Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur e drejta nuk ka forcen, ajo quhet e keqja.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Shqiptarėt e Italisė, atje ku thirrja e gjakut i mban tė bashkuar
Postuar nga: Albo

Emigracion Udhėtimin tim nė tokat arbėreshe e bėra nė mesin e muajit mė tė bukur tė stinės nė majin e lulekuqeve. Edhe njė kėnaqėsi tė gjendesh nė mesin e bashkėkombasve tė mi, tė mėrguar nė viset verilindore tė Italisė. Nė udhėtimin tim tė fundit, isha nė krahinat: Alto Adige (Sud Tirol, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia (nė rrethet e Trentos, tė Trevizos e tė Triestes). Nga Lecco shkova nė Bergamo, ku e mora autostradėn, nė drejtim tė lindjes - nė pėrvijim tė fushave lombardo-venete, rrėzė Alpeve tė larta.


Engjėll KOLIQI


Misioni i kėtij udhėtimi ishte pėrcaktuar me kohė: njohja e bashkėkombasve me qėllimet dhe projektet e njė qendre pėr shqiptarėt qė quhet “ALBEUROPA”, qė ėshtė legalizuar dhe kėto ditė do fillojė me veprimtaritė e para, nė selinė e saj, nė Olginate (Lecco), ku i ka edhe zyret e veta, me katėr kompjuterė tė kyēur gjithnjė nė internet, gjithėherė nė shėrbim tė mėrgimtarėve tanė dhe tė nevojave tė tyre e nė shėrbim tė ēėshtjeve tė shenjta kombėtare.

Rovereto

Stacioni i parė i kėtij udhėtimi ishte Rovereto, njėri nga vendbanimet mė tė mėdha tė rrethit tė Trentos, nė Krahinėn Autonome tė Tirolit Jugor (Alto Adige). Aty takuam Shefqetin, Arbėrin, Agronin, Besnikun, Nexhmiun e veprimtarė tė tjerė tė Mėrgatės Shqiptare nė ato anė, si dhe zonjėn Carmen - njė intelektuale e shquar, qė gjithnjė gjen kohė dhe fuqi pėr integrimin e veprimtarive tė shumta kulturore tė mėrgimtarėve, me ato tė rinisė vendore. Qė tė gjithė e kanė mirėpritur legalizimin e Qendrės ALBEUROPA dhe janė shprehur opitimistė pėr realizimin e projekteve tė paraqitura, qė janė hartuar nė harmoni me Statutin e Qendrės. Mė sė shumti janė pėlqyer projektet pėr bashkėpunimin shqiptaro-arbėresh, duke filluar nga ekskursionet e bashkėsive shqiptare nėpėr vendbanimet arbėreshe e deri te shfaqjet dhe manifestimet e pėrbashkėta kulturore-artistike e sportive. Shefqeti mori pėrsipėr sensibilizimin e veprimtarive tė kėsaj qendre koordinuese dhe organizimin e sponsorizimit tė tyre, nga punėdhėnėsit shqiptarė dhe nga donatorėt italianė nė ato zona. Pas atij takimi vėllazėror dhe shpresojmė tė frytshėm, vazhdova rrugėn gjarpėrore pėrmes Alpeve tė larta (nė peizazhet qė tė ngjeshin me ide pėr tė shkruar gjėra tė mrekullueshme artistike-letrare) dhe nė rrethin e Viēencės u pėrshėndeta me disa veprimtarė, vetėm sa pėr tė lėnė takimet e punės kah fundi i majit, me praninė edhe tė shumė mėrgimtarėve, qė si kudo nė Itali, edhe kėndej janė nga tė gjitha trojet tona etnike.

Nė orėt e vona tė mbrėmjes jam ndalur nė stacionin tjetėr, nė Rrethin e Trevizos - aty ku e kemi njė shoqatė tė re, por me plot veprimtari atdhetare e kulturore, nė selinė e Shoqatės «Shote Galica» nė Ronchadelle di Ornelle. Me zemėrgjerėsi, si gjithėherė na ka pritur kryetarja e kėsaj shoqate - zonja Mardena Kelmendi, e bija e patriotes e poetes sė dėshmuar Vitore Stefa-Leka. Mardena - e mbesa e Gjergj Stefės, i cili ishte pėrkrah Abdyl Frashėrit dhe burrave tė tjerė tė Kombit nė Lidhjen e Prizrenit, 125 vjet mė parė, stėrmbesa e Konstantin Kristoforidhit dhe e bija e Bardhyl Kelmendit (burrė Rugove i pėrsekutuar nga diktatura e kuqe nė Shqipėri) pėrveē veprimtarive tė bujshme tė udhėhequra nė Shoqatėn «Shote Galica», nė kėtė pranverė na ėshtė bėrė edhe kampione e poetėve shqiptarė nė mėrgim, duke fituar dy ēmime shumė tė vlefshme pėr poezi - vendin e parė dhe Ēmimin «Agim Ramadani» me poezinė “Fala tė jetoj”, nė manifestimin «Me Agim Ramadanin 2003» nė Zürich dhe Ēmimin e parė nė konkursin poetik tė Forumit Elektronik STERKALA «Poezia Pranverore», me poezinė “Kush jam”.

