Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Piktura: Arti i cili mbron sipėrfaqet e sheshta nga koha dhe ballafaqimi me kritikun.
--- Ambrose (Gwinnett) Bierce, tek libri Fjalori i Djallit

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 166 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Sport :: Portugali - Shqiperi = 5 - 3
Postuar nga: Albo

Sport Nuk mjafton dopieta e Aliajt dhe goli i Tares pėr tė marrė njė rezultat pozitiv...

Spektakėl dhe gola nė Lisbonė

Fitojmė pjesėn e parė, humbasim ndeshjen


Jagert Dyrmishi

Kombėtarja shqiptare ka humbur nė miqėsoren e mbrėmshme kundra Portugalisė me rezutatin 5-3. Golat e shumtė tė shėnuar tregojnė vetė rėndėsinė e takimit, ku pėrpara ndeshjes nga pankinat deklarohej se do tė ishte njė takim spektakli.

Njė humbje qė ndoshta ėshtė paraprirė dhe nga deklaratat e Brigelit, qė do kėnaqej dhe me njė gol. Tanėt kanė shėnuar 3, por kanė pėsuar shumė, plot 5 tė tillė. Duhet theksuar se skenari i mbrėmshėm nė Lisbonė ka patur disa akte. Portugezėt qė nisin me shumė vrull takimin dhe tanėt qė arrijnė tė kthejnė disavantazhin, duke shėnuar dy gola. Vendėsit shkarkojnė gjithė dufin e tyre qė nė fillim tė pjesės sė dytė, dukė tundur mjaft lehtė rrjetėn e portės sonė. Nė ndihmė portugezėve u ka ardhur dhe portieri Strakosha, i cili nė ndeshjen e djeshme ka qenė shumė larg formės sė tij. Pėr t'u theksuar ėshtė dhe aktivizimi i portierit tė ri Billa, qė hyri nė pjesėn e dytė, atėherė kur Strakosha i kishte pėsuar 5 gola.

Kronologjia e takimit

Pjesa e parė e takimit ka nisur e shpejtė nga ana e vendėsve, tė cilėt kanė ushtruar njė presion tė vazhdueshėm nė tė gjithė sektorėt e fushės. Kėshtu, qė nė minutėn e shtatė tė takimit, Luis Figo ka depėrtuar bukur brenda zonės sonė tė rreptėsisė. Pasi ka shmangur fillimisht Canėn, ka lėnė nė vend qendėrmbrojtėsin Geri Ēipi dhe ka lėshuar njė goditje tė bukur, poshtė krahėve tė Strakoshės, duke pėrshėndetur rrjetėn. Portugezėt nuk ndalen dhe brenda 1 minute, nė tė 10-ėn, godasin dy herė shtyllėn. E nis Pauleta me njė goditje me kokė dhe mė pas Rui Kosta me njė gjuajte brenda zonės. Me kalimin e minutave ndryshon rrjedhja e lojės. Njė kombimin i bukur Tare-Skela nė mesin e fushės nxjerr tė lirė mbrojtėsin e majtė Aliaj, i cili gjendet i vetėm pėrballė portierit vendės, Rikardo, dhe nuk e ka tė vėshtirė qė tė shėnojė. Pas barazimit tė rezultatit, tanėt marrin zemėr dhe bėhen zotėr tė fushės, duke i dhėnė leksion vendėsve. Mbrojtja dhe mesfusha jonė fillon tė bashkėrendojė veprimet dhe duhej pritur minuta e 44-ėt, ku stadiumin ta mbizotėrojė heshtja. Njė kundėrsulm perfekt nxjerr tė lirė nė krahun e djathtė, Altin Rrakllin. Kavajasi jep njė asist pėr Taren, qė tund rrjetėn e Rikardos pėr herė tė dytė. Shqipėria i drejtohet dhomave tė zhveshjeve nė avantazh tė njė goli, duke pėrmbushur nė kėtė mėnyrė njė pjesė tė parė qė foli shqip.

E dyta nis me njė vrull tė vendasve tė cilėt shėnojnė qė nė minutėn e gjashtė me anė tė Simaos, duke barazuar shpejt rezultatin. Spektakli i vendasve pasohet me dy gola tė tjerė. Nė minutėn e 12-tė ėshtė Rui Kosta qė godet nga distanca duke kaluar tė tijėt nė avantazh, i ndihmuar dhe nga njė gabim trashanik i Strakoshės. Dy minuta mė vonė vendasit shėnojnė dhe golin e katėrt. Njė goditje dėnimi pasohet me njė rrėmujė nė zonėn e Strakoshės. Aty pėrfiton Pauleta i cili dėrgon topin i fundit nė rrjetė. Shqipėria shkurton mjaft shpejt rezultatin. Njė rrėmujė tjetėr, kėtė herė nė portėn portugeze, sjell dhe golin e tretė pėr tanėt qė mban sėrish firmėn e mbrojtėsit Aliaj. Teksa mendohej se do tė ndryshonte diēka me kėtė gol, nga fillimi i keq i pjesės sė dytė, Portugalia nuk mjaftohet me katėr gola, po shėnon dhe njė tjetėr. Njė top i larguar nga mbrojtja jonė serviret pastėr pėr Miguel, i cili nga distanca shėnon dhe golin e pestė. Nė kėto shifra, 5-3, tė dyja skuadrat kanė mbyllur dhe kėtė takim miqėsor.


Situatė e veēantė pėr Brigel

Trajneri i Kombėtares ėshtė ndodhur nė njė moment tė vėshtirė, nga mė tė sikletshmit e karrierės, tek ka parė dy portjerėt e tij, Strakosha dhe Lika, qė kanė qenė tė dėmtuar. Tekniku nė mėngjesin e djeshėm ka bėrė njė telefonatė urgjente nė Greqi, ku ka thirrur portjerin e ri Estref Billa, qė aktivizohet nė kategorinė e dytė nė radhėt e Atromitos Peristerit. Vlonjati i ėshtė pėrgjigjur nė mėnyrė tė menjėhershme ftesės dhe i ėshtė bashkuar skuadrės, pak orė pėrpara fillimit tė ndeshjes. "Ka qenė njė moment qė nuk e kam provuar mė parė nė karrierėn time, ka deklaruar trajneri Brigel pėr uebsajtin portugez "Abola.pt", tė dėmtohen qė tė dy portjerėt qė ke nė dispozicion ėshtė njė situatė pėr tė cilėn duhet tė marrėsh masa. Ndaj edhe thirra Billan, qė luan nė kampionatin grek".


Nuk jemi tė fundit

Nė dy ndeshjet e fundit tė grupit tonė eliminator, 10, Rusia ka mundur 3-1 Gjeorgjinė, duke betonuar kėta tė fundit nė vendin e parafundit. Zvicra ka mundur 2-0 Irlandėn duke marrė kreun, ndėrsa rusėt do tė disktutojnė kalimin nė play-off. Nė kėtė sens, Kombėtarja jonė, pasi ka sigluar vendin e parafundit nė grupin e 10 eliminator, nė shortin qė do tė hidhet pėr eliminatoret e botėrorit gjerman, do tė vendoset nė vazon e parafundit.

Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.