Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E vėrteta ekziston, vetėm gėnjeshtra mund tė shpiket!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Histori :: Si e shiti Enver Hoxha dhe PKSH Kosoven
Postuar nga: Albo

Histori Dokumente arkivorė zbardhin qėndrimet e PKSH-sė pėr Kosovėn. Plani i Titos pėr tė pėrplasur partizanėt shqiptar me nacionalistėt kosovar dhe pėrse Enveri nuk shkoi nė Prishtinė

Enveri “e mbante mirė” me serbėt kundėr Kosovės
Hoxha “harroi” tė ngrinte ēėshtjen e trojeve shqiptare nė takimin me Titon nė vitin 1946


Luan Kondi

Pėrse pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė dhe kush ėshtė qėndrimi i komunistėve shqiptar pėr kėtė ēėshtje qė nga themelimi i partisė? E vėrteta se pėrse u dėnua Marrėveshja e Mukjes, ku, pėr herė tė parė, u shtrua problemi i Shqipėrisė etnike… Cila ishte influenca jugosllave nė Partinė Komuniste dhe roli i Dushan Mugoshės dhe Miladin Popoviēit nė politikėn shqiptare pėr tė sabotuar ēėshtjen kombėtare shqiptare. Si e justifikoi ish-udhėheqėsi jugosllav, Tito, futjen e njėsive partizane shqiptare nė Kosovė dhe trevat e saj, duke synuar t“i pėrplasė me forcat nacionaliste shqiptare qė vepronin aty? Pėrse Enver Hoxha donte ta kishte mirė me jugosllavėt dhe kush ishte arsyeja qė nė takimin me Titon, nė vitin 1946, ai nuk e pėrmendi fare ēėshtjen e Kosovės dhe ēfarė shkruajti shtypi serb i kohės? Arsyet qė Enveri e vizitoi tė gjithė Jugosllavinė nė vitin 1946, duke pėrjashtuar “ēuditėrisht” vetėm Prishtinėn dhe mohimi qė ai i bėri trojeve tona nė Jugosllavi, nė Paris. Zbardhen kėshtu sė fundi njė sėrė dokumentesh arkivore tė pabotuara mė parė qė tregojnė pėr qėndrimin e komunistėve shqiptar ndaj Kosovės gjatė viteve tė luftės dhe pazaret qė ata, pėr interesa tė ndryshme, kanė bėrė me jugosllavėt nė kuriz tė Shqipėrisė etnike dhe veēanėrisht pėr trojet qė do t“i bashkėngjiteshin mė pas Federatės Jugosllave.

Shteti i ri i pavarur shqiptar, i shpallur mė 28 Nėntor 1912, qė nė ditėt e para tė tij, u ndesh me problemin jetik tė njohjes ndėrkombėtare dhe mė pas atė tė sigurimit dhe tė mbrojtjes sė tėrėsisė territoriale tė tij. Treva tė tėra shqiptare, fillimisht, gjendeshin tė pushtuara nga forcat ushtarake shoviniste serbe e malazeze nė Veri dhe greke nė Jug. Do tė ishin fuqitė e mėdha, ato qė do tė merrnin nė dorė zgjidhjen e ēėshtjeve mė tė qenėsishme tė shtetit tė ri. Nė bazė tė traktatit tė paqės, tė 30 majit 1913, Turqia, siē thuhet, u besoi Fuqive tė Mėdha (Gjermanisė, Austrisė, Francės, Anglisė, Italisė, Rusisė) detyrėn e caktimit tė kufijve tė Shqipėrisė dhe tė gjitha ēėshtjet lidhur me tė.

