Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Buza mė gaz shėndeti pa masė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 143 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Presidentit Uilson, rikthim tek ai
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Zoti President, iu lutemi nė emėr tė djelmėrisė shqiptare e tė kombit shqiptar tė merrni kėtė komb fatkeq nėn mbrojtjen Tuaj.



Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912 ishte padyshim njė pėrfundim logjik i pėrpjekjeve shekullore tė shqiptarėve, por edhe njė pėrcakim i interesave tė Fuqive tė Mėdha tė kohės. Mirėpo, nga akti sublim i ngritjes sė flamurit tonė kombėtar nė Vlorė e deri nė njohjen e tij pėrfundimtare si shtet i pavarur me kufi tė pėrcaktuar nga Fuqitė e Mėdha dhe nga shtetet fqinjė, kaluan plot 8 vjet. Kėshtu, nga 1912 deri nė 1920, u organizuan disa konferenca ndėrkombėtare, u hartuan traktate e u arritėn marrėveshje, tė cilat fatkeqėsisht pak ose aspak patėn parasysh kėrkesat e drejta e tė ligjshme tė shqiptarėve. Megjithatė nė kėto vite tė trazuara e tė mbushura me ngjarje tė hidhura pėr Shqipėrinė e shqiptarėt u gjendėn miq, tė cilėt ndikuan nė qeveritė e tyre pėr tė ndihmuar ēėshtjen shqiptare. Ndėr fuqitė prej sė cilės shqiptarėt nga tė gjitha krahinat e vendit qė nė fillim patėn besim dhe kėrkuan fuqimisht pėrkrahjen e saj ishin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Nė Arkivin Qendror tė Shtetit ruhen mjaft dokumente origjinale qė bėjnė fjalė pikėrisht pėr kėrkesat e shqiptarėve drejtuar qeverisė amerikane pėr mbėshtetje tė interesave tė saj pavarėsiste. Vėshtirėsitė e panumėrta qė ndeshėn shqiptarėt fill pas shpalljes sė Pavarėsisė rrezikuan seriozisht ekzistencėn e shtetit shqiptar. Pėr veprimtarėt politikė, por edhe pėr njerėzit e thjeshtė, u bė krejtėsisht e qartė se Lufta e Parė Botėrore dhe luftėrat ballkanike rrezikonin jo vetėm copėtimin e trojeve shqiptare midis fqinjėve, por ndoshta edhe fshirjen pėrfundimisht nga harta politike e Europės e njė shteti shqiptar.

Gjatė studimit tė disa mijėra dokumenteve nga dhjetėra fonde arkivorė, tė bie nė sy menjėherė se qė nga fundi i shekullit tė 19-tė dhe sidomos me fillimin e shekullit tė 20-tė, kur nis edhe emigrimi i shqiptarėve drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nuk janė tė pakėt edhe shtetasit amerikanė qė vizitojnė apo interesohen pėr vendin e shqipeve. Fillimisht tė ardhur si misionarė fetarė e mė pas nėn flamurin e Kryqit tė Kuq Amerikan, ata njohėn thellė realitetin e hidhur shqiptar tė atyre viteve tė trazuara pėr historinė tonė. Pėrpjekjet e tyre pėr tė lehtėsuar vuajtjet e shqiptarėve gjatė Luftės sė Parė Botėrore dhe luftėrave ballkanike, kontaktet e ngushta qė ata patėn me njerėz tė tė gjitha shtresave shoqėrore dhe nga tė gjitha krahinat e vendit, paten edhe njė tjetėr pasoje pozitive: shqiptarėt patėn mundėsi tė njihen me realitetin amerikan dhe bėnė pėrpjekje maksimale pėr tė ndihmuar ēėshtjen kombėtare.

Nė njė leter qė mban datėn tetor 1918 drejtuar Qeverisė Italiane nga njė grup patriotėsh shqiptarė, midis tė tjerash lexojmė: “… Populli shqiptar, i bindur nė tė drejtėn e tij pėr tė qenė i lirė dhe i pavarur, dėshėron tė jetojė nė paqe nė shoqėrinė e kombeve. Pėr kėtė i bėn thirrje botės liberale italiane tė mbrojė ēėshtjen e tij, konform me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatėt. Presidenti Uilson, nė ditėn pėrkujtimore tė Gjergj Uashingtonit, permes pėrfaqėsuesit shqiptar qė po i parashtronte dėshirėn e bashkėpatriotėve tė vet, nė emrin e shoqėrisė Panshqiptare tė Amerikės, u shprehu atyre dashamirėsinė dhe interesin qė ai ushqente pėr popullin shqiptar, ēėshtjen e tė cilit ai e njeh mirė. Ai deklaroi mbi varrin Gjergj Uashingtonit se zėri i tij do tė dėgjohej nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė mbrojtje tė tė drejtave tė popullit shqiptar”.

