Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk ka rrezik me te madh se te behet dikushi, ai qe nuk ishte askushi!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Demokraci :: Demokracia fillon qė nė shtėpi
Postuar nga: Albo

Demokraci 1991-shi ishte viti kur Shqipėria u ēlirua prej makthit tė regjimit komunist pėr tė kaluar nė njė situatė tė re, ku pjesėmarrja qytetare nė politikė inkurajohet pėrmes mjeteve tė tilla, siē janė partitė politike. Dhe vetėm nė dymbėdhjetė vjet kėto parti kanė bėrė tė mundur krijimin e njė kulture, e cila pranon gjerėsisht qeverisjen kushtetuese si mėnyrėn mė tė mirė pėr pėrparimin e Shqipėrisė. Ndėrsa mund tė ketė ende vend pėr diskutim nė lidhje me hollėsitė e politikave qė ndiqen dhe, ndėrsa zgjedhjet lokale nuk kaluan fare pa incidente, tani ėshtė e vėrtetė tė thuhet se Shqipėria nuk ėshtė mė toka e fundit tė viteve ’90. Kutia e votimit sigurisht ka dalė fituese pėrballė plumbave dhe bombave.


Dan Redford*

Pa dyshim, shumica e asaj ēka ėshtė arritur deri tani ka ardhur si rezultat i konsensusit qė politikanėt shqiptarė kanė arritur nė njė kohė krahasimisht tė shkurtėr, mos harroni se Britanisė iu deshėn mbi tre shekuj pėr tė zhvilluar sistemin qeverisės qė ne njohim sot. Duke thėnė tė gjitha kėto, unė dyshoj qė Shqipėria tė dėshirojė tė presė edhe treqind vjet tė tjera pėr tė arritur pjesėn tjetėr tė Evropės Perėndimore. Pra ėshtė e qartė qė ka shumė punė pėr t’u bėrė, nėse Shqipėria dėshiron tė prekė prosperitetin ekonomik dhe politik. Herė pas here duket qartė qė shumica e partive politike ende priren qė tė influencohen fuqishėm nga grupe shumė tė vegjėl individėsh, tė cilėt duket se i mbajnė pozicionet e tyre duke i rezistuar vullnetit demokratik tė anėtarėve tė thjeshtė tė partisė. Por, nėse partitė politike janė forca lėvizėse, e cila synon mbėshtetjen e zbatimit tė reformave tė domosdoshme pėr ta nxjerrė kėtė vend nga kriza e tanishme, atėherė kėto parti duhet tė adoptojnė njė mentalitet mė demokratik nė vetė organizmat e tyre, nė mėnyrė qė njė numėr sa mė maksimal idesh tė pėrfshihet nė debatin politik...

...Kjo do tė sillte si pėrfitim njė demonstrim pėrballė qytetarėve se partitė politike e praktikojnė atė ēka ato predikojnė. Mbi tė gjitha, njė parti, e cila nuk e praktikon llogaridhėnien nė organizatėn e saj ka pak gjasa qė tė bėjė diēka mė tė mirė nėse do tė administronte qeverisjen. Kėshtu qė, Instituti Kombėtar Demokratik pėr Ēėshtjet Ndėrkombėtare1 (NDI) do tė mbėshteste idenė qė partitė politike tė fillonin procesin e adoptimit tė procedurave tė thjeshta nė statutet e tyre, tė cilat do tė zgjeronin tė drejtat e tė votuarit te tė gjithė anėtarėt. Nė pėrzgjedhjen e kandidatėve dhe tė udhėheqėsve tė partive, vota e ēdo anėtari duhet tė ketė vlerė tė njėjtė, qė nga kryetari i Partisė deri tek anėtari mė i thjeshtė, njė sistem ky qė nė Evropėn Perėndimore njihet si “njė anėtar njė votė”. Momentalisht mbisundon njė nivel krahasimisht i ulėt interesi dhe pjesėmarrjeje mes anėtarėve tė thjeshtė tė partive dhe, kjo vjen saktėsisht prej faktit se vetėm njė pakicė prej tyre kanė tė drejtėn pėr tė votuar dhe pėr tė ushtruar ndikim nė partitė e tyre. Prezantimi gradual i “njė anėtar njė votė” pa dyshim qė do tė rrisė nivelin e ulėt momental tė interesit tė anėtarėve tė thjeshtė tė partisė, pasi ata do tė ndjejnė se pikėpamjet e tyre kanė vlerė. Kjo gjė to tė rrisė gjithashtu edhe numrin e atyre qė do tė konkurrojnė pėr njė pozicion tė zgjedhuri qoftė brenda partisė, qoftė nė nivele zgjedhjesh pėr qeverisje qendrore apo lokale.