Kur Shqipėrisė i morėn Kosovėn

Pėr kėtė qėllim mblidhet Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha pėr t’u dhėnė rrugėzgjidhje ēėshtjeve tė lindura nga mundja e Perandorisė Osmane nė Luftėn e Parė Ballkanike. Konferenca e Ambasadorėve, e cila i filloi punimet me 17 dhjetor 1912, nėn kryesinė e pėrhershme tė ministrit tė Jashtėm anglez, Eduard Grej, u bė arenė e pėrplasjes sė interesave kontradiktore. Shtrimi e diskutimi i ēėshtjeve u shoqėrua me debate tė ashpra. Me 22 mars 1913, u vendosėn pėrfundimisht kufijtė veriorė. Nga trungu i Shqipėrisė u shkėputėn Kosova dhe tokat shqiptare nė Maqedoni, tė cilat dėnoheshin tė kalonin nėn zgjedhėn e re serbo-malazeze. Pėr kėtė qėllim, Konferenca e Ambasadorėve krijoi dy komisione ndėrkombėtare; njėrin pėr kufijtė me Malin e Zi dhe Serbinė dhe tjetrin pėr kufirin me Greqinė. Fuqitė e Mėdha po luanin lojėrat e tyre pėr interesat e tyre afatgjata dhe jo nė interes tė tė voglit e tė dobtit. Kėtė e tregojnė qartė Traktati i Shėn Stefanit, Traktati i Versajės, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, apo Protokolli 1915 mbi copėtimin e territoreve shqiptare. Ēėshtja e Kosovės, Sanxhakut dhe Metohisė nisėn tė dalin pėrsėri nė horizont me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia. Musolini e pėrfshin Kosovės nė territoret e zotėruara nga trupat e tij. Udhėheqja e PKSH e dėnoi pushtimin fashist tė Kosovės, si njė akt agresioni dhe nuk bėri as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr t“i shpjeguar popullit shqiptar situatėn e re qė ishte krijuar nė kėtė mėnyrė nga fatet e ndryshme tė luftės. Kėtu duket edhe varėsia e komunistėve shqiptarė ndaj shokėve tė tyre serbė, fakt ky qė indirekt flet pėr influencen e politikės serbomadhe nė Ballkan.

