Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dhimbja eshte piktori i madh i portreteve. E ndodh ralle qe modeli ta doje piktorin e vet.
--- Suares

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Emigracion :: Neser fillon pranimi i Llotarise Amerikane
Postuar nga: Albo

Emigracion Departamenti i Shtetit do te vere neser te funksionim faqen e internetit http://www.dvlottery.state.gov. Si mund te plotesohet formulari qe do te gjendet aty, kushtet dhe kuotat e pranimit per aplikantet, qe do te kerkojne nje vize amerikane

Do te startoje neser Llotaria Amerikane per vitin 2005. Sipas Departamentit te Shtetit kete vit do te jene ne dispozicion nje maksimum prej 50,000 vizash imigrimi per qendrim te perhershem ne SHBA. Ato do te mund te perzgjidhen ne menyre te rastesishme prej sistemit kompjuterik te programit te llotarise (DV-2005). Fletekerkesat per programin e llotarise DV-2005 duhet te plotesohen ne menyre elektronike, vetem permes faqes se internetit http://www.dvlottery.state.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit, duke filluar te shtunen me 1 nentor, 2003 deri te marten me 30 dhjetor 2003. "Aplikimet me poste nuk do te pranohen", thuhet ne njoftimin e Departamentit te Shtetit te SHBA.

Vizat amerikane shperndahen ne menyre proporcionale midis gjashte rajoneve gjeografike, duke ia kaluar numrin me te madh te vizave rajoneve me ritme te ulta emigrimi, dhe asnje vize per vendet qe kane derguar me shume se 50,000 imigrante ne SHBA ne pese vitet e fundit. Asnje vend nuk mund te perfitoje me shume se 7 % te vizave te vena ne dispozicion per cdo vit. Gjashte rajonet gjeografike jane: Europa, Afrika, Azia, Amerika e Veriut, Oqeania, Amerika e Jugut/Amerika Qendrore/Karaibet.

Kuotat e kualifikimit

Personat e lindur ne vendet me "pranim te larte" ne shumicen e rasteve nuk mund te kualifikohen per kete program. Vendet me "pranim te larte" percaktohen si vende prej te cilave Shtetet e Bashkuara kane marre me shume se 50,000 imigrante gjate pese viteve te fundit ne kategorite e ndryshme te imigrimit, me baze bashkimi familjar dhe punesimi. Departamenti i Sigurise se SHBA-se llogarit numrin e imigranteve me baze familjare dhe punesimi qe kane hyre ne SHBA ne pese vitet e fundit, per te identifikuar vendet qe duhet te perjashtohen nga programi i llotarise. Meqenese perpara cdo progami llotarie behet nje percaktim i vecante, lista e vendeve qe nuk kualifikohen i nenshtrohet ndryshimeve per cdo vit. Per DV-2005, vendet me "pranim te larte" jane: Kanada, Kina (te lindurit brenda Kines), Kolumbia, Republika Domenikane, Salvadori, Haiti, India, Xhamajka, Meksika, Pakistani, Filipinet, Rusia, Korea e Jugut, Britania e Madhe (pervec Irlandes Veriore) me territoret e saj te varur dhe Vietnami. Personat e lindur ne Hong Kong, Makao e Taivan kualifikohen per te aplikuar per programin e llotarise se vizave.

Kushtet per aplikim

Te gjithe aplikantet duhet te jene te nje kombesie qe kualifikohet. Kombesia ne shumicen e rasteve eshte e percaktuar ne baze te vendit te lindjes se aplikantit. Megjithate, neqoftese nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, nese bashkeshorti/-ja i saj/e tij kane lindur ne nje vend qe kualifikohet, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se tij/saj, duke provuar qe ata do te udhetojne njekohesisht ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, ne qoftese nje person ka lindur ne nje vend qe nuk kualifikohet, por asnje nga prinderit e tij/saj nuk ka lindur atje ose qendruar atje ne kohen e lindjes, atehere nje person i tille mund te pretendoje te perdore vendin e lindjes se nje prej prinderve te tij/saj.

Aplikuesi DUHET patjeter te kete arsimin e mesem ose ekuivalent, i percaktuar ne SHBA si perfundimi i suksesshem i 12 viteve te shkolles (tetejvjecare dhe asaj te mesme) se bashku; OSE dy vjet pervoje pune gjate pese viteve te fundit ne nje profesion qe kerkon dy vjet kualifikim ose pervoje sipas rregullores se Departamentit te Punes te SHBA. Baza e te dhenave qe do te perdoret per kete qellim behet e qarte permes faqes se internetit http://travel.state.gov, perkatesisht http://online.onetcenter.org.

Neqoftese nje person nuk ploteson asnje nga keto kerkesa, ai ose ajo nuk duhet te paraqese nje kerkese per programin e llotarise.

