja eshte nje ere
te tjerat s'e kane
ato vetem femer
behen pjese-pjese
ndersa ty edhe mjeti.

se ty nuk ti them
s'dua te te pelqejne
kur si bebe qesh
por s'behesh dot
e dashura ime
se e dashura
martohet me mua.
Keshtu me thote edhe mema
martohu se nuk dua dhender pa floke
nuk dua te martohesh ne dimer.
E thoshte me shaka ne fillim
ndersa tani po plaket.

se nuk me le era jote
nuk me bien as floket
dhe xhaketa
ajo qe pelqeja une,eshte
bere per tu shitur.

Ty nuk te bien floket
ato vetem sa vijne ere e mire.


Ditet e mia je ti e dashura ime.
Ndersa ti ditet i fsheh ne carcaf.

Une zemren tende mbaj me vete
si talisman.
ne gji te dhemb kur dy zemra mban.

Ti me ditet fle e dashur
kur une mbetem jashte.

Ndersa une mbulohem me dy zemra bashke.


Miremengjes njerez!
jam ajri
shenja e mberritjes ne skaj.
Per te mberritur tek une
ju duhet nje eklips
dhe nje shkujdesje.
miremengjes njerez
nuk me duhen shkallet per te mberritur tek ju.
sekretet tuaja per mua jane thjesht histori
nje histori e gjate sa muri kinez.

Une jam shoku i Diellit dhe i zogjve qe shkojne drejt Diellit.

Pershendetje krijesa.
Une jam ide.


Lodrimet e vogela
thene edhe me pare
i palosem ne xhep.

Si bishtalecet e tu
ngjajne pemet ne dimer
dhe toka
nje kafe e mirrme,
e zeshket si
dhjetra dhimbje koke
mbledhur ne te njejtin vend
lodhur per te njejten gje.

Mblidhen nga era te gjithe
si sofra e ngrohte
neper mendje te rendin
kuaj,kalores,vdektare,
te gjithe te te puthin
te te qeshin pastaj
e te shkojne.

Dhe kur te lene vetem
ti vetem nuk je.

Njeriu qenka nje shpend i qiellit


Hena,hena...
veten piu,
kjo shie verdheme tek vajza perballe.
E ndoqen dy hije
vrapuan si kuaj,
nje ngjyre e cliret
kjo ngjyre e bardhe.
U ngrit ne kembe
si nje mendim i cartur,
vajza s'e dinte
vec foli me mua.
Frynte nje hene
e pire e verdhe
e kalter ne sy.
U mposht dhe kjo kohe
si ora 12 apo 1
gjithmone mbi vete
nje ikje
edhe dy.
Hene
qe nxore
vajzen perballe.

gjysma tjeter me tutje
me zbardh.

Jam ulur tani dhe pres
te vije nje gjysem hene
me trenin e peses.


Ushtar i paqes

Ideja per tu angazhuar
ne misionet e paqes
eshte nje e kruajtur veshi
kur te dhemb koka.
Si shembull rrjedhin ujevarat,
ngjyrat e stilet
per ate qe eshte e dhimbur.
Per te njejten vdekje
une e Bimi bejme art.
Ndersa lufta eshte
nje tjeter jete
dhe tjeter gezim.
Ushtari nuk mendon kurre
se do ti thurret nje kenge.
Do te rrinte ne shtepi
po ta dinte.
Ai eshte i prirur
te qelloje me arme
edhe ne paqe.
Ushtari eshte
nje send qe mban sendin
dhe behet pis sa here te doje,
sa here te doje qesh,
se edhe mund te vritet.

Ai,
me i shemtuari
lufton per kombin.

-Hej,ti ushtar i qelbur
me ler te gjuaj nje here me pushke

-Ik ore pirdhu,shkruaj vjersha ti.
Lufta do burra.