Pėr shkak tė kėtij niveli tė lartė apatie mes “ushtarėve tė terrenit” s’ka pse tė duket e habitshme qė shumė qytetarė janė shndėrruar plotėsisht nė njerėz tė deziluzionuar dhe tė lodhur me procesin politik. Nė fund tė fundit, nėse ambasadorėt e partisė nė nivelin mė lokal nuk mund tė frymėzohen me partinė e tyre, nė ēfarė mėnyre do tė munden ata tė frymėzojnė votuesit e zakonshėm qė t’iu japin votėn ditėn e zgjedhjeve?

Pėrvoja tregon se pa ndjesinė e mbushjes me pushtet, qė anėtarėt e partisė e marrin nėpėrmjet votimit pėr ēėshtjet e partisė, anėtarėsia e partisė do tė varfėrohet dhe partia nė fund do tė vdesė. Nga ana tjetėr ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pėrse njė parti do tė forcohet akoma mė tej nėse ajo do tė lejonte mundėsinė pėr pjesėmarrje te tė gjithė anėtarėt. Pėrse supozohet se zgjerimi i tė drejtės pėr tė votuar do tė bėnte qė delegatėt ekzistues tė partisė tė mos ndiheshin mė pjesė e procesit? Duke zgjeruar pėrfshirjen, shumė mė tepėr anėtarė do tė ndihen pjesė e organizimit dhe do tė jenė mė tė prirur pėr tė vepruar si avokatė publikė kundrejt qytetarėve nė njė mėnyrė mė bindėse dhe, nė kėtė mėnyrė do tė reduktonin nivelin momental tė indiferencės ndaj votimit.

Njė arsye se pėrse votuesit i shikojnė partitė politike me njė mėdyshje tė kėtillė ėshtė se ato konceptohen, sado nė njė mėnyrė jokorrekte, si “parajsa tė sigurta” pėr interesat e ngushta tė njė pakice tė pėrzgjedhur. Argumenti se nuk ka anėtarė tė tjerė me aftėsitė e domosdoshme udhėheqėse, qė do tė mund tė ishin tė aftė tė zinin vendet e tyre, thjesht nuk mund tė pijė mė ujė. Nėse partitė politike shqiptare dėshirojnė tė kenė organizime tė suksesshme qė do t’i drejtoheshin votuesve, atėherė ato duhet tė theksojnė me forcė konceptin se ato nuk janė vilajetet personale tė njė pakice tė pėrzgjedhur. Dhe kjo mund tė bėhet fare lehtė duke iu lejuar anėtarėve tė kandidojnė pėr pozicione udhėheqėse ose tė ushtrojnė votėn e tyre pėr tė zgjedhur se cili do tė jetė udhėheqėsi i tyre. Nė njė vend si Britania, janė anėtarėt e partisė qė kanė pushtet sovrani dhe zyrtarėt e zgjedhur tė partisė veprojnė si kujdestarė tė pėrkohshėm tė interesave tė anėtarėve tė thjeshtė.

