Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nje dashuri qe ka kaluar nepermjet xhelozise eshte si nje fytyre e bukur qe ka kaluar line: ajo ngelet gjithnje me njolla.
--- Bourger

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Gjuha :: Pjeter Bogdani letra dhe dokumente"
Postuar nga: AsgjėSikurDielli

Gjuha "Pjeter Bogdani letra dhe dokumente" nga arkivi i Kongregatės "de Propaganda Fide" si dhe nga Arkivat Sekrete tė Vatikanit, tė studiueses Odette Marquet

Botuar nga Shtėpia Botuese "At Gjergj Fishta",
Shkodėr 1997.


Biblioteka "Mendimi Shqiptar"


Kėtė pėrmbledhje letrash tė Pjetėr Bogdanit, autorja me origjinė franceze, mike e popullit shqiptar, njėkohsisht misionare katolike nė Shqipėri, ia kushton popullit shqiptar, kudo ku gjendet, "Gjakut tė shprishur e tė shpėrndarė", tė gjithė atyre, qė kushtet e jetės i detyruan tė marrin rrugėn e mėrgimit pėr tė ruajtur identitetin e vet, tė gjithė atyre, tė cilėt mbetėn nė atdhe dhe atje qėndrojnė pėr tė shpėtuar vendin e tyre tė kėrcėnuar edhe sot. Ata janė trashėgimtarė tė denjė tė Bogdanit, i cili ia dhuroi jetėn popullit tė vet.

Paraqitja e autorit:

Pjetėr Bogdani zė njė vend tė dorės sė parė nė letėrsinė e vjetėr shqipe, nė sajė tė botimit tė librit tė tij "Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi...", qė doli nga shtypi pėr herė tė parė nė vitin 1685 nė Padovė. Dy botimet e tjera do tė vijnė njėri pas tjetrit nė vitin 1691 dhe tjetri mė 1702. Interesi i zgjuar nga kjo vepėr ėshtė nė radhė tė parė teologjik sepse bėhet fjalė pėr jetėn e Jezu Krishtit, por edhe shkencor. Pranė tė dhėnave biblike gjenden edhe disa interpretime shkencore mbi dukuritė e natyrės, tė bazuara nė astronomi.

Rėndėsia gjuhėsore e kėtij libri origjinal, tė shkruar nė gjuhėn shqipe dhe italiane, ka zgjuar interes tek studiuesit shqiptarė dhe tė huaj. Ėshtė botimi i fundit dhe mė interesant midis botimeve tė lashta nė gjuhen autoktone arbnore qė kemi qysh nga Gjon Buzuku, Lekė Matranga, Frang Bardhi, Pjetėr Budi. Ideja qė tė mblidhet letėrkėmbimi i Pjetėr Bogdanit mu duk interesante, jo vetėm pėr ta njohur personalitetin dhe rolin qė paTi nė kohėn e tij, por edhe pėr ta sjellė nė dritė dėshmimin e ēmueshėm tė letrave tė tija, qė pasqyrojnė njėren nga periudhat mė dramatike tė historisė shqiptare. Ėshtė vertetė periudha e kalimit tė njė pjese tė madhe tė popullsisė shqiptare nė njė kulturė tjetėr, nė njė religjion tjetėr. Kjo popullsi shpeshherė s'pati tjetėr zgjedhje, pėrveē se ta mohojė vehten pėr tė mbijetuar. Kėto gjurmime e plotėsojnė botimin e "Relacioneve" kishtare mė tė njohura tė kėtij autori, tė cilat i pasqyrojnė ngjarjet e epokės.

Kż botim i pėrket para sė gjithasht letėrkėmbimit tė Pjetėr Bogdanit me Kongregatėn e Shenjtė tė Propagandės Fide. Ky institut fetar u themelua nė fillim tė shekullit XVII (1622) nga Papa Gėrguri XV, ndersa Kolegji i saj nga Papa Urbani VIII (1627), me qėllim qė tė shpallet Ungjilli tek tė gjithė popujt dhe t'i ndihmojė tė krishterėt e rėnė nėn sundimin otoman apo herezi tė tjera. Kėto letra na mundėsojnė t'i ndriēojmė dhe t'i plotėsojmė disa pika tė bibliografisė sė Bogdanit tė mbetura deri tani tė paqarta.