Mbledhja themeluese e PKSH “harroi” ēėshtjen kombėtare

Partia Komuniste Shqiptare, qė ditėn e lindjes, mė 8 nėntor “41, lindi si parti jo gjithkombėtare, pasi varrosi nuk kishte nė programin e saj ēėshtjen kombėtare. Ēėshtjes shqiptare nė Kosovė e vise tė tjera shqiptare nė Jugosllavi, por edhe gjithė ēėshtjes nacionale, asaj tė coptimit tė trojeve shqiptare, iu vu vula qė nė mbledhjen themeluese tė PKSH, mė 8 nėntor 1941, kur tė gjithė pjesėmarrėsit nė mbledhje u pajtuan me bazat ideologjike e organizative tė dhėna nga sėrbėt Miladini e Mugosha, tė cilat u pėrcaktuan ekzakt nė Rezolucionin e themelimit tė partisė sė komunistėve shqiptarė. Dhe pikėrisht, detyra e katėrt e bazave organizative tė partisė pėrcaktonte qartė: “Me anė tė aksioneve, sabotimeve, demonstratave, grevave, duhet qė tė pėrgatitet populli politikisht dhe ushtarakisht pėr kryengritjen e armatosur, duke pėrfshirė nė kėtė luftė tė gjithė forcat patriotike dhe antifashiste. Nė asnjė rrethanė nuk lejohet qė tė harrohet rreziku, qė vjen nga ndikimi i nacionalizmit”. Nga detyra katėr e bazave organizative tė partisė, po veēojmė fjalinė e fundit tė saj: “Nė asnjė rrethanė nuk lejohet qė tė harrohet rreziku, qė vjen nga ndikimi i nacionalizmit”, dhe kjo u miratua nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė mbledhjen themeluese tė PKSH, qė mė 8 nėntor “41. Mukje, pėr herė tė parė ngrihet problemi i Kosovės
Nė gusht tė vitit 1942, pėr tė parėn herė do tė kujtoheshin shqiptarėt pėr trojet e tyre tė mbetura jashtė kufirit aktual shtetėror nė veri tė Shqipėrisė, ato tė Kosovės dhe Sanxhakut. Kjo mbledhje, ėshtė e para ku takohen forcat politike shqiptare nė njė kuvend pėr tė diskutuar ēėshtjen kombėtare. Qėllimi i mbledhjes ishte; krijimi i Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar dhe i Shqipėrisė etnike. Megjithatė, Komiteti Qendror i PKSH, nėn presionin e pėrfaqėsuesve jugosllavė qė vepronin pranė komunistėve e denoncoi Marrėveshjen e Mukjes si tradhti, dhe spostoi ngadalė Ymer Dishnicėn, nėnshkruesin e marrėveshjes. Megjithatė pėr hir tė vėrtetės, dokumente tė mėvonshėm tregojnė se Enver Hoxha dhe disa anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė hezituan pėrreth dy ditė qė ta dėnonin Marrėveshjen. Mė pas, Svetozar Vukmanoviē Tempo dhe shokė tė tjerė jugosllavė, qė kishin pėrkrahje brenda PKSH, mė nė fund fituan mbi Enver Hoxhėn, i cili mė pas e dėnoi Marrėveshjen e Mukjes si akt tradhtie. Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviē u shprehėn totalisht kundėr marrėveshjes sė Mukjes. Mugosha do tė thoshte: “Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė ditė dhe shumė shpejt do t“i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t“i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėta qenėr. Dhe pastaj, ē“ėshtė kjo Shqipėri etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban”. Optimizmi pėr dakordimin e arritur nė Mukje do tė ishte shumė i shkurtėr, pasi tė dėrguarit e Titos urdhėruan Enver Hoxhėn ta denonconte atė si tradhti. Hoxha dhe pėrkr-ahėsit e tij, tė mbetur nė minorancė u dorėzuan pa bėrė aspak rezistencė. Kėtu nis edhe konflikti i armatosur mes komunistėve dhe nacionalistėve. Mugosha dhe Popoviē po bėnin ligjin nė Shqipėri. “Shoku Tempo” ishte gjendej atėherė nė Shqipėri posaēėrisht pėr kėtė ēėshtje. “Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtarėt e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situatėn dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i lartė nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…”, thuhet nė njė dokument tė PKSH, nxjerė sė fundi nga arkivi. Serbėt do tė ishin prezent edhe nė Konferencėn e Labinotit, nė tetor 1943, madje ata jepnin udhėzime tė drejtpėrdrejta. Tė gjitha ēėshtjet, qė kishin tė bėnin me qėndrimin ndaj forcave nacionaliste, organizimin e forcave tė armatosura dhe punėn e partisė, ndikoheshim nga interesat serbe. Pas kėsaj, udhėheqja e Ballit Kombėtar botoi Manifestin e vet me titullin “Rruga e drejtė dhe rruga e gabuar”. Nė kėtė manifest thuhej: “Ėshtė e qartė pėr popullin se kjo parti, qė udhėhiqet nga Sale (Dushan Mugosha) dhe Miladin me shokėt e tyre, po pėrgatitet tė na japė njė diktaturė dhe terror nė vend tė lirisė sė premtuar, do tė na japė shkatėrrim nė vend tė progresit…”. Atėherė shqiptarėt nuk kishin dyshime pėr rolin e tė dėrguarve serbė nė Shqipėri. Por, prapaskenat e Dushanit dhe Miladinit ishin aq finoke, saqė as Enver Hoxha, as ndonjė anėtar i Komitetit Qendror tė PKSH nuk mund ta ndalonin tė keqen. Komunistėt u kapėn nė rrjetėn e serbėve, tė cilėt ishin mjeshtėr tė mbaruar pėr ta pėrkulur Enver Hoxhėn ngado qė ata dėshironin dhe kishin arritur t“i lidhnin duart me fijet sekrete, tė cilat i kishin fillimet e tyre mė 8 nėntor 1941, nė njė shtėpi tė thjeshtė nė Tiranė. Enver Hoxha ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se pa “vėllezėrit e tij” serbė nuk do tė kishte mundur tė ngjiste shkallėn e partisė dhe tė kapte postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė PKSH. Kjo ishte arsyeja se pse udhėheqja komuniste shqiptare nuk mund ta thoshte fjalėn e vet pėr sa u pėrket ēėshtjeve tė veta tė brendshme, kur fatet e vendit po vendoseshin dhe nuk mund tė kundėrshtonte planet serbe pėr vendosjen e ardhshme tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi.

Divizionet shqiptare nė territoret e Kosovės, Metohisė, Sanxhakut dhe kurthi i Titos

