Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vemendja eshte dalta e kujteses.
--- Duc de Levis

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Elita :: Lekė Dujagjini, njeriu i Kanunit
Postuar nga: Skampa

Elita Sipas librit: Tonin Ēobani, Lekė Dukagjini, princi i pėrfolur, Lisitan, Toena, Tiranė 2003, 190 faqe.



Pėr herė tė parė Lekė Dukagjini, djali i Pal Dukagjinit, shfaqet nė dokumentet e kohės me rastin e asaj qė quhet Beteja e Muzakinės, nė 1445. Njė vit pasi kishte arritur tė mblidhte princėrit shqiptarė nė Kuvendin e Lezhės, Gjergj Kastrioti vendosi tė konsolidojė pushtetin e tij nė Shqipėrinė e Mesme, duke martuar tė motrėn, Mamicėn, me Muzakė Topinė, zot i kalasė sė Petrelės dhe i njė territori tė gjerė nė Shqipėrinė e Mesme, qė vinte qė nga Durrėsi deri nė afėrsi tė Krrabės sė sotme.

Dukagjinėt ishin zotėr tė Shqipėrisė verilindore. Thuhet se qyteti i tyre, tani i zhdukur, me emrin Ulpiana, ishte njė ndėr mė tė zhvilluarit nė Shqipėrinė mesjetare. I ati, Pal Dukagjini, kishte nėnshkruar Besėlidhjen e Lezhės tė 1444 dhe ishte rreshtuar me trupat e tij nė krah tė Skėnderbeut. Pal Dukagjini dhe i vėllai, Nikollė Dukagjini, kishin vėnė nė dispozicion tė Besėlidhjes 5 mijė trupa, nga 15 mijė qė ishte ushtria e arbėrorėve nė atė kohė. Trupat e dukagjinėve kishin marrė pjesė edhe nė betejėn e Torviollit, qė nė atė kohė ishte komanduar nga Topiajt. Leka kishte edhe njė vėlla, Palin. Legjenda thotė se e pat verbuar nė mėnyrė qė tė mos e kishte rival nė zotėrimin e fronit tė Dukagjinėve. Kishte dhe dy motra, Rozėn e bukur, pėr tė cilėn ende kėndon eposi sllav dhe Marien, e martuar mė vonė me Gjon Muzakėn e Beratit. Vetė Leka ishte nga nėna nip i Arianit Komnenit, Gjergj Golemit, pra kushėri i parė me Donika Kastriotin.

Njė pėrgjakje e rėndė ndodhi nė dasmėn e Mamicės, qė Noli dhe Barleti thonė se ėshtė bėrė diku nė Muzakinė, qė i pėrgjigjet krahinės sė sotme, diku mes Krujės dhe Durrėsit. Kėtu ishte i ftuar edhe Lekė Zaharia, zot i Danjės (Dejės sė sotme) dhe i Shasit. Nė dasmė ishte e ftuar gjithashtu edhe Jerina e Lekė Dushmanit, njė tjetėr feudal nga Zadrima. Jerina ishte e njohur nė tė gjitha malėsitė pėr bukurinė e saj tė rrallė. Tė dy Lekėt i kėrkuan babait tė Jerinės, Lekė Dushmanit, dorėn pėr martesė. Thuhet se Jerina pėrballė tė dyve nuk hezitoi tė zgjidhte Lekė Zaharinė e urtė pėrballė tė egrit dhe tė fortit Lekė Dukagjini. Kėtij tė fundit nuk i mbetej gjė tjetėr veēse tė rrėmbente armėt pėr tė vėnė nė vend nderin e humbur. Dueli mes dy Lekėve pėrballė Jerinės degjeneroi nė njė masakėr tė vėrtetė. Noli e cilėson me termat beteja homerike e Muzakinės. 105 tė vrarė dhe afėr 200 tė plagosur shėnon Fan Noli nė historinė e tij tė Skėnderbeut. Nė dyluftim, Lekė Dukagjini mbeti i plagosur nga Lekė Zaharia. Dy njerėzit qė ndėrhynė pėr tė ndarė sherrin e madh, qė tė dy njerėz tė afėrt tė Skėnderbeut, Vrana Konti dhe Vladan Gjurica ky i fundit nip i Skėnderbeut mbetėn tė plagosur, i pari nė krah dhe i dyti nė kokė.

