Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Aty ku nuk mer bija, e mer vija.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 161 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Shpendi, ramboja shqiptar qė tmerroi serbėt
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Ka lindur nė Tiranė, me origjinė ėshtė nga Kosova, dhe ka rėnė nė luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve tė Maqedonisė. La nė shtėpi nėnėn, babanė dhe motrėn pa ju treguar asgjė rreth misionit tė tij, qė e shkroi pėrjetėsisht nė histori, luftėn pėr ēėshtjen kombėtare.

Luan Kondi

Ish-“ramboja” shqiptar i forcave speciale “Brisku”, la repartin pėr tė shkuar atje ku e thėrriste detyra ndaj kombit. Skerdi Llagami, njė nga 28 luftėtarėt vullnetarė nga Shqipėria qė ranė dėshmorė nė luftėn e Kosovės dhe shqiptarėve tė Maqedonisė, sot ėshtė simboli i shqiptarisė, pasi dha jetėn pėr kombin e kujtimi i tij do tė jetė i paharruar. Po mbushen gati dy vjet nga koha e rėnies sė tij nė krye tė detyrės, pėr liritė e tė drejtat e mohuara tė shqiptarėve. Skerdilaidi, ish-drejtuesi i njėsive speciale tė UĒK-sė, ku luftoi deri nė pikėn e fundit tė gjakut, dha jetėn nė Maqedoni. “Ai ka qenė gjithnjė atje ku vdekja ishte e sigurtė nė drejtim tė batalionit tė dytė tė Br.134 tė UĒK-sė, nė Koshare, (zonė e Dukagjinit), por edhe nė Preshevė e Maqedoni”, tė thonė bashkėluftėtarėt e Skerdit. Komandant “Shpendi”, siē e pagėzuan nė luftė, ishte trimi nga Shqipėria, tashmė dėshmor i kombit, qė kujtohet me respekt nga tė gjithė. E ndėrsa Bardhyli, e ka quajtur Skerdilaid, pasi e kishte tėrhequr figura e mbretit ilir, legjendė e historisė sė lashtė shqiptare, nuk e dinte se i biri do tė ishte legjenda e kohės sė sotme. Babai i dėshmorit, qė ėshtė rreth tė 60-tave, tregon pėr gazetėn se si ra heroikisht i biri nė Bogovi tė Maqedonisė. Edhe pse ka humbur djalin e vetėm, nuk derdh lotė dhe kur ndonjė pikė loti i shpėton pa dashur, ai pėr t“u “justifikuar” tė thotė njė shprehje tė Leon Tolstoit: “S`po mė largohet kjo e shkretė rrufė”.

Bardhyli: “Ju tregoj se si e edukova tim bir”