Megjithėkėtė, ende argumentohet se demokratizimi mė i gjerė i partisė nuk do tė rrisė pjesėmarrjen e anėtarėve tė thjeshtė nė votim. Sidoqoftė, nėse njė parti politike e quan veten njė organizim demokratik, atėherė me siguri ajo nuk mund t’u mohojė anėtarėve tė drejtėn pėr tė votuar, thjesht bazuar mbi hipotezėn se nuk do tė votojė njė numėr i mjaftueshėm anėtarėsh. Kjo shėrben vetėm pėr pėr t’iu dhėnė votuesve pėrshtypjen se ata qė kundėrshtojnė ndryshimin janė vetėm ata qė do tė humbasin mė shumė, nėse kjo reformė do tė zbatohet. Nė fakt, mes qytetarėve ekziston njė pikėpamje me bazė tė gjerė pėr politikanėt e zgjedhur prej tyre, e cila thotė se ata nuk janė nė “lartėsinė e detyrės”. Nė fakt, kjo nuk do tė ishte e habitshme pėr faktin se mekanizmat aktualė, tė cilat zbatohen nga partitė politike pėr tė pėrzgjedhur zyrtarėt dhe kandidatėt e tyre, priren pėr tė krijuar situata ku zgjedhjet fitohen nėpėrmjet ndikimeve “tė mbuluara” tė “rregulluesve” tė lartė tė partisė dhe jo gjithmonė bazuar mbi meritat. Nėse anėtarėsia e gjerė do tė kishte tė drejtėn e votės, kėto lloj ndikimesh tė vogla, por tė dėmshme, pa dyshim qė do tė veniteshin.

Njė parim bazė nė ēdo demokraci moderne ėshtė qė ata qė zgjidhen nė njė post publik bėhen plotėsisht llogaridhėnės kundrejt atyre, tė cilėt i kanė zgjedhur nė kėtė post. Duke vazhduar procesin e reformės sė brendshme tė partive “njė anėtar njė votė” mund tė fillojė procesin e bėrjes sė partive politike llogaridhėnėse kundrejt votuesve. Momentalisht, partitė politike kanė njė strukturė, nė tė cilėn zyrtarėt e partisė janė pėrgjegjės vetėm kundrejt delegatėve prej tė cilėve zgjidhen dhe jo ndaj anėtarėve tė thjeshtė apo elektoratit nė pėrgjithėsi. Sidoqoftė, tė gjitha partitė politike, dhe jo vetėm nė Shqipėri, kanė nevojė tė kenė djeni dhe tė kuptojnė se ēfarė ndodh nėpėr bashki dhe komuna. Me kėtė shkėputje tė dukshme qė ndihet nė Shqipėri, nuk ėshtė e habishme qė qytetarėt tė thonė se politikanėt shfaqen si tė palidhur me realitetin.

Nė vende ku partitė politike nuk operojnė nėpėrmjet vendimmarrjes sė brendshme demokratike, nuk ka qenė e pazakontė qė fraksione politikė tė rrėmbejnė organizmat e vendimmarrjes duke futur nėpėr to aktivistėt e tyre. Kjo taktikė, jo vetėm qė shpesh sjell si rezultat qė politikat e partisė tė orientohen nga pikėpamjet e njė pakice, por gjithashtu, ajo nuk ka gjasa qė tė mundėsojė reflektimin e opinioneve tė anėtarėsisė sė gjerė, dhe nė kėtė mėnyrė mund tė verė nė rrezik pozicionin elektoral tė njė partie. Votuesit mund t’i konceptojnė kėto parti si tė pozicionuara nė periferi tė debatit qendror politik. Brenda Partisė Laburiste Britanike mes viteve 1975–1983, njė pakicė Trockiste mundi tė manipulonte procedurat e brendshme demokratike dhe nė kėtė mėnyrė ishte totalisht e aftė pėr tė anashkaluar pikėpamjet e anėtarėve tė zakonshėm tė partisė. Pasoja pėrmbledhėse e kėsaj nuk mund tė pėrshkruhet mė ashpėr, Partia Laburiste doli nė opozitė pėr gati njė ēerek shekulli dhe gati sa nuk perėndoi njėherė e pėrgjithmonė. Kjo ėshtė njė histori e dobishme prej nga ku tė gjitha partitė politike duhet tė nxjerrin mėsim.