Nė ato momente tė pėrgjakura, Skėnderbeu shėtiste me ēiftin e porsamartuar dhe kur i mbėrriti lajmi i betejės vrapoi me njė frymė tė zbuste gjakrat. Lekė Dukagjini, qė ndėrkohė ishte plagosur rėndė prej Lekė Zaharisė, u tėrhoq. Jerina u martua me Lekė Zaharinė dhe tė dyja palėt u tėrhoqėn nė heshtje, duke dhėnė fjalėn se kjo punė nuk mbyllej me kaq.

Nė 1446, Pal Dukagjini plak vdiq, duke lėnė nė dorė tė Lekės zotėrime tė gjera, mbase mė tė gjera se ato tė vetė Skėnderbeut. Lekė Dukagjini, me karakterin e tij tė rrėmbyer duhej marrė kėshtu nė konsideratė. Aq mė shumė qė me martesėn e Skėnderbeut me vajzėn e hallės sė Lekės, Donikėn, tė dyja familjet u lidhėn edhe me krushqi. Legjenda thotė se Skėnderbeu e thirri Lekėn pėr tė ndarė kufijtė diku nė territoret e Mirditės, zotėrimi i sė cilės ishte i diskutueshėm mes tė dyve. Qė tė dy duhet tė zinin be qė toka ku shkelnin ishte e Lekės. Leka zuri e zuri be gjatė gjithė kohės qė toka e Mirditės, ku ata po shkelnin, ishte tokė e tija. Nė fakt, ai i kishte mbushur opingat e tij me dhe nga shtėpia e vet dhe kėshtu qė beja para Zotit nuk ishte e rrejshme. Kėshtu qėlloi qė Mirdita tė mbetej nė dorė tė Lekės. Tė paktėn kėshtu rrėfen legjenda.

Dokumentet thonė se Leka nė ēdo rast nuk kishte zor tė tregonte pakėnaqėsinė e tij ndaj Skėnderbeut dhe njerėzve tė tij tė afėrt, Hamzait, Gjergj Stres Balshės qė ishte gjysmėmalazez dhe Moisi Golemit. Qė tė tre kishin histori tė ndryshme nga ky njeri i rritur maleve nė njė kala tė rrethuar nga mjegulla e misterit, sikurse ėshtė Ulpiana. Leka duhet tė ketė qenė njė inatēi i pandreqshėm. Kur Skėnderbeu u martua me Donikėn, mė 1451, ai nuk mori pjesė nė dasmė, duke i mbajtur mend Skėnderbeut qėndrimin qė ai mbajti nė dasmėn e Mamicės.

Pasi u shuajt pėrkohėsisht sherri pėr Jerinėn e Dushmanit, Lekė Dukagjini martohet me Teodorėn, motrėn mė tė vogėl tė Gjon Muzakės sė Beratit, njėkohėsisht edhe motra e Serafinės, gruaja e parė e Muzakė Topisė, mė pas kunat i Skėnderbeut. Pėr Teodorėn dihen vetėm pak gjėra. Dihet vetėm se nga martesa mes tė dyve nuk lindėn fėmijė, kėshtu qė dera e Dukagjinėve u shuajt pas Lekės. Shėnimet qė Gjon Muzaka ka lėnė nė kujtimet e tij, janė fare tė pakta, duke e shtuar edhe mė enigmėn qė mbėshtjell tashmė jo vetėm Lekėn, por edhe lidhjen e tij me Muzakajt e Beratit.

