Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zoti eshte nje sfere e pafund, qendra e te cilit eshte kudo dhe perimetri asgjekundi.
--- Pascal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 88 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Epiri dhe pėrkatėsia etnike e epirotėve
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Epiri ėshtė toka klasike dhe vatra e njė populli tepėr tė lashtė. Qė nė muzgun e kohėrave nė gadishullin ballkanik endeshin pellazgėt tė mbuluar me njė vel misteri. Mitologjia thotė se ata ishin njerėzit e parė.



Helenėt, tė cilėt nė mėnyrė tė padiskutueshme i konsideronin pellazgėt mė tė vjetėr se veten, pėr ta pėrdornin njė epitet tė pashlyeshėm “proselinoi”(parahansor), pra mė tė vjetėr se vet Hėna. Kjo figurė e skajshme ėshtė tepėr elokuente pėr lashtėsinė e popullit tonė. Fijet e misterit pellazg ndėrthurren nė kohėra, gjersa nė histori pėrmenden ilirėt. Si njė popull kryesor, si njė “Hauptvolk”- siē e pat quajtur njė nga themeluesit e ilirologjisė L. G. Thunman, ilirėt morėn pjesė nė proceset themelore shoqėrore e kulturore, nė ngjarjet kryesore politike qė pėrshkruan botėn antike tė Mesdheut.

Qytetėrimi ilir do tė mbushte shtratin e historisė sė ardhme. Kontrasti me Romėn do t’i dallonte ilirėt si popull tribunal tė lirisė. Pėr tė nėnshtruar trojet ilire Romės iu desh tė harxhonte gati gjysmėn e kohės me anė tė sė cilės krijoi tėrė perandorinė e saj tė pėrbotėshme. Sulmet shkatėrrimtare tė keltėve, gotėve, visigotėve krijuan pshtjellime tė mėdha, por ilirėt mbetėn sėrish nė trojet e veta. Ndersa vėrshimi shekullor i sllavėve qe i tmerrshėm pėrsa i pėrket forcės asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqėzua me atė tė sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. Perandoria bizantine, Mbretėria bullgare e serbe qenė mbulesa politike tė sipėrme, nėn tė cilat shqiptarėt jetonin, vepronin e i shkyenin. Kėto mbulesa s’mund tė konsideroheshin si qefin definitiv qė mbėshtillnin njė popull kufomė. Shqiptarėt nė raport me ngjarjet dhe historinė nuk u diverguan e as humbėn. Ata konservuan vetvetėn si popull, por nuk u ngurtėzuan si njė relike muzeore, po me anė tė dinamizmit tė tyre, bėnė Metaforėn e Pavdekshme tė Rezistencės dhe mbijetesės.

Me emrin EPIR nė kohėt e lashta quheshin krahinat nė Jug tė Ilirisė, qė shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore tė Heladės sė vjetė(1). Kufijtė e sipėrm nuk duhet ti marrim si tė prerė, pasi qė nė kohėt e ndryshme ata kanė lėvizur; kėshtu pėr shembull nė kohėn e sundimit tė Pirros ata janė zgjeruar shumė mė pėrtej territoreve tė pėrmendura. Disa nga gjeografėt e shkrimtarėt e kohės sė lashtė quanin Epir edhe krahinat qė ndodheshin nė bregun e djathtė tė Vjosės dhe i shtynin kufijtė e kėtij shteti deri nė Skraparin e Mallakastrėn e sotme, duke pėrfshirė edhe qytetin e Apollonisė(2). Nga ana tjetėr disa fise kufitare ndėrmjet Maqedonisė dhe Epirit quheshin nga shkrimtarėt e vjetėr herė epirotė dhe herė maqedonė(3). Tė gjitha mendimet e shfaqura pėr pėrkatėsinė etnike tė fiseve epirote nga dijetarėt e ndryshėm janė mbėshtetur kryesisht nė tė dhėnat e shkrimtarėve tė vjetėr, veēanėrisht te Tukiditi dhe shumė pak nė tė dhėnat arkeologjike. Mendimet kane qenė sa tė ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet tė na befasoj fakti se tė njejtat tė dhėna tė pėrdorura nga disa pėr tė mohuar origjinėn greke tė fiseve epirote janė interpretuar nga tė tjerėt nė njė kuptim krejt tė kundėrt.

Tukiditi (4) me emrin “Epir” kuptonte tokat e Lokėrve dhe tė Akarnanisė, duke pėrfshirė kėshtu pothuajse gjysmėn e bregut qė shtrihej nė veri tė gjirit tė Korintit. Helaniku (5) ”Apeiros” quante edhe Azinė e Vogėl, ndėrsa Tukiditi (6) dhe Isokrati (7) quanin kėshtu edhe njė pjesė tė mirė tė Azisė. Straboni (8) thotė se: ”Homeri me fjalėn Epir nėnkuptonte vendet pėrballė ishujve, duke pėrfshirė Leukaden”. Mė vonė banorėt e Korkyrės dhe tė ishujve pėrreth me emrin “Epeiros” quanin tokat pėrkundrej ishujve, qė shtriheshin gjatė bregut tė detit Jon, tė banuar nga fiset kaone e thesprote.

Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes sė vjetėr Apeiros, qė nė dialektin dorik do tė thotė “stere”, ose “kontinent” (tokė) (9). Ajo ka pasur kuptime tė ndryshme gjatė historisė sė kėsaj krahine. Kėshtu pra emri Epir nė fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik. Me emrin “Epir” autorėt e lashtė nė fillim e kanė quajtur njė territor tė gjerė, i cili mė vonė u ngushtua rreth krahinave pėrballė Korkyrės dhe ishujve pėrqark. Mė pas, nė shek.V p.e.s. ky emėr pėrfshiu edhe tė gjitha fiset e brendshme, duke u bėrė njė emėr i pėrbashkėt pėr krahinat qė formonin nė kėto brigje njė tėrėsi gjeografike, etnike e politike.

Emri Epir u pėrvetėsua jo vetėm nga gjeografėt, historianėt e shkrimtarėt antikė, por edhe nga vetė banorėt, tė cilėt e pėrdorėn kėtė shpesh here edhe nė dokumentet e tyre tė shkruara, nė mbishkrime e monedha. Pra nė gjuhėn shqipe fjala EPIR ėshtė sinonim i fjalės SIPĖR, pėr tė treguar banorėt qė jetonin nė anėn tjetėr tė bregut ku grekėt shkonin pėr tregti ose qė punonin me banorėt e kėsaj krahine. Emri Epir ėshtė pėrdorur nė kohėt e vjetra pėr tė quajtur Toskėrinė dhe Gegėrinė ose mė saktė Shqipėrinė. Dihet se me emrin Epir nė kohėn e Perandorisė sė Lindjes u pėrgjithėsua Shqipėria. Toskėria u quajt Epiri i Vjetėr (10) dhe Gegėria u quajt Epiri i Ri (11).

Disa dijetare, duke u nisur nga elemente tė shkėputura kulture qė janė pėrhapur mė vonė nė Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike tė Epirit kanė shprehur mendimin se banorėt e kėsaj krahine ishin grek. Ky mendim ėshtė nė kundėrshtim me dėshmitė e historianėve dhe gjeografėve antikė dhe me rezultatet e studimeve tė sotme gjuhėsore dhe arkeologjike (12). Herodoti thotė se: ”nė kohėn e tij nė Epir ishte akoma i gjallė kujtimi i banorėve tė dikurshėm pellazgė, tė cilėt kishin ardhur kėtu nga Thesalia kufitare”. Kurse Straboni, duke u mbėshtetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotė se:”vendbanimi i hershėm i pellazgėve ishte Arkadia dhe qė kėtej kėta shtegtuan nė Epir, ashtu si nė Thesali, Kretė, Lesbos dhe Troadė” (13). Nė Epir jane gjetur me shumicė emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kėshtu p.sh.:
- emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi;
- emra fisesh: Kaonėt, Tesprotėt, Pasaibėt;
- emra gjeografik: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyam(14).

