Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Volteri pėr Skėnderbeun
Postuar nga: Skampa

Histori VOLTAIRE (1694 – 1778), “Essai sur les mœurs et l’esprit des nations et sur les principaux faits de l’histoire depuis Charlemagne jusqu’ą Louis XIII”, Tome I, Éditions Garnier Frčres, 6, Rue des Saints-Pčres, Paris, 1963.

KAPITULLI XC – PĖR SKENDERBEUN, faqe 814-815


Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshėm francez, Fransua Volter 1694-1778, ka qenė njė nga iluministėt e shquar, tė cilėt besonin se me anė tė dijes shoqėria njerėzore do tė shėronte plagėt qė e mundonin. Ai e ēmonte historinė si pjesė pėrbėrėse tė njerėzimit, gjė qė ishte kundėr rrymave tė shekullit XVII, sidomos shkencave tė matematikės e fizikės, tė cilat e shpėrfillnin si diēka tė vdekur e pa vlerė. Nuk mund tė mos e duam historinė, shprehej Volteri. Pėr t’iu pėrgjegjur atyre qė e pėrēmonin historinė, Volteri shkrojti njė pėrmbledhje tė historisė sė pėrgjithshme me titull “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe pėr faktet kryesore tė historisė qė nga Sharlemanje deri te Luigji XIII.” Nė kėtė botim ka edhe njė kapitull tė shkurtėr pėr Skenderbeun, qė jepet mė poshtė i pėrkthyer.

KAPITULLI XC – PĖR SKENDERBEUN
faqe 814-815

Njė luftėtar tjetėr i famshėm, tė cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo tė krishter, pengoi pėrparimin e Muratit dhe prej kohėsh u bė ledhi i tė krishterėve kundėr fitoreve tė Muhametit II: flas pėr Skenderbeun, lindur nė Shqipėri, pjesė e Epirit, vend i shquar qė nga kohėt e quajtura heroike, dhe nga kohėt vėrtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i njė despoti, ose i njė gospodari (princi) tė kėtij vendi, domethėnė i njė princi vassal; sepse fjalė pėr fjalė despot do tė thotė zot shtėpie; madje ėshtė paksa e habitshme, se si kjo fjalė prej kohėsh e ndryshoi kuptimin nė despotik, ē’ka u vishet sundimtarėve qė bėhen absolutė.

Gjergj Kastrioti ishte ende fėmijė kur Murati, shumė kohė pėrpara betejės sė Varnės pėr tė cilėn do tė flas, u mor prej Shqipėrisė pas vdekjes sė atit tė tij Kastriot. Ai e rriti kėtė fėmijė, i vetmi qė mbeti nga katėr vėllezėrit. Burimet turke nuk thonė asgjė qė kėta katėr princėr u therorizuan prej Muratit pėr hakmarrje. Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė mizori tė tilla ishin nė karakterin e njė sulltani qė abdikoi dy herė kurorėn dhe nuk ka tė ngjarė qė Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij pėr tė cilin ushqente njė mėri tė paqetėsueshme. Ai e sajdiste atė dhe e mbante pranė tij gjatė betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepėr sa sulltani dhe jeniēerėt i dhanė emrin Scanderbeg, qė do tė thotė Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).

Sė fundi miqėsia fitoi mbi politikėn. Murati i besoi komandėn e njė ushtrie kundėr despotit tė Serbisė, qė ishte radhitur me tė krishterėt duke i shpallur luftė sulltanit, dhėndėrrit tė tij; kjo pėrpara abdikimit tė tij. Skenderbeu qė nė atė kohė s’ishte veēse njėzet vjeēar, sheshoi planin tė mos kishte mė zot mbi kokė dhe tė mbretėronte.

Qėlloi tė kalonte pranė fushimit tė tij sekretari qė mbante vulėn e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrėngoi tė shkruante e tė vuloste njė urdhėr pėr sundimtarin e Krujės, kryeqytet i Epirit, qė t’ia dorėzonte qytetin dhe kėshtjellėn Skenderbeut. Pasi siguroi urdhėrin, e vrau sekretarin dhe suitėn e tij. Mė 1443 marshoi mbi Krujė; sundimtari ia lėshoi postin pa vėshtirėsi. Po atė natė ai u tha trupave shqiptare me tė cilėt mbante lidhje tė fshehta, tė afroheshin.

Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftėtarėt e vet ai e fitoi gjithė Shqipėrinė. Shqiptarėt mbahen si luftėtarėt mė tė mirė tė kėtij vendi. Skėnderbeu i udhėhoqi me zotėsi dhe diti tė krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli tė ndalonte ēdo herė ushtritė e shumta turke. Moslemanėt e shihnin si besėthyes; tė krishterėt e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtė dhe zotėrit e tij, rimori kurorėn e babait tė vet, ē’ka e meritoi me guximin e tij.


Pėrgatitur nga Naum Prifti, Saimir Lolja








© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.