Nė shtėpinė e znj. Mardena Kelmendit u ēliruam sikur tė ishim nė odėn e Azem e Shote Galicės, nė Drenicė. Ishte dhėnė lajmi pėr praninė tonė aty dhe me plot krenari kishin ardhur nė takimin vėllazėror veprimtarėt e shquar tė «Shote Galicės» - Sokol Galanxhi, Stavri Tuslluku, Arben Lika, Nasibe Sulēe e plaku i urtė - Arif Galanxhi (i ati i Sokolit). Me Sokolin ishin njohur edhe nė manifestimet e mėrgatės dhe mund veē tė ridėshmojmė vlerat e larta tė punės sė tij tė palodhshme. Na kanė befasuar pėr tė mirė edhe projektet e fundit tė kėtyre veprimtarėve, tė mėsuara nga Arbeni, Nasibja e Stavri - sidomos me veprimtaritė e nėnave shqiptare, nė edukimin dhe orientimin patriotik tė gjeneratave tė reja. Z.Arif Galanxhi - intelektual, i cili para Luftės sė Dytė Botėrore kishte studiuar nė Itali, njėri ndėr veteranėt e Luftės Antifashiste e pastaj i persekutuar nga diktatura e kuqe nė Shqipėri, me urtėsinė e patriotit dhe tė intelektualit tė mirėfilltė kishte ngritur lartė vetėdijen kombėtare tė gjeneratave tė reja dhe i kishte dhėnė zjarr dashurie rinisė sonė mėrgimtare, qė nė ato vise janė me mijėra. Ajo qė na bėri pėrshtypje ishte bindja e tij: “Nė Shqipėri kurrė nuk ka pasur komunizėm, por atje ka pasur vetėm diktaturė dhe nuk ėshtė e lehtė tė triumfojė demokracia e vėrtetė”!!! Ia dhamė fjalėn xha Arifit, se refreni i tij: Jemi tė njė trungu, jemi tė njė gjaku - prandaj edhe do veprojmė sė bashku, do tė jetė moto nė tė gjitha ndėrmarrjet dhe veprimtaritė e Mėrgatės Shqiptare nė Itali, duke shmangur orientimet ideologjike, partiake, rajonale, fetare.... Pasi u morėm vesh pėr koordinimin e veprimtarive tona kulturore-artistike, sportive, humanitare... ushtoi kėnga shqipe. Deri nė orėt e mėngjesit kėnduam kėngė e potpuri tė tė gjitha trevave shqiptare.