“Ėshtė e ēuditshme - thotė Bardhyli - se si rodhi jeta e tim biri. Ai qė fėmijė ishte njė djalė i dhembshur, i urtė, i ndrojtur dhe fjalėpak. Ky karakter vazhdoi qė ta shoqėronte edhe mė vonė”. Halli i tjetrit ishte preokupacion edhe pėr Skerdin, i cili, mbas tė 14-ve, u muar me stėrvitje fizike dhe krijoi njė trup tė jashtėzakonshėm. Duke u rritur, ai u bė edhe mė i heshtur dhe kishte pėr zemėr historinė e Shqipėrisė, e nėpėrmjet saj njihte tė gjitha trevat brenda dhe jashtė vendit. “Gjatė gjithė kohės, qė Skerdi rritej, i kam treguar ngjarje tė ndryshme, ku spikatnin figura tė shquara tė kombit shqiptar pėr trimėri, besė e menēuri. Mbi tė gjitha, i kisha shpjeguar mirė se prejardhja jonė e hershme ishte nga Gryka e Rugovės. Kėtė informacion mė duket se e “treti” nė vete, duke e ruajtur si gjėnė mė tė shtrenjtė tė tė gjithė veprimtarisė sė tij tė mėvonshme. Historia mė interesante, qė i mbeti nė mendje, ishte ajo e stėrgjyshit tė tonė, Moē Llagami, i cili nė moshė tepėr tė re, kur luftonte kundėr serbėve, vrau komandantin armik e dogji post-komandėn. Qė nga ajo ditė, Moēi u largua pėr tė mos u kthyer pėrgjithmonė nė vendlindje. Kėshtu u formua tre shekuj mė parė fisi Llagami, nė Tiranė”, tregon Bardhyli, i ati i Skerdi Llagamit. Skerdi ishte krenar qė ishte pasardhės i avokatit tė parė tė Tiranės, patriotit tė trevave tė Shqipėrisė sė mesme, Myslim Llagami, gjyshi i tė atit, qė e kaloi jetėn nė burgje e internime, nga turqit, serbėt dhe qė u dėnua me vdekje nga Esat Pashė Toptani. “I kisha treguar se si u dėnua me vdekje im gjysh, por vendimi nuk u ekzekutua falė ndėrhyrjes sė gjyshit tė Aleksandės Meksit, i cili mundi ta kthejė dėnimin e Myslimit nė internim. Skerdi ndihej mirė kur i tregoja histori tė tilla, por, njėkohėsisht, u mbrujt me urrejtjen kundėr serbėve, pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre tė shėmtuar antishqiptare. Kėto histori, ai nuk i harronte kurrė”, rrėfen Bardhyl Llagami. Mė vonė, ndjenja e burrėrisė, e pėrkushtimit ndaj atdheut tė stėrgjyshėve tė tij, u bė tema kryesore e bisedės sė Skerdit me shkokėt, tė cilėt ishin ēuditėrisht mė tė mėdhenj nė moshė se ai. Sipas Bardhylit, i biri, pasi mbaroi shkollėn e mesme, pėr njė farė kohe, u mor me punė tė ndryshme si elektromekanik. Ndėrsa nė vitin 1997, Skerdi u ingranua nė strukturat e Ministrisė sė Rendit. Nė trazirat e marsit tė atij viti, 28-vjeēari me muaj tė tėrė nuk ka fjetur nė shtėpi, por nė autoblindat e policisė, qė kanė stabilizuar rendin nė kryeqytet. Mė pas, pėr njė kohė tė gjatė, ka punuar nė repartin special “Brisku”, ku ka realizuar detyra tejet tė vėshtira pėr vėnien nė pranga tė shumė personave nė kėrkim. Shokėt e Skerdit tregojnė se ai ishte njeri qė nuk e njihte frikėn dhe kėtė ia kishin transmetuar edhe familjes sė tij, e cila ishte e shqetėsuar.

Skerdi, nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare

Revoltat e shqiptarėve tė Kosovės e prekėn thellėsisht ndėrgjegjen e Skerdit. Nė qershor tė vitit 1998, si rezultat i njė pjekurie tė arrirė plotėsisht, lidhur me detyrėn qė ndjente ndaj kombit, Skerdi, pasi ka trajnuar rreth 400 persona shqiptarė, qė kishin ardhur nga e gjithė bota pėr tė luftuar kundėr serbėve, duke ndjekur rrugėn Burrel-Tropojė, hyri nė Kosovė. “Kishte kohė qė bėnte biseda pėr ēėshtjen kosovare nė shtėpi. Madje, qė nga viti 1993, nga persona tė afėrt, qė i kam kontaktuar mė vonė, mėsova mė tepėr rreth vizionit dhe veprimtarisė sė tij tė mirėfilltė kombėtare. E them me sinqeritet se, pėrveē kontributit qė unė kam dhėnė, duke i folur pėr origjinėn e fisit tonė, nuk kam ndonjė meritė nė aktivizimin e Skerdit nė luftėn e Kosovės”, vazhdon Bardhyli. Skerdi merr kėshtu me ndėrgjegje tė plotė vendimin pėr tė qenė krah vėllezėrve kosovarė nė luftėn e tyre tė drejtė pėr liri dhe pavarėsi. Nė shtėpi kishte thėnė se do tė shkonte nė Itali pėr tė punuar, pasi ndjente keqardhje pėr prindėrit qė po i linte vetėm. Nė fakt, ndodhi krejt e kundėrta, gjė e cila nuk i kishte shkuar nė mendje as familjes sė tij, pasi Skerdi shkoi tė radhitej nė formacionet e UĒK-sė, duke u vėnė nė krye tė shqiptarėve tė tjerė tė ardhur nga tė katėr anėt e botės pėr tė njėjtin qėllim. Bashkėluftėtarėt e tij kanė thėnė se Skerdi, i shndėrroi kėta atdhetarė tė flaktė nė luftėtarė tė zotė, pasi ata nuk kishin prekur ndonjėherė armė me dorė e jo mė tė ishin pėrdorues tė tyre.

