Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I dehuri gjithnje betohet se nuk eshte i pire.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 108 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Ceshtje Kombetare :: Nderim pėr veprimtarinė atdhetare tė Kristo Dakos
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Asnje mbeshtetje e Anglise, e Amerikes ose e ndonje vendi tjeter nuk mund te sjelle bashkimin e shqiptareve, - i shkruante Edit Durhami Sevasti Qiriazit, - bashkimin duhet ta kryeni juve vete dhe ne qofte se nuk e kryeni per se shpejti, kur te vije paqja do te gjendeni jashte portes me llamben e pandezur si Virgjinia ne Ungjill dhe te tjeret do te jene gati te marrin vendin tuaj.


Lufta boterore mbylli siparin e saj ne fundin e vitit 1918. Kudo brenda dhe jashte Shqiperise, po perpiloheheshin platformat qe kishin ne themel te tyre krijimin e nje shteti plotesisht te pavarur. Ajo qe te binte me teper ne sy gjate kesaj kohe ishte zgjidhja ne favor te ketij qellimi i disa prej problemeve te shtruara perpara levizjes kombetare shqiptare, si psh. do te kerkohej pavaresia e plote apo vendosja e ndonje protektorati te ndonje fuqie te madhe dhe mbi te gjitha a do te mundeshin grupet e ndryshme, perfaqsuesit e shtresave shoqerore te percaktonin nje platforme dhe program kombetar per t’ia paraqitur Konferences se Paqes ne Paris. Te gjitha keto kerkuan ne situatat e caktuara vemendje, perkushtim, angazhim te madh nga te gjithe burat e menēur te Shqiperise, te cilet jo pa dhimbje bene perpjekjet e domosdoshme per te kapercyer pa ngurim murin e perēarjes dhe mosmarveshjeve qe egzistonin.

Problemet shqiptare gjate vitit1918 nuk zune vend brenda mendimit politiko shoqeror shqiptar, por territoret kryesore dhe ardhmeria e Kosovės dhe Ēamerise u nderkombetarizuan ne forume te ndryshme. Organizata politike “Bashkimi i Evropes Qendrore” perfshinte ne gjirin e saj te gjitha vendet e roberuara te Evropes. Ajo e gjykonte Shqiperine nje lloj me Belgjiken si shtet asnjanjes por qe gjate luftes ballkanike dhe evropiane ishte pushtuar nga ushtrite e huaja. Per te perfaqesuar Kosoven dhe Ēamerine te cilat ende mbaheshin te roberuara, me kerkesen e drejtorit te kesaj Organizate u ftua Kristo Dako, me mandatin e se ciles u be antari legjitim i kesaj organizate.

Kjo organizate kishte si qellim kryesor zgjidhjen e problemeve te ēdo kombesie dhe nxjerrjen e problemeve qe do shtronte ēdo vend pjesmares ne kete organizate perpara Konferences se ardheshme. Ajo do te luftonte nepermjet perfaqsuesve te ketyre vendeve, qe t’iu benin balle problemeve dhe ngateresave qe pengonin zbatimin e parimeve per te cilat kishin vendosur. Perfaqsuesit e kesaj organizate kishin deklaruar qe te mos kishte diplomaci te fshehte por do te bashkonin fuqite e tyre dhe te deklaronin lirine e plote te cdo kombesie. Kjo organizate kryesohej nga Prof. Dr. Thomas G. Masaryk, i cili me mbarimin e luftes u zgjoth Presidenti i pare i Ēekise Mbledhja e pare plenare e kesaj organizate u mbajt me 18 Tetor 1918, ne te njejten ndertese dhe ne te njejten salle ku u firmos pavaresia e SHBA me 4 Korrik 1776. Kryetari i Bashkise se qytetit te Filadelfias priti perfaqsuesit e kesaj organizate. z. Miller, drejtori i organizates ”Bashkimi Demokratik i Evropes Qendrore” i parashtroi Kryetarit te Bashkise qellimin e kesaj levizjeje dhe i lutet qe t’i jepte leje e liri perfaqsuesve te shteteve pjesmarese te kesaj organizate, te mbanin kuvendin e tyre te pare ne vendin e shenjte ku u shpall liria e Amerikes.

Ne seancat e para e mori fjalen edhe perfaqėsusi shqiptar Kristo Dako. Ai terhoqi vemendjen e te pranishmeve me oratorine e tij duke argumentuar lashtesine e popullit shqiptar dhe padrejtesite qe i ishin bere duke i cunguar ne menyre drastike kufijte e Shqiperise. Ai duke iu referuar fjales se perfaqsuesit jugosllav Hinsko Hinskoviē, tha se “nga fjalet zyrtare te tij kuptova se fqinjet tane serbe hoqen dore njehere e mire dhe pergjithmone nga kerkimi i pa drejte qe kishin per te dale ne Adriatik nepermjet Shqiperise. Me fakte dhe argumenta historike ai hodhi poshte pretendimin e perfaqsuesit grek te Thrakes dhe Anadollit qe Vorio Epiri sipas tij i perkiste Greqise, duke kembengulur se delegati grek ne kete organizate nuk kishte ardhur per te ēliruar popujt e roberuar por per te roberuar edhe toka qe nuk i perkisnin.

