Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Copėn e madhe daje, fjalėn e madhe pėrbijė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 146 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Sport :: Bogdani, sulmuesi shqiptar shenon gol ne kampionatin italian
Postuar nga: Albo

Sport Shqiptari thyen tabunė e Salernitanės nė transfertė: nuk fitonte qė prej 19 muajsh (17 mars 2002)

Bogdani: Shpresoj se ėshtė vetėm fillimi

Il Mattino: “Bogdani ka mbajtur nė ankth mbrojtjen e Torinos. Nė fund ka mundur tė zhbllokohet, por ka humbur njė rast tė mirė pėr tė shėnuar golin e dytė”

Altin Manallari

Sulmuesi shqiptar i Salernitanės nė sallėn e konferencave pėr shtyp: “Jam shumė i lumtur pėr golin, tė cilin do t’ia dedikoja Zotit qė mė ndihmoi”

Bogdani ka mundur tė gjejė rrugėn e duhur qė do ta ēonte menjėherė nė sallėn e konferencave pėr shtyp nė ambientet e stadiumit “Delle Alpi”, ku dhe ka bėrė festimet e para tė golit tė tij tė parė nė radhėt e Salernitanės. Kur i kanė kėrkuar tė gjejė njė dedikim pėr golin e tij tė parė me bluzėn e skuadrės sė Salernitanės, ai ėshtė menduar duke qėndruar nė kėmbė, ka ngritur kokėn nga qielli. “Falenderoj Zotin,- ka thėnė sulmuesi shqiptar, qė mė ka mbrotjur dhe mė ka ndihmuar. Kundėr Fiorentinės nuk kam shėnuar pėr pak centimetra, por kėtė herė jam shpėrblyer nė mėnyrėn mė tė mirė”.
Rikthmi te goli
Pėr njė shaka tė fatit, Bogdani ka ndėrprerė njė periudhė negative tė tij, pikėrisht pėrballė skuadrės, kundėr sė cilės kishte shėnuar dhe golin e fundit nė sezonin e kaluar. Nė atė koha ai vishte bluzėn e Rexhinės. Kush e ka pyetur nė lidhje me njė gjė tė tillė, sulmuesi shqiptar ėshtė pėrgjigjur: “e dija qė do tė kisha shėnuar nė Torino, por tani nuk kam dėshirė tė flas shumė, pasi mė shumė dėshiroj tė vazhdoj tė shėnoj gola pėr Salernitanėn. Ky shpresoj tė jetė vetėm fillimi”. Pastaj Bogdani ėshtė rikthyer edhe njėherė tė analizojė fazat interesante tė ndeshjes sė luajtur kundėr Torinos. “Nė kėtė ndeshje kemi fituar,- ėshtė shprehur sulmuesi i shqiptar,- pasi nė krahasim me ndeshjet e tjera, kemi bėrė shumė hapa pėrpara. Si fillimi mė ka pėlqyer paraqitja taktike e skuadrės. Ka qenė njė skuadėr qė ishte vendosur mirė nė fushė, e vendosur dhe shumė kėrkuese. Gjithashtu do tė doja tė theksoja edhe nė prezantimin shumė tė mirė tė mbrojtjes, tė dirigjuar nga Camorani dhe kroset e bukura tė dhėnė nga Di Vicino. Mė vjen keq qė arrita tė shfrytėzoj si duhet vetėm nė njė nga kėto asiste. Tani do tė kisha shėnuar ndoshta njė dopjetė”.
Elozhe pėr Bogdanin
Ish-sulmuesi shqiptar i Rexhinės ėshtė vlerėsuar me notėn shtatė nga specialistėt e futbollit italian pėr paraqitjen e tij shumė tė mirė nė kėtė ndeshje: “Megjithėse ka hyrė vonė nė realitetin e ndeshjes, ai ka mundur tė mbajė nė ankth mbrojtjen kundėrshtare. Nė fund ka mundur tė zhbllokohet, por ka humbur njė rast tė mirė pėr tė shėnuar golin e dytė”,- shkruante dje e pėrditshmja “Il Mattino”. Ndėrkohė qė gazeta tjetėr “La Citta”, e ka komentuar kėshtu paraqitjen e Bogdanit: “Nė tentativėn e dytė ka mundur tė befasojė portierin e Torinos, Sorrentino, mė njė gjuajtje tė mrekullueshme qė do tė thoshte mė pas tre pikė pėr Salernitanėn”. Falė shtatlartėsisė sė tij, pėrsa i pėrket lojės nė ajėr, ka vėnė nė vėshtirėsi pothuajse gjatė gjithė ndeshjes dyshen e mbrojtjes qėndrore tė Torinos: duele tė shpeshta me kundėrshtarėt Mandelli e Fernandez. Ka kėrkuar tė shėrbejė shpesh pėr shokėt dhe shpesh ia ka arritur. Dy minuta pas golit tė parė ka pasur njė rast tė mirė pėr tė mbyllur ndeshjen, por topi i gjuajtur prej tij ka pėrfunduar pranė shtyllės sė jashtme tė vendasve”. Vlerėsimet pėr sulmuesin shqiptar vijnė edhe pėr shkak se ai ka qenė protagonist i padiskutueshėm i fitores sė parė tė Salernitanės jashtė fushės sė saj, e cila kishte qenė deri nė ato momente njė tabu qė datonte nga 17 marsi i 2002 (3-2 nė Cosenca).


Torino, skuadra qė i sjell fat Bogdanit
Bluzat e Torinos inspirojnė nė veēanti Bogdanin, shkruante dje “Il Matino” .Sulmuesi i Salernitanės, nė fakt, nuk shėnonte nga kampionati italian pikėrisht qė nga njė garė e sezonit tjetėr kundėr Torinos. Kjo pėrkon me kohėn pak para se sulmuesi shqiptar tė pėsonte atė dėmtim qė e la pėr shumė kohė jashtė fushės sė blertė. Kishte kaluar pothuajse njė vit nga goli i tij i fundit pikėrisht kundėr Torinos, dhe pėr koincidencė nė tė njėjtin muaj, tetor. Vitin e kaluar, Bogdani shėnonte nė “Granillo”, rezultati pėrfundimtar 2-1. Dhe kėshtu sulmuesi shqiptar ka ripėrsėritur veten edhe njė herė nė kėtė sezon, por nė njė seri mė poshtė. Jo vetėm kaq, por qė dje Bogdani ėshtė dhe futbollisti i parė shqiptar qė ka hyrė nė historinė e golashėnuesve tė Salernitanės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.