Nga fundi i luftės, Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė jugosllave ftoi disa njėsi tė Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare shqiptare tė shkonin e tė ndihmonin partizanėt jugosllavė nė Kosovė, Metohi dhe Sanxhak, qė tė shporrnin divizionet gjermane. Fakt ėshtė se njė numėr shqiptarėsh etnikė ( Veēanėrisht bajraku i njohur i kryezinjve) nė ato rajone ishin bashkuar me forcat gjermane, tė cilat i shihnin si shpėtimtarė tė tyre prej zgjedhės serbe dhe bashkimin me trungun. Udhėzimet dhe ftesa pėr kėtė lėvizje masive tė trupave shqiptare drejt Jugosllavisė erdhi nga Beogradi; kjo ishte njė lėvizje pa precedent nga ana e serbėve, tė cilėt pėr shekuj me radhė kishin kultivuar mitin “Kosova djepi i qytetėrimit serb”. PK e Jugosllavisė kishte siguruar tė gjithė garancitė nga PKSH se gjithēka do tė shkonte siē ishte parashikuar. Madje, Tito e dinte shumė mirė se ēfarė po bėnte, ndaj dhe lejoi njėsitė e Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare shqiptare tė bashkėvepronin plotėsisht dhe tė vėllazėroheshin me njėsitė partizane jugosllave nė rajon. Tito, gjithashtu, ndėrmori kėtė hap tė rrezikshėm thjesht pėr arsyet strategjike tė koordinimit tė operacioneve tė luftės nė Ballkanin Perėndimor. Ai kishte plane tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Jugosllavisė si lojtar parėsor nė Ballkanin e pasluftės. Udhėheqja jugosllave po llogariste ēdo gjė me kujdes. Ajo kishte marrė ēdo siguri nga udhėheqja komuniste shqiptare, dhe se prania e njėsive tė ushtrisė nė territorin e Jugosllavise nuk do tė pėrmbyste situatėn dhe nuk do tė krijonte probleme pėr tė ardhmen. Tito po llogariste qė tė pėrdorte praninė e forcave shqiptare nė Kosovė me qėllim qė tė krijonte njė situatė konfliktuale ndėrmjet kosovarėve qė ishin bashkuar me forcat gjermane dhe me partizanėt shqiptarė, tė cilėt nė fakt punonin nė favor tė tij. Po ashtu ekzistonte njė marrėveshje e heshtur mbi tė ardhmen e Kosovės dhe Metohisė ndėrmjet jugosllavėve dhe komunistėve shqiptarė.

Vizita e Enver Hoxhės nė Jugosllavi nė qershor 1946 dhe ēfarė shkruanin gazetat serbe

Nga viti “44 deri nė vitin “48, varėsia e Komitetit Qendror tė PKSH ndaj udhėheqjes komuniste tė Beogradit u rrit. Nė atė kohė ēdo shqiptar do tė kishte pritur qė kreu i PKSH tė shfrytėzonte takimin e tij me Titon pėr tė ngritur tė paktėn pak ēėshtje thelbėsore tė lidhura me statusin e ardhshėm tė territoreve tė banuara nga shqiptarėt nė Jugosllavi (nė tokat e tyre nė Kosovė, Rrafshin e Dukagjinit, Malėsi, Anė e Malit dhe Maqedoninė Perėndimore e kudo tjetėr). Enver Hoxha duhej tė kishte pyetur Titon se ēfarė mendonte ai pėr tė ardhmen e shqiptarėve tė Kosovės, qė kishin kontribuar aq shumė nė krijimin e shtetit shqiptar nė vitin 1912 dhe padrejtėsisht ishin lėnė jashtė atij shteti, pėr tė cilin ata kishin kontribuar pėr ta krijuar. Hoxha nė librin e tij “Titistėt”, pretendon tė ketė ngritur ēėshtjen e sė ardhmes sė Kosovės. Madje, atje thuhet se Tito i ėshtė pėrgjigjur se problemin i Kosovės nuk mund tė ngrihej pėr momentin, sepse, sipas tij, do tė trazonte serbėt. Tito nuk e kishte nė plan tė diskutonte Kosovėn me Enver Hoxhėn. Qė kėtej, i vetmi rast zyrtar pėr Enver Hoxhėn qė tė ngrinte ēėshtjen e Kosovės me “shpirtin vėllazėror ndėrkombėtar” me udhėheqėsin jugosllav nuk u shfrytėzua. Beogradi diktoi dhe Enver Hoxha u bind. Enver Hoxha e kishte kuptuar se e ardhmja e pozicionit tė tij si timonier i Komitetit Qendror tė PKSH dhe i Shtetit tė ri shqiptar vendosej nė Beograd. Ai priti rastin qė tė paraqiste veten. Nė intervistat qė Hoxha ka dhėnė pėr mediat serbe gjatė vizitės sė tij nė Jugosllavi mė 30 qershor 1946 citohet: “Ėshtė e pamundur tė imagjinosh rezistencėn e popullit tė vogėl shqiptar kundėr armikut pa luftėn e popujve jugosllavė”. Hoxha e poshtėroi popullin e tij para personit serb, pasi kėta tė fundit e kishin ndihmuar tė rrinte nė udhėheqjen e PKSH. Ish-drejtuesi i shtetit komunist nuk mund tė mohonte pėrpjekjen qė Miladini dhe Dushani i dhanė atij, qė tė vinte nė krye tė PKSH dhe Shqipėrisė pėr qellimet e tyre. Hoxha u dorėzua pa kushte para Titos dhe nė njė farė mėnyre ai ra nė gjunjė para Titos. Madje, kėtė e kanė vėrtetuar edhe shumė njerėz qė e kanė shoqėruar atė nė vizitėn e parė zyrtare nė Bled tė Jugosllavisė”. Deklarata tė sė njėjtės natyrė, si ato qė Enver Hoxha bėri nė Bled, gjenden tė shumta ne shtypin shqiptar tė vitit 1947-1948, apo raportet e shumta tė misioneve jugosllave nė Tiranė. Udhėheqėsit shqiptarė heshtėn pėr fatin e Kosovės. Historiografia shqiptare ėshtė e heshtur pėr marrėveshjen qė u firmos nė Beograd mė 1948. Enver Hoxha preokupohej vetėm pėr sigurinė dhe ruajtjen e pozitės sė tij. Ēmimi me tė cilen ai arrinte atė qė dėshironte nuk kishte rėndėsi pėr tė. Preokupimi mbizotėrues pėr tė ishte ruajtja e pushtetit, tė cilin e fitoi duke tradhtuar bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, duke filluar me Qemal Stafen, Nako Spirun, Tuk Jakovėn dhe duke mbaruar me Sejfulla Malėshovėn, vetėm nė pak vite pas luftės. Pa u marrė me lidhjet sekrete mes Enver Hoxhės dhe tė dėrguarve tė serbėve nė Shqipėri, pėr shkak se dokumentet e asaj periudhe ishin nė duart apo kujtesėn e personave nė fjalė, ekzistojnė momente kritike nė karrierėn e “udhėheqėsit legjendar” tė Shqipėrisė nė periudhen e shkurtėr tė ndikimit jugosllav, kur ai ishte kukull nė duart e komunistėve serbė. Viktimat e indoktrinimit serbo-hoxhian janė shumė. Mė shumė viktima do tė gjenden mes diasporės shqiptare, e cila ėndėrron pėr njė shtet shqiptar tė fortė, megjithėse nėn njė diktator mizor, pėr hir tė pėrmbushjes tė idesė utopike tė ndjekjes tė njė tė ardhmeje tė lumtur pėr Kosovėn qė ekzistonte vetėm nė mendjet e tyre tė shtrembėruara.