Pas disa dite diskutimesh u organizua nje cermoni madheshtore dhe perfaqsusit e kombeve te roberuara nenshkruan “deklaraten e qellimeve te perbashketa e kombeve te ēliruara te Evropes. “Te mbledhur ne kuvend ne Independence Hall ne Philadelfia Penn te SHBA me 26 tetor 1918, thuhej ne deklarate ne qe perfaqsojme bashkerisht me shume se 50 milion njeres qe formojme nje zinxhir kombesh midis Balltikut, Adriatikut, dhe Detit te zi teresisht apo pjeserisht nen sundimin e huaj, nenshkruajme keto qe pasojne. Kopje te deklarates se qellimeve te perbashketa te kombeve te roberuara iu dorzuan Presidentit te SHBA Uilson, perfaqsuesve te Indipendence Hall dhe pjesmaresve qe nenshkruan deklaraten. Organizata Bashkimi i Evropes Qendrore disa dite me vone u mblodh serisht ne Washington. Me rastin e mbylljes se punimeve te kuvendit te Bashkimit te Evropes Qendrore u mbajten disa tubime ne Nju Jork, Uashington dhe Ēikago. Ne banketin qe u organizua ne Nju Jork, ne sallen e hotelit “Plama” ne te cilin ishin ftuar me se 300 personalitete te zgjedhur nga ky qytet, pas fjales qe mbajten Prof. Dr. Mazary dhe Prof. Muller u lexua telegrami i pershendetjes se Presidentit Uilson. “U lutem u zgjatni urimet e mija te nxehta perfaqesuesve te kombeve te Evropes Qendrore dhe u tregoni kenaqesine time te thelle qe te bejme nje pershtypje bashkim parimesh te patundura midis nesh”

Ēeshtja e Kosoves dhe Ēamerise ishte ne rendin e dites ne krejt veprimtarine e Kristo Dakos. Ai ne keto vite ishte bere mjaft i njohur ne sferat larta te shoqerise amerikane dhe ne ēdo rast ai dinte te parashtronte kerkesat dhe programin e levizjes kombetare per perfshirjen e te gjitha krahinave te shkeputura brenda teritorit shqiptar. Me 28 Nentor 1918 ai u ftua qe te merte pjese ne takimin me njerzit qe do te shoqeronin Presidentin Uilson ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ai bisedoi hapur me ta, u parashtroi faktet dhe argumentat ne lidhje me kerkesat per te ardhmen e Shqiperise. Ai u kerkoi atyre qe te zbatonin me ndershmeri dhe paparagjykime parimet e shpallura nga Presidenti Uilson, ne themel te se ciles ishin parimet e kombesive, per te mbrojtur dhe mos lejuar qe te shkeleshin te drejtat e kombit me te vjeter te ballkanit, pavarėsia e tij. Midis te tjerash ai iu kerkoi qe brenda teritorit shqiptar te perfshiheshin edhe krahinat e Kosoves dhe Ēamerise. Nga ana tjeter ai beri ē’ishte e mundur dhe shfrytezoi te gjitha njohjet per te ndikuar tek miqte e tij amerikane me problemet dhe kerkesat Shqiptare.

Ēeshtet e Kosoves dhe Ēamerise zinin vendin kryesor ne protestat, memorandumet, telegramet qe iu dergoheshin drejtuesve te larte te Konferences se Paqes ne Paris. Eshte per t’u theksuar fakti se Kristo Dako para dhe gjate zhvillimit te punimeve te Konferences se Paqes u be nje nga luftetaret me te vendosur qe kerkoi me kembengulje perfshirjen e Kosoves dhe ēamerise brenda kufijve te shtetit ame. Ne nje nga telegramet proteste drejtuar Kryetarit te Konferences se Paqes Gjergj Klemansosė ai theksonte se Ēameria, pjese integrale e Shqiperise, padrejtesisht iu dha Greqise nga Konferenca e Londres e vitit 1913. Ai ne telegram per te theksuar autoktonitetin e tyre jepte nje pasqyre te popullsise se saj: “Ēameria, theksonte ai, ka nje popullsi prej 51’128 banore nga te cilet 37’842 jane shqiptare (30’587 moslemane dhe 7’255 te krishtere). Vetem 13’280 grekėr jetojne ne Ēameri. Kosova dhe Ēamėria edhe tani pas 85 vjetesh jane perseri ne vemendjen boterore. Sipari i konferences nderkombetare eshte ngritur dhe platforma e enderruar prej brezash eshte shtruar per zgjidhje. Le te shpresojme.

Dhimitėr Dishnica
Gazeta Shekuli 02/11/2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.