Pas studimeve teologjike tė shkėlqyeshme nė Romė, Bogdani ende i ri u zgjodh ipeshkėv i ipeshkvisė sė Shkodrės (Scodrens), qė ishte ipeshkvia mė e lashtė e Shqipėrisė. Pastaj zėvendėsoi ungjin e tij Andrea Bogdanin nė krye tė Arqipeshkvisė sė Shkupit dhe Prizrenit. Kėta funksione kishtare ia mundėsuan atij tė hyjė nė kontakt me personalitete tė famshme fetare, ndėr tė cilėt me kardinalin Barbarigo, pishtar i njė doktrine dritėdhėnėse dhe ekumenike tė Kishės, tė hapur ndaj kulturave tė popujve tė Lindjes. Nė sajė tė tij do tė botohet edhe libri i Bogdanit.

Udhėtimet dhe qėndrimet qė bėri nė qytetet si Romė, Padovė, Venedik, pastaj lėvizjet e vazhdueshme nė Dalmaci, Shqipėri dhe Servi, gjithė kjo, nė sajė tė lidhjes sė thellė qė kishte me mėsuesit e tij dhe me Kishėn, gjegjėsisht eprorėt e "Propaganda Fide", pasurojnė letėrkėmbimin e Bogdanit dhe na e bėjnė tė njohur mė mirė historinė e turbullt dhe tragjike tė popullatave ballkanike nė epokėn e pushtimit otoman.

Kush ėshtė Pjetėr Bogdani?

Me prejardhje nga Kosova, pikėrisht nga Guri i Hasit, fshat i vendosur jo larg nga Prizreni nė kufi me Shqipėrinė e sotme. Nė atė kohė kjo krahinė ishte e pėrfshirė nė tė ashtuquajturen Servi. Ai vjen nga njė familje shqiptare qė ka ruajtur religjionin e vet burimor katolik megjithė islamizimin politiko-fetar tė dhunshėm. Gjejmė personalitete tė famshme tek paraardhėsit e tij: Pjetėr Mazrreku, Primat i parė i Servisė, kyeipeshkėv i Tivarit (1630) dhe Andrea Bogdani, Kryeipeshkėv i Ohrit (1652) dhe i Shkupit (1655).

Datėlindja e tij mund tė caktohet midis viteve 1620 dhe 1628. Janė kėto dy datat ekstreme qė rezultojnė nga konsultimi i dokumenteve tė ndryshme.

Hulumtimet mbi origjinėn e familjes sė tij shpien autorin ta konsiderojė si e fisnikėruar nga mbreti serb Stefan i Madh, pėr cilėsitė e bujarisė dhe tė besnikėrisė. Por emri i tij mund tė vijė nga toponimi "Bojdan" i pėrdorur nė Shqipėri, sikur mendojnė disa shkencėtarė...

Rraskapitja e madhe pėr shkak tė shendetit dhe situatės sė vėshtirė e shtėrngoi Andrea Bogdanin t'u drejtohet autoriteteve kishtare pėr tė dhėnė dorėheqjen nga funksionet e tij nė dobi tė tė nipit, qė do ta marrė administrimin e dioqezės sė Shkupit nė vitin 1677. Pjetėr Bogdani shkroi njė letėr apologjike mbi jetėn e Andreas, me rastin e varrimit tė tij nė vitin 1684, duke i theksuar ndjenjat e tij patriotike, karizmen profetike, shpirtin e fesė dhe tė lutjes nė mes tė turbullimeve tė mėdha dhe persekutimeve tė vazhdueshme. Shenja misterioze tė shoqėruara me mrekullira do tė shfaqen pas vdekjes sė Andrea Bodganit nė qytezen e Janjeves ku ishte varrosur brenda Kishės. Banorėt e feve tė ndryshme panė nė kėto mrekullira dėshminė e shkėlqyer tė shenjtėrisė sė tij.

