Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mos fol per paren; une nuk adhuroj nje perendi qe i jepet aq shpejt budallait me te fundit.
--- Euripide

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Politike :: KQZ publikon pas 1 muaji rezultatet e zgjedhjeve
Postuar nga: Albo

Politike Zgjedhjet, PS kryeson me 2 % mbi PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatin perfundimtar per 369 njesi ne te gjithe vendin. PS ka marre 34,68 %, ndersa PD 32,61 %. PSD ne vendin e trete dhe pas saj agraret e Xhuvelit. Mbeten 15 njesi, qe ndodhen ne proces ankimimi apo nuk eshte votuar

Partia Socialiste vazhdon te jete ne krye te rezultateve te zgjedhjeve vendore, te bera dje publike, per rreth 369 njesi (KZQV) te te gjithe territorit te vendit. Nga te dhenat zyrtare te nxjerra dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultonte se PS-ja kishte fituar rreth 34.68 % te proporcionalit ne zgjedhjet e 12 tetorit, ndersa vetem dy perqind me poshte, me rreth 32.61%, renditet Partia Demokratike. Ne vendin e trete renditet Partia Socialdemokrate me 5.21 %, pas saj republikanet me 3.34 % dhe vijonte Partia Agrare Ambjentaliste me rreth 3.24 % te votave te fituara. Keshtu, ne nxjerrjen e rezultatit perfundimtar per fituesin e zgjedhjeve mungojne vetem 15 njesi te tjera, nga ku, Vau i Dejes, Lura dhe Himara do t'i zhvillojne zgjedhjet sot, ndersa Temali dhe Nikla jane ne proces ankimimi ne Kolegjin Zgjedhor. Gjithashtu, pa nxjerre rezultatet perfundimtare jane edhe njesite 4, 6, 7 dhe 10 ne Kryeqytet, te cilat jane duke u shqyrtuar nga KQZ-ja pas ankimimeve te ardhura prej subjekteve zgjedhore. Sipas zedhenesit te KQZ-se, Erton Sinani, vetem kur te jete bere nje konfigurim me i plote i komunave dhe bashkive qe do zhvillojne zgjedhjet diten e sotme dhe atyre qe jane ne ankimim ne Kolegjin Zgjedhor prane Gjykates se Apelit ne Tirane, atehere do te mundet qe edhe KQZ-ja te shprehet ne menyre perfundimtare per 384 njesite qe ka e gjithe Republika e Shqiperise. Nderkohe, Sinani theksoi ne konferencen e djeshme per shtyp, se KQZ-ja eshte e detyruar dhe do t'i pergjigjet cdo kerkese qe do te vije nga Kolegji Zgjedhor. "Nese ky Kolegj shpall te pavlefshme zgjedhjet ne Tirane, atehere KQZ-ja do te detyrohet te shtyje shpalljen e rezulatit perfundimtar dhe te merret rast pas rasti me vendimet e Kolegjit", deklaroi zedhenesi i KQZ-se. Rezultatet per Kryeqytetin, nga ku rezultoi fitues kandidati socialist, Edi Rama, ja nxjerre vetem per 312 qendra votimi, nga 346 qe ka gjithsej. Nga keto, ne dy qendra votimi nuk jane zhvilluar zgjedhjet, sepse mungonin zgjedhesit, ndersa 30 qendrat e mbetura kane dale me mangesi te dokumentacionit zgjedhor, gje qe ka bere mosperfshirjen e tyre ne rezultat. Sidoqofte, sipas Sinanit, edhe nese keto do te perfshiheshin, ato nuk do te ndikonin ne rezultatin e pergjithshem. Tani, per shpalljen e rezultatit perfundimtar, kur kane kaluar 34 dite nga zgjedhjet, priten rezultatet e zgjedhjeve te sotme, si dhe vendimet qe do te marre Kolegji Zgjedhor per ankimimet e kryera.

R.Kalemi

SUBJEKTI VOTA NE PERQINDJE

PS 34.68%

PD 32.61%

PSD 5.21%

PR 3.34%

PAA 3.24%

PDS 2.87%

AD 2.81%

PBDNJ 2.78%

PLL 2.28%

PDR 2.17%

PDK 1.55%

PBK 1.55%

PKSH 1.25%

I PAVARUR 0.87%

PPSH 0.58%

PBL 0.52%

PDRn 0.38%

PBKD 0.30%

PBD 0.17%

PMDL 0.10%


Sot, ne zgjedhje 14 mije votues

Rreth 14 mije votues do t'u drejtohen serish sot rreth 38 qendrave te votimit te shperndara gati ne te gjithe Shqiperine. Zgjedhje per kryetare bashkish dhe komunash do te zhvillohen ne kater qendra votimi ne Himare, ne 14 qendra te tjera ne Vaun e Dejes, ndersa rrezikohen zgjedhjet ne 10 qendra te komunes Lure. Sipas KQZ-se, KZQV-ja e kesaj komune ka marre nje vendim per te shtyre zgjedhjet e sotme per shkak te levizjes se rreth 71 votuesve, i njejti problem qe pengoi zhvillimin e zgjedhjeve edhe me 12 tetor. "Kete vendim KQZ e cileson te kundraligjshem dhe qe nuk respekton vendimin e KQZ-se. Nese KZQV-ja e Lures do t'i permbahet vendimit te vet, atehere do te thote se ne kete komune nuk do te zhvillohen zgjedhjet" , theksoi zedhenesi i KQZ-se, Erton Sinani. Ai deklaroi se nese vendimi i KZQV-se nuk ndryshon atehere KQZ-ja do te kerkoje procedim penal per te gjithe anetaret e saj. Nderkaq, KQZ ka shperndare te gjithe dokumentacionin qe nevojitet per keto zgjedhje, duke futur ketu edhe rreth 14 mije e 260 flete votimi te reja.

R. K


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.