Caste krenarie

Dashurite mbi dysheme
gjithnje me friken e mbarsjes.
Hej ti lustraxhi
me pelqejne kepuset e mia,
lyeji te tuat.
Ja dhe femra
me te cilen bej lojera ne shtrat.
Dua te jem gazetare
me peshperit pas seksit.
Sepse ne vend te carcafit
veme nje "Gazete Shqiptare".
Oh sa e gjere qe eshte
Gazeta dhe ne mbi gazete.
dashuria mbi gazete te lumturon.
E blen 300 leke,
300 leke dhe nje perzevativ
bashke me dyshimet e farmacistes.
Por nuk ndryshon ne krevat.
Te jep siguri femra.
Kujdes te thote
mos ndotesh artikullin tend.

Elbasan 1998


Kembanat,deti,gjyshi,femra,telefoni

Bien kembanat,
regjimet mbi detin
kjo blu e pare qe nga lindja
ku me shpesh klithin pulebardhat.
Ajo qe bejne ato
eshte nje gje e ditur,
e thjeshte,
me e thjeshte se qindra vjet
te perpire se bashku.
Kjo lindje e eger
me pati shtene frike
diten qe pashe per here te pare
blune trimeroshe thellesive.
Kembanat jane te manastirit prane
dhe kjo kulla qe mban ate behet me e larte
ngaqe repira eshte ne mendjen time,
kaq repire
sa endrat i shoh per se gjati.
Kjo deshire e vjeter e gjyshit tim
kishte mbetur pa trashegimtar
deri kur mu be te shihja veten
tek femra me syze perballe,
kjo vogelushe e rritur mes nesh
por qe tani ishte femer
dhe nuk te do por vetem te njeh.
Ky deti blu
kjo egersi eshte e vjeter,
e verber.
Nje numer telefoni te nxeh me teper
Alo...pip...
Me fal por tani po bej dashuri
takohemi neser
Alo te dua prape si me pare
alo mbylle tani.


MJEDISI

Ti qe po me lexon tani
je mjedisi
nuk eshte e thene te kesh lindur i tille
behesh pa dashjen tende
sepse keshtu eshte
te ndalohet te mendosh
por jo te flasesh
njesoj.
Tymnaja qe kam ne krahe
eshte gjithashtu mjedisi
qe me kall frike.
ky eshte nje nocion
qe shkon mornice
por nuk tregon asgje
as edhe kurajo
pasi kjo eshte
nje tjetr gje
qe s'ka te beje me mjedisin
por me mua.
Kur i mbyll syte
jam une kufiri
sepse cdo gje
mbaron kur ka kufi
ndersa kufiri nuk mbaron kurre.
Kjo nuk eshte pervoje
por mjedis
sepse une nuk mendoj gjate
per ti sistemuar ato.
Nje cast eshte cast
dhe nuk ngaterrohet
as edhe nje puthje
me femren qe s'e njeh.
Ndersa e dashura eshte mjedis
sepse ty te rrihet gjate me te.
Edhe une e kuptoj
se tani gjithshka u ngaterrua.
Duke me lexuar
u bera une mjedisi.

AH MARIA...

Tani qenka shume e lehte te te quajne poet.Mjaftojne pak para per librin,koktejin dhe nje kronike televizive.Dhe pas kesaj,pamvaresisht se cfare ke shkruar,te vjen mire te te quajne poet,dhe ta pish kafene tek Lidhja.Ha ha ha ha.Me dhembin te gjitha,me dhembin.
Pa mendoni pak.
Ne nje oborr mbreteror ishte e perbindshme dhe e pabesueshme qe dikush te shprehte cilesite e veta,dhe sidomos nje poet.Fjala vjen ne nje feste mbreterore paraqiten perpara mbretit disa njerez dhe secili thote se c'di te beje,psh njeri ben cirk tjetri kendon.Aty eshte edhe nje qe ben poezi.Vecse po mos ti pelqeje mbretit dhe njerezve perqark,ata nuk shkruanin ndonje pacavure kritike
por te kepusnin koken.TE KEPUSNIN KOKEN.
I vetmi kritik aso kohe qe mbreti
qe s'dinte shkrim e kendim
po te kepuste koken.

Mirepo tundimi eshte i madh.Fundja ia vlen te vdesesh
IA VLEN TE FLASESH
Une po e provoj njehere...............