Komandant “Shpendi”, ose tmerri i serbėve

Formacioni ku bėnte pjesė Skerdi Llagami vepronte nė Koshare, Junik, zona tė Dukagjinit, por edhe nė zonėn e Pejės. Nė UĒK, ai do tė kryente detyrėn e komandantit tė batalionit tė dytė tė Br.134, e mė pas po nė kėtė batalion, por qė tashmė i pėrkiste Br.138 tė UĒK-sė. Nė luftė e pagėzuan me emrin komandant “Shpendi”, kjo pėr arsyen e thjeshtė qė si shpend guximtar ai kishte fluturuar ngė Tirana nė Kosovė. Njė bashkėluftėtar i Skerdi Llagamit, nga Kukėsi, kur tregon se si ua punonte serbėve komandant “Shpendi” thotė: “Serbėt e njihnin mirė pėr fytyrė komandant Shpendin. Madje, ata arrinin tė dallonin edhe zėrin e tij sa herė ai fliste me komandėn eprore, apo dhe me luftėtarėt nė radion marrėse-dhėnėse. Komandant Shpendi ishte bėrė pėr ta njė tmerr i vėrtetė dhe pėr kėtė ishte njė nga personat mė tė kėrkuar. Serbėt donin tė identifikonin vendndodhjen e tij me patjetėr pėr ta goditur e asgjesuar mė pas. Komandant Shpendi i kishte parashikuar kėto gjėra dhe e kishte porositur efektivin se vendndodhja e tij nė fushėn e betejės do tė ishte numri qė komunikonte nė radio plus edhe shifrėn tetė. Ka ndodhur shpesh qė ai thoshte numrin dhe serbėt bombardonin fuqishėm kuotėn qė kishin dėgjuar nė radio, por habiteshin kur e dėgjonin pėrsėri zėrin e tij. Komandant Shpendi, i ndėrronte shpesh kodet pėr tė ruajtur efektivin nga armiku. Ai ishte i lidhur shumė me vartėsit, tė cilėt shikonin te komandant Shpendi eprorin trim, tė paepur dhe tė sakrificave. Nuk mund tė harroj se si ai i merrte nė krah shokėt e plagosur dhe i ngjitej malit me shpejtėsi. Sa i rreptė ishte nė detyrė, aq i dhembshur ishte kur pėrcillte pėr nė banesėn e fundit shokėt e vrarė”. Raste si kėto i kanė treguar shpesh Bardhylit, babait tė komandant Shpendit, i cili tashmė e ka kuptuar se i biri nuk i pėrket vetėm atj, por gjithė kombit shqiptar. Drejtuesit e luftės nė Kosovė e Maqedoni, e kanė cilėsuar komandant Shpendin si luftėtar tejet tė zotin. Ata nuk ngurrojnė tė thonė se ai kishte mirė tė ngulitur nė mendje thėnien e njė strategu tė madh ushtarak dhe shpesh u thoshte ushtarėve: “Shokė, po mė patė qė sulem pėrpara mė ndiqni, po vutė re se kthehem prapa mė vrisni”. Kjo kishte tė bėnte me formimin e mirė ushtarak qė tashmė kishte marrė ky njeri. Ata qė e kanė njohur nė betejė komandant Shpendin thonė se karakterizohej nga profesonializmi i lartė dhe nuk e njihte aspak frikėn. Madje, sipas tyre, nė zgjidhjen e situatave tė vėshtira ai ishte i pari. “Njė herė duhej tė sulmonim drejt njė bunkeri, nga i cili qėllonte papushuar njė mitraloz serb. Komandant Shpendi, i veshur tėrėsisht me dinamit, u vėrsul mbi ta. Serbėt tė alarmuar e lanė bunkerin dhe u larguan tė tmerruar”.