Rrethanat historike dhe fetare

Perandoria Osmane sundon nė Ballkan tash prej dyqind vjetėsh; kishte vendosur njė pushtet tė fortė pėr t'i qeverisur tė nėnshtruarit. Sillte me vehte njė fé tė re dhe impononte tatime tė larta pėr familjet e krishtera, sidomos, ato katolike. Ajo me veprimin e saj ai arriti qė fenė katolike ta lėshojnė njė numėr i madh shqiptarėsh edhe pse ky lėshim s'pati kurrė themele vertet tė rrėnjosura. Nė kohėn kur Bogdani i shkruajti letrat dhe veprat e tij, ėshtė duke u zhvilluar Lufta Turko-Venedikase e Kandisė (1644-1669). Kjo ngjarje shėnon etapėn e parė tė jetės sė tij, ndersa gjatė viteve tė fundit tė jetės do tė bashkohet me trupat e Aleancės sė Shenjtė kundėr turqve (1683-1689). Ai gjendet pranė gjeneralit Pikolomini, i cili vdiq nga murtaja para se t'i marrė sakramentet e fundit nga dora e arqipeshkvit tė pranishėm nė ballė tė luftės pėr t'i nxitur e dhėnė kurajo ushtarėve.

Kisha kujdeset me vemendje pėr besimtarėt qė jetojnė nė kėto krahina in partibus infidelium. Ajo sjell njė ndihmė zemėrgjėrė sa materiale aq edhe shpirtėrore, siē dėshmojnė shumė letra tė Bogdanit, pėr t'i mbajtur kėto popullata aq tė sprovuara nė fenė e tyre dhe t'i pengojė qė tė mos e mohojnė atė pėr arsye financiare. Pėr fat tė keq largėsia nuk e lejon gjithmonė ta vlerėsojė gjendjen me saktėsi. Megjithatė Bogdani do ta lėvdojė pėrherė sinqeritetin, zemėrgjerėsinė dhe gadishmėrinė e Kishės pėr ta ndihmuar dhe njėkohsisht do ta ēmojė kėrkesen e saj pėr ta ditur tė verteten.

Institucionet e ndryshme kulturore-fetare u krijuan pėr t'i plotėsuar nevojat e popujve qė vuajnė nėn zgjedhėn otomane. Nė sajė tė tė ungjit Andrea, Pjetri mundi tė regjistrohet nė Kolegjin e Loretos, qė drejtohej nga Jezuitėt pėr t'i formuar priftėrinjtė dhe udhėheqėsit e kombeve ballkanike: Bullgarisė, Dalmacisė, Hungarisė, Servisė dhe Shqipėrisė. Ky kolegj, bashkė me atė tė "Propagandės Fide" pėrbėjnė dy qendrat kryesore tė formimit fetar e kulturor qė do t'i japin Bogdanit mundėsinė tė fitojė njė pjekuri humane e intelektuale tė shkallės sė lartė. Nė kėtė mes do ta farkojė personalitetin e tij nė sajė tė edukatorėve tė aftė jezuitė, feja e tij do tė bėhet e patundur dhe do t'i japė mundėsi pastaj qė me punė tė palodhshme ta pėrballojė jetėn e rėndė nga pėrndjekjet e njėpasnjėshme dhe shtypjet e tmerrshme.