Lekė Zaharia u vra nė pusi bashkė me Bozhidarin, nipin e Stefan Ērnojeviēit tė Malit tė Zi. Disa thonė se u vra thjesht nė pusi, por ka tė tjerė qė kėmbėngulin se u vra diku nė Ishullin e Lezhės, ndėrsa ishte ftuar nga vetė Lekė Dukagjini pėr tė gjuajtur derra tė egėr. Sido qė tė jetė shumica me tė cilėt Ēobani nuk ėshtė dakord - nuk dyshon se vrasėsi i vėrtetė ėshtė Lekė Dukagjini, i cili nuk ia fali dot ēnderimin qė iu bė nė dasmėn e Mamicės.

Vrasja, pėrveē se tronditi krejt prijėsit shqiptarė, i ngatėrroi fort keq punėt edhe me Venedikun. Skėnderbeu dhe Lekė Zaharia kishin bėrė njė marrėveshje mes miqsh, sipas sė cilės nė rast se njėri prej tė dyve do tė vritej, atėherė menjėherė pronat e tij i kalonin tjetrit. Danja, (Vau i sotėm i Dejės), ishte njė zotėrim fort i rėndėsishėm fare afėr Shkodrės, e cila ishte nė duart e Venedikut. Nė kalanė e vjetėr mbeti vetėm Bora, e ėma e moshuar e Lekė Zaharisė. Skėnderbeu dėrgoi me ngut nė zotėrimet, qė tashmė i pėrkisnin atij, dy njerėz tė afėrt, Vrana Kontin dhe Hamza Kastriotin. Porse Danja ishte marrė me kohė nga venedikasit, kėshtu ndodhi qė Skėnderbeu hyri nė konflikt tė hapur me Republikėn e San Markos. Ngatėrresa me njė aleat tė vjetėr do tė kishte kėshtu njė shkak mė shumė pėr t'u kujtuar e pėr tė prishur punė.

Nė 1451, ose nė 1452, diku nė pyjet e dendura tė Krrabės, nė njė shpellė, mbase nė shpellėn qė sot quhet e Pėllumbasit, u vranė katėr ushtarė turq dhe dy udhėrrėfyesit e tyre shqiptarė. Tė gjithė ishin tė dyshuar se donin tė vrisnin Skėnderbeun, tė paktėn kėshtu thonė librat e vjetėr. Nė kėto anė, qė ishin pronė e kunatit tė tij, Muzak Topisė, Skėnderbeu shkonte shpesh, sa pėr tė parė ushtrinė, aq edhe pėr tė ushtruar gjuetinė, hobin e tij tė preferuar.

Tė gjithė, asokohe, fajėsuan Lekė Dukagjinin, njeriun qė jetonte ende nė malet e tij tė rrethuara nga mjegulla. Skėnderbeu mblodhi sakaq njerėzit e tij qė t'i binte malėsorėve tė Lekės. Nuk dėgjoi as thirrjet qė i bėnin tė tjerėt pėr tė mos nisur luftėn hakmarrėse. Lufta mes tė dyve u shmang vetėm sepse u pėrhap lajmi qė osmanllinjtė ishin nė portat e Krujės. Skėnderbeu iu kthye luftės i emėruar kryeshpatar i luftės sė shenjtė. Leka mbeti nė malet e tij, por inati i egėr do tė kėrkonte kohė tė kalonte.

Nė 1458, Leka e arriti mė nė fund ėndrrėn e tij tė vjetėr. Ai shtiu nė dorė Danjėn dhe Shatin, dy kala tė viktimės sė tij, Lekė Zaharia. E gjitha ndodhi ndėrsa Skėnderbeu vazhdonte tė mbronte Krujėn e rrethuar. Nė 1459, njė dekret i veēantė i Papės, pasi pėrmendte komplotet e vazhdueshme tė Lekės kundėr Skėnderbeut e kėrcėnonte atė me shkishėrim, mallkimi mė i madh qė mund t'i bėhej njė tė krishteri. Nė fakt, Skėnderbeu, i konsumuar nga lufta me turqit, nuk hyri asnjėherė nė konflikt tė hapur me Lekėn. Tė dyja palėt e ruanin njėri-tjetrin nga larg. Derisa nė 1463, Leka u kthye nė aleat tė Skėnderbeut.

