Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur ka diēka me vjedh, e vjedh.
--- Picasso

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Ceshtje Kombetare :: Ne Vjene hapen negociatat Prishtine-Beograd
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Nė Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike Prishtinė -Beograd

Vjenė, 14 tetor - Pikėrisht nė orėn 9.17, sot nė pallatin Hofburg nė Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Nė hapje, Kancelari i Austrisė Volfgang Shysel, si mikpritės i kėtij takimi, shprehu bindjen se pjesėmarrėsit e kėtij do tė shkojnė nė rrugėn e mirėfilltė tė dialogut, me gjithė pengesat e shumta, si tha ai, pėr tė shkuar nė Vjenė.

"Ne jemi dėshmitar se dialogu ėshtė i mundur qoftė edhe nė mes tė ish-armiqve", tha kamcelari Shysel duke iu drejtuar tė pranishmėve. "Me kėtė dialog ju mund tė gjeni vendin tuaj nė rajon. Por ne nė Vjenė dėshirojmė qė ju tė vazhdoni me dialogun, e ne do t'ju sigurojmė kushte", tha Shysel duke shprehur keqardhje qė anėtarėt e tjerė tė delegacioneve nuk kanė vendosur tė vijnė nė kėtė takim.

"Ne jo vetėm qė do ta mbajmė nė mend kėtė sallė, meqė po shėnohet nė historinė evropiane, por ky do tė jetė vendi ku ata do tė kenė mundėsi tė bėjnė pėrparim drejt tė ardhmes sė tyre evropiane".

Ndryshe nė njė sallė ovale nė kėto bisedime delegacioni i Kosovės pėrfaqėsohet nga Presidenti Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci. Ndėrkaq, delegacioni nga Beogradi pėrfaqėsoshet nga kryeministri serb Zoran Zhivkoviq, zėvendėsi i tij Nebojsha Ēoviq dhe anėtari i bashkėsisė shtetėrore Serbi-Mali i Zi, Rasim Lajiq.

Nga bashkėsia ndėrkombėtare nė sallė ishin tė pranishėm shefi i diplomacisė sė BE-sė Havier Solana, komesioneri evropian Kris Paten, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s lordi Xhorxh Robertson, ndėrkaq nga SHBA-tė ndihmėsi i sekretarit amerikan tė Shtetit pėr ēėshtje evropiane, Lari Rosin, ambasadori amerikan nė Beograd, Uiliam Montgomeri dhe shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris. Poashtu janė tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit.

Pas hapjes solemne, takimi i vazhdoi punimet me dyer tė mbyllura.



Fjala e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova ne takimin e Vjenės

Vjenė, 14 tetor - Nė takimin e sotėm nė Vjenė mes delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė tė zhvilluar nė pallatin Hofburg, nė emėr tė Kosovės foli Presidenti Ibrahim Rugova. Mė poshtė po japim teksitn e plotė tė diskutimit tė Presidentit Rugova.

"Pėrshėndes hapjen e kėtij takimi nė Vjenė, tė rėndėsishėm pėr vendin tim dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore si dhe pėr BE, NATO-n dhe SHBA.

Nė fillim dėshiroj tė flas shkurt pėr progresin qė ka arritur Kosova gjatė katėr vjetėve pas luftės, nė liri. Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.

Gjendja e sigurisė publike ėshtė mė e mirė. Policia e Kosovės ėshtė forcuar dhe kemi filluar specializimin e saj. Kėshtu policia e Kosovės bashkė me policinė e UNMIK-ut dhe me KFOR-in / NATO-n bėn sigurinė e vendit. Nė tė njejtėn kohė ėshtė nė vendosje e sipėr rendi dhe ligji. Gjykatat nė tė gjitha nivelet po veprojnė deri te Gjykata Supreme e Kosovės.

Do theksuar se Kosova ka pasur progres tė mirė edhe nė ndėrtimin e demokracisė. Gjatė vitit tė kaluar u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale me mandat katėrvjeēar. Qė njė vit e gjysmė funksionojnė institucionet qendrore: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti i Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001. Parlamenti i Kosovės ka miratuar me dhjetėra ligje nė tė gjitha fushat e jetės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Njė progres tė shquar kemi pasur edhe nė integrimin e grupeve etnike, apo tė minoriteteve. Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe lokal. Nė Parlament dhe nė Qeveri kemi vende tė rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu nė Parlament, nga 120 vende, 20 janė tė rezervuara pėr minoritetet, plus vendet e fituara me votė. Nė Qeveri e cila ka 10 ministri, dy ministra janė nga minoritetet. Ky ėshtė njė progres nė planin e integrimit administrativ. Duhet thėnė se pėr ditė e mė shumė shoqėria e Kosovės po bėhet mė e integruar.