Tė mposhtet errėsira e padijes, tė ndriēohen njerėzit me anė tė diturisė: i tillė ėshtė ideali fisnik qė frymėzon Bogdani nė letrėn e parė qė kam gjetur dhe qė daton nė vitin 1647.... Tė edukohen bashkėatdhetarėt, tė punohet pėr kthimin e tyre nė gjirin e Kishės Katolike, qė tė lindė mes tyre "Njė Skanderbeg i ri", tė tilla janė deshirat e Bogdanit nė vitin 1658....Me anė tė diturisė Bogdani dėshiron tė nxisė njė vetėdijėsim qė do tė ēojė nė udhė tė ēlirimit. Ai tejkalon suazėn fetare dhe merr parasysh njė plan shumė mė tė gjėrė, mė njerėzor dhe mė patriotik....

Mė 1656 Bogdanit i besohet detyra e Ipeshkvisė sė Shkodrės si dhe administrimi i Kryeipeshkvisė sė Tivarit, detyrė kjo nga mė tė vėshtirat. E themeluar nė shekullin IV, Ipeshkvia e Shkodrės i ėshtė dhėnė Venedikut nga Balsha II. Nė vitin 1679 ra nė duart e turqve: fshatrat u plaēkitėn dhe popullsia iku ndėr male. Tė krishterėt e nėnshtruar pėrballė haraēeve tė rėnda, nuk kishin tjetėr zgjedhje pėrveē se ta mohonin fenė e tyre.

Nė letrat e para Bogdani duket tashma shumė i lidhur me vendin e vet. Ai tregon shumė kujdes pėr t'i informuar eprorėt mbi ngjarjet qė ndodhin atje. E mbron me sukses tė shkėlqyeshėm doktoratėn nė teologji morale dhe kėrkon tė dėrgohet misionar nė Gashi, tė Ipeshkvisė sė Pultit.

Dėshira e zjarrtė pėr ta arsimuar popullatėn pėr tė cilėn kishte pėrgjegjėsi, e detyroi tė kėrkonte libra qė nuk ezkistonin nė vendin e tij dhe qė ishin botuar nga "Propaganda Fide". Ndėr ta gjendeshin disa vepra gjuhėsore dhe fetare nė gjuhė tė ndryshme.

Bogdani zhvillon njė aktivitet tė fuqishėm nė fushėn e ungjillėzimit tė popullsisė qė nėn shtypjen ekonomike dhe rrezikun e jetės ka qenė e detyruar tė kalojė nė islam. Bogdani me veprimtarinė e tij do t'i kontribuojė kthimit tė tyre nė fé tė tė parėve. Bogdani s'mund tė mos ketė ndjerė pėr lotėt e kėtyre njerėzve qė kanė mbetur "tė dobėt dhe tė brishtė nė fé" nga prania e religjioneve dhe sekteve tė ndryshme nė mesin e tyre. Dhe jo vetėm kaq, ai bėhet zėdhėnės i priftėrinjve tė tyre, tė cilėt ballafaqoheshin me gjendje tė tmerrshme gjatė ushtrimit tė detyrės, por edhe i tė gjithė burrave dhe grave qė vuanin dhe qė kishin zgjedhur tė mbeteshin besnikė nė fenė e krishterė.

Largėsia dhe rrethanat nė tė cilat jetojnė kėta tė krishterė e kanė bėrė tė pamundur qė t'i vizitojė ndonjė prift pėr disa vite me radhė. Pėrpos kėsaj, angaritė dhe tatimet qė duhet tė paguajnė, i kanė bėrė dy herė skllevėr dhe i kanė lėnė tė pafuqishėm nė fenė e tyre.....

Kujdesi qė pati nė shkrimin e librit tė tij nė gjuhėn shqipe, interesi qė tregoi pėrherė pėr hapjen e shkollave, e bėjnė tė radhitet si njė paraardhės i Rilindjes...

Sapo u emėrua nė ipeshkvinė e Shkodrės, do tė ndeshet nė vėshtirėsi tė shumta, burgosje e persekutime, me qėllim qė tė pengohet zelli i tij i madh apostolik dhe tė eliminohet ndikimi i tij. Tė shumta janė letrat qė flasin pėr ikje tė panumėrta qė t'u shmanget persekutimeve tė turqve.