Vuk Karaxhiē mblodhi eposin sllav nė fillimin e shekullit tė 19. Mes kėngėve qė ai ka mbledhur ėshtė edhe historia e Rozės, motrės sė Lekės, i cili nė eposin sllav njihet si Leka Kapidan. Eposi sllav rrėfen se si tre nga heronjtė serbė, Kraleviē Marko, Milosh Obiliē dhe Rela, i shkojnė Lekės nė kėshtjellė pėr t'i kėrkuar dorėn e Rozės, e famshme pėr bukurinė e saj. Bashkė me tre heronjtė serbė ishin edhe 74 fisnikė sllavė, tė gjithė kandidatė pėr t'u martuar me Rozėn e bukur. Eposi e mbyll kėshtu versionin e tij tragjik. I zhgėnjyer nga mospranimi i Rozės, Kraljeviē Marko e zė befas motrėn e Lekės nė njė nga korridoret e errėta tė kėshtjellės, i pret njė krah dhe i nxjerr njė sy. Roza nuk pėrmendet mė qė prej asaj kohe.

Embetha ėshtė njė shprehje e njohur qė e kemi trashėguar nga shqipja e vjetėr prej Marin Barletit. Don tė thotė mbi ta, pra mbi turqit. Sipas Barletit, pas vitit 1463, Leka i pajtuar me Skėnderbeun qė kishte nisur tė plakej, u bė njė nga udhėheqėsit kryesorė tė luftės. Eshtė Leka ai qė komandon ushtritė e Lidhjes sa kohė qė Skėnderbeu ishte nė Romė. Eshtė po Leka qė i bėn ballė ushtrive tė Ballaban Pashės, njė shqiptar jeniēer i famshėm.

Nė 1467, pas vrasjes sė Ballaban Pashės, ushtria osmane kėrkoi mėshirė dhe leje pėr t'u larguar pa u dėmtuar. Sėknderbeu nisi tė luhatej drejt faljes. Zemėrimi i ushtarėve arbėnorė, qė kėrkonin hakmarrje, kishte arritur kulmin. Pikėrisht nė mbledhjen e prijėsve, Leka duket se ka thėnė fjalėn e famshme Embetha. Turqit e mbetur u shfarosėn nė ēast. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, Leka ishte komandanti i trupave veneto-shqiptare deri nė rėnien e Kalasė sė Shkodrės mė 1479.

Leka jetoi vetem dy vjet pas rėnies sė Shkodrės dhe u tėrhoq bashkė me Teodorėn nė malet e tij. Hamendjet deri mė tani nuk kanė ēuar gjėkundi, porse mė i bazuar mbetet mendimi se diku, mbi Iballėn e Pukės, ka qenė strehimi i fundit i Lekės, njeriut qė guxoi tė kundėrshtonte Skėnderbeun dhe vetė Papėn, njeriu qė edhe pse kanė kaluar mbi 500 vjet vazhdon tė bėjė ligjin nė gjysmėn e Shqipėrisė. Kryeneē, i drejtė, tinzar, trim, i forte fizikisht, i aftė pėr aleanca, por edhe i hidhur nė hatėrmbetjet e tij, i zgjuar dhe logjik, por edhe i aftė qė tė bėnte marrėzira. Aventurat e qėmotshme, sado heroike qė tė na duken, duhen trajtuar thjesht si aventura tė prijėsve tanė mesjetarė, qė kishin njė mijė e njė halle mbase edhe mė tė ndėrlikuara se kėto tė sotmet. Pėrpjekjet pėr tė ngritur heronj tė rinj janė njėsoj si pėrpjekjet pėr tė zhdukur heronjt e vjetėr.

Fatos Baxhaku
Gazeta Panorama
5 Tetor 2003




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.