Ndėrsa dy muaj mė vonė, mė 15 dhjetor 1918, nga kjo leter disa studentė shqiptarė (Jani Basho, Remzi Baēi, Nush Bushati, Xhevat Korēa, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakariqi dhe H. Hifzi) nė Vienė i paraqesin njė lutje presidentit amerikan, Udrou Uilson: “… Sot, kur fati i botės varet kaq shumė prej Jush, kur ēdo e vetme minutė e z. Suaj do tė jetė e zėnė me ēėshtjet e tė ardhmes, natyrisht do tė duket guxim i pafalshėm qė njė grusht studentėsh tė njė kombi jo shumė tė dėgjuar tė ju luten pėr njė tė katėrtėn e orės Tuaj shumė tė ēmuar… Duket se jemi krejt tė harruar, sikur i pėrkasim historisė sė vjetėr. Pak mund tė jemi, por megjithatė kemi vendosur dhe kemi bėrė be tė bėjmė nė ēfarėdo lloj kushti ēfarė tė na vijė pėr dore pėr vendin tonė tė dashur. Ai ėshtė gjithė ēfarė kemi, i tėri qė duam tė kemi dhe qė e lėmė jetėn tonė me gėzim. Si mė i madhi idealist i shekullit do tė jetė shumė e lehtė pėr Ju, fort i ndershmi Zotėri, tė ēmoni drejtėsisht qėllimin e ambicionit tonė, ai ėshtė ideali ynė…”.

Mė pas letra e tyre vazhdon: “… duke qenė se historia e jonė na la nė mesjetė, nė Errėsirė tė plotė, politikanėt serbė e grekė gjetėn rastin tė mohojnė tė drejtėn tone pėr njė jetė politike. Kėta shkuan kaq larg sa tė mos shohin qėnien gjeografike dhe etnografike tonėn, ata besuan se Europa Perėndimore dhe Amerika duhej tė lexonin punėt e ngatėrruara tė Ballkanit vetėm mbas shkrimeve tė tyre edhe tė shohin vetėm me sytė serbė e grekė… Por fatmirėsisht politikanė tė mėdhenj qė kanė ardhur nė kontakt me Shqipėrinė janė bėrė mbrojtėsit mė tė fuqishėm tė ēėshtjes tonė, sepse kanė parė tė vėrtetėn dhe padrejtėsinė qė bėhet kundra nesh. Midis tyre nė radhėn e parė ėshtė z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministėr i SHBA nė Athinė, i cili dha dorėheqjen mė 1913 pėr tė protestuar kundėr pėrdorimit tė keq tė Shqipėrisė prej Fuqive tė Mėdha tė Europės… Zoti President! Nė qoftė se nė vendimin e paqes njė komb lihet i pambrojtur dhe pėrdoret kaq mizorisht, a mundet vallė nė atė anė tė botės tė sigurohet paqja? Shqipėria, sikundėr Konferenca e Londrės ja pėrcaktoji kufijtė, kurrė s’mundej tė jetonte, ajo kishte farėn e vdekjes nė gjak qysh nė lindjen e saj…”

Dhe studentėt e mbyllin letrėn e tyre me fjalėt: “…Zotėri, ju lutemi nė emėr tė djelmėrisė shqiptare e tė kombit shqiptar tė merrni kėtė komb fatkeq nėn mbrojtjen Tuaj”.

Po nė kėtė vit, edhe Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, i cili sapo krijohet, me seli kryesore nė Shkodėr e mė pas nė Tiranė, i drejton qeverisė amerikane me dhjetėra protesta, promemorje, kėrkesa, informacione, memorandume etj. duke kėrkuar ndihmėn e saj pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, si edhe pėr problemin shumė tė mprehtė tė tė shpėrngulurve me dhunė nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar qė nga viti 1918 e deri mė 1924, nuk rreshti sė kėrkuari nga Qeveria Amerikane mbėshtetje e pėrkrahje pėr tė bėrė tė mundur shpėtimin e trojeve tė mbetura padrejtėsisht jashtė kufijve politikė tė shtetit shqiptar.