Edhe gjetjet arkeologjike, megjithėse tė pakta, pajtohen me traditėn e shkruar tė lashtė dhe me tė dhėna
gjuhėsore. Me pėrhapjen e kulturės dhe gjuhės greke, fytyra e Epirit tė lashtė ndryshoi deri diku nga pikėpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime tė rėndėsishme nė pėrbėrjen etnike tė popullsisė. Teopompi, thotė Straboni (15), pėrmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim njė numėr mė tė madh. Dijetari anglez Hamond (16) thotė se:” ...nė Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetėm disa nga kėto mund tė arrijnė njė zhvillim tė tillė sa tė zėnė njė vend nė histori”. Fiset kryesore tė Epirit qė pėrmenden mė shumė pėr rėndėsinė e tyre ishin: Tesprotėt, Kaonėt, Molosėt, Atamanėt, Anfilokėt dhe Kasopėt (17). Mendimin qė fiset epirote nuk ishin helenė mbėshtetet nė radhe tė parė nė faktin se shumė nga shkrimtarėt antikė kėto fise i quajnė me emrin e pėrgjithshėm “barbarė”.

Pikėrisht sipas kuptimit qė i dhanė fjalės “barbarė” dijetarėt u ndanė mė dysh. Tukiditi bėn njė dallim tė qartė ndėrmjet helenėve dhe fiseve kryesore epirote. Pėr t’u theksuar kėtu ėshtė sidomos libri i II ku flitet pėr pjesėmarrėsit e veprimeve luftarake tė vitit 429 p.e.s. Nė kėtė pjesė ai shkruan: ”Me Knemin, prej helenėve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njėmijė hoplitė tė Peloponezit qė ai i kishte marrė me vete kur po vinte. Nga barbarėt ishin njėmijė Kaonė. Bashkė me Kaonėt merrnin pjesė nė ekspeditė edhe Tesprotėt, Molosėt, Atintanėt, Pervejt dhe Orestėt” (18). Nė kėtė pjesė duket qartė se Ambrakionėt, Parauejt dhe Orestėt i konsideron barbarė, do me thėnė popuj johelenė. Nė njė vend tjetėr, Tukiditi i quante barbarė persianėt, taulantėt, ilirėt, trakėt dhe maqedonėt (19). Po kėshtu barbarė i quajnė epirotėt edhe Straboni (20), Skymni (21), Polibi (22), Livi(23), Plini(24), etj.

Tukiditi me fjalėn “barbar” nuk ka pasur pėr qėllim tė tregoj popuj me nivel tė ulėt kulturor, nė kuptim pėrēmues, por e ka pėrdorur kėtė fjalė pėr tė vėnė nė dukje ndryshimin gjuhėsor ndėrmjet epirotėve dhe helenėve. Kėtė na e pohon vetė autori nė njė vend tjetėr ku flet pėr qytetin nė Anfiloki: ”Banorėt e kėtij qyteti, greqishten qė flasin sot e mėsuan nga ambrakasit e ardhur; anfilokėt e tė tjerė janė barbarė (25). Nė qoftėse anfilokėt do tė ishin grekė, nuk kishte pėrse autori helen tė theksonte se ata e mėsuan greqishten nga ambrakasit, pasi qė nuk do tė kishin nevojė tė mėsonin gjuhėn qė ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t’i quajė ata barbarė, ashtu si i quante tė gjith popujt e tjerė qė nuk ishin grek.

Kundėrargumenti se me fjalėn barbarqė ka pėrdorur Tukiditi ka pasur me tė vėrtetė qėllim qė tė tregojė shkallėn e nivelit kulturor tė popujve nuk ėshtė bindės. Helenėt nė pėrgjithėsi nga mesi i shekullit V p.e.s. nuk e mbanin veten mė superiorė nga popujt e tjerė, si bie fjala persianėt dhe egjyptjanėt tė cilėt ata i quanin barbarė. Mund tė pėrmendet edhe njė e dhėnė mė e vonė qė pa dyshim ėshtė nxjerrė nga burime mė tė hershme. Ky ėshtė shėnimi i Stefan Bizantinit (26), i cili i quan athamanėt ilirė. Pėr kėt tezė qė i njeh epirotėt pėr ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike nė Epir. Epiri mbetet pėr njė kohė tė gjatė i pėrjashtuar nga bashkėsia greke dhe nė luftėrat kundėr persianėve; me pėrjashtim tė ndonjė kolonije korintase, nuk mori pjesė asnjė fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatėt e Greqisė nė konferencėn panhelenike tė Athinės, vetėm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit (27). Straboni, plaku i vjetėr i gjeografėve dhe i historianėve tė Greqisė sė Lashtė thotė se:”...populli i kėtyre viseve ka patur njė afėrsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinė e Maqedonisė dhe tė Ilirisė”(28). Ja edhe njė shembull tjetėr qė grekėrit pėrdorėn pėr ta bėrė Epirin grek. Duhet tė vemi re se turqit kur bėnė regjistrimin e popullsisė e lanė qytetin Delvinė dhe Grebenė me tė njejtin emėr, kurse grekėrit Delvinėn e quajtėn Dhelvinon dhe Grebenėn Grevenė. Turqit edhe Vjenės i thanė Vjenė nė trajtėn autentike.

Njė kontribut tė veēante pėr sqarimin e problemit tė pėrkatėsisė etnike ilire tė fiseve epirote sjellin edhe gėrmimet arkeologjike, qė janė bėrė nė Shqipėrinė e Jugut pikėrisht nė kodėrvarret e Vodhinės, tė Bodrishtės e Kakavisė nė Dropullin e Sipėrm, nė Mashkullorė tė rrethit tė Gjirokastrės, nė kalanė e Rripėsit tė rrethit tė Sarandės dhe sidomos gėrmimet nė qytetin e lashtė tė Jermės nė rrethin e Gjirokastrės. Vend me rėndėsi zėnė gjetjet nė kodėrvarret e Dropullit tė Sipėrm (29). Duke studjuar mėnyrėn e ndėrtimit tė tumave dhe inventarin e materialeve tė tyre arrijmė nė pėrfundim se ato nuk ndryshojnė as nė format e jashtme e as nė pėrmasat nga materialet e ngjajshme tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė. Enėt rej balte (me dy vegje) tė zbuluara nė kėto tuma nga format e tyre janė tė ngjajshme me ato tė Vajzės (30) dhe tė Matit (31).Te kėto enė duket se ndėrtuesit e tumave tė Dropullit kishin tė njėjtėn kulturė materiale me banorėt e Vajzės, Matit dhe tė krahinave tė tjera ilire. Qysh nė fillimin e mijėvjeēarit tė parė p.e.s. nė bazė tė dhėnave mė lart tė cekura do tė thotė se ka pasur njė popullsi me origjinė ilire.

Njė rėndėsi tė dorės sė parė kan edhe materialet arkeologjike tė zbuluara nė vendbanimet e fortifikuara ilire tė Kaonisė. Mesapėt e Italisė sė Jugut, origjina e tyre ilire tashmė ėshtė pranuar, qė u hodhėn nė brigjet e Italisė nė periudhėn midis fundit tė mijėvjeēarit tė dytė e fillimit tė mijėvjeēarit tė parė p.e.s. sikurse tregon edhe emri i pare nuk janė gjė tjetėr veēse kaonė (32). Me interes janė edhe rezultatet e gėrmimeve tė bėra nė Butrint, nė Finoē, nė Ēukėn e Ajtojt, nė Kalivo tė rrethit tė Sarandės dhe gėrmimet nė Jermė (33). Kėto gjetje dėshmojnė pėr njė veprimtari prodhuese mjaft tė gjerė. Vendin e pare e zėnė qeramika, veglat metalike tė punės e materialet e ndėrtimit. Mė tė rralla janė stolitė, armėt e objektet artistike. Tė rėndomta janė kudo tjegullat e shtėpive. Nė gėrmime gjithashtu janė gjetur detaje arkitektonike, shtylla, etj. Meriton tė studjohet qeramika e zbuluar nė territorin e banuar nga kaonėt. Studimi i kėsaj qeramike ndihmon tė nxirren pėrfundime me vlerė rreth formimit dhe zhvillimit tė kulturės ilire dhe gėrshetimit tė saj me kulturat fqinje.