Plenumi i Beratit

“Historia e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė” (volitshėm botuar vetėm 30 vjet pas themelimit tė saj mė 8 nėntor 1941), i lė hapėsirė tė mjaftueshme Plenumit famėkeq tė Beratit. Ėshtė fakt se tė dėrguarit serbė ishin tė pranishėm dhe e vunė nė skenė kėtė ngjarje tė rėndėsishme. Me sa duket, ata zotėronin shėnime stenografike mbi ecurinė e Plenumit. Nė njė pohim tė Enver Hoxhės thuhet: “Jo vetėm qė kurrė nuk kam patur ndonjė avantazh, duke u shoqėruar me Alija (Miladin Popoviē), por kam vuajtur pėr shkak tė tij, sepse ai mė ka mbajtur larg punės me organizimet e tij ordinere jopolitike”. Pėr sa u pėrket dobėsive tė tij nė pėrmbushjen e detyrave tė partisė si sekretar i Komitetit Qendror tė PKSH, Enver Hoxha, pohon: “Unė nuk isha nė gjendje tė organizoja mitingje, sepse pozicioni i rėndėsishėm qė kisha (si sekretar i Komitetit Qendror) kėrkonte aftėsi tė veēanta dhe pėrgatitje tė veēantė. Unė nuk isha thjesht njė shok partie”. Pėrēartje interesante dhe gjysmėpohim i pazotėsisė sė tij. Dhe mė tej shokėt e tij i vunė nė gojė fjalėt e mėposhtme: “Prandaj u detyrova tė shtyja mbledhjet… unė nuk kujtoj tė kem propozuar ndonjėherė tė mbahet njė mbledhje teorike, sepse ishte e vėshtirė pėr mua ta bėja njė gjė tė tillė. Edhe tani unė nuk jam nė gjendje tė bėj njė detyrė tė tillė. Unė nuk thirra mbledhje tė tilla, jo sepse u shmangesha detyrave tė mia, por sepse nuk jam nė gjendje tė bėj njė punė tė tillė”. Kėshtu Enver Hoxha pohoi tri herė rresht se ai ishte i paaftė tė udhėhiqte PKSH. Gjatė “muajit tė mjaltit” me Titon ai pėrsėriti se pa Jugosllavine e lavdishme dhe pa Titon e madh lufta e popullit shqiptar do tė kishte qenė njė hiē.

