Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buka tė mban fytyrėn, yndyra tė shkėlqen fytyrėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Rrezohen ministat e kryeministrit Nano ne kuvend
Postuar nga: Albo

Lajme Bie Nano dhe kambana e zgjedhjeve tė parakohshme

Emrat e propozuar nga kryeministri Nano pėr vendet vakant nė qeveri, nuk kanė kaluar nė Kuvend, edhe pas pėrpjekjeve tė ethshme tė kryetarit socialist pėr tė blerė vota, sidomos tė deputetėve opozitarė. Dokle arriti qė tė merrte 64 vota kurse Xhafa 65

Ligjvėnėsit shqiptarė rrėzuan dje me shumicė votash emėrimin e dy ministrave tė rinj tė kabinetit qeveritar. Deputetėt socialistė, tė cilėt kundėrshtuan kandidaturat e Fatmir Xhafės dhe Namik Dokles, u shprehėn pas seancės, pėr rikompozim tė qeverisė. Ndėrsa opozita kėrkoi qė tė ndėrmerreshin masat pėr tė shkuar nė zgjedhje tė parakohshme, sepse qeverisja e majtė sipas tyre ka dėshtuar pėrfundimisht. Kryetari i qeverisė nuk pranoi qė tė bėnte asnjė koment, edhe pse e ndoqi nė mėnyrė tė ethshme gjithė procesin e numėrimit. Loja e nervave shoqėroi pėr njė kohė tė gjatė seancėn gjatė sė cilės ekuilibret viheshin nė dyshim, pėr shkak tė njė pėrpjekje tė vazhdueshme tė kryetarit socialist pėr tė komprometuar procesin. Nano ka dalė menjėherė pas votimit dhe nuk ka komentuar asgjė, edhe pse nė fytyrėn e tij lexohej qartė inati. Panorama ndryshonte nė krahun tjetėr socialist. Meta ėshtė shfaqur triumfator para kamerave. Pas kėtij dėshtimi Nano ka tė drejtė qė tė paraqesė edhe njė tjetėr kandidaturė pėr postin e ministrit tė Jashtėm, duke marrė parasysh faktin se Marko Bello u rrėzua si kandidaturė pak kohė mė parė. Nė rast tė njė tjetėr dėshtimi nga qeveria Nano, vendi do tė drejtohej pėr nė zgjedhjet e parakohshme.


--------------------------------------------------------------------------------

Votimi

Nė votimin e kryer dje nė Kuvend, deputetėt rrėzuan me 64 vota pro, 68 kundra e abstenim kandidaturėn e Namik Dokles pėr ministėr tė Jashtėm, dhe me 65 vota pro, 49 kundėr, 17 abstenime kandidaturėn e Fatmir Xhafės pėr Ministėr tė Rendit. Nė tė njėjtėn kohė ata votuan nė unanimitet dekretimin e presidentit Alfred Moisiu, pėr shkarkimin nga detyra tė Ministrit tė Rendit z.Luan Rama. Ndėrkohė pėr ministrat e rinj ka votuar dhe kryetari i partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Pak para fillimit tė seancės metistėt janė shprehur se nuk do tė japin votėn e tyre kundėr qeverisė, por do tė abstenojnė. Kėtė deklarim e ka bėrė Bashkim Fino, i cili tha se me kėtė lėvizje, edhe pse nuk ndryshohet asgjė nė fatin e votimit, modifikohet mesazhi qė i dėrgohet Nanos. Grupi i Metės ėshtė shprehur se qeveria duhet tė rikompozohet. Nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės, kryeministri Fatos Nano ka tė drejtė tė propozojė deri nė tri herė emra pėr postet ministrore qė mungojnė nė kabinetin qeveritar. Nano, edhe pse nuk ka reaguar aspak gjatė seancės, para dy ditėsh ėshtė shprehur se nuk do tė ketė rikompozim tė qeverisė. Ai nuk ka bėrė tentativa pėr tė negociuar me deputetėt metistė. Kėshtu ėshtė shprehur Fino. Ndėrsa nuk kanė munguar tentativat e kryetarit tė qeverisė pėr tė blerė deputetė tė opozitės. Kėtė tentativė e ka denoncuar edhe oponenti i tij socialist Ilir Meta. Ai tha se me gjithė kėtė tentativė, Nano nuk ia doli.