Njė vėshtrim tė veēant tani po i bėj qeramikės sė zbuluar nė qytetin e Jermės nė rrethin e Gjirokastrės. Meqenėse kėtu ajo ėshtė gjetur nė njė sasi mė tė madhe, nė krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetėr, shtresat kulturore kėtu janė mė tė qarta se kudo tjetėr (34). Megjithėse nė gėrmimet e kryera nė Jermė, koha kur kjo krahinė ka pėrqafuar njė seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapėseprapė edhe nė qeramikė, nė mėnyrėn e punimit tė saj, nė trajtėn e trungut tė enėve, nė vegjet dhe nė motivet e zbukurimit ruhen tė gjitha traditat mė tė lashta ilire. Po pėrmend kėtu formėn aq shumė tė pėrsėritur tė tasave, tė cilėt mund tė krahasohen fare mirė me ato qė janė zbuluar nė vendbanimet ilire tė Gajtanit (35) dhe tė Rosunjės (36). Ilirėt e kėsaj qendre pėrdornin vegjet brinake nė disa variante, ashtu si dhe nė qendrat e tjera ilire (37) .Kėto vegje i gjejmė tė ngritura nė mėnyrė tė theksuar nė lartėsi ose shpesh herė edhe me njė ngritje tė vogėl nė formė tėmthi. Nė kėto enė gjejmė motive me gėrricje, me ngulitje, si zigzake, rombojke, vija paralele, gropėza, rrathė tė vegjėl me shirita nė relief, etj. Tiparet e kulturės ilire i shohim edhe nė disa fibula dhe gjilpėra dyshe. Nė Finiq e Butrint janė zbuluar disa fibula tė cilat arkeologėt i kanė quajtur heshtorė. Fibula tė ngjajshme me kėto janė gjetur edhe nė trevat e tjera ilire. Kėshtuqė formojnė njė variantė karakteristike origjinale ilire, tė cilin e ndeshim vetėm nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit ballkanik (38).

Dua tė shqyrtoj njė stoli tjetėr, gjilpėrat dyshe.Tė tilla gjilpėra janė gjetur nė gėrmimet e Jermės dhe nė ato tė Ripėsit. Njėra prej tyre, ajo qė ėshtė gjetur nė qytetin e Jermės ėshtė e larė nė ari. Gjilpėra tė ngjajshme me kėto janė zbuluar nė kodėrvarret e Matit, nė qytezėn e Gajtanit, nė nekropolet e Durrėsit e tė Apolonisė. Tė gjitha variantet janė karakteristike pėr periudhėn e parė tė hekurit (39). Ato vazhdonin tė prodhoheshin nė Iliri edhe nė periudhėn e dytė tė epokės sė hekurit dhe janė konsideruar nga studjuesit si prodhim zejtar vendės (40). Fakti qė gjilpėrėn dyshe e gjejmė tė vulosur nė njė peshore tė qytetit tė Jermės tregon se kjo stoli ka qenė shumė e pėrdorur tek ilirėt.

Njė fushe tjetėr qė na ndihmon pėr njė gjykim mė tė drejtė pėr problemin e pėrkatėsis etnike tė epirotėve ėshtė edhe onomastika. Kėtė ēėshtje e ka trajtuar arkeologu shqiptar H. Ceka (41). Pėrmes faktesh tė shumta ai arrin nė pėrfundim se epirotėt ishin tė njė etnosi me ilirėt (42). Nė mbishkrimet e zbuluara nė Dodonė (43), Nilsoni thotė se dalin rreth 50 emra me origjinė ilire (44). Kurse nė mbishkrimet e zbuluara nė teatrin e Butrintit janė rreth 40 emra ilirė (45). Si pershembul, Admet (4 herė), Amynta (2 herė), Annia, Apoita, Artemo, Artemoni (2 herė), Falakrion (4 herė), Nona, Genth dhe Falark (6 herė) (46). Kėtu po analizoj disa nga kėta emra qė i ndeshim si nė Epir ashtu edhe nė Iliri. Emri Admet, qė e kemi ndeshur 4 herė nė mbishkrimet e Butrintit mė kujton emrin ilir Adamat, qė e lexoj mbi monedhat e Shkodrės (47). Monedha tė prera aty kah mesi i shek.II p.e.s. (48), si dhe nė njė gurė varri tė zbuluar nė Durrės (49).Tė njėjtin emėr njeriu e ndeshim edhe nė krahinat lindore tė Epirit, nė Tesali e nė Maqedoni dhe ėshtė lexuar nė drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale tė Apolonisė (50). Emri Annia nė trojet shqiptare gjendet nė disa variante si Annai, Annaius (si emėr burri nė Dyrrah), Anna nė mbishkrimet e Dodonės dhe Anna nė Dalmati. Si H. Krahe (51) ashtu edhe zbuluesit e tjerė tė kėtyre mbishkrimeve kėtė emėr e quajnė ilir.

Njė emėr tjetėr shumė i pėrhapur nė Iliri ėshtė edhe emri Genth i zbuluar nė mbishkrimet e teatrit tė Butrintit. Ky mė kujton emrin e mbretit ilir tė Adrianėve, Genth, tė cilin e gjejmė nė monedhėn qė e ka prerė ai vet (52). Kėtė emėr e gjejmė edhe nė gurėt e varreve dhe nė monedhat e Dyrrahit (53). Dy emra tė tjerė si Falakr dhe Falakrion, qė kemi ndeshur 10 herė nė mbishkrimet e Butrintit, H. Krahe (54), i pėrfshinte gjithashtu pa rezerva nė emra ilirė. Njė grumbull emrash ilirė kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat qė na kumton Tukiditi lidhur me prijėsin e kaonėve, tė tesprotėve, atiutanėve e parauejve, katėr janė ilirė (55). Po tė jetė e saktė se fiset epirote kishin origjinė helene (greke), atėherė pse krerėt e mbretėrit e tyre tė mbanin emra ilirė?!?! Nuk kanė tė bėjnė aspak me gjuhėn e vjetėr greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kėshtu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Tesprotia, banorėt e sė cilės sipas dėshmisė sė Stefan Bizantinit (56), qenė thirrur edhe Aigestė.

Tė njejtin karakter kanė edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej tė cilit e ka marrur sot emrin Ēamėria (57) dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj. Dihet se ashtu si tė gjithė popujt e tjerė jogrekė tė Ballkanit edhe ilirėt kanė pėrdorur nė mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjė shkronja tė gjuhės greke e latine. Nė qoftėse sot mbi gjithė truallin e ilirėve ndeshim vetėm mbishkrime greke e latine, kjo nuk don tė thotė se ilirėt u helenizuan dhe mė vonė u romanizuan. Nėqoftėse epirotėt do tė ishin grekė si do tė kishte arsye qė shkrimtari Helen Straboni (58) tė trajtojė njė pjesė tė epirotėve si bilingė, si popuj qė flisnin dy gjuhė. Pa dyshim, Straboni ka pasur parasysh qė njė nga kėto gjuhė qė pėrdornin epirotėt ka qenė ilirishtja dhe gjuha tjetėr ka qenė greqishtja, tė cilėn e pėrdornin nė mbishkrime. Kėta banorė, pra epirotėt, nuk kanė pasur asnjė lidhje me grekėt dhe prandaj prej grekėrve janė quajtur barbarė e bilingė, pra jogrek. Tė gjitha kėto tregojnė se popullsia qė mė parė ėshtė quajtur epirote ka qenė ilire.