Familja, asnjė dijeni pėr Skerdin

Gjatė gjithė periudhės sė largimit, familja e Skerdit nuk dinte asgjė pėr vendndodhjen e tij nė Itali, ku kishte thėnė se do tė shkonte. Ata, madje, ishin tė shqetėsuar. “Njė herė, njė kushėrira jonė na tha gjithė gėzim se kishte dėgjuar nė edicionin e lajmeve tė kanalit 5 italian se njė shqiptar kishte fituar ēmimin e parė pėr trupin mė tė bukur. Ajo mendonte se ky ishte Skerdi. Mbasi u interesuam, u sqaruam se nuk ishte ashtu. Dhe kjo do tė vazhdonte deri kur pas mbarimit tė lutės nė Kosovė nė njė gazetė tė pėrditshme u botua intervista me njė nga komandantėt e UĒK-sė, nga Shqipėria, qė quhej Artan Dyrmishi. I intervistuari pyetjes sė gazetarit se a kishte tė tjerė shqiptarė qė luftonin nė Kosovė iu pėrgjigj: “Aty ku vdekja ishte mė e sigurtė Skerdi Llagami ishte komandant batalioni”. Nėpėrmjet kėtij lajmi ne mėsuam vendndodhjen e djalit tonė, por ishte e pamundur tė kontaktonim me tė. Mė pas, Skerdi na ka bėrė njė telefonatė tė shkurtėr, ku na tha se do tė shiheshim sė shpejti. Vonė e mėsuam se telefonata na ishte bėrė nga Lugina e Preshevės”, vijon Bardhyli. Me mbarimin e luftės nė krahinėn e Preshevės, komandant Shpendi u kthye nė Kosovė e vazhdoi veprimtarinė e tij fillimisht nė pėrbėrje tė forcave tė TMK-sė, efektiva tė Ministrisė sė Rendit Publik tė Kosovės.

Skerdi vullnetar edhe nė luftėn e shqiptarėve tė Maqedonisė

Pas fillimit tė veprimeve luftarake nė territorin e Maqedonisė, komandant Shpendi bashkė me 40-50 persona tė tjerė vullnetarė shkoi nė Prizėren, pėr t“u pėrshėndetur me shokėt qė do tė qėndronin nė Kosovė, pasi do tė nisej pėr nė Maqedoni. Valboni, zėvendėskomandanti i batalionit, qė drejtonte komandant Shpendi, duke e ditur se sa i njohur dhe i kėrkuar ishte eprori i tij nga armiku, i thotė me zė tė drithėruar nė mes tė burrave: “Komandant Shpendi, unė mendoj se ti ke luftuar boll. Ke qenė nė disa luftra dhe mos rreziko, pasi armiqtė tė kanė nė shėnjestėr”. Komandant Shpendi e pėrqafoi Valbonin nė shenjė miratimi dhe tha: “Edhe sikur shtatė luftra tė bėhen pėr Shqipėrinė, te tė shtata do tė jem”, dhe u nis pėr nė shtabin e Ali Ahmetit. Me tė mbėrritur atje, organizoi njėsitet speciale pėr vendosjen e situatės dhe komandant u emėrua ai vetė. Kishte pėrzgjedhur djem trima, tė pėrkushtuar dhe tė pėrgatitur fizikisht. Komandant Shpendi drejtoi situata tė rrezikshme luftarake dhe doli gjithnjė me sukses nė zgjidhjen e detyrave.