--------------------------------------------------------------------------------

Kandidatėt

Pasi ka mbaruar votimi dhe tė dy emrat e propozuar janė rrėzuar, kėta tė fundit janė shprehur kritikė ndaj qėndrimit qė kanė mbajtur anėtarėt socialistė tė kėsaj partie. Namik Dokle, kandidat pėr postin e ministrit tė Jashtėm, pas shumė pėrpjekjeve pėr tė negociuar pėr emrin e tij nė kampin metist dhe pas dėshtimeve tė vazhdueshme, ėshtė shprehur se ka njerėz qė nuk e duan stabilitetin nė parti. Ai tha se kishte kandiduar pėr tė vendosur stabilitet nė parti, por kjo sipas Dokles nuk dėshirohet nga njė grup brenda partisė. Kurse Fatmir Xhafa, kandidati pėr postin e ministrit tė Rendit tha se kjo ishte njė votė kundėr, por brenda pėr brenda Partisė Socialiste. Xhafa tha se ky vendim nuk cėnonte mazhorancėn. Sipas tij rrėzimi i mazhorancės vjen atėherė kur nuk pėrfillen vendimet qė dalin nga forumet kryesore drejtuese tė kėsaj partie.


--------------------------------------------------------------------------------

PD: Moisiu tė pėrgatitet pėr zgjedhjet e reja

Kryetari i partisė mė tė madhe nė vend, Sali Berisha e ka quajtur njė fitore tė madhe votimin kundėr, ndėrsa ėshtė shprehur se presidenti duhet tė vlerėsojė situatėn dhe tė pėrgatisė terrenin pėr zgjedhjet e parakohshme. Ai tha se nuk mund tė votohej si ministėr i jashtėm njė njeri qė ka qenė kundėr integrimit tė vendit tonė nė Evropė

Opozita shqiptare reagoi pas kėtij vendimi tė Kuvendit duke e cilėsuar atė si njė tjetėr fitore tė tė djathtėve nė vijim tė fitores sė nisur mė 12 tetor. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha tha se Nano duhet tė japė dorėheqje dhe se presidenti duhet tė pėrgatisė terrenin pėr zgjedhje tė parakohshme. "Rrėzimi i dy ministrave dėshmoi rrėzimin e babėzisė dhe qeverisjes mė tė korruptuar tė kontinentit. Ky votim tregon se Shqipėria ka mundėsi tė qeveriset nga njerėz tė zotė dhe jo nga trafikantė siē ėshtė qeverisur deri tani nga njė pushtet qė ėshtė mbajtur i imponuar," tha Berisha pas mbarimit tė votimit. Nė fjalėn e tij Berisha tha se nuk mund tė votonin pėr ato emra dhe pėr kėtė forcė politike, e cila duhet tė largohet sa mė shpejt nga drejtimi. "Si mund tė votonim pėr ministėr tė jashtėm njė njeri, i cili ka qenė kundra integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian," ėshtė shprehur Berisha. "Ftoj zotin Moisiu tė reflektojė pėr gjendjen e krijuar, pasi Shqipėria ka tre muaj qė ka mbetur jetim dhe po qeveriset si nė kohėn e diktaturės. Nė duhet tė krijojmė njė qeveri qė tė ngrejė kredibilitetin e shqiptarėve. Nuk mund tė bėhet ministėr njė zv.ministėr ashtu si ka ndenjur qeveria jonė pėr tre muaj," deklaroi kryetari i opozitės. Sipas tij besimi pėr Fatos Nanon ka nisur tė mungojė jo vetėm nė Kuvend por kjo ėshtė vėnė re nė rėnien e pėrqindjes elektorale tė zgjedhjeve e 12 tetorit. Lidhur me bashkimin e votave me disa deputetė tė mazhorancės Sali Berisha nuk bėri komente. "Nuk kam komente se ēfarė bėnė deputetėt socialistė, unė pėrgjigjem pėr opozitėn. Dhe deputetėt e opozitės qė nuk kanė ardhur sot, nuk na bėnė asgjė ne, por ia bėnė vetes sė tyre. Theksoj se Presidenti duhet tė ndėrhyjė pėr tė krijuar njė qeveri tė re dhe tė pėrgatisė terrenin pėr zgjedhjet nė pranverė," theksoi Berisha duke iu referuar nevojės sė ndėrhyrjes sė Presidentit nė krizėn qė ka mbėrthyer vendin. Deputeti Preē Zogaj e ka pėrkthyer rrėzimin e dy kandidaturave si rrėzim tė qeverisė. Njė nga deputetėt e Partisė Demokrate tė Re, Nard Ndoka, - pas zėrave se deputetėt e kėsaj partie do tė votonin pro dy kandidaturave pas njė takimi tė Genc Pollos me Fatos Nanon mbrėmjen e sė mėrkurės, - ėshtė shprehur se "PDR mbajti balancėn e saj, pavarėsisht deklaratave apo vendimeve momentale dhe emocionale tė bėra njė ditė mė parė".