Gjeografi danez Malte Brun, autor i njėrės nga veprat gjeografike mė me autoritet tė shek.XIX qė pėrfundoi sė botuari pas vdekjes sė tij, nė analizėn e vet mbi gjeografinė e Strabonit thotė: ”Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekėrit gjysėm barbarė”. Pėrsa i pėrket Epirit tė gjithė autorėt grekė tė lashtėsisė e pėrjashtojnė nga Greqia. Ai ėshtė pėrshkruar nga Straboni me Ilirinė dhe Maqedoninė. Fiset kryesore tė tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnė se epirotėt flasin njė gjuhė tė veēantė dhe kjo gjuhė ėshtė e njėjtė me atė maqedonase.Me sa duket gjuha shqipe rrjedh prej saj (59). Edhe Pukėvili kur flet pėr Akarnaninė dhe Etolinė thekson se:”...kėto vende (nė kohėn e tij) quheshin Shqipėri dhe banorėt e saj quheshin shqiptar” (60). Ch. Brouchneri gjeograf i mbretit tė Anglisė shkruan:”Shqipėria ėshtė njė provincė e Turqisė Evropiane qė kufizohet nė veri me Bosnjėn dhe Dalmacinė, nė jug me Livadhianė, nė lindje me Thesalinė dhe Maqedoninė” (61). Historiani Teodor Momsen nė veprėn e tij monumentale “Historia e Romės sė Lashtė” i quan “...trimat epirotė, shqiptarė tė lashtėsisė” (62).

Lajbnici, filozofi mė i madh i kohės sė tij, eshte mbiquajtur Aristoteli i kohėve moderne, falė interesave tė gjithanshme dhe kontributeve tė mėdha qė dha nė fushat mė tė ndryshme tė dijes. Por ne shqiptarėt te Lajbnici shohim, ashtu si tek albanologu Erik Hemp ”...njė dijetar tė hershėm, tė vėrtetė, tė gjuhėsisė shqipe” (63), udhėrrėfyesin e studimeve nė fushėn e gjuhės sonė, qė ndonėse punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasuese, me njė intuitė tė jashtėzakonshme arriti i pari nė njė teori ilire tė prejardhjes sė gjuhės shqipe. Kontributi i Lajbnicit nė kėtė fushė pėrfshihet nė tri letra qė ai i ka dėrguar bibliotecistit mbretėror tė Berlinit, tanimė tė njohur nė botėn shkencore si:” Letrat shqiptare tė Lajbnicit” (64). Nė letrėn e parė tė datės 24 janar tė vitit 1705 ai shprehte mendimin se: “...gjuha e ilirėve tė lashtė mund tė ekzistonte diku nė Epir” (65). Pėr epirotėt dhe gjuhėn e tyre me origjinė ilire si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder (66) dhe J .E. Tunman, i cili thotė: ”Edhe nė Epir banonin vetėm popuj jogrekė, tė cilėt flisnin maqedonisht, qė ėshtė e njėjtė me gjuhėn ilire” (67).

Por mendim tė tillė kishin edhe F. Bop (68), J. R. F. Ksilander (69), J. G. F. Han (70) , J. F. Falmerajer (71), T. Mommsen (72), P. Kreēmer (73) qė thotė:”Pėr tėrė grupin veriorė tė kėtyre fiseve, qė nga kufijtė e krahinės sė Epirit, qysh herėt tė paktėn qė nga koha e Herodotit (74) ėshtė pėrdorur emri i pėrbashkėt Ilirėt, ose siē quheshin nė kohėt mė tė lashta Hilirėt” (75). Ky emėr vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u pėrhap mė vonė nga grekėrit nė tė gjitha fiset e ngjajshme me ta qė njohėn gjatė pėrparimit tė tyre drejt veriut (76). Ndėrsa Hansjėrg Frėmmer (77) nė librin e tij “Ilirėt”, qė ai e botoi nė vitin 1988, thotė: ”Ndarja mė tresh e Ilirisė ashtu si u bė pas fitores sė romakėve mbi mbretin Gent u pasqyrua dhe nė ndarjen e provincave: tė Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrėsit dhe Apolonisė qė i pėrkiste pėr njė kohė mė tė gjatė Romės; dhe Epirus nova (Epiri i Ri) qe ishte pjesė e dioqezės sė Maqedonisė. Kurse territori tjetėr i sundimit tė mbretit Gent, rreth Shkodrės, e quajtur provinca Prevalitana, bėnte pjesė nė dioqezėn e Dakisė. Tė dyja kėto pjesė tė territorit tė lashtė ilir nė kohėn e Augustit bėnin pjesė nė provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u pėrfshinė nė pjesėn greke” (78).

Grekėrit nė historinė e tyre marrin pėr bazė tregimin mitologjik tė kohės sė Deukalionit (79) dhe tė Pirros (80). jo legjendė fillimin e saj e ka sė pari nė Babiloninė e vjetėr, si dhe nė gjithė vendet e Lindjes sė afėrme. Nė Pėrmbytjen e Botės Deukalioni dhe Pirroja shpėtuan me anė tė njė barke; mė vonė ata kur dalin nė tokė hedhin gurė. Ata qė i hedhte Deukalioni bėheshin burra, ndėrsa gurėt qė hidhte Pirroja shndėrroheshin nė gra. Sipas historianėve grekė prej kėtyre gurėve rrjedhin grekėt e sotėm. Kjo ngjarje ka ndodhur nė Epir, prandaj sipas tyre Epiri u pėrket grekėve?!?!. Jo vetėm kaq por edhe vendet e Epirit, Korēa, Gjirokastra e deri nė lumin Shkumbin. Pseudohistorianėt grekė thjesht pėr tė pėrligjur pushtimet e Shqipėrisė sė Jugut prej kohėsh e kane ngritur kėtė problem nė forma tė ndryshme. Ja njėra nga ato: - Themeluesi i parė i qytetit tė Argjirokastrės ėshtė i biri i Filkosit nga mbretėrit e Greqisė. Trashėgimtaria e fundit e kėsaj dinastie ėshtė princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me njė Gji), e cila gjatė vitit 1419 pėr tė mos iu dorėzua pushtuesve osmanė u hodh nga kėshtjella. Qysh atėherė kjo qytezė - kėshtjellė mori emrin e kėsaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra.

Nė fakt kjo “histori” ėshtė vetėm njė pėrrallė (legjendė), sepse nuk ka asnjė dokument qė tė kete ekzistuar njėfare princeshe me kėtė emėr. Por prej vet faktit qė princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar!!!! Atėherė ēfar emėr kishte kjo kėshtjellė? Nė studimet historike, nė relacione e kronika ngjarjesh, historianė dhe personalitete tė ndryshme politikė e shoqėror tė huaj kanė dhėnė gjate shekujve mendime, kanė cituar fakte e tė dhėna qė kanė tė bėjnė me emėrtimin e hershėm tė qytezė - kėshtjellės sė Gjirokastrės si dhe tė jetės nė kėtė vend. Njė mbėshtetje tė pakundėrshtueshme e gjejmė tek Emile Isambert (81), ku vihet nė dukje se Gaultier de Cleubry (ish anėtar i shkollės sė Athinės) duke u mbėshtetur tek historiani i dėgjuar romak Tit Livi nė vitin 169 p.e.s., thekson: ”Gjirokastrėn e gjejmė me emrin Parrhicastra”, qė don tė thotė “Kėshtjella e Pirros”. Grekėt e quanin ”Pirru - haraks”. Qė nė shqip don tė thote vija mbrojtėse e Pirros.