Do tė punojmė mė shumė nė planin e komunikimit midis shumicės shqiptare dhe minoritetet siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit, goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt. Pra, duhet tė punojmė mė intensivisht nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit tė tė gjithė kosovarėve, proces tė cilin e kemi filluar.

Po ashtu nė planin e kthimit tė refugjatėve kemi shėnuar progres. Janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare, kryesisht serbė. Tė gjitha institucionet e Kosovės janė pėrcaktuar pėr njė kthim individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Nga shumica shqiptare, qindra mijėra njerėz, vazhdojnė tė qėndrojnė nė Europė dhe SHBA, sepse nuk mund tė kthehen pėr shkak tė gjendjes sociale e ekonomike tė Kosovės. Unė e them se pas luftės, tash nė Kosovė, tė gjithė jemi mė pak.
Me kėtė rast do thėnė se edhe nė fushėn e ekonomisė kemi pasur progres. Sektori privat ėshtė mjaft i fuqishėm e dinamik. Kosovarėt janė popull ndėrmarrės. Vetėm njė fakt 95% tė buxhetit Kosova e ka bėrė nga tė hyrat e veta.

Objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės janė: zhvillimi ekonomik, tėrheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve tė punės pėr tė rinjtė. Kėto ditė kemi filluar privatizimin sė bashku me UNMIK-un si proces pozitiv ekonomik. Mund tė themi se Kosova po hyn nė fazėn e njė jete normale tė njė vendi.

Ėshtė politikė nacionale e Kosovės tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjtė e saj. Mund tė themi se edhe nė kėtė fushė kemi pasur progres. Kėshtu me Shqipėrinė kemi marrėdhėnie tė mira, me Republikėn e Maqedonisė kemi filluar njė progres si dhe me Malin e Zi. Sot jemi tubuar nė Vjenė qė tė fillojmė njė proces tė marrėdhėnieve pozitive fqinjėsore me Serbinė nė disa fusha praktike me interes pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore. Pėr fillim kemi pranuar tė bisedojmė pėr bashkėpunim nė fushėn e energjisė, qė ėshtė problem pėr gjithė rajonin e Evropės Juglindore, pastaj ēėshtjen e tė zhdukurve nga lufta qė krijon shqetėsime tė vazhdueshme, pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nė baza individuale tė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, si dhe pėr ēėshtje tė transportit dhe tė telekomunikacionit, qė ėshtė me rėndėsi pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin. Me kėtė rast do tė themelohen grupe punuese, tė cilat do tė prodhojnė marrėveshje nė nivel tė dy vendeve.

Sot kėtu, nė Vjenė jemi takuar pėr tė biseduar pėr disa ēėshtje praktike midis dy vendeve, Serbisė dhe Kosovės. Dėshiroj tė theksoj se ėshtė pozitive se tė gjitha vendet e rajonit tė Evropės Juglindore aspirojnė pėr integrim nė BE dhe nė NATO. Kėtė e aspiron dhe po pėrgatitet edhe vendi im Kosova. Pra, njė Kosovė demokratike, paqėsore e pavarur dhe e integruar nė BE e NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Ky aspirim ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės dhe do ta qetėsonte rajonin e Evropės Juglindore. Kosova ėshtė e gatshme t’i pranojė obligimet ndėrkombėtare.

Do tė pėrdor autoritetin tim sė bashku me PSSP-nė, zotin Holkeri, qė nė bisedat rreth ēėshtjeve praktike tė involvohen strukturat qeveritare tė Kosovės.

Ndėrsa gjendemi nė kėtė takim, dėshiroj tė theksoj se e kaluara nuk bėn tė harrohet, sepse mund tė pėrsėritet nė forma mė tė kėqia, por duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Shpresoj se njė ditė Serbia do tė kėrkoj falje pėr masakrat e luftės nė Kosovė, qė do t’i lehtėsonte marrėdhėniet midis dy vendeve dhe dy popujve.
Nga ky takim i Vjenės, e pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni.

Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn dhe paqen e popujve.
Me kėtė rast e falėnderoj zotin Holkeri qė ka punuar shumė pėr realizimin e kėtij takimi.

Po ashtu e falėnderoj Presidentin Klestil, Kancelarin Shysel dhe Qeverinė austriake pėr mikpritjen, ashtu siē di Vjena ta bėjė kėtė".

Kortezi e QIK

ShenimPer tu njohur me me shume informacion mbi kete takim dhe per te lexuar komentet e anetareve te ndryshem, ju ftojme te vizitoni temen e hapur per kete takim ne forumin shqiptar. Temen mund ta vizitoni duke klikuar ketu:


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.