--------------------------------------------------------------------------------

Meta: Nano nuk ia doli edhe me vota tė blera

Grupi i socialistėve, tė cilėt kanė abstenuar pėr ministrat ka deklaruar se kjo pėrgjigje do tė jetė e vlefshme pėr ēdo emėr, pėrsa kohė nuk do tė ketė rikompozim tė kabinetit qeveritar. Meta tha se situata mbėrriti nė njė gjendje tė tillė, pėr shkak tė kokėfortėsisė sė Nanos, qeverisė sė tė cilit po i ngushtohet gjithnjė e mė shumė laku

Kundėrshtari kryesor i kryeministrit Nano, z.Ilir Meta, ėshtė shprehur se votimi ishte diēka e paralajmėruar dhe mė parė. "Kjo ishte njė humbje e paralajmėruar, sepse ne i thamė Nanos tė reflektojė, ndėrsa ai vazhdoi me kokėfortėsinė e tij," tha Meta. Nė njė prononcim tė dhėnė pėr mediat, Ilir Meta u shpreh se grupi i deputetėve qė kundėrshtuan dy kandidaturat, nuk janė pėr zgjedhje tė parakohshme, por pėr qeverisje nga figura tė reja me qėllim shmangien e pushtetit tė personalizuar. Lidhur me bashkimin e votave me opozitėn Meta u shpreh, se Sali Berisha nuk duhet ta shohė si sukses votimin e djeshėm, pasi disa deputetė tė opozitės janė larguar me pretekste tė ndryshme. "Berisha duhet tė gjejė njė pėrgjigje nė forcėn e tij politike se ku ishin tre deputetė tė opozitės dhe pastaj tė gėzohet pėr rrėzimin e dy kandidaturave", u shpreh Meta, ndėrsa humbjen ia faturoi Fatos Nanos dhe njė grupi tė vogėl deputetėsh qė e mbėshtesin. Kryetari i Partisė Social Demokrate, Skėnder Gjinushi, e ka cilėsuar votimin e djeshėm si njė sukses brenda mazhorancės dhe sukses tė opozitės. Gjatė njė prononcimi, kryetari i PSD-sė u shpreh se forca e tij politike abstenoi, pėr shkak tė gabimeve qė po bėn nė qeverisje Fatos Nano. "Nuk kemi pse tė mbėshtesim dikė qė nuk na mbėshtet. Tani e ftoj Fatos Nanon qė tė reflektojė, pasi qeverisja nuk vazhdohet duke u imponuar tė tjerėve pushtetin", tha Gjinushi ndėrsa pėrjashtoi zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme.