Nė fakt, larg prej vėnies nė rrezik tė postit tė njė udhėheqėsi partie, adoptimi i “njė anėtar njė votė” mė tepėr do tė ndihmonte forcimin e autoritetit tė tij apo tė saj. Nėse njė politikan fiton, p.sh. njė zgjedhje pėr udhėheqės partie pas njė votimi tė pėrgjithshėm tė tė gjithė anėtarėsisė, ai/ajo do tė kenė njė mandat udhėheqjeje tė bazuar nė mbėshtetjen e anėtarit tė thjeshtė. Kjo do t’i pajiste ata me besimin dhe me forcėn pėr tė ēuar pėrpara premtimet e platfotrmės sė tyre, duke qenė tė vetėdijshėm se ata komandojnė duke patur mbėshtetjen e pėrgjithshme tė partisė. Pėr gjysėm shekulli, Partia Laburiste Britanike u akuzua prej kritikėve tė saj se ishte shumė e dhėnė ndaj orientimit shtetėror. Nė 1994, Tony Blair organizoi njė votim tė llojit “njė anėtar njė votė” nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe mori njė mandat tė gjerė nga anėtarėt e partisė pėr tė ndryshuar ideologjinė e partisė. Pra “njė anėtar njė votė” ndihmoi qė t’i bėnte kritikėt e partisė tė heshtnin dhe, nė kėtė mėnyrė ndikoi nė krijimin e njė peisazhi tė ri politik tė favorshėm pėr Partinė Laburiste Britanike, i cili mund tė ndihet edhe nė ditėt e sotme.

Duke qenė se po flasim pėr krijimin e njė peisazhi tė ri politik, ju mund tė pyesni se ēfarė ka bėrė organizata ime pėr tė ndihmuar nė pėrmirėsimin e situatės. NDI ka punuar nė Shqipėri qė prej 1991, duke ofruar trajnim profesional pėr tė mbėshtetur si shoqėrinė civile ashtu edhe partitė politike. Nė fund tė 2002-shit, NDI nisi njė program trajnimi mbi menaxhimin politik, i cili synon tė zhvillojė akoma mė tej aftėsitė profesionale tė politikanėve tė orientuar drejt reformave si dhe tė ndihmojė forcat politike pėr tė ndėrtuar organizata tė strukturuara demokratikisht. Qėllimi ynė gjatė gjithė kohės ka qenė qė tė nxisim politikanėt qė tė bėhen llogaridhėnės dhe tė pėrgjegjshėm pėrballė nevojave tė qytetarėve. Politikanėve iu nevojitet tė dinė se tė zgjidhesh do tė thotė qė tė zbatosh politika dhe programe, tė cilat janė tė rėndėsishme pėr votuesin qė tė ka zgjedhur. Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse ne kemi zhvilluar njė seri pasditesh-diskutimi ndėrmjet qytetarėve dhe politikanėve. NDI do tė qėndrojė e vendosur pėr t’i sjellė sėrish sė bashku qytetarėt dhe politikanėt dhe, gjithashtu do mbėshtesė partitė politike nė pėrpjekjet e tyre pėr tė reformuar vendimmarrjen e tyre tė brendshme, ku ēėshtja “njė anėtar njė votė” do tė ishte vetėm njėri prej aspekteve.

NDI nuk mund ta arrijė kėtė objektiv tė lartė e vetme sado pėrpjekje tė mėdha qė tė bėjė. Kjo ėshtė pikėrisht arsyeja pėrse NDI mbėshtet idenė qė vetė partitė politike tė njihnin njė sistem tė tipit “njė anėtar njė votė”. Ky sistem ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė tė rrisė interesin e votuesit dhe pjesėmarrjen publike nė politikė, duke i bėrė partitė mė tė hapura ndaj ideve tė reja, qoftė tė anėtarėve, ashtu edhe tė votuesve, tė cilat mė pas mund tė sjellin ndryshime pozitive pėrsa i pėrket platformave politike dhe mėnyrave me anė tė tė cilave mund tė pėrzgjidhen udhėheqėsit dhe kandidatėt. Ėshtė njė metodė e pėrdorur me sukses nga partitė nė Britani dhe gjithė Evropėn Perėndimore. Nisur nga dėshira e kėtij vendi pėr tė qenė pjesė e “familjes evropiane”, ndoshta kėto janė shembuj tė mirė pėr t’u ndjekur. NDI ėshtė plotėsisht e gatshme dhe plot dėshirė qė tė mbėshtesė kėtė pjesė tė rėndėsishme tė zhvillimit tė demokracisė nė Shqipėri.

*Autori ėshtė drejtor i Programit pėr Partitė Politike
(National Democratic Institute for International Affairs)




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.