Si u vra komandant Shpendi

Ditėn e diel, mė datėn 1 korrik tė vitit 2001, nė orėn pesė pasdite, nė zbatim tė njė urdhri, u vra nė krye tė detyrės komandant Shpendi. Kishte marrė pėrsipėr tė spastronte nga elementėt armiq qytezėn e Bogovisė. Ai ishte nė krye tė njėsitit dhe u godit me dy plumba, nė pritė, nga njė snajper. Plumbat e mbėrthyen pėr vdekje, njėri nė zemėr dhe tjetri nė bark. Shokėt e njėsitit, tė papėrmbajtur dhe nė shenjė hakmarrjeje, e shkretuan tė gjithė vendin, ku u vra komandanti i tyre. Komandantin trim, tė njohur me emrin Shpend, e varrosėn nė Malėsinė e Sharrit, nė fshatin Selcė e Keqe, pranė njė xhamije. Edhe pse komandant Shpendi u vra, shokėt e tij vazhdonin tė raportonin te varri i tij detyrat qė kryenin nė misionet e tyre tepėr tė vėshtira. Njesitit special qė drejtonte iu dha emri “Shpendi”, nė kujtim tė tij. Tė gjithė specialėt veshėn bluzat me simbolin UĒK, ku nė krahun e djathtė shėnohej “Njėsia Speciale Shpendi”. Megjithėse po bėhen dy vjet qė nga rėnia e komandant Shpendit, bashkėluftėtarėt e tij dhe tė gjithė njerėzit qė e kanė njohur, tė asaj zone, vazhdojnė tė flasin pėr tė sikur tė ishte gjallė, e midis tyre.

Tubimet pėr ndėr tė tė rėnėve nė luftė

Mė 5 maj tė vitit 2003, Bardhyl Llagamin e ftuan nė Sllupēan, pranė Kumanovės, sepse atje do tė organizohej njė tubim, nga Partia Demokratike pėr Integrim, me rastin e njėsimit tė 5 majit si Ditė e Dėshmorėve dhe tė rėnėve tė Ushtrisė Ēlirimtare nė Maqedoni. Atje, pas pėrshėndetjeve tė Ali Ahmetit, Faslli Veliut (Daja), e tė tjerėve, figura tė shquara tė UĒK-sė, foli edhe babai i dėshmorit Skerdilaid Llagami, Bardhyli. Tė gjithė tė pranishmit u mrekulluan nga thėniet e tij tė matura, ku ndėr tė tjera citoi: “… Ne edhe mund tė na vrasin, por nuk mund tė na zhdukin. Ne do tė vazhdojmė tė jetojmė pėrjetėsisht nė trojet tona”. Dy ditė mė vonė, nė njė tjetėr tubim nė Bogovi, vendi ku ka rėnė edhe komandant Shpendi, me rastin e shkuarjes atje tė profesor Bardhylit, babait tė tij, pas bashkėluftėtarėve fjalėn e mori poeti i atyre anėve, Agimi, i cili u shpreh: “Ne nuk do tė vendosim trandafila mbi varrin e komandant Shpendit, sepse ai ishte mė i bukur se ēdo trėndafil. Ai ka qenė komandanti mė i hijshėm qė kam njohur mbi dhe. Mbi varr do tė mbajmė ngritur flamurin shqiptar qė na ka lėnė ai dhe nuk do tė harrojmė kurrė porositė e tij”. Bashkėluftėtari i komandant Shpendit, me emrin “Bejdo”, i komunikoi babait tė tij, Bardhylit, se dy prej shokėve tė batalionit, qė kishte drejtuar i biri, u kishin lindur djem, tė cilėt ishin pagėzuar njėri me emrin Shpend, e tjetrin Skerdilaid. Ndėrkohė, edhe nė Tiranė shoqata me tė njėjtin emėr, kėrkon tė vlerėsohet denjėsisht figura e Skerdilaid Llagamit, ose siē e njohin atyre anėve, komandant Shpendi.