Enver Hoxha mohon Kosovė nė Koferencėn e Paqes nė Paris

Nė Konferencėn e Paqes nė Paris, gusht 1946, Enver Hoxha do tė deklaronte: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonė, Jugosllavisė”. S’ka komb tjetėr nė Evropė, si ai shqiptar, i coptuar nė ato pėrmasa sa kufij politikė ka vetveten. Politika zyrtare e partisė-shtet komunist, po ashtu dhe historianė, kanė shkruar mjaft pėr politikėn antikombėtare tė fuqive tė mėdha pėr coptimin e Shqipėrisė. Dhe gjithnjė, me tė drejtė, shkaku i kėsaj tragjedie tė madhe kombėtare ėshtė kėrkuar nė synimet shoviniste tė qeverive tė vendeve fqinje, si edhe nė politikat antishqiptare qė pėrgatiteshin e merrnin jetė nė Kancelaritė Perėndimore. Dhe asnjėherė e nė asnjė rast nuk ka ndonjė vėshtrim historik, sado tė shkurtėr, pėr tė parė edhe sė brendshmi, nga vetvetja, pėr tė kėrkuar ndonjė pėrgjegjėsi nė faktorė politikė shqiptarė, tė pozicionuar pėrkundėr interesave kombėtare, e pėr ta shprehur mė aēik, tė qenit tė ndokujt mbėshtetės pėr coptimin e trojeve shqiptare. “Ju nė atė kohė a e mendonit ēėshtjen e bashkimit me Shqipėrinė tė popullsisė shqiptare qė banonte nė Jugosllavi?...”. Ėshtė njė nga pyetjet qė publicisti grek Benakis i bėnte Ramiz Alisė, dhe bashkė me pėrgjigjen e tij, edhe refleksione tona qė vinė ndesh me autorin, Alia.

Pas prishjes me Jugosllavinė

Pas prishjes me Titon, nė vitin 1948, qė ndodhi menjėherė pas letrės publike tė Informbyrosė, Enver Hoxha mohoi rolin dhe kontributin e Dushanit dhe Miladinit sa herė qė i jepej rasti. Ai mohoi Titon mė 1948, Hrushovin mė 1961 dhe Mao Ce Dunin mė 1977 dhe i ekspozoi ata si armiq tė komunizmit mė tė njėjtėn furi dhe vrull siē mbrojti Stalinin gjatė gjithė jetės sė tij. Ai mohoi ēdo gjė rreth “vėllezėrve tė tij komunistė”, por ai harroi se ka dokumenta arkiva qė dėshmojnė pėr qėndrimin indiferent tė tij dhe shtetit qė drejtonte ndaj vetė ēėshtjes kombėtare. Partia e Punės, Enver Hoxha, por edhe historiografia gjithnjė kanė kritikuar Titon, i cili nuk e mbajti fjalėn e dhėnė se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhej pas luftės. Edhe nė kėto vite, nga Alia pranohet se “pėr Partinė Komuniste Shqiptare ekzistonte ēėshtja e shqiptarėve qė jetonin nė Jugosllavi, tė Kosovės e viseve tė tjera, por kishim bindje se me udhėheqjen e Jugosllavisė sė re antifashiste mund tė diskutohej e tė zgjidhej drejt edhe ky problem i trashėguar nga historia”. Historiografia marksiste-leniniste, por edhe historiografia zyrtare bashkėkohore, kanė parė dhe stigmatizuar vetėm njėrėn anė, atė tė politikės antikombėtare tė partisė e shtetit jugosllav nė qėndrimin ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur tė Kosovės dhe pėrpjekjeve pėr ta bėrė Shqipėrinė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė. Dhe nuk mund tė vihet nė dyshim kjo e vėrtetė historike. Veēse problemi ka dhe anėn tjetėr tė medaljes, qė asnjėherė nuk trajtohet, atė tė qėndrimit tė Partisė Komuniste Shqiptare ndaj ēėshtjes sė Kosovės, dhe intergrimit tė Shqipėrisė nė Federatėn Ballkanike. Pra jugosllavėt gjetėn nė vendin tonė truall tė pėrgatitur mirė pėr realizimin e planeve tė tyre antikombėtare ndaj Shqipėrisė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.