Ndėrsa Antigonea,qytet antik qė ndodhet pėrballė Gjirokastrės ėshtė themeluar nga Pirrua, tė cilit u vuri emrin e gruas sė tij Antigonea. Ajo ishte njėra prej vajzave tė Berenikės. Kėtė e kishte me Filipin, para se tė martohej me Ptolemeun (82). Pirrua ka qenė njė mbret shumė i pasur. Sipas historianėve antikė Ambrakia (Arta e sotme), ka qenė kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente). Plini ne Shek. I, tregon se statujat e famshme tė nėntė muzeve i grabitėn romakėt nė Ambraki nė kryeqytetin e Pirro Mollosit (83). Ajo veē statujave tė shumta tė saj, qe e pajisur edhe me dy teatro ishte nga qytetet mė tė bukur tė asaj kohe, por tė gjitha kėto u grabitėn nga gjeneralėt romakė gjatė vitit 186 para erės sonė. Pirrua i Epirit ishte i fisit ilirian Mollos (84), pra paraardhės i shqiptarėve. Plutarku nė veprėn e tij Jeta e Mbretit Mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herė pėr disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit tė Maqedonisė, njofton se ai nė njė betejė kundėr Demetrios Poliorketės nė vitin 287 p.e.s. mbante njė helmetė me njė tufė pendlash (Federbusch) e me dy brirė cjapi dhe maqedonasit menjėherė kaluan nė anėn e tij meqė e njohėn si mbretin e tyre tė drejtpėrdrejt e tė vėrtetė.

Nė monedhat e Tarentit qė u prenė nga ky qytet pėr Pirron gjatė fushatės sė tij kundėr Romės nė vitet 280-275 p.e.s. dalin si shenja tė mbretit Ajakid njė majė shtize, vetėtima e Zeusit tė Dodonės dhe helmeta me brirė. Njė helmetė e tillė ėshtė simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, qė nė vitin 142-139 p.e.s. nė Siri duke kujtuar prejardhjen e tij mbretėrore maqedone u ngrit kundėr selekuidėve. Mund tė sillen edhe shembuj tė tjerė pėr karakterin mbretėror tė kėsaj helmete me brirė, por kėtu nuk ėshtė nevoja. Shekuj mė vonė atė e mbajti Skėnderbeu, sepse nga njėra anė ai si Aleksandėr Bej donte tė lidhej me traditėn e maqedonasit tė madh, qė ende sot nė Lindje quhet “Dhul-Quarnein” (Dybrirėsh) (85), e nga ana tjetėr se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhės i Pirros. “Nė qoftė se kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė,...paraardhėsit tanė kanė bėrė beteja tė mėdha me romakėt dhe gjejmė se ata, ut plurium, mė shumė lavdi se sa turp kanė sjellė prej tyre...”, shkruante Skėnderbeu nė vitin 1460 nė njė letėr qė i dėrgonte princit Ursini nė Itali.

Po pėr kėtė biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, nė titullin e veprės sė tij qė doli nė vitin 1508-1510 e quajti “Epirotarum princeps”(princ i epirotėve) dhe e bėnė emrin e Skėnderbeut tė prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndėrkohė qė botimi i pėrkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus ėshtė titulluar “Princ i Epirotėve dhe i Shqipėrisė” (Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur nė kėtė mėnyrė tė kaluarėn e lashtė me tė sotmen. Kėshtu shprehet nė punimet e tij studjuesi i mirėnjohur gjerman P. R. Franke (86). Pėr periudhėn e antikitetit tė kėsaj qyteze-kėshtjellė hedhin dritė tė mjaftueshme edhe gėrmimet arkeologjike qė u kryen nė kalanė e Gjirokastrės nė verėn e vitit 1983. Gėrmimet nė teritorin e brendshėm tė kalasė ishin tė frytshme, sepse u pėrfitua njė lėndė arkeologjike qė i takon shekujve IV ose III p.e.s.. Kjo ripohon plotėsisht emėrtimin e hershėm tė kėsaj qyteze-kėshtjellė me emrin Pirrokastra, sepse pikėrisht gjatė kėsaj kohe ka jetuar mbreti Pirro.

Si pasojė, kjo kohė e vonė e antikitetit shpjegon edhe faktin qė nė kėtė kėshtjellė nuk gjen ndėrtime muresh prej gurėsh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojė pėr gurė tė tillė, pėrderisa nė periferinė e tij gjenden me sasi tė mėdha shtresash gurė radhorė tė rezistueshėm, tė sheshtė me dimensione tė ndryshme trashėsie, qė rrallė gjenden nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Emile Isambert, duke u mbėshtetur tek historiani i vjetėr romak Tit Livi nė veprėn e tij i kundėrvihet dy herė anglezit Leek. i cili del me hamendje se:” Gjirokastra ėshtė Argia e dikurshme”(87). Sepse nė fakt Argia ndodhet afėr Ballshit. Aty rrjedh edhe njė lum i vogėl, i cili quhet Lumi i Argias e qė derdhet nė Vjosė.Tė njėjtin qėndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj (88) nė veprėn e tij “Serbėt dhe Shqiptarėt”. Ai flet pėr gjurmėt e familjes sė dėgjuar tė Arianitasve. ”Pėrmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qėndruar nė afėrsi tė fshatit tė sotėm Aranitas, ku kalon edhe njė lum i vogėl i quajtur Argias” (89). Kjo gjendet edhe nė greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert pohohet edhe njė herė se Gjirokastra
ėshtė Pirrokastra e dikurshme, siē e shkruanin mė vonė grekėt. Nė mesjetė Pyrrho-Castra e humb rėndėsinė e saj. Historia e saj pėrzihet me pjesėn tjetėr tė Epirit.

Emėrtimi i ri Gjirokastėr u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht qė pas vitit 1375 nė kėtė qendėr banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatės. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagėzimit tė qytezave-kėshtjellė me emrat e sundimtarėve tė dėgjuar, pėr nder tė udhėheqėsve tė lartpėrmendur kjo qytezė-kėshtjellė u quajt me emrin Gjinokastėr. U quajt kėshtu sepse tė dy prijsat e saj mbanin emrin e pastėr shqiptar Gjin. Me fjalė tė tjera u quajt Qyteza-kėshtjellė e Gjinit (90). Me kalimin e kohės Gjinokastra u kthye nė Gjiro-Kastra si rrjedhim i veprimit tė dukurisė gjuhėsore tė rotacizmit qė tingulli ( n ) shndėrrohet nė (r). Vė nė dukje emėrtimin e hershėm grek Argjiro-Kastra tė huajtė qė duan t’u japin nga njė kuptim emrave tė qyteteve Gjirokastrėn e quajtėn Chateau d’Argent (Kėshtjellė e Argjentė) duke u nisur nga pamja qė japin gurėt e bardhė radhorė me tė cilėt ėshtė ndėrtuar ky qytet. Aty jo vetėm muret por edhe kulmet janė mbuluar me rrasa guri tė holla dhe tė bardha qė ndrijnė natėn si argjent nga hėna dhe ditėn nga dielli. Me emrin Argjirokastra kėtė qytet e quajnė vetėm tė huajt (91).

Sikurse qė u pa mė lartė pėr tė ashtuquajturėn Princesha Argjiro-Monoviza nuk ekziston ne asnjė dokument. Ėshtė vetėm njė legjendė. Ndėrsa pėr Gjin Bue Shpatėn dhe Gjin Zenebishin ka dokumente tė mjaftueshme. Dinastia e Argjirės ėshtė vetėm manovėr greke pėr tė mbuluar pikėsynimet e tyre grabitqare kundėr kėsaj krahine tė stėrlashtė shqiptare.

Edison L. Clark (92) nė veprėn e tij flet qartė pėr origjinėn,gjuhėn,shtrirjen e shqiptarėve.Ai thotė: ”Shqiptarėt, arnautėt siē i quajnė ata turqit, ose shqiptarėt banorėt e shkėmbinjėve, siē e quajnė ata veten banojnė nė teritorin qė pėrfshinė Epirin e Vjetėr dhe vendin e ilirėve nė Maqedoninė Perėndimore duke u shtrirė nga Mali i Zi deri nė gjrin e Artės (Ambrakisė)sė Jugut” (93). Ai vazhdon: ”Epirotėt e vjetėr dallohen nga helenėt ashtu si shqiptarėt nga grekėt e sotėm. Epirotėt dhe Ilirėt ishin fise fqinje, por tė njė gjaku qė flisnin dialekte tė ndryshme tė sė njėjtės gjuhė” (94). Edison e qartėson dhe e bėn tė ditur se Shqipėria shtrihej nga Tivari i sotėm e deri nė Prevezė (95). Si shpjegohet qė pėrfaqėsuesit grekė nė Kongresin e Berlinit nuk kėrkuan tė gjithė Epirin por kėmbėngulėn vetėm pėr Janinėn dhe zonat pėrreth?! Nė njė kohė qė Greqia i kishte 40 vite qė kishte themeluar shtetin e saj edhe me gjakun e djemėve mė tė mirė tė Shqipėrisė. Si ka mundėsi qė diplomacia greke t’i linte jashtė shtetit Grek tokat qė kishte lindur mitologjinė nga ku shpjegoheshin perėnditė. Si mbetėn tė kėnaqur e tė ngopur njėkohėsisht me aq pak tokė kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?! Kėto e kanė shpjegimin e vet!