Bredhja ka qenė fati i tij. Nuk pati njė vend ku mund tė vendosej: do tė gjejė strehim nė Tivar, Budvė, Kotor, Split, Padovė ose Venedik...

I vetėdijshėm pėr pergjegjėsinė e tij ndaj misionit, bėn qė tė jetė gjithnjė e mė shumė i gatshėm pėr t'i zbatuar detyrat kishtare nė njė klimė tė persekutimeve dhe nė rrezik tė pėrhershėm pėr t'i ndihmuar popullsitė e kėrcėnuara dhe pėr t'u dhėnė mbėshtetje katolikėve qė e dėshmonin fenė e tyre nė mėnyrė heroike, edhe pse gjendeshin nė ngushticė.

Dėrgimi i misionarėve dhe i mėsuesve qė tė shmanget "mbytja shpirtėrore e popullatės", ky ėshtė qėllimi i vazhdueshėm i Bogdanit. I prokupuar ta mėsojė doktrinėn katolike dhe t'i paraqesė problemet e shtruara nga martesat e pėrziera dhe nga laramanėt, ai i pėrgatit pyetjet e ndryshme tė cilat do tė parashtrohen mė vonė nė Koncilin e Parė Shqiptar nė fillim tė shekullit vijues. Shpirti i tij ekumenik del qartė nė qėndrimin e tij tolerant ndaj murgjve ortodoksė serbė tė Manastirit tė Vraninės.

Bogdani dėshiron priftėrinj tė kombi tė vet, por i pret mirė edhe misionarėt italianė, tė cilėt japin jetėn e tyre me zemėrgjerėsi nė mes malėsorėve tė mjerė dhe kujdeset edhe pėr mirėvajtjen e tyre.

I veshur si fshatar bredh rrugėve dhe gjen strehim nė shpella ku shkruan nėn dritėn e njė qiriu...Bogdani del si mbrojtės i popullit tė tij tė dėrrmuar nėn peshėn e tatimeve tė mbledhura nga Sulltani dhe tė haraēit qė ua merr Patriarkana. Ky popull qė u bė raja dhe "paria" si mund t'i mbante klerikėt e vet? Ndihmat pėr priftėrinjtė dhe shqetėsimi pėr sjelljet dhe formimi i tyre, do tė jenė shqetėsimet kryesore qė paraqiten nė njė numėr tė madh letrash.

Vitet qė kaloi nė Itali, Romė, Padovė, Venedik bėnė qė tė rritet dashuria pėr vendlindjen. Me gjithė pėrndjekjet qė e pritnin dhe vėshtirėsitė e shumėllojshme, Bogdani tregoi pėrherė dėshirė dhe kėmbėngulje pėr t'u kthyer nė vendin e tij dhe pėr tė punuar pėr tė mirėn e tė gjithėve.

Lidhjet e tij me Kishen Universale nėpėrmjet eprorėvet janė tė forta, tė sinqerta dhe aq tė ngushta sa edhe tė respektueshme. Nė marrėdhėniet e tij vėrehet njė kujdes i madh pėr tė dėrguar informata mbi gjendjen e Ipeshkvisė, tė klerikėve dhe tė popullsatės sė mjerė. Letrat e tij shprehin mirėnjohje tė madhe dhe tė sinqertė pėr tė gjithė bamirėsitė qė vijnė nga Kongregata e Shenjtė. Ky letėrkėmbim u vėshtirėsua nga censura otomane dhe pritja e Ambasadorėve qė i sillnin letrat. Gjithė kjo do tė kėrkojė shumė durim dhe do t'i shkaktojė shumė vuajtje Pjetėr Bogdanit. Mirėpo, besimi i tij ndaj Kishės, tė cilin e ka treguar gjatė jetės sė tij nė marrėdhėniet besnike me Propaganden Fide, do tė vazhdojė ta ndajė me priftėrinjė e tij: "...Stiano dunque perciņ sicuri che la Sacra Congregrazione quello che una volta promette č irrefragabile et osserva infallibilmente.."