Mė 15 janar 1919 kėshilltari i Ambasadės Amerikane nė Paris njofton kryetarin e Komitetit Mbrojtja Kombėtare tė Kosovės se: “…Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka marrė tė gjitha notat qė Ju keni patur mirėsinė t’i dėrgoni, mbi gjėndjen e tanishme nė Kosovė. Si do qė tė jetė, Presidenti shpreson qė gjėndja nė Kosovė tė jetė pėrmirėsuar me mbėrritjen e trupave aleate…”. Por, megjithė shpresat e patriotėve, jo gjithēka shkoi ashtu si kishte menduar Presidenti Wilson. Nė 25 prill 1919 ata e njoftojnė: ”… Kalimi nėpėr Kosovė i ushtrive aleate pa ndaluar aty, nė kundėrshtim me shpresėn tonė dhe mbetja e Kosovės vetem nėn sundimin e Serbisė, na i ēoi kot shpresat qė ushqenim pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e kushteve politike dhe tė gjendjes adminsitrative tė saj…”.

Ngjashmėria me ngjarjet qė ndodhėn 80 vjet mė vonė, pikėrisht nė pranverėn e vitit 1999, ėshtė me tė vėrtetė e habitshme, por me tė vetmin ndryshim se kėsaj here trupat aleate europiane sė bashku me ato amerikane qėndruan nė Kosovė.

Pėrfundimi i Luftės sė Parė Botėrore solli pashmangėrisht precipitimin e ngjarjeve nė disfavor tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nė kėto kushte patriotėt pėrqėndruan pėrpjekjet e tyre pėr gjetjen e njė Fuqie, e cila do tė ishte pėrkrah Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes tė Versajės, ku do tė vendosej edhe e ardhmja politike e botės.

Nė Prill 1919 pėrsėri kryetari i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės Kadri Prishtina, denoncon para Fuqive tė Mėdha, pėrfshirė kėtu edhe SHBA, problemet e mprehta tė Shqipėrisė e tė Ballkanit. “… Nė qoftė se Ballkani - shkruan ai - mbetet sipas pjestimit tė bėrė nga Konferenca e Londrės, serbėt, bullgarėt e grekėt duke ruajtur pėrkohėsisht miqėsitė e vjetra nė zemrat e tyre, njė ditė prej ditėsh do t’i manifestojnė ato si njė vullkan qė ėshtė gati tė shpėrthejė nė njė konflikt tė pėrgjakshėm. Nėse Europa dėshiron tė sigurohet paqja e qetėsija nė Europė, duhet tė formojė njė Shqipėri etnografike e tė pavarur. Njė Shqipėri e tillė mund tė formojė njė ekuilibėr tė vlefshėm dhe njė garanci pėr sigurimin e qetėsisė e tė paqes nė Ballkan… Pasi nė Europė nuk ka ndonjė shtet tjetėr, pėrveē SHBA, qė ta marrė pėrsipėr kėtė detyrė tė lartė njerėzore nė Ballkan, punėn e organizimit tė Shqipėrisė dhe tė drejtėn e kontrollit tė Maqedonisė ėshtė e nevojshme qė ta ketė nėn kujdesin e tij shteti i madh i Amerikės“. E pėrngjashme me kėtė kėrkesė ėshtė edhe njė tjetėr e muajit Nėntor 1919, e cila i dėrgohet nga banorėt e Peqinit Presidentit Uilson.

Mbėshtetja nga ana e SHBA dhe e presidentit Uilson, e shumėkėrkuar dhe e shumėdėshiruar prej shqiptarėve, nuk ishte ajo qė pritej. Nė ato vite, edhe pse SHBA ishte njė fuqi ekonomike gjithnjė e nė rritje, akoma nuk ishte akoma njė fuqi e rėndėsishme politike boterore. Pesha e kėtij vendi tė madh nė vendimmarrjet mė tė rėndėsishme tė botės do tė ndihet mė vonė, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Pėr popullin tonė mbėshtetja amerikane ishte vendimtare gjatė viteve tė fundit e sidomos gjatė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, pjella e sėmurė e Konferencės sė Paqes nė Versajė e vitit 1920. Ndikimi e pjesėmarrja e SHBA-sė pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės qė nga viti 1999 e nė vazhdim, nga studimi i dokumenteve qė ruhen pranė Arkivit Qendror tė Shtetit nė Tiranė, ngjan sikur tė jetė njė lloj plotėsimi i premtimit tė paplotėsuar bėrė nga Presidenti Uilson shqiptarėve nė Konferencėn famėkeqe tė Versajės tė vitit 1920.


Dr. Nevila Nika
Gazeta SHEKULLI
6 Tetor 2003


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.