Mendja e errėt e shovinizmit grek kishte kohė qė po projektonte skėterrėn pėr fatin e epirotėve. Nuk kishte se si t’i kėrkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashėrit vetėm truallin e Epirit, por pėr tė kapėrcyer kėtė pengesė tė pakapėrcyeshme, ata bėjnė njė propozim jonormal: atė tė bashkimit tė gjithė Shqipėrisė me mbretėrinė greke. Ky propozim ishte i paramenduar me qėllim tė caktuar. Pėrpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternative, ose tė pranohet propozimi i palės greke ose nė tė kundėrtėn tė mos krijohej aleanca qė ishte aq e nevojshme pėr shqiptarėt nė atė vorbull kontraditash. Jo rastėsisht Harillas Trikupi, ministėr i jashtėm i Greqisė dhe pėrfaqėsues i tėrbuar i qarqeve shoviniste greke, shfaqet nėn maskėn e aleatit tė popullit shqiptar pėr luftė kundėr Turqisė. Ai nė muajin korrik 1877 e dėrgoi fshehurazi nė Janinė misionarin e tij Mavromatin pėr tė hyrė nė marrėveshje me pėrfaqėsuesin shqiptar Abdyl Frashėrin pėr bashkimin e Shqipėrisė me mbretėrinė greke dhe pėr heqjen dorė tė shqiptarėve nga Epiri.

Sipas dy raporteve sekrete, njėri i datės 15 dhe tjetri i datės 19 korrik 1877 tė shpallur nė Athinė nė revistėn vjetore “Neos Kuvaras” tė vitit 1962, Mavromati i raporton Harillas Trikupit: ”Marrėveshjet tona me pėrfaqėsuesin e shqiptarėve janė ndėrprerė meqenėse Abdyl Frashėri ngul kėmbė pėr sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon qė Epiri t’i jepet mbretėrisė greke pasi ėshtė tokė autoktone shqiptare”(96). Mė poshtė misionari Mavromatis nė vazhdim tė raportit tė dytė shton: ”Ėshtė e nevojshme tė zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetėr; tė zbarkojmė njė repart ushtarak nė Himarė nė qoftėse negociatat tona do tė dėshtojnė. Dalja e ushtrisė sonė nė Himarė do tė shkaktojė nė Epir konfuzion dhe tronditje. Duke bėrė qė batalionet e rregullta tė ushtrisė turke tė pėrbėra krejt prej shqiptarėve qė ndodhen nė Epir do tė dezertojnė pėr tė kaluar drejt veriut (nė drejtim tė Himarės) pėr tė mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpėrndarė shqiptarėt nė drejtim tė veriut Epiri do tė mbetet i lirė, pa shqiptarė tė armatosur dhe si pasojė ne atėherė do t’i kemi duart e lira pėr tė vepruar aty dhe do tua heqim frikėn qė kanė njerėzit tanė nė Epir”(97). Nė kėtė raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit qė tė krishterėt e Epirit nuk pranuan kėrkesėn greke pėr tė luftuar kundėr atdheut tė tyre dhe tė bėhen vegėl e shovinizmit grek.

Qė tė siguronin pėrkrahjen e diplomacisė sė Fuqive tė Mėdha ndaj kėrkesave tė tyre, ata filluan njė fushatė tė shfrenuar nė shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit nė mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si L’Epire et la questiongrecque, Memoire sur l’Epire en general et particuelierement sur l’eparchie de Janina par unė Epirote,...!! Nė kėto rrethana pėrfaqėsuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashėri i drejton redaksisė sė gazetės “Moniteur Universale” tė Parisit artikullin e meposhtem i cili u botua nė kėtė gazetė nė maj tė vitit 1879.

“Zoti redaktor. Artikullit tė botuar nė gazetėn “Republika Franceze” nuk i dhamė asnjė pėrgjigjje, sepse njė sjellje tė tillė fare pak e pritnim prej njė gazete qė simpatizon luftėn e kombėsive. Franca qan gjithmonė humbjen e krahinave tė saj. Banorėt e Alsasės dhe tė Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i quan qesharak shqiptarėt tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tillė. Nuk jemi savantė dhe as pretendojmė pėr tė, por historinė e atdheut tonė e kemi studiuar dhe e dimė mė mirė se kushdo tjetėr. Banorėt e Epirit i quajnė Pellazgė. Herodoti, Tukiditi dhe Straboni dalin me pėrfundime se ky vend nuk ka pjesė tė Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisė dhe gjirit tė Ambrakisė. Pasi gjeografia e lashtė greke nuk u vjen nė ndihmė grekėrve tė sotėm, po pyesim ata qė kanė mendime tė kundėrta: se cila pjesė e Epirit ėshtė greke? Ai qė pranon argumentet e sillogėve grekė do tė besojė se Greqisė nuk i pėrket vetėm Shqipėria, por edhe Maqedonia, Thrakia, Rumania, Azia e Vogėl, etj. Sipas vendeve tė Greqisė sė Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!!

Epiri ka 650 mijė banorė. Sa janė vallė grekė qė ndodhen nė tė dhe ku banojnė? Nė Korēė? Nė Berat? Nė Gjirokastėr? Apo nė Ēamėri? Ai qė kalon nėpėr kėto vende takon vetėm epirotė shqiptarė, jo epirotė grekė. Do tė sakrifikoheshin pra 650 mijė shqiptarė pėr tė ngijtur lakmitė e sillogėve grekė dhe lėvizjet artificiale tė tyre!!! Sjellja e tanishme e Greqisė dėshmon se ajo ka ndėrmend tė imitojė Rusinė. Por kjo (Rusia) i pėrkrah pretendimet e saj me anė tė forcės, e cila pėr fat tė mirė i mungon Greqisė. Sikur tė ishin grekėt aq tė fortė sa tregohen, nė fakt janė vetėm miq tė zhurmės, Evropa nuk do tė kishte kurrė qetėsi. Parimi i ngjashmėrisė nė gjuhė do ta shpinte Greqinė shumė larg, dhe nė radhė tė parė do tė na jepej neve e drejta tė kėrkojmė nga grekėt 200 mijė shqiptarėt qė banojnė nė njė lagje tė veēuar tė Athinės tė quajtur PLAKĖ dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mėkat qė qeveria greke shpenzon pėr sillogėt shuma tė majme, tė cilat mund tė pėrdoren nė mėnyrė mė tė arsyeshme. Ajo pėrpiqet tė zgjasi njė ngatėrresė e cila s’ka pėr tė mashtruar asnjė evropian.

Po tė ngulė kėmbė greqia nė aspiratat e lakmitė e saj tė pangopura, tė cilat i kundėrvihen drejtėsisė dhe tė drejtės sė kombeve, shqiptarėt kanė vullnet tė pa tundur qė tė mbrojnė atdheun e tyre deri nė fund dhe jane betuar tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbė toke dhe tė vdesin pėr tė po tė jetė nevoja. Kėtu manifestojmė mendimin e tė gjithė bashkatdhetarėve tanė. Evropa nuk do tė marrė pėrgjegjėsinė e luftėrave shkatėrrimtare qė do tė inaugurohen pėr aneksimin e shėmtuar tė tokave tona nga Greqia”(97).