Ish ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj ėshtė shprehur se kjo nuk ishte humbje e Partisė Socialiste dhe e dy kandidaturave, por humbje politike e Fatos Nanos. "Ne pritėm qė Nano tė reflektonte, pasi na u bė qejfi qė nisi aleancat me disa parti tė opozitės, por ai nuk na kėrkoi ne bisedime dhe kėshtu abstenuam. Nano vazhdoi me kapriēot e tij, dhe kėshtu dėshtoi. Tani pritet njė qeveri e re, ku socialistėt tė ngrenė autoritetin e tyre nė qeverisje," tha Brokaj. Pėrsa i pėrket qėndrimit nė tė ardhmen, zoti Brokaj u shpreh se "ne nuk shitemi dhe nuk ndryshojmė aq kollaj sa opozita". Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko ėshtė shprehur dje pas seancės se "socialistėt nuk bien kaq kollaj, por Dokle dhe Xhafa ishin dy figura qė duhet tė binin".


--------------------------------------------------------------------------------

Bilanci I opozitės: Njė i aksidentuar, katėr tė humbur

Para fillimit tė votimit krisjen mė tė madhe e ka pėsuar grupi i legalistėve. Dy deputetėve tė kėtij grupi nuk iu ėshtė lokalizuar vendndodhja, ndėrsa njė ėshtė aksidentur. Njė deputet i grupit tė Reformatorėve nuk ėshtė parė, edhe pse kishte deklaruar votėn pro qeverisė, ndėrsa Roqi dhe Shehi kanė "fluturuar" nga rryshfetet

Votimi vinte pas akuzave tė shumta qė ishin bėrė nė shtypin e pėrditshėm pėr blerje tė deputetėve nga ana e kryeministrit Nano pėr tė arritur kuorumin e votave. Nė fillim tė seancės ėshtė vėnė re qė nė sallė mungonin njė numėr i konsiderueshėm deputetėsh tė opozitės. Shpėtim Roqi ndodhej nė Romė, kurse Dashamir Shehi ndodhej nė Beograd, edhe pse ishin nė dijeni tė rėndėsisė sė votės sė tyre. Por rrjedhja e votave tė opozitės ėshtė bėrė shqetėsuese kur ėshtė vėrejtur se tre nga deputetėt e grupit tė Partisė Lėvizja e Legalitetit nuk kanė qenė tė pranishėm. Et'hem Fejzollari ishte aksidentuar nė Qafė-Thanė, kurse Bahri Kollēakut dhe Sadedin Ballės nuk u dihej destinacioni. Pėr Kollēakun ėshtė deklaruar se ai ėshtė marrė peng, kurse pėr tė dytin nuk ėshtė vėrtetuar vendndodhja e tij. Ndėrkohė qė Qazim Tepshi, anėtari i partisė sė Pollos, ka abstenuar pėr Doklen ndėrsa ka votuar pro Xhafės.

Kryetari i partisė mė tė madhe opozitare, Sali Berisha doli para deputetėve dhe deklaroi se kryeministri po pėrpiqet qė tė marrė peng opozitėn shqiptare. Ai tha se Kollēaku ėshtė rrėmbyer sapo ka dalė nga shtėpia dhe nuk i dihet vendndodhja, kurse Fejzollari ėshtė aksidentuar me qėllim pėr tė mos u lejuar qė tė vijė nė seancė. Pas fjalės sė Berishės ka reaguar dhe kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, i cili ka kėrkuar njė helikopter pėr tė sjellė nė sallėn e Kuvendit, Fejzollarin dhe kohė tė mjaftueshme pėr tė gjetur Bahri Kollēakun e Sadedin Ballėn. Pas kėsaj kėrkese kryetari i Kuvendit ka dhėnė gjysėm ore pushim. Por edhe pas kėsaj kohe, nė sallėn e parlamentit kanė qenė po ato deputetė. Nė kampin socialist ka munguar Taulant Dedja.

Kortezi e gazetes Tema

Shenim: Per te marre pjese ne nje sondazh ne lidhje me krizen qeveritare, klikoni ketu Sondazhi mundesohet nga forumi shqiptar.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.