Ah Maria...
U merzita me veten aq shume
sa s'u takova dot me ty.
Ditet e veshtira jane te gjata zakonisht
por kjo s'ishte dite.
Kjo ishte nje pinguin i madh
ndersa une nuk e dija se ku perendoje
mbi mal, mbi det a mbi gji.
Kecat e vegjel te perrales
i ka ngrene ujku.
Gjithe c'me kane treguar
justifikimi i meme dhise ka qene...

POe zite e dashurise nuk shkruhen keshtu.
Keshtu shkruhet vetem deshperimi.
Epo mire pra ,jam i deshperuar.
E di Maria?
U puthem shume
po njeri-tjetrit nuk i thame
kurre te dua.
Nuk na pelqente Maria,
nuk na pelqente.
Ti thoje se ishte cmenduri
E di Maria e di
po ditet kalonin dhe ty
te pelqenin ashtu sic kalonin.
Ti nuk kishe pretendime Maria.
Pretendimi yt i vetem isha une.
Ndersa une te doja.
Nuk ta thoja
se e kishim bere me fjale mos ta thoshim kurre.
se atehere do te ndaheshim.
Mua me pelqejne ndarjet
por jo ndarja me ty.
Sa shume qe me puthje Maria!
Une nuk jam i pasur
e di thoje ti dhe me puthje
te kam mik me thoje Maria
dhe prape me puthje.

Ja keshtu beja me Marian
derisa nje dite s'e pashe me.

Neqofte se mall nuk eshte
me thuaj Maria si ta quaj?

Njehere me deshe Maria
te tjeret si deshe kurre
Maria,te tjeret te deshen
po ti doje te te doja une

edhe mund te ndodhte
po ti ike shpejt
sa shpejt qe ike Maria...

Kujtimet thuhen te fundit.
Ti i the e para qe une te heshtja me pas.
Eshte e bute heshtja ime
edhe koken mund ta mbeshtesesh aty.
Nuk eshte rrebele.
Te pranon edhe kur iken.
Keshtu pra Maria
dashurite e medha po ta zene frymen,
nuk ke kohe me per te vogla
si dashuria ime pershembull.
Kjo vetem sa te kujton
te zgjon nga gjumi
kjo dashuria ime per ty Maria.
Tani ti thua se mbetemi miq.
Miqte nuk puthen ne buze Maria.

Maria ,Maria.....
Tani Maria nuk eshte me femer
as numer telefoni nuk ka
as mall per mua.
Tani Maria nuk eshte me femer
por nje nga sendet e mia....

Elbasan 1997


DION

Ne e thirrem DION
kur ai ende nuk kishte ardhur.
I thame lamtumire
i thame te duam shume.
Neper lote.
neper shi.
e perkundem ne krahe
si te ishte yni,
nderkohe qe Ate Zoti e kishte perzgjedhur.
dhe e deshem,
o Zot sa e deshem!

Ai u rrit me mua
ia njihja levizjet,
shenjat,
endrat.
kollitjet ,teshtimat
ia degjoja zemren
pas cipes se barkut
e doja sic do babai te birin
e deshiroja
si toka diellin.

Ai nuk qau.
iku ashtu,
i bukur,i paster,i lehte.
Mori me vete perkedheljet tona,
netet pa gjume
lodhjet e nenes,
dhe shume gjera te tjera
qe i dime vec ne dhe ai.
Nuk e pashe dot ne sy.
...Nuk e mesova kurre c'ngjyre i kishte syte.


MBRET

Mbret kisha qene edhe me pare,
po s'ia thashe kujt.
E fsheha brenda vetes
dhe me pelqente ta perkedhelja,
ta doja,
po sidomos ta doja.
Pastaj u plaka,
gjera qe ndodhin mbreterive
dhe s'dija as emrin as shpirtin
e pasardhesit.
Nga frika e tjetrit
mbeta pa vartes,
pa lolo.
Sigurisht
qe kjo s'me pelqeu.
Ndaj nisa te them
te verteten e madhe:

-Une jam mbreti,
-Une jam mbreti.

Pastaj ndodhi
ajo qe gjithmone ndodh.

Me vrane meqe isha mbreti.

Nq se emri i autorit eshte shqiptuar gabim, do i mireprisja korigjimet nga ai apo te njohurit e tij.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.