Mbas krizės lindore e deri nė Luftėn Ballkanike, qarqet shoviniste greke e pėrqėndruan gjithė vėmendjen e tyre nė popullimin e shpejtė tė trevave jugore tė Epirit dhe kryesisht nė drejtim tė qytetit. Tė ndryshėm nga sllavėt serbo-malazez qė si edukatė speciale pėr tė coptuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dėbimin e dhunshėm tė popullsisė autoktone, ekspertėt e problemit Epirot u treguan mė tė “sjellshėm” nė kėtė fazė tė parė. Pėr ata gjthēka duhej tė realizohej brenda gjendjes normale tė jetės dhe komunikimit tė vazhdueshėm reciprok. Pra gjithēka duhej tė zgjidhej pa dhunė, pa programe spastrimesh masive, asgjėsimi fizik, dėbimi kolektiv nga toka, porse me njė popullim tė vazhdueshėm dhe tė pandėrprerė, me njė menjanim tė qetė ku befasia tė lozte rolin primar nė reagimin e menjėhershėm tė popullsisė shqiptare. Zėvendėsimi i popullsisė autoktone shqiptare duhej tė shihej jo vetėm nga Evropa, por nė radhė tė pare nga popullsia e “pakulturuar” e Epirit si njė fat i “madh” pėr tė hyrė nė rrjedhėn e qytetėrimit. Nė kuadrin e “miqėsisė” sė lashtė shqiptarėt nuk kishin pse t’i shikonin “vėllezėrit e tyre tė sinqertė” me frikė e dyshim.

Nga ana tjetėr finokėt grekė nuk do t’u linin raste shqiptarėve tė dyshonin nė “dashurinė”dhe “sinqeritetin”e tyre, se zbatonin pikė pėr pikė strategjinė e tyre tė hollė duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat pėrreth. Nė fillim ua kėrkonte detyra tė qėndronin si punues tė tokės dhe mė vonė tė pretendonin si zotėrues tė patjetėrsueshėm tė saj. E rėndėsishme ishte pėr ta qė tė kapnin pikat kyēe nė administratėn shtetėrore dhe tė nesėrmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke qė sundimi osman nuk do tė zgjaste shumė edhe nė Shqipėri.

Shtrirja dhe zgjerimi i mėtejshėm i institucioneve fetare fanariote do t’i shėrbente atyre pėr tė bėrė presion tė gjithanshėm mbi popullsinė ortodokse tė Epirit, pėr ta futur brenda strukturės shpirtėrore tė ortodoksizmit grek mė lehtė. Ata do tė shfrytėzonin me njė mjeshtėri tė rrallė lidhjet tregtare midis dy trevave pėr ta bėrė sa mė tė pranishme popullsinė greke nė jetėn e pėrditshme shqiptare. Tė favorizuar nga formimi i shtetit tė tyre dhe tė vlerėsuar nga Evropa e asaj kohe, ata do tė pėrdornin tė gjitha mjetet e propagandės pėr t’u fryrė burive pa rreshtur nė dyertė e qarqeve evropiane mbi fatkeqėsinė e Epirit qė kishte ngelur brenda strukturės sė kalbur otomane. Tė palodhur pėr tė zbatuar deri nė njė programin e tyre shovinist, qarqet vorio-epirote, tashmė tė lidhura edhe me ideatorėt e “naēertanės”e tė pėrkrahur nga mėma e tyre e pėrgjumur Rusia, prisnin edhe njėherė rastin e volitshėm pėr ta fshirė nga faqja e dheut Shqipėrinė. Skemat ishin pėrgaditur me kohė. Rusia kėrkonte shembjen e perandorisė sė sėmurė osmane. Nga kjo shpėrbėrje Greqia dhe Serbia kishin pretendime tė takoheshin nė Shkumbin. Prandaj edhe nė ato kohė kaq tė turbullta pėr Shqipėrinė, ditė-lindja dhe ditė-vdekja e saj ishin kaq pranė. Asnjėra palė nga fuqitė ballkanike nuk e pranonin Shqipėrinė si aleate tė barabartė pėr tė fituar gjėnė mė tė shtrenjtė qė kėrkonė njė popull lirinė dhe pavarėsinė e tij.

Greqia edhe kėtė radhė jo vetėm qė nuk do tė pranonte aleancė me shqiptarėt, por edhe do tė bėhej mė
vonė njė ndėr bllokuesit kontinental pėr Qeverinė e sapoformuar tė Vlorės. Askush nuk e vė nė dyshim rolin famėkeq tė Konferencės sė Londrės mė 1913-tė ndaj pasojave tragjike qė i solli Shqipėrisė. Por a do tė coptohej nė tri pjesė Shqipėria nė qoftėse Greqia, qarqet politike tė saj nuk do tė ngrinin pretendimin e tyre teritorial ndaj trevės sė Ēamėrisė?! Nė kėtė kohė, kur Shqipėria kishte fituar pėrfundimisht mėvetėsinė e saj, shovinizmi grek, si gjithmonė i “urtė” dhe “dashamirės”ndaj popullit Shqiptar dhe nė bazė tė po atij skenari me shumė pretendime, bėri hapin e saj gllabėrues dhe tradhėtinė ndaj kombit shqiptar. Nė kėtė radhė pasojat e politikės “fine”greke ishin katastrofale. Gati gjysma e Epirit, treva e Ēamėrisė iu shkėput nė mėnyrė mė absurde Shqipėrisė dhe iu dha Greqisė. Si mund tė kenė Qeveritė e Shtetit Shqiptar iluzione ndaj politikės zyrtare greke nė lidhje me Shqipėrinė dhe trojet Shqiptare kur edhe sot nė Shqipėri dhe Greqi funksionon e madje ėshtė rritur nė pėrmasa tė pazakonta nė luftėn antishqiptare Komiteti shovinist i Vorio-Epirit?!

