Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Eksperienca, ky frut i vonshem-fruti i vetem qe piqet pa u bere i embel.
--- D`Aureville

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Kombetarja shqiptare fiton ndeshjen miqesore me Estonine
Postuar nga: Albo

Sport Gabime nė mbrojtje, shumė raste pėr shėnim, shumė emocione, vetėm dy gola dhe njė penallti e humbur kanė karakterizuar ndeshjen e Kuqezinjve duke kėnaqur kėshtu publikun shqiptar

Kuqezinjtė triumfojnė 2-0 nė "Qemal Stafa"

Kuqezinjtė fitojnė 2-0 miqėsoren e “Qemal Stafės” pėrballė njė skuadre qė nuk shfaqi rivalitet>

Altin Manallari

Dy gola tė Adrian Aliaj dhe Alban Bushit gėzojnė shqiptarėt pėr fitoren 2-0 tė kombėtares kuqezi nė miqėsoren me Estoninė nė “Qemal Stafa”. Por, mbi tė gjitha, mund tė thuhet se ekipi i dirigjuar nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel ka treguar njė fytyrė tė mirė nė kėtė ndeshje, ku pothuajse e ka dominuar totalisht. Kjo ndoshta edhe sepse pėrballė tanėve ishte njė skuadėr qė nuk ka bėrė pothuajse asgjė pėr tė rivalizuar sadopak. Janė shėnuar vetėm dy gola, ndėrkohė qė rastet pėr shėnim kanė qenė tė shumta, po ashtu dhe emocionet kanė qenė tė pranishme deri nė fėrshėllimėn e fundit tė gjqtarit grek.

Shqipėria

Trajneri gjerman kishte zbritur nė fushė njė formacion tė vendosur me modulin tradicional 3-5-2, ku nuk mungonin tė rejat. Rolin e Muratit tė dėmtuar, Brigel ia kishte besuar mesfushorit tė CSKA-sofje, Altin Haxhit, ndėrkohė fatazist i kuqezinjve ishte Bledi Shkėmbi, njė hapėsirė kjo e dhėnė nga trajneri i kombėtares pėr shqiptarin e kampionatit kroat, dhe ishte lėnė nė stolin e rezervave Skela. Ndėrkohė qė ka debutuar dje nė radhėt e kombėtares, Bledar Mancaku, i cili sė bashku me Taren ka formuar dyshen e sulmit. Takimi ka filluar i shpejtė pėr tė dy skuadrat, ku sinjalin e parė e ka dhėnė fantazisti Shkėmbi, por miqtė kanė reaguar shpejt, duke krijuar njė rast tepėr tė mirė pėr tė shėnuar: nė minutėn e 9 estonezėt dalin tė vetėm pėrballė Strakoshės, i cili ka frenuar me kėmbė njė gjuajtje tė sulmuesit tė Estonisė, duke e shmangur kėshtu ndėshkimin e shpejtė tė Shqipėrisė. Mbrojtja gaboi nė disa raste.

Ndeshja

Loja hyn nė rrjedhėn e saj. Shqiptarėt janė mė kėmbėngulės nė kėrkim tė golit, ndėrkohė qė sulmi mik, kėrkon shpesh tė depėrtojė mes mbrojtjes kuqezi, e cila ka bėrė tė funksionojė mė sė miri pozicionin jashtė loje tė kundėrshtarėve. Futbollistėt e Kombėtares kėrkojnė tė dalin pėrpara falė fantazisė sė Shkėmbit dhe spondave tė Tares, dhe shpesh shfaqet e rrezikshme. U deshėn tė kalonin plot 26 minuta lojė qė tė zbllokohej rezultati: Pikėrisht nė kėtė moment, Adrian Aliaj (mbrojtėsi qė shėnon edhe nė kėtė miqėsore), i ndodhur nė momentin e duhur nė vendin e duhur, shfrytėzon mė sė miri njė top tė kthyer nga mbrojtja, tė cilin do ta kthente nė gol, duke e shėnjestruar tamam aty ku portieri mik nuk mundi ta arrinte. Shqipėria ndihet mė e ēliruar, e vazhdon tė kėrcėnojė. Provojnė tė gjejnė golin Mancaku e Duro, por pjesa e parė ishte destinuar tė mbyllej me fitoren 1-0. Nė tė dytėn Brigel kthen nė fushėn e lojės Skelėn nė vend tė Shkėmbit, heq Taren pėr Bushin dhe Mancakun pėr Rrakllin. Ndėrkohė qė heq edhe Strakoshėn, duke kėrkuar tė provojė tė riun Billa. Pjesa e dytė ka dhuruar mė shumė emocion.

Goli i vonuar i Bushit

Shtohen rastet e tanėve, tė cilėt gabojnė vetėm nė finalizim. Provojnė Skela, Haxhi. Portieri Billa nuk ka pasur shumė punė, pasi pjesa mė e madhe e lojės ėshtė luajtur nė mesfushėn kundėrshtare. Nė ato impenjime tė pakta, portieri i ri ka treguar siguri. Ndėrkohė qė Rraklli fiton njė penallti dhe Bushi nxiton tė gjuajė, por nga reagimet e trajnerit Brigel, ėshtė kuptuar se ai nuk kishte marrė miratimin e trajnerit. Topi i shkelmuar nga sulmuesi pėrfundon nė traversė dhe ėshtė rikthyer sėrish nė lojė. Reagimi i Brigelit ka shoqėruar sekondat e mėpasme. Shqipėria humbet mundėsinė mė tė mirė pėr tė dyfishuar. Ndėrkohė qė vetėm pak minuta mė vonė, nė tė 81-ėn do tė jetė sėrish Bushi ai qė do tė shėnojė atė gol tė vonuar, duke rregulluar gabimin nga pika e 11-metėrshit. Minutat nė vazhdim kanė qenė emocionuese, por gjithsesi fėrshėllima e fundit e grekut e mbyll atė me fitore 2-0 tė kuqezinjve.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.