Trieste

Pastaj i erdhi radha Triestes, si zakonisht stacioni i fundit nė udhėtimet nė viset verilindore tė Italisė. Trieste e bukur, qė megjithė rrethinat gumėzhin edhe shqip, sepse atje jetojnė e veprojnė mbi pesėmijė shqiptarė, tė mėrguar nga tė gjitha trojet tona etnike. Kush do tė priste atje, nėse jo zemėrmadhja Vitore Stefa-Leka (tashmė e njohur si Nėnė Tereza e Triestės), nė shtėpinė e sė cilės janė strehuar qindra shqiptarė - nga Vlora, nga Tirana, nga Korēa, nga Elbasani, nga Shkodra, nga Durrėsi, nga Gjilani, nga Saranda, nga Prishtina, nga Mitrovica, nga Presheva, nga Gostivari, nga Tetova.... Znj.Vitore, si zakonisht e rrethuar nga shqiptarėt. Aty me ne, si zakonisht ishin, edhe Muhabi Lamallari - kryetari i Shoqatės “Bashkimi Dardan”, Fazli Haziraj, Hasret Hetemi, Skėnder Hysenaj, Vangjush Stefa (i vėllai i Vitores), Stefanaq Leka (bashkėshorti i Vitores) e biznesmeni i shquar Ardian Shehu. Edhe kėtu mirėpritje emocionale e projekteve tė Qendrės koordinuese ALBEUROPA dhe zotim pėr veprimtari tė pėrbashkėta dhe sponsorim tė veprimtarive. Kėsaj radhe nuk e takuam kryetarin e Shoqatės “Iliria” - Xhafer Tari, i cili mbase nuk ishte nė Trieste. Ishte kėnaqėsi e vėrtetė edhe njohja me z.Idriz Beqirin (ish nėnkryetar i Shoqatės Patriotike tė Ēamėve), i cili nga kėrcėnimet e qeveritarėve dhe shėrbimeve sekrete greke nė Tiranė, ishte detyruar ta lėshojė vendin dhe tė ikė nė Trieste. Idrizi, bashkė me Vangjushin po bėnin pėrgatitjet e fundit pėr themelimin e njė shoqate kulturore shqiptare atje. Kėnaqėsia mbėrriti nė zenit, kur u takuam me Mėsuesen e Popullit (titull i dhėnė pas pėrmbysjes sė diktaturės sė kuqe) - znj.Eleni Stefa (e ėma e Vitores)- luftėtarja mė e madhe dhe mė e denjė kundėr analfabetizmit nė Berat dhe nė shumė rrethe tė Shqipėrisė. Megjithė pleqėrinė (mbi 90 vjeēe) dhe persekutimet e pėrjetuara gjatė diktaturės, e mbetur e ve nė rininė e saj (kur menjėherė pas luftės regjimi i Enver Hoxhės ia kishte vrarė bashkėshortin, vetėm pse ishte intelektual dhe patriot i dėshmuar), Ajo mbahej e fortė dhe u jepte fuqi gjeneratave tė reja, nė pėrballimin e ndershėm tė plagės kurbetēare, duke ngritur lartė, me fjalėt e ėmbla, vetėdijen kombėtare dhe moralin e vullnetin pėr tė vepruar nė frontin e pėrbashkėt, nė tė mirė tė atdheut e tė kombit. Ajo na uroi organizimin sa mė tė shpejtė tė mėsimit plotėsues nė gjuhėn amtare, pėr tė gjithė fėmijėt shqiptarė nė mėrgim. Edhe e bija e saj - Elda Naraēi na shpjegoi punėn e madhe qė po bėn me ndėrmjetėsimin pranė institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, nė sistemimin e shqiptarėve nė Trieste e rrethinė. “Dardha bie nėn dardhė” - thotė populli. Kėtė e vėrtetojmė nė familjen e madhe patriotike e intelektuale Stefa: Mėsuesja Eleni, tė bijat Vitorja e Elda, e bija e Vitores Mardena, i biri i Eldės, Pjetėr Naraēi (gjithnjė nė ballė tė veprimtarive madhore nė Romė dhe nė mbarė Italinė). Nė takimin tonė tė punės, studentėt i ka pėrfaqėsuar studentja e fakultetit tė turizmit - Kamela Xhimitiku (kryetare e shoqatės studentore shqiptare nė Trieste), e cila na ftoi qė mė 29 maj 2003 tė mbushim sallėn e madhe tė Universitetit tė Triestes, nė konferencėn tematike “Marrėdhėniet Shqiptaro-Serbe” dhe Kosova, qė shoqata studentore shqiptare e ka organizuar bashkė me profesorėt e fakultetit tė shkencave politike tė Universitetit tė Triestes.