DĖSHMORĖT E SHQIPĖRISĖ PĖR KOSOVĖN E TROJET ETNIKE NĖ MAQEDONI

Kanė marrė pjesė nė luftėn e Kosovės, nė formacionet e UĒK-sė, mė shumė se 100 shqiptarė. Disa prej tyre kanė qenė edhe nė postet drejtuese nė Shtabin e Pėrgjithshėm, apo dhe nė krye tė njėsive e reparteve. Nga lista e publikuar nga UĒK, rezulton se 28 shqiptarė janė dėshmorė tė rėnė nė krye tė detyrės nė luftė me serbėt. Dėshmorėt janė nga Tropoja, Hasi, Kukėsi, por edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora.

1- Arjan Brahimi nga Shkodra. Rėnė mė 18 korrik 1998 nė Rahovec
2- Fatmir Doēi nga Tropoja. Rėnė mė gusht 1998 nė Smolnicė (Dreēan)
3- Hazir Malaj mjek nga Tropoja. Rėnė mė 8 maj 1998 nė Qafė Mali
4- Indrit Cara nga Kavaja. Rėnė mė 31 mars 1999 nė mal tė Gallushės, Pagarushė
5- Halil Coka nga Kukėsi, banues nė Bathore, Tiranė. Rėnė mė 3 prill 1999 nė Ratishė, Dreēan
6- Artan Kovaēi nga Vlana, Krumė. Rėnė nė maj 1999 nė Pashtrik
7- Ramė Geca nga Kruma. Rėnė nė maj 1999 nė Pashtrik
8- Astrit Suli nga Lumasi, Berat. Rėnė mė 27 maj 1999 nė Gorozhup
9- Xhem Bardhoshi nga Letaj, Krumė. Rėnė mė 15 maj 1999 nė Majėn e Zezė, Pashtik
10- B. Breēani nga Markaj, Tropojė. Rėnė mė 25 maj 1999 nė Shkozė, Koshare
11- Qazim Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė maj 1999 nė Shkozė, Koshare
12- Arif Dautaj nga Tropoja. Rėnė nė qershor 1999 nė Koshare
13- Besnik Brati nga Golaj, Krumė. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
14- Naim Cema nga Kruma. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
15- Astrit Prushi nga Qarri, Krumė. Rėnė mė 26 gusht 1998 nė afėrsi tė Godenit
16- Dine Koleci nga Kishaj, Krumė. Rėnė mė 2 qershor 1998 nė afėrsi tė Godenit
17- Agim Muja nga Kruma
18- Hamdi Mula nga Dobruna e Hasit
19- Xheladin Dautaj nga Golaj, Krumė
20- Muharrem Dauti nga Zahrishta e Hasit
21- Adem Mazreku nga Vranishti i Hasit
22- Xhevat Lleshi nga Kishaj i Hasit
23- Isa Malaj nga Peraj i Hasit
24- Enver Vila (nuk dihet nga ėshtė). Rėnė nė vitin 1999
25- Lefter Bica nga Berati. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup
26- Skerdilaid Llagami nga Tirana. Rėnė mė 1 korrik 2001 nė Bogovinė, Maqedoni
27- Ndriēim (mbiemri nuk dihet) nga Pogradeci. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup
28- Gusel (mbiemri nuk dihet) nga Vlora. Rėnė nė qershor 2001 nė Shkup


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.