Si mund te aplikohet

Vetem NJE kerkese duhet te paraqitet nga secili aplikant gjate periudhes se regjistrimit. Paraqitja e me shume se nje kerkese con ne moskualifikimin e personit, pa marre parasysh se kush e ka plotesuar kerkesen. Aplikuesit mund te plotesojne kerkesen personalisht, por edhe persona te tjere mund te plotesojne kerkesen per ta. Departamenti i Shtetit do t'i pranoje vetem aplikimet te plotesuara ne menyre elektronike ne faqen e internetit http://www.dvlottery.state.gov gjate 60 diteve te periudhes se regjistrimit, duke filluar me 1 nentor, 2003. Departamenti i Shtetit do te dergoje nje njoftim elektronik qe konfirmon rregjistrimin e plote te aplikimit, ndersa aplikimet permes postes nuk do te pranohen.

Aplikimi do te diskualifikohet nese nuk i permban te gjitha fotografite me te fundit ne forme elektronike te aplikuesit, bashkeshortit/es dhe secilit femije nen moshen 21 vjec, duke perfshire femijet biologjike dhe te adaptuar ligjerisht (nese ka) edhe kur femijet nuk jetojne me aplikuesin, pervec femijeve qe jane Shtetas Amerikane apo kane statusin e perhershem ne SHBA. Pra selici aplikant, bashkeshort/e dhe femijet duhet te kene nje dokument elektronik qe permban fotografine dixhitale e cila duhet te dergohet on-line.

Plotesimi i formularit

Ekziston vetem nje menyre e vetme aplikimi per llotarine e vizave DV-2005. Aplikuesi duhet te plotesoje formularin elektronik, i cili mund te pranohet vetem permes faqes se internetit: http://www.dvlottery.state.gov/ . Mosplotesimi i te gjitha kerkesave do kete si pasoje moskualifikimin e aplikuesit. Nga aplikuesi kerkohet qe te plotesoje informatat e meposhtme ne menyre elektronike:

1 - EMRIN E PLOTE - Mbiemri, Emri, Emri i mesem

Shembull: Gashi, Leonora Arsim

2. DATA E LINDJES - Dita, Muaji Viti

Shembull: 15 November 1970.

3. GJINIA - Mashkull, Femer

Shembull: Female

4. QYTETI/VENDI I LINDJES

Shembull: Tirana

5. SHTETI

Shembull: Albania

6. FOTOGRAFIA

Shembull: (fotografia dixhitale me specifikat)

7. ADRESA POSTALE

Shembull: Rruga Elbasanit Nr.18

8. NUMRI I TELEFONIT (jo e domosdoshme)

Shembull: +355-4-224-604

8. E-MAIL ADRESA (jo e domosdoshme)

Shembull: gashiLA@yahoo.com

9. EMRI I VENDIT TE KOMBESISE SE APLIKANTIT KUR ESHTE I NDRYSHEM NGA AI I VENDIT TE LINDJES.

Kur aplikanti do pretendoje nje kombesi tjeter dhe jo ate te vendit te tij te lindjes duhet ta qartesoje mire ne formular. Neqoftese aplikanti do te pretendoje kombesine nepermjet bashkshortit/es ose prinderve, duhet ta qartesoje ate ne formular.

11. STATUSI CIVIL (I/E MARTUAR) - Po ose Jo

Shembull: Yes

12. NUMRI I FEMIJEVE TE PAMARTUAR DHE NEN 21 VJET

Shembull: 2 (two)

13. INFORMATAT PER BASHKORTIN/EN (NESE KA) - Emri i Plote, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti/Vendi i Lindjes, Shteti, Fotografia

14. INFORMATAT PER FEMIJET (NESE KA)- Emri i Plote, Data e lindjes, Gjinia, Qyteti/Vendi i Lindjes, Shteti, Fotografia

VINI RE: Emri i bashkeshortit/es duhet te paraqitet edhe nese ata jane te ndare edhe ne rast se ai/ajo nuk planifikon te emigroje (emri nuk duhet te perfshihet ne aplikim kur jeni te shkurorezuar), po ashtu emrat e femijeve (nese ka) duhet te paraqiten neqoftese femijet jane nen 21 vjec, pa marre parasysh nese ata planifikojne apo jo per te emigruar, dhe pa marre parasysh nese jane femijet natyral, femijet e bashkshortit/es nga martesat e meparshme, ose femije te adoptuar me pare, vetem ne se femija eshte qytetar amerikan apo ka Karten e Gjelber). Vini re se femijet e martuar apo mbi 21 vjec, nuk mund te kualifikohen. Ne qoftese nuk paraqiten keto te dhena aplikanti nuk kualifikohet.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.