Nėnė Vitorja

Ishim pėr drekė te Nėnė Vitorja, bashkė me Mardenėn. Ja, mbėrrin njė vajzė italiane, e cila Vitoren e thėrriste Nėnė. Vajza qė ishte 32 vjeēe quhej Monika. Pse e quan Nėnė?! - e pyeta. “E quaj Nėnė, sepse kjo grua e madhe shqiptare ka bėrė pėr mua, mė shumė se nėna ime. Unė erdha nga Udine, tė studioj nė Trieste. U dashurova dhe po kaloja ditė tė lumtura me njė djalė - edhe ai italian. Mirėpo nuk mė zgjati shumė, sepse ai m’i mori mendtė dhe bashkė me tė filluam tė merrnim doza droge dhe unė u bėra rrugaēe e keqe, u humba kėsaj jete.... as familja ime nuk dinte gjė pėr mua. Njė ditė, derisa po qaja nė njė park, kaloi Nėna Vitore (deri nė ato ēaste e panjohur), mė pyeti pse po qaja, mė mori pėr krahu dhe mė dėrgoi nė shtėpinė e saj, ku mė mbajti disa ditė dhe prej nga filloi shėrimi im. Me ndėrmjetėsimin e saj, tash jam sistemuar dhe punoj, as qė dua tė dėgjoj mė pėr drogėn dhe sapo tė bėj pak para, do t’i vazhdoj studimet. Shpresoj ta gjej njė djalė tė mirė shqiptar dhe tė martohem. Nėnė Vitorja - nėna ime e dytė, qė ma shpėtoi jetėn, tashmė ėshtė mikja mė e madhe e familjes sime. Unė, patjetėr nė pushimin e drekės, i lajmėrohem me telefon, kur nuk mund tė vij kėtu, pėr t’i treguar se jam mirė, sepse vetė Nėnė Vitorja ma ka kėrkuar kėtė, si masė edukative. Tashmė e ndjej veten edhe bijė e saj - pra edhe bijė shqiptare”!!! Kam pėrshkruar kėtu vetėm njė pjesė nga rrėfimi i gjatė i Monikės, e cila me meritat e mėdha tė Nėnė Vitores, tashmė e ndjente veten shqiptare.

Derisa po bisedonim, duke shqyrtuar mundėsitė e realizimit tė projekteve tė sivjetme kulturore e atdhetare tė Qendrės koordinuese ALBEUROPA, herėpashere lidheshim me telefon me veprimtarė shqiptarė nė vende tė tjera, tė cilėt, duke na uruar pėr projektet e reja, na ofronin njė bashkėpunim dhe ndėrlidhje tė pėrhershme tė Mėrgatės Shqiptare, nė mbarė botėn, synim ky i pėrcaktuar edhe me Statutin e Qendrės. Shkėmbyem mendime e pėrvoja dhe vendosėm lidhjet e bashkėpunimit tė vazhdueshėm me veprimtarė tė dėshmuar dhe intelektualė tė mirėfilltė, si: Vasil Ēesari nė Francė, Beqir Sina, Ejvis-Maria Xhajanka, Albana Mėlyshi, Petraq Pali e Merita Bajraktari nė SHBA, Arbėr Ahmetaj, Nazmi Jakurti e Astrit Leka nė Zvicėr, si dhe me veprimtarė tė tjerė nė vende tė ndryshme evropiane. Me tė gjithė kėta dhe me shumė tė tjerė znj.Vitore po mbante lidhje tė pėrditshme... telefoni i saj rrihte pothuajse nė ēdo minutė. Nuk guxojmė pa e pėrmendur takimin e kėndshėm me poeten, muziktaren, letraren e njohur tė kulturės kombėtare - Zhuliana G. Jorganxhi (si gjithmonė e zėnė me redaktime librash poetikė, tė autorėve shqiptarė mėrgimtarė), e cila gjithashtu shprehi gatishmėrinė e saj pėr bashkėpunim e bashkėveprim, duke pranuar rolin e redaktores sė rregullt nė botimet e Qendrės ALBEUROPA.

Permendorja e Mėrgimtarėve

Dhe siē bėjmė gjithėherė nė Trieste, takimet tona t’i mbyllim me vizitėn pranė Pėrmendores sė Mėrgimtarėve Shqiptarė, qė kanė humbur jetėn nė mėrgim (nė ato rrethina). Ajo ėshtė ngritur nga Nėnė Vitorja buzė detit, afėr profilit tė Dante Aligerit, tė gdhendur nga mrekullitė natyrore nė shkėmb, pėr t’i nderuar viktimat e rinisė shqiptare nė mėrgim, ku tashmė aty pėrkujtohen tetė tė rinj: Gentur Lleshi (18 vjeē nga Berati), Dritan Berberi (25 vjeē nga Tirana), Edmond Metalla (33 vjeē nga Durrėsi), Lulzim Nevzati (25 vjeē nga Gjilani), Emiljan Grosha (18 vjeē nga Shkodra), Teuta Shkurtaj (studente nga Vlora), Bujar Omari (28 vjeē - me origjinė ēame nga Vlora) dhe Adem Ismaili (28 vjeē - ushtar i UĒK-sė nga Tetova, i cili vdiq nė spitalin e Triestes, nga plagėt e marra nga pushtuesit sllavomaqedonas). I nderuam bashkėrisht me njė minutė heshtje dhe u zotuam se nė kujtim tė tyre aty do t’u ngremė njė lapidar madhėshtor.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.