Ai ėshtė njeri i terrenit qė shkon mė kalė duke rrezikuar jeten e vet nėpėr malet e ashpra dhe tė larta tė Shqipėrisė sė Veriut duke pajtuar me rreptėsinė e vendit, klimėn e vėshtirė dhe pengesat e shumta qė armiqtė i vinin nė rrugėn e tij. Gjithė kėtė e bėn pėr t'u sjellė ngushėllime shpirtėrore njerėzve tė mjerė qė jetonin nė kėto vende ose kishin gjetur strehė atje.

ashuria e tij pėr Krishtin, shpirti i tij luftarak "pėr t'i fituar shpirtrat Perėndisė", ndezin zemėrgjerėsinė e tij dhe shtyjnė ta dėshirojė martirizimin. Qysh mė 1663 ai shkruan se ėshtė i gatshėm ta derdhė edhe gjakun e vet. Nė vitin 1665 kur ėshtė ipeshkėv i Shkodrės dhe administrator i Tivarit, vazhdon ta tretė jeten e tij "Usque ad profusionem sanguinis". Letrat e fundit pėrshkruajnė njė pėrsekutim tė tmerrshėm nga otomanėt tė udhėhequr nga Jeghen pasha Aziatiku. Ato dėshmojnė qėndresėn e Bogdanit dhe tė besimtarėve tė tij tė ikur nė "malet kryengritėse" kurrė tė nėnshtruara, duke mos pasur tjetėr pėrveēse "borė pėr dyshek", por tė frymėzuar nga njė forcė e brendshme.

Mynxyrat e murtajės e detyrojnė tė ikė nė Prizren, torturat e priftėrinjve dhe sidomos ndaj tė nipit e bėjnė tė vuajė shumė. Ai lėshon njė britmė tė dhimshme: "Salva nos perimus" / Na shpėto, zhdukemi. Ashtu nėnshkruhet letra e tij e parafundit duke sjellė nė mend me kėto fjalė librin e tij. Nė letrėn e fundit, pasi janė hakmarrė turqit, i lidhur ngushtė me mundimet e Mėsuesit tė dashur, i dėrguar lakuriq nėpėr rrugėt e Prizrenit, dhe i shpėtuar pėr mrekulli nga vdekja, do tė nėnshkruajė "Cuneus prophetarum" duke e vulosur kėshtu jetėn e tij me njė vepėr dhe njė itenerar tė pavdekshėm.

Do tė mbarojė pas ca muajsh nga epidemia e murtajės mė 5 dhjetor 1689 nė Prishtinė. Nipėrit e tij Gjoni e Gjergji do ta shpallin vdekjen e tij dhe do tė na njoftojnė me ngjarjet qė do tė vijnė pas dhe urdhrin e Sulltanit: kufoma e Bogdanit zhvarroset nė mėnyrė mizore dhe u hidhet qenve nė sheshin e tregut.


Shėnim: pėr tė njohur mė mirė Pjetėr Bogdanin dhe rrethanat e jetės sė tij shihni:

Bogdano Pietro, L'Infallibile veritą della Cattolica Fede..., In Venetia, per Girolamo Albrizzi In MDCXCI.

Gjini Gaspar, Ipeshkvia Shkup- Prizren nėpėr shekuj, Drita Zagreb 1986.

Jacov Marco, Le Missioni Cattoliche nei Balcani durante la Guerra di Candia 1645.1669, Cittą del Vaticano 1992.

Marlekaj Luigi, Pietro Bogdani e l'Albania del suo tempo, Palo del Colle, Bari 1989.

Sedaj Engjėll, Pjetėr Bogdani, Ēeta e Profetėve, Rilindja, Prishtinė 1990.

Bogdani Pjetėr, Ēeta e Profetėve, Drita, Prizren 1997.

-Archivio Segreto Vaticano

-Archivio storico "de Propaganda Fide"


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.