___________________
1. Straboni.VII,5;Plin,N.H.IV,1:App.Illyr 1.
2. Etol. III,13,44; Strab.VII,325,327 dhe H.Ceka, Perputhje onomastike iliro-epirote,nė “Studime Historike”nr.2,1965,fq.85
3. H. Ceka, art.i cituar,fq.84
4. Tukid.I,5,1.
5. Shih te Steph.Byz.De Vrbibus et populis
6. Tukid. I,16.
7. Isokrati Harpokration dhe Suida
8. Strab.1,10
9. H.P.Sh.fq.46,F.E.Sh.fq.241,F.Gj.S.Sh.fq.431
10. F.E.Sh.fq.242
11. Po aty,fq.241-242
12. H.P.Sh.fq.46
13. Po aty,fq.43
14. Po aty,fq.43
15. Strab.VII,5
16. N.G.L.Hammond:fq.290 dhe E.Leppore;vep e cit.Tukidit.
17. Te Nilsson,po aty.
18. Tukid.I,14,3;18,2;I,24IV,126,II,96,97
19. Po aty.
20. Strab.VII,321
21. Scymn. Europa 450
22. Polyb, XVIII,58
23. Liv. XXII,34
24. Plin. III,45
25. Tukid. po aty.
26. Steph. Byz.; De urbibus et populis,shiko emrin Athamania.
27. N. Nilson,vep.e cituar fq.137,D.Mustilli,art.i cituar fq.137
28. Strab.VII,321
29. F. Prendi.Mbi rezultatet e kėrkimeve nė fshatin Vodhinė tė rrethit tė Gjirokastrės,nė Bul.i shkencave shoqėrore nr.I viti 1956,fq.181
30. F. Prendi.Tumat nė fushėn e fshatit Vajzė-Vlorė,nė Bul.Shk.Shoq.nr.2viti 1957,fq.106
31. S. Islami, H. Ceka, F. Prendi, S. Anamali, Zbulime tė kulturės ilire nė luginėn e Matit, nė Bul. Shke. Shoq. nr.1viti 1955, fq.134, S. Islami dhe H. Ceka, Tė reja mbi lashtėsinė ilire nė territorin e Shqipėrisė, nė Konf. I., tė Stud. Alb.Tiranė,1962, fq. 452.
32. H. Ceka, Diskutim mbi Kumtesėn e Dhimosten Budinės nė Konf.II, tė Stud. Alb.
33. Nga burimet e shkruara, pėrmendet qyteti i lashtė i Antigonesė. Deri tani ky emėr i ishte veshur herė kalasė sė Tepelenės, herė kalasė sė Leklit afėr grykės sė Kėlcyrės. Kjo ėshtė bėrė nė bazė tė komentimit tė burimeve tė shkruara qė tėrthorazi bėjnė fjalė pėr kėtė qytet. Mirėpo gėrmimet arkeologjike tė vitit 1965 tė ndėrmarra nė qytetin e lashtė tė Jermės nė rrethin e Gjirokastrės nxorrėn nė dritė njė material mbishkrimor:13 copė libreza votimi prej bronxi, nė njėren faqe tė tė cilave lexohet emri (Antogonea). Kjo pėrmbysi identifikimin e Lekėl-Antigone.Vetė zbulimi i kėtij emri nė kėtė qytet dhe numri i shumtė i librezave na shtyn tė pranojmė si mė tė mundshme qė ky emėr tė lidhet me rrėnojat e Jermės.
34. Dh. Budina.Rezultatet e gėrmimeve nė qytetin Ilir tė Jermės,nė Materiale tė Sesionit Arkeologjik,viti1966,fq.146
35. B. Jubani,Keramika ilire e qytezės sė Gajtanit,nė Stud.hist.nr.2,viti 1966,fq.63
36. N. Jubani,H.Ceka,Gėrmime nė qytezėn ilire tė Rosunjės rrethi i Tropojės.
37. S. Islami,Premjet monetare tė Shkodrės,Lisit dhe Genthit, nė Studhist.nr.3viti 1966,fq.27
38. F. Prendi,artik.i cituar fq.125:M.Korkuti,artik.i cituar fq.166
39. S. Islami,H.Ceka,F.Prendi,S.Anamali,artik.i cituar fq.131
40. F. Prendi,artik.i cituar fq.26
41. Etol.III,13,44;Strab.VII,327 dhe H.Ceka, Pėrputhje onomastike iliro-epirote, nė Stud.His. nr.2 viti 1965,fq.85
42. H. Ceka,artik.i cituar fq.85
43. M. Nilsson,vep.e cituar
44. Po aty
45. K. Bozhori, Dh. Budina, Disa mbishkrime tė pabotuara tė theatrit tė Butrintit, nė Stud.hist. nr.2 viti 1966, fq.176-189 ,nė zbėrthimin e emrave ka patur mirėsinė tė ndihmon edhe V.Toēi
46. Po aty
47. Po aty.
48. S. Islami, Premjet monetare tė Shkodrės, Lisit dhe Genthit, nė Stu.hist.nr.3 viti 1966 fq.27
49. V. Toēi, Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit, nė Bul.shk.shoq.nr.2 viti 1962, fq.128
50. H. Ceka, artik.i cituar fq.87
51. H. Krahe ”Lexikon altillyrischer Personnennamen”Heidelberg,1929,Vangjel Toēi, artik i cituar fq.128 dhe literatura e citueme prej tij, H. Ceka, artik.i cituar fq.87
52. S. Islami, artik.i cituar fq. 20
53. H. Ceka, Elementi ilir nė qytetet Dyrrahium dhe Apollonia,nė bul.e shken.shoq.nr.3/4,1959 fq.136,V.Toēi,artik.i cituar fq.128
54. H. Krahe,vep.e cituar,V.Toēi, artik.i cituar, fq.129
55. Tukiditi, II,50,5,6.
56. Steph.Byz., De urbibus et populis, (shiko fjalėn Algestaio).
57. E. Ēabej, Problemi i autoktonisė sė shqiptarėve nė dritėn e emrave tė vendeve,nė Bul.e shke.shoq.nr.2,1958,fq.61
58. Strab.VII,328
59. Malte Brun, Precis de la geographie universale,1810-1829,Paris
60. Pouqueville,Udhėtime nė More, nė Konstandinopojė, nė Shqipėri dhe nė vende tjera tė Perandorisė Osmane gjatė viteve 1798,1799-1800 dhe 1801, Paris 1805
61. Ch.Brouchneri,Fjalor gjeografik,Venedik,1770 62.Teodor Momsen,Historia e Romės sė Lashtė
62. E.P.Hamp,OnLeibniz’s Third Albanian Letter,Zeitschrift fur Balkanologie,Je XVI/1, 1981,fq.34-36
63. M.Reiter,Leibnizen’s Albanelbriefe, Zeitschrift fur BalkanologieJg.XVI,1980,fq. 82-93
64. C.V.Lajbnic, Albanerbrife, Hanovėr, 24 janar 1705
65. J.G.Herdez,I deen zur Geschichte derMenschheit,Leipzig,1868,vol.III,fq.99
66. J.E.Tunman,Kėrkime rreth historisė sė popujve tė Evropės Lindore, Leipzig, 1774
67. Franc Bop,Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen,1855
68. J. Riter Fon Ksilander,Gjuha e albanezėve ose e shqiptarėve, Frankfurt am Main,1835
69. J.G.Fon Han, Albanesische Studien,Wien,1854
70. J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar nė Greqi,Munchen,1857
71. T.Mommsen ,Historia e Romes,Leipzig,1932.”Historia e Romės sė lashtė, Roma-Torino 1904, vėll.II, Libri i IV, kreu V, fq.142
72. Paul Kreqmer,Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache,(Hyrje nė historinė e gjuhės greke), Gottingen,1896 74.P.Kretschmer, po aty.
73. P. Kretschmer,Fiset Ilire,po aty.
74. P. Kretschmer,Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhėsore e Ballkanit), Revue Internationale des e’tudes balkaniquee,vol. II, viti 1935 fq.41-48
75. Hansjėrg Frėmmer, Die Illyrer,Karlsruhe,1988
76. H. Frėmmer,po aty(Vitet e errėta)565-850
77. Deukalioni,Fjalor i Mitologjisė,fq.57
78. Po aty.
79. Emile Isambert,Inteneraire deskriptiv historique et archeologique,1861,fq.867-869
80. Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė,vėll.I, Ilirėt dhe iliria te autorėt antikė, fq.218-219;Plutarchi I-Vittae Parallelae 4,7.
81. 83.Av.M.Kokolari,Nuk mbulohet dielli me shoshė,”Bashkimi i shqiptarėve”nr.6,fq.4, dt.15 shtator 1993,Tiranė
82. Po aty.
83. J.G.Fon Han,”Reise von Belgrad nach Salonik”,1858, -Peter Robert Franke,”Alt-Epirus und das Kėnigtum der Molosser”,Erlangen,1954, (Epiri i lashtė dhe mbretėria e molosėve),Mynchen-Bon,1949-‘54
84. P.R.Franke,”Albanien im Altertum”,Antike Welt,Sondernumner,1983
85. U.M.Leek,”Travels in Northern Greece”,1835
86. Dr. Milan Shuflai, ”Serbėt dhe shqiptarėt”, fq.180
87. Emile Isambert,vėll.i cituar fq.859-867
88. Av.M.Kokolari,vep e cituar, Dr. Ali Hadri,HPSH.Prishtinė,1966,fq.42-43
89. Dr.Ali Hadri,po aty.
90. Edison L.Clark,”Racat e Turqisė Evropiane,historia e tyre,gjendja dhe prospektet”, New York,Brodway,1878,fq.751
91. Edison L.Clark,po aty
92. Po aty
93. Sh. Delvina,”Rreth origjinės sė suljotėve”,Bujku,nr.1424,fq.10, maj 1996 Prishtinė
94. Neos Kuvaras, Athens 1962
95. Po aty
96. ”Moniteur Universale”,Paris maj 1879
97. Abdyl Frashėri,”Popullsia greke nė Epirin e Ri dhe tė Vjetėr”,fq.100


Pėrgatitur nga Isuf Bajrami
Tetor 2003
Ju lutemi tė mos e pėrdorni kėtė shkrim pa lejen e autorit.
isuf_bajrami@yahoo.com


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.